Mendime
Aurel Dasareti: O qafëleshë të mallkuar, mos e ngacmoni fëmijën, edhe nëse e urreni babanë e saj, Albinin!
E diele, 18.07.2021, 09:12 AM
O qafëleshë të mallkuar, mos e ngacmoni fëmijën, edhe nëse e urreni babanë e saj, Albinin!
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Lele-bre çfarë plehra kanë
“qeverisur” Kosovën në këto 20 vjet!!!
**
Fundërrinat (“politikanët”
shqipfolës), thënë më mirë, hajnat, llumi, turmë mileti i të moshuarve (plakash
dhe pleqve) agresiv gërgasës e të korruptuar deri në vesh, e ngacmojnë dhe
trazojnë një fëmijë të vogël, “faji” i së cilës është një fustan i zakonshëm që
prindërit e saj ia kanë blerë me lekët që i kanë fituar me djersë. Nëna e saj
ka prejardhjen prej një shteti më të pasur në botë, normalisht se mund t`i
blejë milion fustane.
Pyetja është për ju
qafëlesh: Përpara 20 vjetësh nuk kishit as brekë dhe pantallonat e rreckosura i
shtrëngonit me sixhim. Dhëmbët, krejt copa nga jo-pastërtia sepse as që dinit
se ekziston pastë dhëmbësh. E tani zotëroni me milionë euro! Ku i morët paratë?
Nga tradhtia, korrupsioni, krimi i organizuar, zaptimi dhe shitja kriminale e
pronave shoqërore të Kosovës? Dakord?
Ngacmimi, është veprim
që pengon përjetimin e përkatësisë dhe të jenë të rëndësishëm në bashkësi,
qoftë në shkollë, në kopsht fëmijësh, në kohën e lirë ose në internet. Të
gjithë fëmijët kanë të drejtën e një jete të sigurt të përditshme kur ndjejnë
se janë pjesë e një komuniteti dhe nëse një fëmijë ngacmohet - kjo e drejtë
shkelet.Shkelësit duhet të dënohen. Ju bëni krim.
A kuptuat o qafëleshë
kokëtulë të të dy gjinive?!!!
O shqiptarë, tregojuni
hajnave, respektivisht sabotuesve të
mirëqenies dhe ardhmërisë së Kosovës se nuk jeni më vetë-shkatërrues.
Vetë-shkatërrimi mund të
bëhet një model negativ i jetës që na bën të minojmë nevojat tona për të
kënaqur të tjerët. Ju nuk i vendosni kufij vetes, shfrytëzoheni nga hajnat
manipulues, ndjeheni të pasigurt dhe luftoni për të bërë zgjedhje.
O shqiptarë, armiku i jashtëm me
ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju
konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.
Çdo indiferencë e vetme
është fajtore për atë që po ndodh.
Liria është zotërim i
sigurt i atyre që kanë guximin ta mbrojnë atë.
PS: Të nderuar bashkëkombës, kundër sabotuesve të
Kosovës që i ngacmojnë edhe fëmijët e vegjël të kundërshtarit, duhet të
reagojmë si prindër.