Mendime
Fahri Xharra: Teki Dervishi - I përndjekur edhe në Parajsë
E enjte, 15.07.2021, 07:03 PM
Teki Dervishi - I përndjekur edhe në Parajsë
Nga
Fahri Xharra, Gjakovë
Me
sa dhimbsuri flasim për kohërat që nuk linin të shprehnin atë që donim , atë që
të gjithë e mirëprisnim dhe qoft mëshehtas apo haptass e lexonim, atë që
ngriste rrënqethje trupi dhe besa edhe injorim nga “ shoqëria “ e kohës. Por Kalosh Çeliku në një shkrim të tij shkruan :
Teki Dervishi, i përndjekur edhe në parajsë. Po si ore , që në kohën e sotit të
ndiqet edhe në parajsë . E shifni që nuk e kemi seriozisht kur flasim . Më
qëllim e mora për analizim figurën e një të përndjekuri edhe sa ishte ,por edhe
në amshim.” Teki Dervishi, njëri ndër shkrimtarët disident më të përndjekur në
sistemin komunist, i cili gjithë jetën për së gjalli nuk do t’i përvidhet as
burgut më famëkeq të Goli Otokut, edhe pas ikjes fizike nga mesi ynë në një
mënyrë të përçuditshme (në “heshtje”), nuk do do t’i shpëtojë as përndjekjes të
Policisë secrete letrare edhe në Parajsë.”
Por
ne vazhdojmë të vajtojmë me të drejt. Por në cilët veshë po shkon kjo gjëmë e
jona ?
???Vargani it ë përndjekurve është i gjatë dhe me
peripeci të shumta, të dhimbshme “Edhe në Kosovë nuk është hiç me mirë. Herë
për shkak të autorit e herë për shkak të ideve të “zbiriluara” të veprës,
anomalitë e tilla manifestoheshin me dekada…. Nuk duhej t’i botohej Teki
Dervishit, sepse “helmonte rininë me shkrimet e tij”, siç qe shprehur një
funksionar partiak i viteve. Kështu e pësuan veprat për bindjen e autorit, si
romani “Njerëzit” i Hivzi Sulejmanit, që njëherë ishte edhe pushtetar, duke e
botuar me vonesa disa vitesh apo duke mbetur dorëshkrim edhe sot pjesa e dytë e
romanit po me këtë emër. . Apo vonesa e madhe në botim e romanit “Jeta e një
maturanti” e Xhemil Dodës, edhe pse i vëllai i ishte vrarë për ditët më të mira
të këtij populli. Ishin të shumtë madje krijuesit e rinj të kohës, të cilëve u
merrej e drejta e publikimit. Sistemet totalitare kishin mënyrën e njëjtë të
veprimit dhe të sundimit, kudo që ishin, ngase kishin burimin e njëjtë
ideologjik dhe frymëzues. Për ta mbajtur postin pa të drejt, ata përdorin
mjeshtëritë perfide, siç ishte kontrolli mbi gjithçka, e në veçanti mbi artet e
letërsinë, e cila u shërbente për programin, qoftë të ideologjisë komuniste të
personaliteteve pushtetore. Ata për t’i pasur nën zap, përdornin frikën, dhunën
deri edhe asgjësimin.( Sinan Gashi, Hakërrimi ideologjik mbi letërsinë
kombëtare ) Fatkeqësia kombëtare ishte e madhe ( në atë që po e shajmë i madh e
i vogël ) , por sot sa i vlerësojmë po ata krijues të temave të mëdha kombëtare
dhe që e kishin mbajtur gjallë kombëtarizimin brenda e jashtë atdheut politik
të shqiptarëve. ? Sot ku jemi ??
Deshta
që me disa fjalë t`i jap vend në mënyrën time , në kujtesën e të “vjetërve” por
edhe të “rinjve”, figurës shumë markante të letërsisë shqiptare në Kosovë,
figura që pëndiqet edhe në amshim Teki Dervishit nga Gjakova .Fatkeqësia kombëtare
ishte e madhe ( në atë që po e shajmë i madh e i vogël ) , por sot sa i
vlerësojmë po ata ata krijues të temave të mëdha kombëtare dhe që e kishin
mbajtur gjallë kombëtarizimin brenda e jashtë atdheut politik të shqiptarëve. ??
I
madh ishte Teki Dervishi se duke i ditur “miqtë” e tij në jetë, punë, varrime
dhe rivarrime para kamerave televizive, do ta lë me testament (amanet), që
varrimi i tij të bëhet në mesin e ngushtë familjar, pa “miq” e pa ceremoni
mortore.” Populli thotë: Uji fle, por hasmi nuk fle. Edhe përndjekësit e Teki
Dërvishit në kohën e sotshme nuk i merr gjumi. Natë e ditë shohin ëndrra të
tmerrshme. Frikë kanë se, Shkrimtari do t’u ngritet nga varri dhe do t’u
kërkojë përgjegjësi morale e politike për gjithë ato përndjekje të papara deri
më sot për së gjalli. Që nga ditët e vuajtjes së dënimit si i ri me burg të
rëndë në Goli Otok e deri te punësimi i tij në gazetën “Flaka e vëllazërimit”,
në Shkup (K.Ç)?Ishte koha kur një
ditë do të provokohet nga “policë – redaktorët” cenzurëkuq në redaksi, që të dalë me
shkrime edhe kundër Ismail Kadaresë. Shkrimtari nuk do të bie në këtë
provokokim politik, prandaj edhe policët “letrar” të redaksisë do ta përzënë
nga puna, hedhin në rrugë Shkrimtarin si “irredentist, separatist e nacionalist
i rrezikshëm për Shtetin”.?Shikoni ne dijmë të bëhemi edhe artista si “miqtë” e tij të penës, të
cilët sot e përkujtojnë kokë më kokë pa fije turpi e morali me vajtime e
përkujtime patetike, që dikur dolën me shkrime edhe kundër shkrimtarit të madh
shqiptar, Ismail
Kadare në vazhdime do t’i derdhin lotët e rrejshëm rrëke nëpër faqe. Njeri i
gjallë nuk do të gjendet t’i qetësojë pak, rroki për krahu t’ua fshi lotët e
rrejshëm me faculetë. Boll mo , mos rreni!??(Shtëpia e sëmurë (1978), Zbutësi i njerëzve me sy prej zumryti (1979) Thashë
(1981), Herezia e Dërvish Mallutës (1981), Bregu i pikëllimit (1985), Pranvera
e librave (1990), Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit (1990), Palimpsest për Dush
Kusarin (1993), Kufiri me atdhe (1996), Nesër nisem për në Parajsë (1999), Ku është
populli (2003) etj)??Teki Dervishi lindi
në janar të vitit 1943 në Gjakovëdhe vdiq në
Qershor 2011 .. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të
asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin
disavjeçar në burgjet
serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në
burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut
.Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e
publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi,
drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët.
1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I
përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970,
Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama:
Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera
e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996,
Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999,
Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh
Talia 1978. ( Bota sot)
Poezia
e tij është e jashtëzakonshme, vlerat e saj i kanë siguruar vend të veçantë në
panteonin e poezisë shqipe. Dramat e Teki Dervishit siç ia pohonin edhe miqtë
të tij perëndimor, jo vetëm se ishin të jashtëzakonshme, por ia kishin siguruar
Teatrit shqiptar, repertoarin për një shekull! (Por, sa ka regjisor të zot që
mund ti vë në skenë ato). Proza e tij është po aq e jashtëzakonshme!
Numri
i përgjithshëm i veprave të tij, kalon mbi 90, nga poezia tek publicistika!
Si
i tillë homazhet për Teki Dervishin do të mbesin të përjetshme