Mendime
Nue Oroshi: Sot e 17 vjet më parë ju vunë themelet Shoqatës ’’Trojet e Arbrit’’
E diele, 13.06.2021, 10:41 AM
Foto
e Shoqates ne Prizren, 23 Maj 2020
Sot e 17 vjet më parë ju vunë themelet Shoqatës ‘’Trojet e Arbrit’’
Nga
Nue Oroshi
Pikërisht
sot e 17 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm sesionin e parë
shkencor. Aty ju vunë themelet Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë ´´Trojet e
Arbrit´´ që për 12 vjet me radhë me plotë suksesë e udhëhoqi prof. dr. Muhamet
Shatri që e falënderojmë për nje punë të madhe përkushtuese. Gjithashtu
falënderojmë të gjithë ata studius,veprimtar,akademik e profesor të cilët kush
më shumë e kush më pakë na ndjekën me përkushtim për 17 vjet me radhë. Për këto
17 vite Shoqata´´ Trojet e Arbrit ´´i mbajti 20 sesione shkencore të rregullta
dhe të vecanta, në te gjitha viset etnike shqiptare,10 akademi përkujtimore dhe
shkencore në Evropë. Frytet e këtyre sesioneve shkencore sollën 20 vepra
enciklopedike me mbi 14. 000 mijë faqe materiale shkencore. Me punimet e tyre
kush më shumë e kush më pak u angazhuan dhe botuan mbi 300 studiues shqiptar
nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare në Evropë dhe
Amerikë. Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´më, 28 Nëntor 2020 e vendosi në Prizrenin
e Besëlidhjeve shqiptare Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke e
rikthyer Kastriotizmin në Prizrenin historik pas me shumë se pesë
shekujve. Këtë vit planifikojmë botimin
edhe te pesë titujve të rinj shkencor. Po ashtu më 18 Korrik në Qendër të
Drenicës në Skenderaj do ta mbajmë sesionin gjithëkombtarë shkencor me
temën:´´Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1999´´.
Ku e kanë paraqitë pjesëmarrjen shumë studiues, dhe ku dita dites kemi rritje
të numrit të pjesëmarrësve. Këtë vit do të fillojmë edhe aksionin për Muranën e
Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren. Gëzon fakti se Shoqata ´´Trojet e
Arbrit ´´është shënderruar në një Akademi Shkencore dhe kombëtare ku për cdo
vit po botojmë libra me vlerë historike dhe enciklopedike. Shpeshherë nga të
gjitha viset e Shqipërisë Etnike më pyesin se si po mundeni ti dilni në krye
një vëllimi kaq të madh te punëve shkencore dhe atdhetare ku një punë të tillë
nuk po munden me arritë as Akademitë e Shkencave dhe Institutet e Historisë,
edhe pse financohen nga buxhetet e shteteve në Shqipëri dhe Kosovë. Kurse
Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ po arrin të kryen projekte shkencore dhe atdhetare,
për cdo vit. Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Idealizmi për arritjen e një
qëllimi kombtarë shpeshherë ka mposhtur veshtirsitë qoftë materiale apo
veshtirsitë e tjera që nuk janë të pakta dhe që po na dalin në rrugë. Por jemi
mësuar që për keto 17 vite ti largojmë me kujdes nga rruga edhe shumë cungje që
po na dalin kohë pasë kohe. Pa e zgjatur shumë deshiroj ti falënderoj të gjithë
ata intelektual,veprimtar e personalitete kombëtare që për 17 vite me radhë na
u gjetën afër dhe na ndimuan që historia jonë e vërtetë te dalë në dritë. Në
mblodhëm historinë tonë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe e bëmë
bashkë në librat enciklopedik që po botohen tash e 17 vite me radhë. Po ashtu
dua të falënderoj të gjithë ata donator që na ndihmuan dhe na përkrahën tash e
17 vite me radhë. Për përkrahje financiare që ju është bërë Shoqatës ´´Trojet e
Arbrit´´ nga donatorët idealist dhe
atdhetar ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë të jetëve. Përkrahja e
juaj financiare ka bërë që të dalin në dritë mijëra atdhetar të harruar dhe të
përsektutuar e të masakruar shqiptar. Veprimtaria e tyre tash ka hyrë në analet
e historisë. Gjatë këtyre 17 viteve na shkuan në amshimë edhe shumë studieus e
veprimtar atdhetarë. Ata dhanë kontribut të cmuar. I kujtojmë me dhimbje të
madhe. Shumica e tyre pervec që ishi studiues ata ishinë edhe atdhetar të
mirfilltë. Ndihem i privilegjuarë që pata fatin te punoj shumë vite me ta. Ata
e shkruan dhe e dëshmuan historin por edhe vet mbetën në histori.
Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak që te mbahet një organizim intensiv dhe i
pandalur asnjëherë në formë vullnetare,edhe unë kur e filluam për herë të parë
këtë organizim isha 17 vjet më i ri në moshën 34 vjeqare e tash veqse i kam
kaluar 51 vite të jetës.
Ne
jemi nisur gjithmonë nga motoja se punët duhet kryer me përkushtimin më të madh
profesional dhe atdhetar. Asnjëherë nuk kemi shikuar se si mendojnë dhe se si e
interpretojnë të tjerët punën tonë. Historia është ajo që do të dëshmon për
punën e të gjithëve. Motoja e jonë është „Të punojmë ngadalë e punët ti kryejmë
shpejt“. Çka do të thotë kjo?Kjo do të thotë se duhet punuar ngadalë dhe me
perkushtim. Duhet punuar çdo ditë nga pak dhe punët kryhen shumë shpejt. Urime
studiues e studiuese idealistë e idealiste dita e lindjes se Shoqatës ´´Trojet
e Arbrit´´. Ju ishit ata që për 17 vite na përkrahët dhe e ngritet shoqatën ´´Trojet
e Arbrit ´´në një shoqatë gjithëkombëtare e cila nuk ndalet asnjëherë në
arritjen e qëllimeve për shkrimin e historisë tonë. Kësaj radhe dua ti
falënderoj edhe televizionet, mediumet e
shkruara dhe elektronike, që e prezentuan punën tonë. Shoqata ´´Trojet e Arbrit
´´është e nisur nga studiuesit idealist dhe urojmë që ky koncept atdhetar të
vazhdoj edhe për shumë dekada dhe shekuj
sepse është koncept i pastër kombëtar i cili rrënjet i ka në burimine ujit të pastër të krojeve arbërore.