Kulturë
Hysen Ibrahimi: Teuta Zeneli dhe Albina Ibrahimi - Tavolina vegjetariane e Ballkanit
E diele, 21.02.2021, 10:05 AM
Dy vajzat e reja në Ängelholm të Suedisë Teuta Zeneli dhe Albina Ibrahimi, dualën me librin e tyre të parë në Suedi
Nga
Hysen Ibrahimi
Sot
doli nga shtypi libri i titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD-(TAVOLINA
USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT) bashkautore Albina Ibrahimi-Teuta Zeneli,
botues: Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI
Albani”, në Suedi (SHSHASHS). Libri është botuar në gjuhën suedeze, por
ushqimet tradicionale janë në gjuhën shqipe.
Dy
vajza të talentuara, të lindura dhe rritura në Suedi, nxënëse të shkëlqyera të
shkollës së mesme në Ängelholm të Suedisë dhe anëtare të Shoqatës së
Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, dualën
së bashku me librin e tyre të parë të titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD (në
gjuhën shqipe, TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT).
Libri
është botuar në gjuhën suedeze, kurse emri i ushqimeve tradicionale shqiptare
janë në gjuhën shqipe dhe të përkthyera edhe në gjuhën suedeze nga autoret e
librit.
Albina
Ibrahimi e Teuta Zeneli, kanë një perspektivë të shkëlqyer në të ardhmën për
përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Suedi, përmes
krijimtarisë së tyre, të cilat premtojnë se edhe në të ardhmen ekziston
mundësia që të merren me shkrime.
Ato,
me një entuziazëm, vitin e kaluar (2020) kishin vendosur për botimin e një
libri, me idenë për prezentimin e specialiteteve shqiptare. Kështu pas një pune
të shkëlqyer, ato me sukses ia kanë arritur të dalin me librin e parë të tyre,
por që nuk do të mbetet i fundit, siç thonë ato.
Në
mbrendinë e librit janë një pjesë e madhe e
specialiteteve që Albina dhe Teuta i kanë përgaditur vet në radhë të
parë dhe pastaj i kanë spjeguar në gjuhën suedeze, duke shkruajtur receptin për
secilin ushqim në gjuhën suedeze. Këto specialitete, kryesisht janë ushqime
vegetariat, si: jahni vegetariat,
krelanë vegetariat, gjellë vegetariat… e kështu me radhë.
Synimi
i autoreve të librit është për të sensibulizuar para popullit suedez për
ushqimet tradicionale shqiptare, por që një pjesë nga këto specialitete
përdoren në tërë ballkanin, me një ndryshim të vogël të receptit.
Krijueset
e reja, i kanë qëndruar besnik ushqimeve tradicionale të cilat disa i kanë
përgaditur në vegetariat, veçanërisht duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë në
praktikë gjatë përgaditjes së pari duke i shijuar vet.
Libri
është kolor, i ndërtuar mirë, i cili do të përurohet në Suedi dhe në Kosovë
gjatë sezonit të verës, në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Puna
e dy krijueseve të reja, siç janë Albina dhe Teuta, jo vetëm që dualën me
librin e tyre të parë, por në të njejtën kohë n’a japin sinjale për interesimin
e gjeneratave të reja në mërgatë, për t’u marrë me vlera kulturore shqiptare
dhe për të prezentuar bindshëm origjinën e tyre, e të parëve të tyre, prej nga
vinë.
Shoqata
e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ju
uron dy anëtareve të reja Albines dhe Teutës, për daljen me librin e parë të
tyre, me shpresë mos të ndalen por të vazhdojnë me të njejtin entuziazëm edhe
më tutje për të krijuar vepra të reja që do ta freskojnë krijimtarinë tonë shqiptare
në Suedi dhe për të sensibilizuar popullin Suedez për kulturën e bukur
swhqiptare, për traditën, zakonet dhe krijimtarinë shqiptare me rrënjë të
pastra ILIRO-PELLAZGE.
Ndaj,
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në
Suedi, për Teutën dhe Albinën DEKORATA, me rastine dhjetë vjetorit të SHSHASHS, dhe do ju ndahen
në korrik 2021 në Prishtinë.
Krejtë
në fund, Autoret e librit, Albina dhe Teuta, falënderojnë redaktorin e librit
Prof. Fetah Bahtirin, pastaj lektorin z. Thomas Axelsson, recensentin z. Hysen
Ibrahimi, pastaj inxhinierin Mërgim Zenelin, nënat e tyre Fatimen e Nexhmijen
dhe mësuesen e tyre Carina Ebelin-Lundh.
Ängelholm-Suedi,
11.02.2021