Mendime
Adil Fetahu: Raporti i Sigurimit të Shtetit të Serbisë për Fadil Hoxhën dhe familjen e tij
E marte, 16.02.2021, 09:00 PM
RAPORTI I SIGURIMIT TË SHTETIT TË SERBISË PËR FADIL HOXHËN DHE FAMILJËN E TIJ
Nga
Adil FETAHU
Policia
sekrete në ish-Jugosllavi, e formuar qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, me
emërtime të ndryshme: OZN-a, UDB-a, ShSSh, KOS, etj, ishte një organizëm
famëkeq i policisë që ka bërë kërdi në maltretimin,respresionin,dhunën,ndjekjen
dhe likuidimin e njerëzve,brenda dhe jashtë Jugosllavisë. Dhunën e asaj policie
e kanë përjetuar dhe pësuar më së tepërmi shqiptarët, prej vitit 1944/45 deri
në vitin 1966, kur u shkarkua nga detyra e kryesuesit të atij Shërbimi
krimineli e antishqiptari Aleksandar Rankoviq. Të njëjtin avaz kundër
shqiptarëve ajo polici e vazhdoi edhe prej vitit 1981 e deri në mbarimin e
luftës çlirimtare 1999. Shërbimi i Sigurimit të shtetit ka përcjellur aktivietin
dhe veprimtarinë e pothuajse të gjitha personaliteteve udhëheqëse, prej kreut
të shtetit e deri në nivelin më të ulët të organizimit, në të gjitha sferat e
jetës politike,shtetërore, shoqërore, ekonomike dhe për secilin ka formuar
dosje sekrete, të cilat i ka (keq)përdorur kur i janë nevojitur. Në bazë të
dyshimit për të gjitha kuadrot shqiptare të çfarëdo niveli qofshin, një dosje
të tillë e kishte formuar edhe për punën dhe aktivitetin e udhëheqësit më të
lartë dhe më të njohur të Kosovës pas Luftës së Dytët Botërore, Fadil Hoxha dhe
për anëtarët e familjes së tij.
Në
raportet dhe dhe nëanalizat e Sigurimit
Shtetëror të Serbisë, theksohet se pas të gjitha aksioneve të “nacionalistëve
dhe irredentistëve shqiptarë” të pasluftës së Dytë Botërore dhe pas
aktiviteteve të fshehta armiqësore nga këto pozita, gjendej grupi i kaudrovemë
të larta të kombësisë shqiptare, sidomos ata të cilët gjatë luftës dhe pas
luftës ishin këthyer nga Shqipëria dhe ishin bashkuar Lëvizjes
nacional-çlirimtare në Kosovë. Aludimi i vlerësimit të tillë është i qartë; që
të komprometojë udhëheqësit më të lartë dhe më të afirmuar nga radhët e
shqiptarëve.
Nga
raportet dhe analizat e Sigurimit Shtetëror, del se puna dhe aktiviteti i Fadil
Hoxhës është përcjellur qysh prej këthimit të tij nga Shqipëria, në vitin 1941,
me grupin e mësuesve që i kishte dërguar ministri i arsimit, Ernest Koliqi, për
hapjen e shkollave shqipe në Kosovë.Në raport thuhet se Fadil Hoxha ishte anëtar
i Grupit Komunist të Shkodrës dhe ato qëndrime të linjës së Partisë Komuniste
të Shqipërisë i ka zbatuar në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Në raport përmendet
burgosja e Fadil Hoxhës nga regjimi fashist Italian, në vitin 1941 dhe 1942 dhe
se në rrethana të pasqaruara arriti të ikë nga burgu. Për gjithçka që ndodhte
në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se
nën pushtetin e ri, shqiptarët po vuajnë më keq se në Jugosllavinë e
paraluftës. Fadili me Enverin ishin marrë vesh për mbajtjën e Konferencës su
Bujanit dhe për Rezolutën e asaj Konference. Sipas raportit të Sigurimit
Shtetëror, Fadil Hoxha e ka ditur se po përgatitet likuidimi i Milladin
Popoviqit, pasi kishin humbur të gjitha shpresat për bashkimin e Kosovës me
Shqipërinë, por nuk ka dashur ta pengojë vrasjen.Vrasja e Milladinit është
organizuar në kanalet e njëjta sikur u kapën dhe u pushkatuan Boro Vukmiroviqi
e Ramiz Sadiku, të cilët ishin kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë,
thuhet në raport.Për të gjitha këto, Shërbimi i sigurimit kishte marrë
vesh nga ministri i punëve të brendshme të Shqipërisë, Koci
Xoxe, i cili e kishte informuar përfaqësuesin e Jugosllavisë në Shqipëri,
Spasoje Gjakoviqin, dhe në vitin 1948,pas Rezolutës së Informbyrosë.
Fadilin
e kishte dënuar PKJ në vitin 1956, për shkak të kundërshtimit të tij për
aksionin e mbledhjës së armëve, si presionin më dramatik kundër popullit
shqiptar në Kosovë. Pas Plenumit IV të PKJ, në të cilin u gjykuan deformimet e
Sigurimit të Shtetit me nëkrye Aleksandar Rankoviqin, sulmet dhe gjykimet që
bënte Fadil Hoxha kundër atij Shërbimi
krijuan kushtet për majorizimin dhe zhvillimin e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në Kosovë, thuhet në analizën e
Shërbimit të Sigurimit.
Në
pjesën ku bënë fjalë për aksionin e mbledhjës së armëve në Kosovë, raporti jepë
këto shënime: se janë mbledhur 11.522 pushkë; 10.004 revole; 4.400 bomba; 434
shmajzera; 260 pushkomitraleza; 53 mitraleza etj,etj, të cilat do t’i
shfrytëzonin shqiptarët për organizimin e kryengritjës me qëllim të bashkimit
të Kosovës me Shqipërinë.
Pas
1966, veçmas pas 1968, pasi ishte çliruar nga tutorizmi i kuadrove serbe e
malazeze, Fadil Hoxha u bë udhëheqësi
dhe prijësi i parë i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Prej atëherë,
vet dhe përmes njerëzve të tij, ka mbajtur të gjithë frenat e lojës së
komplikuar e cila shpie kah mvetësia më e madhe e Kosovës, arritja e statusit
të republikës dhe së fundi bashkimit me Shqipërinë.Në vitin 1968, në procesin e
ndryshimeve kushtetuese u kërkua haptas Kosova Republikë, kur Fadil Hoxha ishte
kryetar i Komisionit Kushtetues të Kosovës. Çështjet më kontestuese asokohe
ishin: statusi juridik i Kosovës;
çështja e vetëvendosjës deri në shkëputje; pjesëmarrja e pavarur apo përmes
Serbisë e delegacionit të Kosovës në Dhomën e Kombeve të Kuvendit Federativ;
çështja e Flamurit. Këto parulla kanë dalë nga vet Fadil Hoxha, por u është
lënë ta përhapin individë të caktuar nacionalistë, ndërsa forcat armiqësore
gjithandej Kosovs i pranuan me të dy duartë. Por, sipas raportit të Sigurimit
Shtetëror, Fadil Hoxha ishte mjaft i shkathtë që të mos iu lejonte anëtarëve të
Komisionit Kushtetutes të nxitoheshin, duke e ditur se sa mund të kishin këto
kërkesa përkrahje, respektivisht kundërshtime, në nivel të Komisionit Federativ
dhe atij Republikan. Fadili me disa të tjerë ishin këmbëngulës që Kosova të
jetë element i drejtpërdrejt konstituiv i Federatës,duke anashkaluar Republikën
e Serbisë,dhe këtë e arriti. Në të gjitha këto kërkesa Fadil Hoxha kishte fjalën
kryesore, por ishte i pakapshëm, sepse kërkesat maksimale i shfaqte si kërkesa
të popullit, prej të cilave do të arrinte aq sa mundej.
Në
Kryesinë e RSFJ-së Fadil Hoxha ishte përgjegjës për marrëdhëniet me Republikën
e Shqipërisë, dhe nga ky funnksion ishte kreator i zhvillimit marrëdhënieve
arsimore e kulturore midis Kosovës e Shqipërisë.
Për
demonstratat e nëntorit të vitit 1968, në vlerësimet e Sigurimit Shtetëror
thuhet se rolin kryesor e kishin profesorët e
Universitetit të ardhshëm të Kosovës:Fehmi Agani, Ali Hadri, ndërsa në
planin politik u afirmuan Mahmut
Bakalli, Ismail Bajra, Jusuf Kelmendi, Salih Nushi,Xhvdet Hamza. Të gjithë këta
dhe të tjerët ishin në lidhje tëngushtë me autoritetet më të larta kosovare:
Fadil Hoxën e Xhavit Nimanin dhe asnjë lëvizje nuk ka mundur të zvhillohej pa
dijën e tyre, kurse Fadil Hoxha pas
atyre demonstratave kishte qëllimin kryesor të ruheshin kuadrot. Kështu, prej
atyre demonstratave, deri në ato të vitit 1981 e 82, u përforcuan pozitat e
forcave nacionaliste-irredentiste në Universitetin e Prishtinës,në
institucionet arsimore, shkencore e kulturore, në mjetet e informimit dhe në
organet e administratës. Kuadrot arsimore, prej mësuesit deri te profesori i
universtetit u bënë batës dhe faktorë të përhapjës së nacionalizmit dhe ideja
për Kosovën republikë u ngulit në
shtresat më të gjëra të popullsisë.
Për
ngjarjet e vitit 1981 e 1982, Fadil Hoxha nuk mund të vëhet në ndonjë rol për
to, veçse për çdo ditë ishte i informuar prej njerëzve të tij nga institucionet
arsimore-kulturore dhe shkencore se çfarë po ndodhte.
Sipas
vleresimeve të Sigurimit Shtetëror, Fadil Hoxha mbanë përgjegjësi të posaçme
për raportimet e përhershme joobjektive e të pasakta në paraqitjen e gjendjes
në Kosovë lidhur me çështjet strategjike, respektivisht në lidhje me Republikën
e Shqipërisë, në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve, për të cilat, sipas
funksionit i informonte udhëheqësit e Federatës dhe të Republikës (së Serbisë).
Rreziqet reale nga veprimet dhe aksionet armiqësore, i minimizonte, ashtu që
krijohej pasqyrë e rrejshme mbi gjendjen e përgjithshme politike dhe të
sigurisë në Kosovë, thuhet në raportin e
Sigurimit të Shtetit të Serbisë.
Për Vahide Hoxhën dhe
Sharr Hoxhën
Raporti
në fjalë merret edhe me anëtarët e familjes së Fadil Hoxhës, konkretisht me
bashkëshorten e Fadilit, Vahide Hoxha dhe me djalin e tyre Sharrin.
Pasi
shkruan për biografinë e zonjës Vahide dhe martesën e saj me Fadilin, raporti
thotë se Vahideja ka pasur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet dhe aksionet e mëhershme dhe të
mëvonshme nacionaliste-irredentiste, sidomos prej vitit 1968 e tutje, kur
kryente detyra me përgjegjësi në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës
nëKosovë. Në këto detyra, Vahidja konsultohej me ekstremistët më të zëshëm në
Universitetin e Prishtinës: Ali Hadrin, Hajredin Hoxhën, Fehmi Aganin, Fehmi
Pushkollin e të tjerë.
Për Sharr Hoxhënraporti thotë se si
maturant i Gjimnazit të Prishtinës, nga fundi i vitit 1963, bashkë me 6 persona
tjerë kishte organizua grupin armiqësor me emërtim: “.Organizata për Çlirimin Kombëtar
Ismail Qemali”. Qëllimi i kësaj Organizate ishte bashkimi i kombit shqiptar dhe
bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Qysh prej themelimit, pjesëtarët e këtij
Grupi merreshin me shkrimin dhe shpërndarjën e trakteve dhe të parullave në
Prishtinë, me përmbajtje: “Shqiptarë, bashkohuni me Shqipërinë”; Shqipëria
është nëna jonë”; “Rroftë populli shqiptar”; “Rroftë 28 nëntori”; “Kosova është
Shqipëri”, etj.. Ky aksion i përhapjës së trakteve e parullave u festua në
shtëpinë e Fadil Hoxhës. Grupi kishte formuar nëngrupet për Prishtinë, Ferizaj,
Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë.Sharri ishte i angazhuar për
Gjakovë.Sharri kishte paraparë që me forcimin e Organizatës, të furnizohej me
armë dhe të formoheshin grupet guerile.Në fund të marsit 1964, Sharri kishe përgatitur
shpërndajën e trakteve me rastin e shkuarjes së një grupi të punëtorëve në
botën e jashtme. Traktet kishin këtë përmbajtje: :Shqiptarë, mos u mashtroni në
vëllazërim-bashkimin me ujkun…, athdheu juthërret, liria ju pret”. Vet Sharri
ka dhënë të hollat për shtypjën e 150 trakteve të tilla, për t’i shpërndarë në
botën e jashtme. Pasi janë zënë dhe burgosur disa pjesëtarë të Grupit, ata
kishin deklaruar se Sharri kishte paraparë që për katër vjet, dmth.deri në
vitin 1968, të ketë kryengritje në Kosovë. Njeni prej tyre (Bujar Dizdari)
kishte deklaruar në procesverbal (!): “Lidhur me ekzistimin e disa organizatave,
Sharr Hoxha na ka folur për organizimin e të tjerëve më të vjetër, e cila di
për Grupin tonë dhe na këshillon të ndërmarrim aksione të shkrimit dhe
përhapjes së parullave dhe të ngritjes së Flamurit, dhe se detyra e të rinjëve është që me aksione të nxitë
popullin shqiptar që më të vjetrit pastaj të marrin veprime e masa tjera.
Burime thonë se Sharri ka qenë pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968, dhe se
është një nacionalist ortodoks.Nuk ka të dhëna se çfarë masash janë ndërmarrë
ndaj Sharrit, thuhet në raport.
Sipas
të dhënave jo të plota të Sigurimit të Shtetit të Republikës së Serbisë, të
publikuara në atë raport, prej vitit
1944/45, nga kryengritja (kontrarevolucioni)
e deri në prillin evitit 1982,në Kosovë janë zbuluar 113 organizata dhe grupe
ilegale, me më se 4000 anëtarë aktivë,
të cilat kanë vepruar nga pozitat nacionaliste-irredentiste.Pothuajse të gjitha
ato i kishin programet,statutetdhe rregullat e veta të sjelljës.Ndërkaq, të
gjithë ata organizatorë dhe anëtarë të tyre ishin vetëm eksponentë dhe zbatues
të planeve dhe kërkesave nacionaliste-irredentiste.Inspiratorët e vërtetë,
nxitësit dhe organizatorët e veprimtarisë armiqësore asnjëherë nuk janë hetuar
me themel as që kundër tyre janë marrë kurrëfar masash, thuhet në analizën e
Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të titulluar” “Inspiratorët dhe bartësit e
nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, Beograd, dhjetor 1984.
Raporti
prej 20 faqe tekst, i Sigurimit Shtetëror të Sërbisë ishte përgatitur si dokument
sekret, si shtojcë fletëparaqitjes penale kundër Fadl Hoxhës.Atë e kishte
përgatitur njëfar Radovan Çajiq.Raportin ua kishte lexuar kryeshefi i Sigurimit
Shetëror, Obren Gjorgjeviq, udhëheqësve më të lartë shtetërorë të Serbisë:
Drazha Markoviq, Petar Stambolliq, Dobrivoje Vidiq, duke ua përkujtuar atyre
veprimtarinë e Fadil Hoxhës, nga pozitat e nacionalizmit dhe
irredentizmitshqiptar. Gjorgjeviqi thotë se pas leximit të raportit, tre
udhëheqësit e lartë të Serbisë vetëm kishin ofsha, ndërsa Vidiqi (që
asokohe ministër i Punëvetë Brendshme) i
kishte thënë: “Heqe atë raport prej meje”, kurse Drazha Markoviqi kishte thënë”
:Mirë, mirë, kjo është nga këndvështrimi juaj policor”, ndërsa Petar
Stambolliqi kishte thënë: “Ende nuk është koha”!
Kështu,sipas
raportuesit, krerët e Serbisë nuk e kishin dhënë pëlqimin për ngritjën e
procedurës penale kundër Fadil Hoxhës dhe raporti mbeti për shumë kohë sekret, derisa më vonë raportuesi kishte organizuar
takime me udhëheqësit e mediave të cilat e kanë publikuar raportin, të
përshtatur për media.