Speciale
Sylejman Morina: Arbneshët e Zemunikut i ruajtën mbiemrat, por jo identitetin
E shtune, 26.12.2020, 07:12 PM
ARBNESHËT E ZEMUNIKUT I RUAJTËN MBIEMRAT, POR JO IDENTITETIN
 NGA
SYLEJMAN MORINA
NGA
SYLEJMAN MORINA
Kur
shkruhet e flitet  për arbneshët e Zarës,
zakonisht mendohet për Arbanasin 
(Arbëneshin), ndërsa për 
Arbneshët e Zemunikut dhe Plloçës nuk shkruhet ose përmendën vetëm  sipërfaqësisht.
Në
fakt Arbneshët e Zemunikut përmenden kur është 
fjala  për  të shpërngulurit  e parë që 
ishin  vendosur në  Zemunik, 14 km nga Zara.  “Sipas 
njohurive të deritanishme  grupi i
parë  i arbneshve  të shpërngulur  ishte vendosur  në Zemunik. Në arkivin e Zarës  ndodhet  
dokumenti i nënshkruar  mbi
dhënien  e  tokës,  
e cila  iu dha  21 
familjeve  arbneshe  në Zemunik 
në  qershor të vitit 1726.”¹
Pesëmbëdhjetë shtëpitë e para u ishin ndërtuar, si dhe u ishte siguruar prona, pastaj kanë vazhduar edhe shpërnguljet tjera. Shpërngulja nuk ishte e rastësishme, por e organizuar, pasi që në ketë organizim ishin të përfshirë kryepeshkopi i Zarës V. Zmajeviqi dhe Republika e Venedikut. Mjerisht në ato vende të boshatisura nga shqiptarët u vendos popullatë malazeze. Arbneshët e vendosur në Zemunik ishin të paktë dhe nuk ishin të izoluar, por bashkëjetonin me popullatën vendore kroate dhe serbe. Procesi i asimilimit kishte rrjedhur shumë shpejt në këtë mes të përzier, arbneshët nuk munden t’i rezistonin këtij procesi shoqëror. Don Mijo Qurkoviqi në broshurën e tij mbi historinë e arbneshve ka përmend një fakt: ”Është e çuditshme që asnjë prej pleqve që jetonin në Arbanas rreth gjysmës së shekullit të kaluar (19) nuk mban në mend se arbanasit e Zemunikut kanë folur arbnisht” .2
Gjenerata
e sotme në Zemunik, nuk e konsideron  që
kanë prejardhje  arbneshe ,  edhe pse emrat  e familjeve  ,Paleka, Shestan, Pinçiq, Prengja, Qurkoviq
vërtetojnë  origjinën e tyre”3.
Nga e kaluara e tyre si dëshmi  kanë
mbetur  llagapet e familjeve të
ruajtura  deri më sot. Kjo dëshmon se
sa  herët ata e kishin humbur gjuhën e
tyre. Historiani Tulio Erber, numëron 
edhe disa familje tjera të Zemunikut. Ata deri më 1812 i kanë takuar
famullisë  së Arbanasit  (Arbneshit) dhe varret i kanë pasur të
përbashkëta. Nga arbneshët  e Zemunikut  nuk 
kishte pasur personalitete që 
janë shquar  për ndonjë  aktivitet 
në  ruajtjen e identitetit të tyre
sikurse te arbanasit e Zarës. Ata  gjuhën
e kishin humbur herët , prandaj  edhe
interesimi i studiuesve të ndryshëm 
është përqendruar  vetëm për
arbneshët e Arbanasit.
Në Arbanas (Arbënesh ), ende jeton gjuha dhe zhvillohen aktivitete për ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore. Këtu arbneshët kanë qenë më të shumtë në numër, më kompakt dhe një kohë të gjatë ishin martuar mes veti, kështu e kishin fuqizuar më të tepër lidhjen mes tyre, për këtë arsye procesi i asimilimit ishte zhvilluar më ngadalë. Arbanasi ka dhënë personalitete që kanë zhvilluar aktivitete për të mirën e etnitetit e tyre, dhe të kulturës shqiptare. Zemunikun, më 1830, e kishin pushtuar austriakët, ndërsa administrata e tyre e kishte bërë edhe regjistrimin e popullatës, pra 104 vjet pas vendosjes së arbneshve aty. “Sipas atij regjistrimi, në Zemunik jetonin 633 banorë në 119 familje, nga të cilat 393 kanë qenë katolikë, ndërsa 240 ortodoksë. ) Ndërsa Zemuniku është regjistruar origjinal italisht siç ishte në kohën e sundimit të Venedikut. Pra janë shkruar sipas origjinës italiane: Zemonico e Albanesi ose kroatisht Zemunik i albanci”3. ( Pra në këtë kohë shqiptarët i kanë dalluar nga kroatët). Ndërsa në regjistrimet e bëra më vonë arbneshët më nuk përmenden si komunitet i veçantë. Disa veçori etnike kanë humbur me herët e disa me vonë. Ne po e paraqesim një shembull. Udhëheqësi i Zhupës së Zemunikut Vincenza Basilea, e përmend një ngjarje që kishte ndodhur në mes të arbneshve, një vrasje mes familjeve arbneshe të, “Shimë Shestanit i cili e kishte vrarë Petar Qurkoviqin, kryefamiljarin e një familje të madhe. Vrasësi kishte mbajtur dënimin me burg ,20 vjet, në burgun e Gradishkes. Por familja e të vrarit Petar Qurkoviqit kishte kërkuar gjakmarrje, vdekje Shestanit gjashtëdhjetëvjeçar. Edhe pse kishin kaluar 16 vite nga dalja prej burgut kishte frikë për jetën e tij. Mirëpo pajtimi mes këtyre familjeve ishte arritur me ndërmjetësimin e priftit Basileu (1868.–1871.)4. Nga kjo kuptohet se edhe pse kishin kaluar 140 vite nga shpërngulja, larg atdheut, normat zakonore të gjakmarrjes, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit ende nuk ishin zhdukur.
 Nga  arbneshët e 
Zemunikut, megjithatë  kanë dalë
personalitete të shquara  në lëmenj të
ndryshëm, si:  Senka Paleka  shkrimtare, motra e saj  atletja dhe basketbollistja Vanja Paleka (reprezentuese),
Bernard Paleka gazetar, Ivan Prengja 
krye ipeshkëv i Zarës, Ivan 
Paleka skulptor,  të cilin  shkrimtari 
i shquar kroat Tin Ujeviq e kishte quajtur  Mikelangjelo kroat, pastaj  Mr. e agronomisë Nikolina Paleka,  Dr. Marko Prengja, specialist i mjekësisë
sportive, avokati i njohur Petar Pinçiq, delegati i FBA-s, Tonqi Paleka,
agronomi i njohur  Slavko Pinçiq, Mladen
Paleka , lundrues dhe këngëtar shumë i mirë. Nuk duhet harruar se me origjinë
nga Zemuniku është edhe familja e artistes se  njohur 
Doris Pinqiq, Marko Pinqiqi 
trajner i NK “Zadar”, shkrimtari i shquar, kritiku i njohur  Tomislav Bilosniq. Dy personalitete të
shquara me origjinë nga  Zemuniku  e  kanë  pranuar 
se  kanë  lidhje gjaku me shqiptarët  i ndjeri, Ivan Prengja dhe  shkrimtari i njohur Bilosniqi. “Monsinjor
Ivan Prengja, gjatë gjithë jetës kishte kontakte me shqiptar dhe Kishën katolike
në trojet Shqiptare, sepse siç thoshte „Unë jam arbanas“ që do të thotë
Arbëreshë.”5
Nga  arbneshët e 
Zemunikut, megjithatë  kanë dalë
personalitete të shquara  në lëmenj të
ndryshëm, si:  Senka Paleka  shkrimtare, motra e saj  atletja dhe basketbollistja Vanja Paleka (reprezentuese),
Bernard Paleka gazetar, Ivan Prengja 
krye ipeshkëv i Zarës, Ivan 
Paleka skulptor,  të cilin  shkrimtari 
i shquar kroat Tin Ujeviq e kishte quajtur  Mikelangjelo kroat, pastaj  Mr. e agronomisë Nikolina Paleka,  Dr. Marko Prengja, specialist i mjekësisë
sportive, avokati i njohur Petar Pinçiq, delegati i FBA-s, Tonqi Paleka,
agronomi i njohur  Slavko Pinçiq, Mladen
Paleka , lundrues dhe këngëtar shumë i mirë. Nuk duhet harruar se me origjinë
nga Zemuniku është edhe familja e artistes se  njohur 
Doris Pinqiq, Marko Pinqiqi 
trajner i NK “Zadar”, shkrimtari i shquar, kritiku i njohur  Tomislav Bilosniq. Dy personalitete të
shquara me origjinë nga  Zemuniku  e  kanë  pranuar 
se  kanë  lidhje gjaku me shqiptarët  i ndjeri, Ivan Prengja dhe  shkrimtari i njohur Bilosniqi. “Monsinjor
Ivan Prengja, gjatë gjithë jetës kishte kontakte me shqiptar dhe Kishën katolike
në trojet Shqiptare, sepse siç thoshte „Unë jam arbanas“ që do të thotë
Arbëreshë.”5
Lidhja
e gjakut e Bilosniqit me arbneshët  është
nga nëna, sigurisht  edhe kontaktet me
intelektualët shqiptarë, përkthimet e veprave të tija në gjuhën shqipe në
Tiranë, mirëpritjet  në Shqipëri  e Shkup, vetëm sa i’a kanë sforcuar ndjenjën
e përkatësisë  arbneshe.
Zemunikun
e kishte vizituar shkrimtari dhe publicisti 
Hajrullah Hajdari nga Ulqini më 2017. 
Si e ka përjetuar, vizitën  në
Zemunk të Zarës  ai e  ka përshkruar  në reportazhin   me arbëreshet e Zarës të botuar në “Koha
Javore”, në të cilën kishte   shkruar:  “U larguam 
nga Zemuniku, disi  të
dëshpëruar  për faktin  se asimilimi 
i shqiptarëve   këtu kishte  arritur 
kulmin, qenia shqiptare  ishte
zbehur   dhe  përveç 
mbiemrave  që të kujtonin  prejardhjen e shqiptarëve  banorëve të këtij lokaliteti, tjetër nuk u
kishte mbetur”6. Por  kështu
ka ndodhur edhe  me kolonitë tjera
shqiptare në botë. Populli 
shqiptarë  gjatë  historisë i është  ekspozuar asimilimit  nga sunduesit e ndryshëm, ose  duke u shpërngul në vende tjera edhe nga
varfëria  dhe  atje janë asimiluar . Nga shtypja e varfëria  kanë
ndodhur edhe  shpërnguljet të mëdha, si
në Itali, Rumani Turqi,  Dalmaci,  Ukrainë, Bullgari, Siri, Amerikë, si dhe
diaspora e re në vendet perëndimore etj. Por 
vijimësia e kësaj plage vazhdon 
edhe  në shekullin 21.  Shtrohet pyetja, cili do të jetë fati  i shqiptarëve të shpërndarë në të gjitha   kontinentet? A do të përsëriten edhe raste
tjera si  Zemuniku? Për të penguar
asimilimin apo ngadalësuar duhet shumë veprime, të organizuara në vijimësi me
projektet  kulturore  e arsimore me bashkëpunim me diasporën...
Shtetet tona jo te konsoliduara, jo demokratike me ekonomi katastrofale, me korrupsion aq të lartë, me elita politike të papërgjegjshme, nuk brengosen e as nuk shqetësohen për popullatën brenda shteteve tona e lëre më për diasporën. Këta duhet të angazhohen me projekte afatgjata për t`i i kthye ata që dëshirojnë, për t’i motivuar për investime, dhe për t’i tërheq investitorët e tjerë pa iu vu barriera burokratike e personale nga individët e fuqishëm politik. Këta nuk merakosen as për ikjen e trurit për të cilin ka investua aq shumë shoqëria e të cilin si produkt i gatshëm e marrin në shfrytëzim të tjerët. Këto elita mjerisht shumë dëm i kanë sjell popullit tonë në Shqipëri e Kosovë.
Nëse do të vazhdojnë trendët e këtilla të ikjes së rinisë fatkeqësisht është duke u rrezikuar edhe substanca e jonë kombëtare! Po ashtu mund të ndodh që pasardhësit e bashkëvendësve tanë të lindur në shtetet perëndimore do t’u falënderohen gjyshërive dhe baballarëve të tyre, falë të cilëve ata kanë lindur dhe jetojnë në vendet e zhvilluara demokratike, duke shpëtuar nga skamja, varfëria dhe korrupsioni me bollëk në vendet e të parëve të tyre. Ashtu siç ishte përgjigjur në një hulumtim shkencor nxënësi arbnesh i shkollës fillore “Kruno Kërstiq” nga Arbanasit i Zarës: “Është mirë t’i ruash dhe të mësosh për rrënjët tua, por megjithatë i falënderoj stërgjyshërit e mi që u shpërngulën nga Shqipëria malore në Kroacinë e bukur, që të bëjmë jetën tonë shumë të mirë dhe të këndshme”7
Literatura  e shfrytëzuar:
1.
nkarbanasi.hr/o-arbanasima.htm
2.Qurkoviq
don  Mijo –Zhupnik u Diklu, Povijest  arbanasa 
kod  Zadra, Shibenik .1922 faqe 14
4.  http://kud-sveta-kata.hr/download/vb.pdf
3.Ante
Brali?-Zemunik-za  Austrijske Uprave,
faqe 227
5
Revista drita . e përmuajshme  fetare
kulturore e kishës katolike
Janar
2010 nr.1 Prizren  faqe 4.
6  Koha javore, Podgoricë,  763 ,4.05.2017 faqe  27
7 Povijesno naslije?e i nacionalni identiteti,Zavod za školstvo Republike Hrvatske, Zagreb, 2006.faqe 113.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










