| E shtune, 26.12.2020, 08:12 PM |
ARBNESHËT E ZEMUNIKUT I RUAJTËN MBIEMRAT, POR JO IDENTITETIN
NGA
SYLEJMAN MORINA
Kur
shkruhet e flitet për arbneshët e Zarës,
zakonisht mendohet për Arbanasin
(Arbëneshin), ndërsa për
Arbneshët e Zemunikut dhe Plloçës nuk shkruhet ose përmendën vetëm sipërfaqësisht.
Në
fakt Arbneshët e Zemunikut përmenden kur është
fjala për të shpërngulurit e parë që
ishin vendosur në Zemunik, 14 km nga Zara. “Sipas
njohurive të deritanishme grupi i
parë i arbneshve të shpërngulur ishte vendosur në Zemunik. Në arkivin e Zarës ndodhet
dokumenti i nënshkruar mbi
dhënien e tokës,
e cila iu dha 21
familjeve arbneshe në Zemunik
në qershor të vitit 1726.”¹
Pesëmbëdhjetë shtëpitë e para u ishin ndërtuar, si dhe u ishte siguruar prona, pastaj kanë vazhduar edhe shpërnguljet tjera. Shpërngulja nuk ishte e rastësishme, por e organizuar, pasi që në ketë organizim ishin të përfshirë kryepeshkopi i Zarës V. Zmajeviqi dhe Republika e Venedikut. Mjerisht në ato vende të boshatisura nga shqiptarët u vendos popullatë malazeze. Arbneshët e vendosur në Zemunik ishin të paktë dhe nuk ishin të izoluar, por bashkëjetonin me popullatën vendore kroate dhe serbe. Procesi i asimilimit kishte rrjedhur shumë shpejt në këtë mes të përzier, arbneshët nuk munden t’i rezistonin këtij procesi shoqëror. Don Mijo Qurkoviqi në broshurën e tij mbi historinë e arbneshve ka përmend një fakt: ”Është e çuditshme që asnjë prej pleqve që jetonin në Arbanas rreth gjysmës së shekullit të kaluar (19) nuk mban në mend se arbanasit e Zemunikut kanë folur arbnisht” .2
Gjenerata
e sotme në Zemunik, nuk e konsideron që
kanë prejardhje arbneshe , edhe pse emrat e familjeve ,Paleka, Shestan, Pinçiq, Prengja, Qurkoviq
vërtetojnë origjinën e tyre”3.
Nga e kaluara e tyre si dëshmi kanë
mbetur llagapet e familjeve të
ruajtura deri më sot. Kjo dëshmon se
sa herët ata e kishin humbur gjuhën e
tyre. Historiani Tulio Erber, numëron
edhe disa familje tjera të Zemunikut. Ata deri më 1812 i kanë takuar
famullisë së Arbanasit (Arbneshit) dhe varret i kanë pasur të
përbashkëta. Nga arbneshët e Zemunikut nuk
kishte pasur personalitete që
janë shquar për ndonjë aktivitet
në ruajtjen e identitetit të tyre
sikurse te arbanasit e Zarës. Ata gjuhën
e kishin humbur herët , prandaj edhe
interesimi i studiuesve të ndryshëm
është përqendruar vetëm për
arbneshët e Arbanasit.
Në Arbanas (Arbënesh ), ende jeton gjuha dhe zhvillohen aktivitete për ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore. Këtu arbneshët kanë qenë më të shumtë në numër, më kompakt dhe një kohë të gjatë ishin martuar mes veti, kështu e kishin fuqizuar më të tepër lidhjen mes tyre, për këtë arsye procesi i asimilimit ishte zhvilluar më ngadalë. Arbanasi ka dhënë personalitete që kanë zhvilluar aktivitete për të mirën e etnitetit e tyre, dhe të kulturës shqiptare. Zemunikun, më 1830, e kishin pushtuar austriakët, ndërsa administrata e tyre e kishte bërë edhe regjistrimin e popullatës, pra 104 vjet pas vendosjes së arbneshve aty. “Sipas atij regjistrimi, në Zemunik jetonin 633 banorë në 119 familje, nga të cilat 393 kanë qenë katolikë, ndërsa 240 ortodoksë. ) Ndërsa Zemuniku është regjistruar origjinal italisht siç ishte në kohën e sundimit të Venedikut. Pra janë shkruar sipas origjinës italiane: Zemonico e Albanesi ose kroatisht Zemunik i albanci”3. ( Pra në këtë kohë shqiptarët i kanë dalluar nga kroatët). Ndërsa në regjistrimet e bëra më vonë arbneshët më nuk përmenden si komunitet i veçantë. Disa veçori etnike kanë humbur me herët e disa me vonë. Ne po e paraqesim një shembull. Udhëheqësi i Zhupës së Zemunikut Vincenza Basilea, e përmend një ngjarje që kishte ndodhur në mes të arbneshve, një vrasje mes familjeve arbneshe të, “Shimë Shestanit i cili e kishte vrarë Petar Qurkoviqin, kryefamiljarin e një familje të madhe. Vrasësi kishte mbajtur dënimin me burg ,20 vjet, në burgun e Gradishkes. Por familja e të vrarit Petar Qurkoviqit kishte kërkuar gjakmarrje, vdekje Shestanit gjashtëdhjetëvjeçar. Edhe pse kishin kaluar 16 vite nga dalja prej burgut kishte frikë për jetën e tij. Mirëpo pajtimi mes këtyre familjeve ishte arritur me ndërmjetësimin e priftit Basileu (1868.–1871.)4. Nga kjo kuptohet se edhe pse kishin kaluar 140 vite nga shpërngulja, larg atdheut, normat zakonore të gjakmarrjes, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit ende nuk ishin zhdukur.
Nga arbneshët e
Zemunikut, megjithatë kanë dalë
personalitete të shquara në lëmenj të
ndryshëm, si: Senka Paleka shkrimtare, motra e saj atletja dhe basketbollistja Vanja Paleka (reprezentuese),
Bernard Paleka gazetar, Ivan Prengja
krye ipeshkëv i Zarës, Ivan
Paleka skulptor, të cilin shkrimtari
i shquar kroat Tin Ujeviq e kishte quajtur Mikelangjelo kroat, pastaj Mr. e agronomisë Nikolina Paleka, Dr. Marko Prengja, specialist i mjekësisë
sportive, avokati i njohur Petar Pinçiq, delegati i FBA-s, Tonqi Paleka,
agronomi i njohur Slavko Pinçiq, Mladen
Paleka , lundrues dhe këngëtar shumë i mirë. Nuk duhet harruar se me origjinë
nga Zemuniku është edhe familja e artistes se njohur
Doris Pinqiq, Marko Pinqiqi
trajner i NK “Zadar”, shkrimtari i shquar, kritiku i njohur Tomislav Bilosniq. Dy personalitete të
shquara me origjinë nga Zemuniku e kanë pranuar
se kanë lidhje gjaku me shqiptarët i ndjeri, Ivan Prengja dhe shkrimtari i njohur Bilosniqi. “Monsinjor
Ivan Prengja, gjatë gjithë jetës kishte kontakte me shqiptar dhe Kishën katolike
në trojet Shqiptare, sepse siç thoshte „Unë jam arbanas“ që do të thotë
Arbëreshë.”5
Lidhja
e gjakut e Bilosniqit me arbneshët është
nga nëna, sigurisht edhe kontaktet me
intelektualët shqiptarë, përkthimet e veprave të tija në gjuhën shqipe në
Tiranë, mirëpritjet në Shqipëri e Shkup, vetëm sa i’a kanë sforcuar ndjenjën
e përkatësisë arbneshe.
Zemunikun
e kishte vizituar shkrimtari dhe publicisti
Hajrullah Hajdari nga Ulqini më 2017.
Si e ka përjetuar, vizitën në
Zemunk të Zarës ai e ka përshkruar në reportazhin me arbëreshet e Zarës të botuar në “Koha
Javore”, në të cilën kishte shkruar: “U larguam
nga Zemuniku, disi të
dëshpëruar për faktin se asimilimi
i shqiptarëve këtu kishte arritur
kulmin, qenia shqiptare ishte
zbehur dhe përveç
mbiemrave që të kujtonin prejardhjen e shqiptarëve banorëve të këtij lokaliteti, tjetër nuk u
kishte mbetur”6. Por kështu
ka ndodhur edhe me kolonitë tjera
shqiptare në botë. Populli
shqiptarë gjatë historisë i është ekspozuar asimilimit nga sunduesit e ndryshëm, ose duke u shpërngul në vende tjera edhe nga
varfëria dhe atje janë asimiluar . Nga shtypja e varfëria kanë
ndodhur edhe shpërnguljet të mëdha, si
në Itali, Rumani Turqi, Dalmaci, Ukrainë, Bullgari, Siri, Amerikë, si dhe
diaspora e re në vendet perëndimore etj. Por
vijimësia e kësaj plage vazhdon
edhe në shekullin 21. Shtrohet pyetja, cili do të jetë fati i shqiptarëve të shpërndarë në të gjitha kontinentet? A do të përsëriten edhe raste
tjera si Zemuniku? Për të penguar
asimilimin apo ngadalësuar duhet shumë veprime, të organizuara në vijimësi me
projektet kulturore e arsimore me bashkëpunim me diasporën...
Shtetet tona jo te konsoliduara, jo demokratike me ekonomi katastrofale, me korrupsion aq të lartë, me elita politike të papërgjegjshme, nuk brengosen e as nuk shqetësohen për popullatën brenda shteteve tona e lëre më për diasporën. Këta duhet të angazhohen me projekte afatgjata për t`i i kthye ata që dëshirojnë, për t’i motivuar për investime, dhe për t’i tërheq investitorët e tjerë pa iu vu barriera burokratike e personale nga individët e fuqishëm politik. Këta nuk merakosen as për ikjen e trurit për të cilin ka investua aq shumë shoqëria e të cilin si produkt i gatshëm e marrin në shfrytëzim të tjerët. Këto elita mjerisht shumë dëm i kanë sjell popullit tonë në Shqipëri e Kosovë.
Nëse do të vazhdojnë trendët e këtilla të ikjes së rinisë fatkeqësisht është duke u rrezikuar edhe substanca e jonë kombëtare! Po ashtu mund të ndodh që pasardhësit e bashkëvendësve tanë të lindur në shtetet perëndimore do t’u falënderohen gjyshërive dhe baballarëve të tyre, falë të cilëve ata kanë lindur dhe jetojnë në vendet e zhvilluara demokratike, duke shpëtuar nga skamja, varfëria dhe korrupsioni me bollëk në vendet e të parëve të tyre. Ashtu siç ishte përgjigjur në një hulumtim shkencor nxënësi arbnesh i shkollës fillore “Kruno Kërstiq” nga Arbanasit i Zarës: “Është mirë t’i ruash dhe të mësosh për rrënjët tua, por megjithatë i falënderoj stërgjyshërit e mi që u shpërngulën nga Shqipëria malore në Kroacinë e bukur, që të bëjmë jetën tonë shumë të mirë dhe të këndshme”7
Literatura e shfrytëzuar:
1.
nkarbanasi.hr/o-arbanasima.htm
2.Qurkoviq
don Mijo –Zhupnik u Diklu, Povijest arbanasa
kod Zadra, Shibenik .1922 faqe 14
4. http://kud-sveta-kata.hr/download/vb.pdf
3.Ante
Brali?-Zemunik-za Austrijske Uprave,
faqe 227
5
Revista drita . e përmuajshme fetare
kulturore e kishës katolike
Janar
2010 nr.1 Prizren faqe 4.
6 Koha javore, Podgoricë, 763 ,4.05.2017 faqe 27
7 Povijesno naslije?e i nacionalni identiteti,Zavod za školstvo Republike Hrvatske, Zagreb, 2006.faqe 113.