Mendime
Nue Oroshi: Kur heshtja lëkundet pranë britmës së heshtur
E diele, 25.10.2020, 11:03 AM
Kur heshtja lëkundet pranë britmës së heshtur
Nga
Nue Oroshi
Britma
e heshtur.Është një fjalë që më tepër ka karaktër poetik por që në fakt në
brendësinë e saj është mbledhur i gjithë
ai mllef i pakënaqësisë për kohën që po e jetojmë.Shumë intelektual dhe
intelektuale sot janë kapluar nga britma e heshtjës kur koha po ju levizë dhe
shkundë heshtjen e lekundër.Kudo ku sheh shenja të pakënaqësisë së luftës në
mes njerëzisë dhe djallëzisë, pranë panteoneve qiellore mbushën shtojzavallët
me heshtjën e lekundur që nuk ju dëgjohet britma që e ka kapluar heshtja.Në mes
të mureve njerëzore ku toka i bënë lutje diellit për pak ngrohtësi janë përzier
mendimet që shëndrisin porsi vijat e skuqura të diellit që sillet e mbështillët
duke dhënë ngrohtësinë pranë lëkundjeve të tokës.Edhe lëkundjet e tokës shpesh
ndalën kur ndëgjohet jehu i bukurisë qiellore, që sillet vërdallë duke e ndalur
heshtjën e lëkundur.
E
zërat e të pakënaqurve kanë marrë rrugët e botës.Ata janë strukur pranë zjarrit
për tu ngrohur në errësirën e heshtjës.Edhe kulshedrave edhe drangojve ju ka
lagur baroti.Ata nuk po luftojnë me njëri-tjetrin por po shikojnë lojërat që po
zhvillohen mbrenda teatrit të absurditetit.Shumë artistë kishim pasur, por
historikisht ne shqiptarët kemi vuajtur nga politikanët.Në 80 % te rasteve
gjatë historisë politikanët tanë kur kanë ardhur në maja të pushtetit e kanë
harruar popullin dhe ka ekzistuar një mur i madh në mes të politikanëve dhe
popullit që i ka votuar.E derisa politikanët tanë krijojnë mure ndarëse me
popullin që e udhëheqin heshtja i ka lëkundur intelektualët që vetëm shikojnë
dhe bërtasin në heshtje.Kur qahet një mur është me e lehtë se kur heshtë një
burrë.E them për faktin se të heshtësh në kohën kur kryqëzimet e orientimit
politik kombëtar e kanë marrë tatëpjetën është baraz me fajin që e bartin
politikanët sharllatanë që janë mësuar duke iu leshuar rrugë çdokush dhe duke u
gjuajtur me fjalë me njëri -tjetrin ditën e duke ndarë pazarët natën.
Edhe
shpendkeqi edhe shqiponja janë zogj.Por shqiponjat fluturojnë në lartësi dhe
janë krenare që i takojnë lartësive qiellore kurse shpendakeqët gjithmonë
përzihen në tokë duke kërkuar ushqimin pa u kursyer se ku e fusin sqepin.
Ndjenja
në mes të bukurës dhe të madhërishmës kur ndëgjon zërin e bubullimës pa e ndarë
se cila është e bukura e cila e madhërishmja, e cila jep një vijëzim në panteonin qiellor se ne
shqiptarët atëherë kur është dashur dhe kur duhet të jemi të bashkuar gjithmonë
kemi gjetur vegëza te vogëla që jemi
ndarë dhe nuk kemi gjetur harmoninë e përbashkët e qetësinë shpirtërore që pa
hezitim çështjen shtetërore dhe kombëtare ta vendosim para asaj personale.Kur
lartësia qiellore shihet nga bregu i pikëllimës një palimpsest i shkruar në
hieroglifet e vjetra tregon se kultura nuk fitohet por ajo lind.Dijenia mund të
fitohet por kultura është e lindur.E pikërisht këtu është edhe dallimi në mes
të diturit dhe të kulturuarit.Ka intelektual që janë të ditur dhe kanë lexuar
por iu mungon kultura njerëzore.E njerëzorja gjithmonë duhet të jetë para
djallëzores.Këtu mbyllet ai cirku i
heshtjes së lëkundur dhe fillon britma e heshtjes.