Mendime
Pjetër Meta: Çdo nikaj- merturas e ka një lot për ty
E diele, 25.10.2020, 02:05 PM
Çdo nikaj- merturas e ka një lot për ty, se ti e meriton dhimbjen, Doda ynë i mirë!
Nga Pjetër
META (PËRPALI)
Asnjë nikaj- merturas nuk e ka të
lehtë t’i japë lamtumirën Dod Prognit, Dodës që sot ka ndërruar jetë. Një
dhimbje e thellë, një lëndim i thellë, që del nga palca e shpirtit tim, si tek
çdo nikaj- merturas, nuk më lejon ta shqiptoj fjalën vdekje për Dodën e dashur.
Doda nuk ishte vetëm i shtëpis së vet, ai ishte i Nikaj- Merturit, i Tropojës,
i Veriut dhe krejt Shqipërisë. Doda ishte një njeri, një mësues, një historian,
një atdhetar, një intelektual, një ish-sportist, një mik, një dashamirës, një
humanist, një vëlla, një prind, një koleg, pra Doda ishte i të gjithëve, një
njeri me shpirt të bardhë.
Kudo shkoi Dod Progni la gjurmët e
tij të pashlyeshme. Doda la pas kujtesën e moshatarëve të tij dhe të fëmijëve
kur e shihnin tek vallëzonte me topin në livadhet e Nikaj- Merturit apo në
stadiumin e Korabit të Peshkopisë apo të B.Curri; la pas kujtesën e mësuesit të
talentuar, i cili ishte i dashuruar me të deri në sakrificë, la pas
trashëgiminë me dhjetëra studime për Nikaj- Merturin, Tropojën e histori të
tjera, të botuara dhe të pabotuara; la pas imazhin dhe kujtesën e intelektualit
të shkëlqyer të Tropojës dhe të Shqipërisë, i cili ka shkëlqyer në hulumtimet
dhe interpretimet shkencore; la pas dashurinë për nikaj- merturasit e tij, që i
donte pa kursim,; la pas bjeshkët e natyrën që e adhuronte deri në vdekje.
Pas të sotmes Doda do të na mungojë,
por ai ka mbetur një njeri i përkryer dhe i tillë do të vazhdojë udhëtimin e
tij në kujtesën, librat, ata që e njohën dhe ata që tashmë do ta njohin përmes
trashëgimisë së shkruar që ka lënë. Ikjen e Dodës nuk e mbush gjë, e mbush
vetëm adhurimi për atë njeri të rëndësishëm dhe tejet njerëzor, e mbush vetëm
nderimi i figurës dhe punës së tij.
Nikaj- Merturit tashmë i është
këputë një krah i fortë i kujdestarit të historisë së tij. E në kujtim të tij,
ndoshta shpejt, ndonjë lahutë do të zbresë nga muri e do t’i bulojë në buzë
lahutarit nikaj- merturas dhimbjen për Dodën. Bjeshka jonë do të lotojë në këtë
ditë fund- tetori dhe sa herë do të vijë kjo ditë e trishtuar dhe në vitet e
mëvonshme.
Dodë, qofsh i parajsës, qofsh i paqes së shpirtit brilant, qofsh i lartësive, diell qofsh gjithmonë! Doda jonë i shtrenjtë. Çdo nikaj- merturas e ka një lot për ty, se ti e meriton dhimbjen, Doda ynë i mirë! Sa e paskeni dashur njëri- tjetrin ju vëllezërit! Sa pak kohë për të qenë me njëri- tjetrin! Veç fjalën vdekje nuk mund ta zë në gojë për ty, o Dodë Progni!
DOD PROGNI*
Dod Progni, lindi në Salcë të Merturit më 02.08. 1942. Ai
mbaroi filloren në fshatin e tij të lindjes dhe një vit në shtatvje?aren Gjonpepaj, familja e tij u vendos në Kolgecaj, ku
mbaroi edhe shtatvje?aren. Shkollën e mesme e
filloi në shkollën pedagogjike në Shkodër dhe pas vitit të dytë e çojnë në
shkollën pedagogjike të qytetit të Peshkopisë. Aty mori diplomën e maturës
1956-1960. Duke qenë një lojtar mjaft i mirë i futbollit e mbajnë në Peshkopi
mësues, duke e federuar me skuadrën “Korabi”, e cila lunate në kategorinë e
parë, me Dinamon, Partizanin, 17 Nëndorin, Vllazninë etj. Me ekipin e “Korabit,
ai lujti dy vjet me të rinjtë e njërin vit me të rriturit, në kategorinë e parë
të kampionatit kombëtar të Shqipërisë.
Me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të Tropojës, në vitin
1962, transferohet mësues në qytetin B. Curri, duke e aktivizuar menjëherë në
skuadrën e futbollit “Valbona”. Si? kam
cituar tek nën ?eshtja për sportin, Doda ishte ndër lojtarët më të mirë e
ndoshta më i miri që gëzonte një trup të gjatë, të zhdërvjellët e mjaft elegant
e zhvillonte një lojë të shpejtë, të bukur, si? ai
ishte në gjithë pamjen e tij prej
djaloshi.
Pas mbarimit të shërbimit ushtarak Doda përsëri kthehet
në Tropojë si mësues dhe regjistrohet në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër
në degën Histori-Gjeografi e më pas me provime plotësuese mbron fakultetin dhe
merr diplomën në fakultetin Histori-Gjeografi, në Universitetin e Tiranës.
Pas mbarimit të fakultetit shumë shpejt do ta prezantonte
veten si një gjurmues i historisë e më pas si një historian i ri në rradhën e
intelektualëve të tjerë të profileve të tjera të Tropojës.
Deri rreth viteve 1975, Doda do të punonte si mësues
pranë gjimnazit “Asim Vokshi”, duke mbetur mësues e studiues i thelluar i
historisë së Tropojës që nga lashtësia. Historia dhe historiku që ai tashmë po
thellonte njohjen u bënë pjesë e punës dhe e përkushtimit të tij për të nxjerrë
para lexuesve e popullit kureshtar tabanin tonë historik të trevave, gjurmët e
gjurmimet e paraardhësve tanë dhe leximet për lashtësinë e qytetërimin nëpërmes
rrënojave e gjetjeve të veglave e sendeve të tjera të përdorura prej tyre.
Në vitin 1975, kur Doda kishte grumbulluar një bagazh të
madh njohjeje mbi historinë e Tropojës e të Malësisë së Gjakovës e më gjerë, në
Dukagjin e Pult, Mirditë etj, pushteti vendosi që ta angazhonte të udhëhiqte
punët shkencore- historike për gjithë Tropojën. Thjesht për arsye të një
“njolle” biografike, atij nuk ia besuan edhe historikun e të gjitha kohrave,
përfshirë atë të regjimit komunist. Por për Dodën, kjo periudhë ishte krejt e
parëndësueshme, pasi ajo po jetohej, e nuk mund të quhej shkencore e jo më
historike. Ai e pëlqente atë me të vështirën, të cilën dhe ia “vunë përpara”,
për ta studjuar dhe ekspozuar në muzetë, që do ngriheshin për Lashtësinë,
Mesjetën dhe Rilindjen.
Që nga viti 1975 e deri më sot, puna shkencore në fushën
historike e historianit të talentuar e mjaft rezultativ e konkurrent, ndahet në
5 kapituj të punës e krijimtarisë.
E para, si udhëheqës i punës shkencore e historike për
zbulimin e grumbullimi,n më pas pajisjen me dokumenta dhe objekte muzeale të
Muzeut Historik të Tropojës, të periudhave të Lashtësisë, të Mesjetës dhe
Rilindjes. Me një vullnet e punë të pakursyer, mbi bazën e studimeve e të
gjurmimeve të thelluara e shkencore Doda arriti jo vetëm afatet e depozitimit e
të reklamimit, por mbi të gjitha cilësinë e saktësinë, bazën dokumentare e
relike, që argumentonin jetën e zhvillimin e qytetërimin e paraardhësve tanë,
gjatë këtyra periudhave historike. Pavionet reklamonin historikun e këtyre tre
periudhave, të realizuar që nga e para nga Dodë Progni, ishin pa dyshim më të
mira dhe më të argumentuara. Për përurimin e muzeut më 11 janar 1988 e deri në
vitin 1997, Doda punoi pranë muzeut si historian, lektor dhe shpjegues i gjithë
historisë muzeale të Tropojës që nga lashtësia.
E dyta, ai ishte udhëheqësi i punës shkencore si
historian për ngritjen e shtëpisë muze të Heroit të Popullit Bajram Currit dhe
të Heroit të Popullit Mic Sokoli. Këto dy muze u udhëhoqën e u pajisën si dhe u
ngritën si qendra muzeale shumë dinjitoze, në sajë të dijeve, vizionit e
profesionalizmit të Dod Prognit.
E treta, pas përfundimit me sukses të dy këtyre muzeve me
rëndësi kombëtare Dodës do t’i ngarkohej ngritja e 6 muzeve të tjera në gjashtë
zona të rrethit të Tropojës, të cilët përmblidhnin historikun e fiseve të këtij
rrethi që nga lashtësia e deri në vitet ’90 të shekullit XX. Këto muze u
ngritën në Pac, Tropojë, Bujan, Shëngjergj, Gjonpepaj e Dragobi.
E katërta, Tashmë Doda do të futej në paraqitjen
shkrimore për lexuesit të studimeve historike dhe etnografike për zhvillimet
për ngjarjet, figurat dhe fenomenet e ndryshme të jetës shoqërore të Malësisë
së Gjakovës. Ato janë të shumta, të cilat historiani Dodë Progri i ka ekspozuar
në internet, por që akoma ato nuk janë “përkthyer” në një libër të vetëm për
arsye financimi. Dhe ne po citojmë disa prej tyre:
1.“Alpinët dardanë”, (studim historik), 2. Harta
arkeologjike e Tropojës, (studim historik), 3. Masakra e Herecit 1944 (stud.
historik), 4. Ka edhe një Borovë tjetër në Shqipërinë e veriut- ai është Byty?i i Malësisë së Gjakovës (studim historik), 5. Kulla e
Mic Sokolit (studim etnografik), 6. Kulla e ngujimit (kulla e Thepit) në Curraj
Epër (studim etnografik), 7. Orët dhe zanat në përfytyrimin e nikajmërturasve
(stud etnografik) 8. Qëndresa popullore e Koders Pal?it dhe
Qafës së Agrit (stud historik), 9. Një shembull i shkëlqyer i dashurisë
vëllazërore (operacioni i mbledhjes së armëve në Nikaj-Mertur 1946, (studim
historik), 10. Rreth emrit dhe shtrirjes së Dukagjinit (stud historik), 11.
Pjetër Mehmeti i Shalës, një yll i patriotizmit shqiptar (studim historik), 12.
Bajram Curri, atdhetar dhe demokrat i shquar (studim historik), 13. Kuvendet e
Malësisë se Gjakovës dhe roli i tyre në organizimin e vetqeverisjes dhe luftës
për liri e pavarësi (studim etnografik), 14. Në Koferencën e Bujanit 31 dhjetor
1943- 2 janar 1944, u vendos në mënyrë demokratike bashkimi i Kosovës me
Shqipërinë (studim historik) etj. Të gjitha këto e shumë të tjera studime
historike, etnografike e publicistike, të cilat nuk i cituam, të shkruara nga
Dodë Progni në një përmbledhje botimesh do nxirrnim disa volume libri.
Së pesti, krijimtaria e Dod Prognit në fushën e studimeve
historike, etnografike e publicistike është pasqyruar e paraqitur edhe në
shtypin e kohës, kryesisht për objektet muzeale të Tropojës si “Gjamadani i
Zeqir Halilit”, “Cingarishtja e qelibarit e Prel Tulit”, “Cingarishtja e Isa
Boletinit”, “Pasaporta e Bajram Currit” etj.
Për punën e përkushtimin që Dod Progni bëri për nxjerrjen
e pasurimin e historisë shekullore të trevave të Malësisë së Gjakovës, Doda
është dekoruar dy herë me urdhërin Naim Frashëri.
Por libri, i cili lartëson, jo vetëm vlerat e autorëve
(bashkautorëve) Dod Progni e Zef Doda, por në mënyrë të ve?antë
historinë e krahinë së Nikaj-Merturit, për të cilat edhe është shkruar ky libër
është ai me titull “Nikaj-Merturi” (vështrim historik). Ky libër vërtet ka
autorësi, por ai është “libri ynë”, “libri i nikajmerturasve”, si? thotë Mhill Ndrepepaj, i cili u botua në vitin 2003,
pikërisht në kohën e duhur për popullin e kësaj krahine, për plotësimin e
kërkesave tona të kahershme e interesin e ve?antë
të banorëve të Nikaj-Merturit për njohjen e historisë.
Paraqitja e gjerë dhe e plotë nga Dodë Progni e historisë
së Nikaj- Merturit, pak e trajtuar e si e munguar, pra jo e plotë nga
historiografia, tashmë ajo ka një paraqitje dinjitoze si pjesë e pandarë e
historisë së popullit tonë dhe e qëndresës shekullore për të qenë i lirë e i pavarur.
Përgjegjësia që kanë marrë Dodë Progni e Zef Doda, për të shkruar këtë libër;
pasqyrimi me vërtetësi e historisë së popullit të Nikaj-Merturit, na bëri të
ndjehemi krenarë për origjinën, për qëndresën, për shpirtin atdhetar e të
papërkulur para vështirësive të panumërta njerzore e natyrore.
Me materialin e paraqitur në librin e tij si bashkautor
dhe të gjithë materialeve të tjera volumore si krijime shkencore, historike e
etnografike Dod Progni vjen si një historian i formuar dhe i talentuar, i cili
ven më para logjikën e më pas fakte e argumente shkencore, duke shkruar thjesht
e kuptueshëm, të bën për vete duke tërhequr këndshëm ?do
lexues, nga faqja e parë deri tek e fundit dhe për të kërkuar më pas ?do shkrim të tij të postuar në internet.
Dodë Progri e mbylli aktivitetin e tij të punës me
shtetin në vitin 2005, duke marrë si “shpërblim” disa stimuj siç jepeshin në
ato vite si: dekoratë “Mësues i dalluar”, medalje “Naim Frashëri” e klasit. III-të dhe të Klasit të II-të, si dhe
Medalje Pune, por Doda, për asnjë arsye, as shëndetsore, nuk e ka ndërprerë
leximin e as gjurmimin historik e atë etnografik. Ai vazhdon të shkruajë akoma
dhe më në thellësi të historisë e të etnografisë deri në gjenezë për popullin e
Nikaj-Merturit, i cili së shpejti do të dalë përpara lexuesit me një tjetër
libër tematiko-etnografik për jetën e aktivitetin e popullit të vet, që nuk e
braktisi asnjëherë.
____________________
*Jetëshkrimi për Dodë Prognin është
marrë nga libri në proces botimi, me titull “Nikaj- Merturi nga lashtësia
deri sot”, me autor Pjetër Meta.
Tale, Lezhë, 22 tetor 2020