Mendime
Gjekë Gjonaj: Familja e hershme dhe e sotme trieshjane
E marte, 06.10.2020, 06:49 PM
Familja e hershme dhe e sotme trieshjane
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Familja
trieshjane historikisht, dikur  ishte
tradicionale , patriarkale  dhe
mbështetej në  një bashkim të  njerëzve që jetojnë në një kulm, e
formuar  në bazë të bashkimit martesor.
Karakteristikë e familjes trieshjane është se ajo gjithmonë ka jetuar  me mendimin e zgjerimit të familjes dhe
rritjes së familjes. Martesa bëhej për 
të lindur sa më shumë fëmijë   e
për t’i shtuar shtëpisë një njeri në punë. Çifti i ri lumturohej  me lindjen e fëmjëve.  Në të kaluarën, familjet patriarkale  kërkonim 
me domosdo djem,  për pasurim të
familjes, për mbarësi e përparim. Prindërit u gëzoheshin  djemve, 
ndërsa vajzave shumë  pak. Në
kujtesën historike të trieshjanëve të vjetër 
ka mbetur  mendimi se  ata shikonin të zgjidhnin   për martesë djem e vajza të familjeve me
shumë meshkuj, duke menduar se  nusja e
djalit do të lind djem.  Gruaja që  lindte djem 
ishte më e privilegjuar në familje. Një nga karakteristikat e familjes
trieshjane tradicionale  është se ka qenë
e bashkuar,  dhe secila prej tyre pothuaj
ka pasur kontakt të mirë me anëtarët e tjerë.
Me
rëndësi është të thuhet se  kjo familje
ka pasur të zotin dhe zonjën e shtëpisë. Ata 
kanë qenë përgjegjësit  të cilët
kanë caktuar rregullat se kujt çka i takon. 
I Zoti i shtëpisë ishte njeriu më me autoritet i familjes, më punëtori
dhe shtrihej mbi çdo aspekt të jetës.  
Ai  vetë punonte shumë për t’i
bërë edhe të tjerët të punojnë.  Detyra e
tij ishte  t’i mbrojë   sa më mirë interesat e përgjithshme të  familjes. I mësonte  dhe i këshillonte gjindtë   ( njerëzit) e shtëpisë  se si duhet të sillen dhe të veprojnë. Në
shtëpi ai përpiqej që të jetë i paanshëm, dhe i drejtë. Të mos tregojë zemërim
ndaj asnjërit dhe t’i caktojë secilit, qoftë edhe burrë e grua,  një detyrë çdo ditë.  Pa lejen e 
zotit të shtëpisë  asnjëri prej
anëtarëve të familjes nuk guxonte të largohej nga puna,  nuk mund të shkonte në punë diku tjetër apo
të   kërkonte ndihmë mjekësore.  Pa pëlqimin, respektivisht dëshirën  e 
zotit të shtëpisë asnjë djalë ose vajzë 
nuk mund të fejohej  e  të martohej me dëshirën e tyre, të shkojë në
shkollë e të kryejnë  detyra të tjera,
përveç se ato që   ai ua kishte ngarkuar
jo vetëm atyre , por edhe  burrave  e grave të tjera të familjes.   Përveç këtyre i zoti i shtëpisë  ishte personi i vetëm  që kishte kontrollin e plotë mbi  takulinën ( qesen) e familjes. Çdo para ( të
holla për  shpenzime) e fituar me djersë
ose dhuratë  e familjes  duhej dhënë 
zotit të shtëpisë, i cili shpenzonte për të mirën e familjes sipas një
rregulli të caktuar. Për   blerjen dhe
shitjen e pasurisë  dhe prodhimeve  që  i
zotëronte bashkërisht gjithë familja ai 
mund të këshillohej me burrat e tyre, por jo me gratë. Meqë mbante  qesen e familjes( financat), i zoti i
shtëpisë, në përgjithësi shkonte vetë në treg ( pazar), ku  i shiste  
prodhimet e veta dhe me të ardhurat blinte sende që ai i vlerësonte të
nevojshme për familje,  veshmbathje,  kafe, sheqer, e cigare për të ruajtur
dinjitetin ( nderin)  e familjes në sy të
miqve.  Në rast se i zoti i shtëpisë
bëhej i paaftë fizikisht, sa nuk mund të merrte rrugën e gjatë dhe të
vështirë  nëpër male për të shkuar në
pazar, caktonte një nga  anëtarët tjerë
të familjes.  I zoti i i shtëpisë sipas
traditës   brenda në shtëpi rrinte në
vendin e nderit në të djathtë të oxhakut. Kur hynte në  dhomë i zoti i shtëpisë, të gjithë ngriheshin
në këmbë dhe qëndronin ashtu deri sa të ulej, 
Në rast se ai  mbante armën,
dikush prej familjarëve i merrte pushkën 
apo armët e brezit dhe i varte  te
dera ose  në mur. Në prani të tij të
rinjtë nuk mund të pinin as raki , as duhan. 
Në rast se ai kishte dëshirë  për 
bisedë ( muhabet) të tjerët e ndiqnin, ndërsa kur ai preferonte të
heshtte, të tjerët nuk flisnin. Fëmijëve në praninë e tij u lejohej të
qëndrojnë në dhomë, por jo të flasin me zë. Kur shtrohej dreka apo darka ,
asnjë anëtarë tjetër  familjes nuk duhej
të fuste lugën  në çini- sahan ( pjatë)
)  para tij, ndërsa kur dilte nga dhoma
ai kryesonte.
Rol
të rëndësishëm në familjet e hershme ( tradicionale)  trieshjane e organizuar përmes së drejtës
zakonore, e cila e ka cunguar sidomos femrën dhe ia ka humbur imazhin,  luante edhe e zonja  e shtëpisë, e cila caktohej ( emërohej) nga i
zoti i shtëpisë. Ky i fundit  nëpërmjet
saj ( zojës së shtëpisë)   sundonte gratë
e familjes.  Edhe ajo sikur i zoti i
shtëpisë  duhej të punonte me drejtësi,
me mend, me urtësi dhe me paanësi. Ajo  
u jepte detyra,   urdhëronte   dhe mbikëqyrte  punën që bënin gratë   brenda shtëpisë, oborrit dhe kopshtit.  Pozita e femrës ( gruas) në shoqërisë
tradicionale trieshjane  jo vetëm që
ishte e rëndë e shkaktuar nga prapambeturia e patriarkalizmi, por edhe nga
ndikimi i normave zakonore, të mbështetura te Kanuni i Lekë Dukagjinit.  Të drejtën kryesore ky kanun ia jep
mashkullit, i cili përveç privilegjeve të ndryshme që gëzonte, kishte edhe të
drejtën e sundimit të femrës.
Autoriteti
i zotit  dhe zonjës së shtëpisë ishte i
padiskutueshëm  në familjet
tradicionale  trieshjane. Ata vëmendje të
posaçme  i jepnin  edukimit të  
fëmijëve.  Brenda familjes
tradicionale  kryhej edhe   funksioni edukativo-arsimor, krijohej
personaliteti  i fëmijës,   mësohej edukata  morale dhe edukata seksuale,  krijohej ndjenja e respektit, mikpritjes,
ndjenja e vlerës, e mbrojtjes dhe e ndjeshmërisë. Kështu, brenda kësaj familje
e cila dikur ishte e shenjtë,  fëmijët
përgatiteshin  për jetë, për profesionin
e tyre, mësonin  për mënyrën e arritjes
së qëllimeve në jetë, për mënyrën e menaxhimit të ekonomisë shtëpiake, për
përkrahjen e shëndetit fizik dhe mental të anëtarëve të familjes, për arritjen
e standardit jetësor etj. qëndrueshme. Si 
element i rëndësishëm që ia vlen të përmendet është se familja
trieshjane  ka qenë gjithmonë bujare dhe
kjo mund të vërehet të shembulli për pritjen e mysafireve ku gjithmonë kanë
qenë të mirëpritur mysafiret në çdo familje në Triesh   dhe janë ende po ashtu.
Goditja
e parë që mori famlja trieshjane ishte emigrimi masiv.   Trieshjanët të mësuar me qindra vjet me një
jetë të bazuar mbi norma kanunore, emigrimi masiv i viteve 1970 të shekullit të
kaluar, ishte hapi i parë drejt thyerjes së 
këtyre  rregullave  familjare 
që kishin trashëguar ndër breza. Natyrisht që ky fenomen i ri  ( emigracioni) që hyri në jetën  e trieshjanëve  pati pasojat e veta. Largimi i  familjeve të tëra bashkë me fëmijët  e tyre të drejt emigrimit në SHBA dhe vende
tjera në Evropë,  u krijoj atyre kushtet
për të bërë një jetë të pavarur. Kjo krijoj edhe përplasjen e parë midis
brezave, e  cila jo vetëm se nuk është
tejkaluar ende , por duket se është thelluar edhe  më shumë. Hyrja dhe depërtimi i një
mentaliteti te ri në shoqërinë trieshjane 
e ka tundur, lëkundur  dhe
rrotulluar fort  familjen trieshjane.
Ndryshimet  dhe zhvillimet sociale  që po ndodhin 
anembanë  botës,  me ardhjen e demokracisë,   pa dyshim se kanë  prekur edhe  
strukturën e  familjes tradicionale
shqiptare.  Ajo sikurse edhe familja
shqiptare dhe familja në Perëndim  po
kalon një periudhë tranzicioni dhe një krizë institucionale, e cila do të duhej
të tërhiqte  vëmendjen e  sociologëve dhe antropologëve. Kjo krizë e ka
ndryshuar fytyrën e familjes trieshjane në veçanti dhe familjen shqiptare në
përgjithësi.   Tashmë është e kaluar
familja  e madhe me  tridhjetë e më shumë frymë,   me gjysh, me gjyshe, kushërinj, e kushërira.
Në kohën e sotme   familjet  trieshjane 
përbëhen vetëm nga prindërit dhe fëmijët. Modeli i ri i familjes trieshjane
( shqiptare)   ka bërë që autoriteti i
prindërit është i diskutueshëm,  e roli (
ndikimi) i femrës më i madh.  Thënë
shkurt  e troç   tashmë familja  e sotme ( moderne) trieshjane, sikurse edhe
familja shqiptare,   ka humbur  dy gjëra ( elemente) madhore  të cilat tek shqiptarët njihen si të “
shenjta” e   ato janë:  solidariteti social  dhe struktura e familjes së qëndrueshme.
Magjia e familjes tradicionale 
trieshjane ka pësuar dhe vazhdon të pësojë ndryshme.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










