Kulturë
Demir Krasniqi: Elegji për Dashnim Hajrullahun
E diele, 04.10.2020, 08:12 AM
 Elegji
për Dashnim Hajrullahun
Elegji
për Dashnim Hajrullahun
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi 
Rroka çiftelinë dhe e vura në gji –
Bashkë me te e thura unë një elegji !
Elegjinë e  këndova
 për hatër t’ Allahut –
Një këngë ia kushtova Dashnim Hajrullahut !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !
Ju që respektoni kombin dhe Allahun –
Kurrë mos e harroni Dashnim Hajrullahun !
Dashnim Hajrullahun n’ lule t’ fëmijërisë –
Na e vranë pamëshirshëm xhandarmëria e Serbisë !
Ne , që respektojmë kombin dhe Allahun –
Drejtësi po kërkojmë për Dashnim Hajrullahun !
Më datën 7 Janar të vitit 2005 –
Krim të rëndë na bëri armiku i pa besë !
Krim të rëndë na bëri xhandarmëria e Serbisë –
Në Luginë t’ Preshevës – në fshatin Rahovicë !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
N’ afërsi t’ kufirit Miratoc – Llojan –
Dashnim Hajrullahun –  ushtria serbe na e vranë !
Nga fshati Rahovicë – Lugina e Preshevës ,
Që i tmerroi shqiptarët anë e mbanë kësaj trevës !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
Dashnim Hajrullahun , 
një fëmijë shqiptarë  –
Nga  xhandarmëria  serbe , n’ kufi na është vrarë !
Në kufirin mes Luginës së Preshevës me Maqedoni –
Për te deri sot nuk pati drejtësi !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
Edhe pse është vrarë me plumba të  breshërisë ,
Nga xhandarmëria e egër e  Serbisë –
Pas 15 viteve 
nuk  ka  përgjegjësi ,
As nga ana e shtetit nuk ka drejtësi !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
Gjithandej  në botë
ku ka njerëzi –
Askush  nuk duhet
të mbahet në robëri !
Ose detyrimisht të mbahet i nënshtruar –
Nga se çdo njeri ka nevojë për të jetuar !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
Secili ka të drejtë të jetojë dhe të gëzojë liri –
Të gëzojë liri vetjake dhe të ketë siguri !
Askush nuk duhet torturës  t’i 
nënshtrohet prore ,
Trajnimeve , dënimeve mizore e çnjerëzore !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit –
Kanë të drejtë  t’
mos i nënshtrohen  kurrfarë diskriminimi
!
Të mbrohen njësoj nga ligji , për faktin e ekzistimit –
Dhe secili ka të drejtën e lirisë së qarkullimit !
Refreni :
Hej, hej, hej !Hej, hej, hej ! Hej, hej, hej !...etj.
Gjilan, më 16.09.2020 vj.   Demir
KRASNIQI

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










