Kerko: a
Xhelal Zejneli: Konvulsionet nacionaliste të Serbisë
E merkure, 19.08.2020, 07:50 PM
KONVULSIONET NACIONALISTE TË SERBISË
DËSHTIMI I NJË IDEOLOGJIE ANTIHISTORIKE
Nga
Xhelal Zejneli
Pseudoshkenca serbe – Për ta justifikuar
hegjemonizmin, ekspansionizmin dhe ideologjinë kolonialiste serbe, qysh në
fillim të shekullit XX u vu në veprim shkenca serbe. U vunë në veprim sidomos
qarqet akademike dhe ato universitare. Filluan me mitin mesjetar –
betejën e Kosovës (1389), pikërisht për dy arsye:
- e
para, t’i tregojnë Evropës së krishterë, se serbët në një të kaluar të largët,
duke u vetëflijuar, kanë mbrojtur vlerat e krishterimit evropian. Këtë e kanë
shfrytëzuar për të treguar idiosyncrasy-në perëndimore
të tyre;
- e
dyta, për të dëshmuar para kancelarive të fuqive të mëdha historike të
kontinentit, se ata janë të pranishëm në Kosovë qysh në mesjetën e hershme,
ndaj ajo (Kosova) është serbe, djep i Serbisë, shpirt i saj, tokë e shenjtë
serbe.
U vu
në veprim shkenca e historisë, e gjuhësisë, e etnologjisë, e gjeografisë, e antropologjisë,
e gjeologjisë, e arkeologjisë. U ndërtua pseudo-shkenca serbe, laboratorët e së
cilës u shndërruan në fabrikues të kuazi-argumenteve.
Në
vitet ’30 të qindvjeçarit XX, elita intelektuale serbe tubohej në Klubin
Kulturor Serb në Beograd, të drejtuar nga teoricieni i së drejtës Slobodan
Jovanoviq (Novi-Sad, 1869-1958, Londër), profesor i së
drejtës së shtetit në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Beogradit.
Sipas
kësaj elite të shkollës retrograde serbe:
-
Shqiptarët nuk ishin komb, por myslimanë dhe mbetje turke në Ballkan;
-
Maqedonasit po ashtu s’ishin komb. Maqedonia ishte Serbi jugore;
-
Malazeztë nuk mund të ishin komb për arsye se gjuha që flisnin, s’ishte veçse
një dialekt i serbishtes, sipas konceptit: e kujt është
gjuha, i tij është edhe territori;
-
Maqedonasit dhe malazeztë, duke qenë pjesë e popullit serb, s’mund t’i kishin
as institucionet e veta kishtare;
-
Serbët, malazeztë dhe maqedonasit kanë të njëjtën kishë, të njëjtin kler dhe të
njëjtat varreza. Rrjedhimisht, sipas parimit: e kujt është feja, i tij
është edhe territori, s’mund të kishte komb malazez apo komb
maqedonas;
-
Bosnja ndërkaq, ishte term gjeografik, ndaj s’mund të kishte
komb boshnjak, aq më tepër kur një e treta e popullsisë së saj ishin serbë;
- Myslimanët
e Bosnjës dhe të Sanxhakut s’ishin veçse serb të islamizuar;
- Në
Bosnjë jeton popullsi serbe, e ndarë në tri besime fetare: ortodokse,
myslimane dhe katolike, sikundër ishte rasti
edhe me shqiptarët.
- Sa u
përket kroatëve - të Kroacisë - edhe këta s’kishin identitet të qartë, për
arsye se gjuha që flisnin, ishte një dialekt i serbishtes. Edhe këtu vlente
koncepti: e kujt gjuha, i tij territori.
Lidhur
me Vojvodinën, Serbia ndërmori masa, që nëpërmjet kolonëve,
kryesisht malazez, ta ndryshonte strukturën etnike të saj, duke i
shndërruar hungarezët (dhe kroatët) në pakicë. Kur është fjala
për gjermanët e Vojvodinës (rreth katërqind mijë sish), në
vitin 1944-45, Serbia, nën akuzën se paskëshin qenë kolaboracionistë, për një i
dëboi nga trojet e tyre. Njësoj siç veproi edhe Greqia me çamët.
Më
vonë historia do të dëshmojë se në diatribën e madhe historike, ndërmjet
shqiptarëve gjoja jo-perëndimorë dhe serbëve kinse perëndimorë, pa kurrfarë
mëdyshjesh, Perëndimi do të marrë anën e shqiptarëve.
* * *
Sa i
përket Betejës së Kosovës (1389) diplomati i famshëm amerikan Riçard Holbruk (Richard
Charles Albert Holbrooke, 1941-2010) do të deklarojë: “Serbët e
aspirojnë Kosovën bazuar në një luftë të largët, e cila kushedi sesi ka ndodhur
dhe një Zot e di se a ka ndodhur”. Ndërkaq, sekretarja amerikane e
Departamentit të Shtetit, Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice, 1954), për
të njëjtën betejë thotë: “...Serbët flasin për një betejë të vitit
1389, po e përsëris – të vitit 1389!”
* * *
Krijimi i Serbisë së madhe - Serbia e madhe u krijua me
ndihmën e aleatëve të saj – Rusisë, Francës dhe Anglisë, në momente historike
të caktuara, pa e respektuar fare, parimin historik, parimin etnik,
parimin demokratik dhe atë të vetëvendosjes së
popujve.
Në dëm
të territoreve shqiptare, Serbia filloi të zgjerohet
pas luftës ruso-turke (1877). Në këtë luftë në të cilën
Serbia luftoi në anën e Rusisë, Turqia doli humbëse. Për pjesëmarrjen në luftë,
Serbia u shpërblye me toka shqiptare. Si pasojë, filloi pastrimi etnik i
trojeve shqiptare në të cilat banonin ndër shekuj e mijëvjeçarë, që nga
lashtësia. Shqiptarët u dëbuan në mënyrë represive nga Nishi, Leskovci,
Toplica, Prokupla etj.
Luftërat ballkanike - Lufta e Parë Ballkanike
(tetor 1912 – maj 1913) ishte luftë e Lidhjes Ballkanike, d.m.th. e
aleancës politike dhe ushtarake që lidhën Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali I
Zi kundër Turqisë për ta dëbuar nga Ballkani dhe për t’i ndarë në mes tyre
zotërimet osmane në gadishull. Në themele të Luftës Ballkanike u vu traktati i
aleancës serbo-bullgare, i lidhur nën nxitjen dhe me ndërmjetësimin e Rusisë
në fillim të marsit 1912. Traktati serbo-bullgar pati edhe një “shtojcë”
sekrete e cila përcaktonte mënyrën e ndarjes midis tyre të tokave
shqiptare dhe maqedonase. Pas mbarimit të Luftës I
Ballkanike, ndërmjet aleatëve ballkanikë u shfaqën pakënaqësi dhe kontradikta
politike. Më 29 qershor 1913 Bullgaria sulmoi Greqinë dhe Serbinë. Shpërtheu
Lufta e Dytë Ballkanike. Ajo përfundoi më 31 korrik 1913 me humbjen e
Bullgarisë. Ushtria serbe hyri në trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore,
ndërsa ushtria greke vendosi nën kontroll Çamërinë, përfshirë edhe
Janinën. Kërkesat për të aneksuar në kufijtë e shteteve të tyre tokat
shqiptare, aleatët ballkanikë ia paraqitën Konferencës së Ambasadorëve në
Londër (1912-1913). Në fund të dy luftërave ballkanike 1912-1913, pas vendimeve
të Konferencës së Ambasadorëve dhe Protokollit të Firences,
Fuqitë e Mëdha lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar një pjesë të madhe
të territoreve veriore, lindore dhe jugore, duke ia aneksuar ato Serbisë, Malit
të Zi dhe Greqisë.
Në
këtë bellum omniem in omnes, Bullgaria, Serbia dhe Greqia
luftuan kundër njëra-tjetrës, për ta ndarë edhe krahinën me emrin
antik Maqedoni. Ballkani u quajt fuçi baruti.
Pas
luftës ruso-turke (1877) dhe pas dy luftërave ballkanike (1912-13) Serbia u
zgjerua kryesisht në dëm të hapësirave etnike historike shqiptare si dhe në dëm
të Maqedonisë.
Serbia
në këtë kohë pretendonte të luante në skenën politike rolin e një Piemonti,
që po i bashkonte në një shtet të vetëm të gjithë sllavët e jugut.
Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore (1914-1918), më 1 dhjetor 1918 u krijua
Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve e cila më vonë do të quhet
Mbretëria Jugosllave. Nën sundimin e Serbosllavisë ranë: Mali i Zi, Bosnja
dhe Hercegovina, Vojvodina, Sanxhaku, përkatësisht malazeztë, boshnjakët,
myslimanët e Sanxhakut. Në Vojvodinë ranë nën sundim hungarezët, kroatët
dhe gjermanët. Që në Konferencën e Ambasadorëve, nën pushtimin serbomadh dhe
malazias patën rënë trojet etnike historike shqiptare si dhe Maqedonia. Procesi
i krijimit të Serbisë së madhe - u finalizua.
Serbia
e madhe është produkt i politikës ekspansioniste, hegjemoniste dhe i luftërave pushtuese të saj. Pas
politikës serbomadhe ka qëndruar Rusia. Serbët në këtë kohë gëzonin
mbështetjen e pakursyer edhe të Parisit. Ky është rast unik në historinë e
Evropës, në mos edhe të botës, që një popull i vogël si serbët, të arrijë një
zgjerim territorial kaq të madh.
Mbretëria
Jugosllave nuk ishte veçse Serbosllavi, d.m.th. Serbi e Madhe. Mbretërinë
Jugosllave historianët kroatë do ta quajnë Jugosllavi e Versajës,
krijim artificial dhe burg i popujve. Ky krijim artificial do të jetojë 23 vjet
për t’u shpërbërë në një luftë civile të përgjakshme.
Serbia
në atë kohë pushtoi territore:
- të
popujve të pambrojtur, siç ishin shqiptarët;
- të
popujve, që sipas serbëve, ishin me identitet të diskutueshëm:
sllavo-maqedonasit, malazeztë, boshnjakët apo myslimanët e Sanxhakut;
- të
popujve që u përkisnin shteteve, humbëse të luftërave, siç i
konsideronin hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës.
Për ta
krijuar Serbinë e Madhe, serbët e shfrytëzuan konstelacionin apo
raportin e forcave ndërmjet Fuqive të Mëdha të Evropës, në dy dekadat e para të
shekullit XX. Vendet e ANTANT-ës, ku bënin
pjesë Anglia dhe Franca, mbështetëset e Serbisë (dhe të
Greqisë), ishin ngadhënjyesit e luftës botërore. Faktori
antiserb ndërkaq
– Gjermania dhe Austro-Hungaria ishin humbëse të
luftës botërore. Ndërsa rusët, mbi bazën e përkatësisë
familjes sllavo-ortodokse, ishin dhe mbetën aleatë të natyrshëm të serbëve.
Me
rastin e krijimit të Serbisë së Madhe Parisi,
Londra dhe Moska nuk respektuan kurrfarë parimi: as parmin
historik as parimin etnik, as parimin demokratik, as atë të vetëvendosjes.
Serbia e Madhe ishte produkt i kompozimit të hartës politike të Ballkanit,
sipas interesave të Parisit (dhe të Londrës), pas përfundimit të luftës
botërore, në të cilën pala antiserbe - fuqitë e Boshtit Qendror -
doli humbëse.
E përkëdhelur
tej mase nga Parisi, Jugosllavinë e Versajës, Serbia do ta shndërrojë
në dominion të vet.
Lajthitjet
e serbëve qëndronin në faktin se forca e tyre kurrë nuk u bazua në mundësitë
reale të brendshme, por në mbështetjen te faktori i jashtëm. Përveçse
të dominojë mbi popujt që ishin përfshirë në shtetin e sllavëve të jugut,
Serbia ka pretenduar të bëhet edhe faktor relevant në rajon. Ambiciet
e serbëve për të dominuar në shtetin jugosllav apo në Ballkan, gjithmonë kanë
qenë në shpërpjesëtim me mundësitë reale të tyre.
Problemi
i serbëve mund të formulohet edhe si: Ëndërr e madhe e njeriut të vogël.
Serbia e pas luftës botërore është një vend me shkallë të ulët të zhvillimit të
përgjithshëm. Në anën tjetër, dy popujt e tjerë shtetformues
të Jugosllavisë së Versajës – kroatët dhe sllovenët,
në krahasim me serbët, kishin shkallë ekonomike më të lartë dhe tradita
kulturore më të mëdha. Serbia kishte dalë nga sundimi i të sëmurës së Bosforit
– Turqia, ndërkaq Kroacia dhe Sllovenia kishin dalë nga sundimi i një
perandorie të qytetërimit evropian, atij austro-hungarez.
Dhe
ja paradoksi i parë: Serbët me civilizim më të ulët, qeverisnin dy
popuj me civilizim evropian, siç ishin kroatët dhe sllovenët. Shpejt u pa
se kreatura e Versajës – Jugosllavia, s’ishte veçse një
sajim artificial i Parisit. Si e tillë, ajo qëndronte mbi këmbë të qelqta.
Paradokse të tilla nuk do të duhej të përpiheshin në Evropën e shekullit XX,
qoftë edhe në fillim të tij.
Të
ballafaquar me një paradoks të këtillë, që në krye të herës, serbët hasën në
vështirësi qeverisjeje. Për ta bërë të mundur dominimin e vet, filluan të
përhapin idenë e jugosllavizmit, d.m.th. të krijimit të kombit
jugosllav, përkatësisht serbosllav. Për ta kryer homogjenizmin etnik
të sllavëve të jugut, ata filluan ndërtimin e shtetit sipas konceptit unitarist.
Kjo do t’u siguronte atyre hegjemoni mbi popujt e tjerë.
Jugosllavia
e Versajës kishte në kufij të vet tre popuj shtetformues: serbë, kroatë,
sllovenë; si dhe popuj, të cilëve nuk u njihej kombësia, siç ishin: shqiptarët,
sllavo-maqedonasit, malazezët, boshnjakët, myslimanët e Sanxhakut, hungarezët,
gjermanët.
Në
këtë bashkësi sllavësh të jugut, kishte edhe popuj josllavë,
siç ishin shqiptarët, hungarezët, gjermanët. Se kujt do t’i njihej
kombësia dhe kujt jo, për këtë vendosnin serbët. Mbi të gjithë këta popuj
sundonin serbët. Jugosllavia e Versajës ishte perandori
serbosllave, që të përkujtonte atë të car Dushanit (Stefan
Dushani, 1308-1355). Duke qenë se të gjithë popujt e saj, përpos serbëve, ishin
të privuar nga të drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore themelore, ajo u
quajt burg i popujve.
Planet
e ideologëve serbë për të krijuar kombin jugosllav s’arritën të
realizohen për arsye se:
-
Procesi i krijimit të kombeve homogjene në Evropë kishte përfunduar qysh para
disa shekujsh;
-
Kombi homogjen nuk mund të krijohej në shekullin XX, siç pretendonin serbët;
-
Kombi homogjen nuk mund të krijohej me masa represive, diskriminuese,
administrative, opresive;
-
Serbia është e vogël për të luajtur rolin e Piemonit;
-
Serbia është e pazhvilluar për të pasur forcë bashkuese;
-
Serbia ka shkallë të ulët të kulturës për të qenë faktor dominues;
-
Serbia nuk ka ekonomi për të qenë forcë sunduese.
Një
prej mënyrave të domosdoshme të krijimit të kombit homogjen është integrimi i
qytetarëve në shoqëri dhe jo margjinalizimi i
tyre. Por, nuk duhet harruar se mund t’i integrohet
shoqërisë një minoritetet por jo edhe popuj të tërë. Popujt autoktonë nuk
shkrihen lehtë dhe nuk heqin dorë nga identiteti i tyre. Kombi homogjen nuk
krijohet në Evropën e shekullit XX apo XXI, siç pandehnin serbët. Kombi më
homogjen në Evropë janë francezët. Por ata këtë proces e kanë kryer para
shumë shekujsh dhe jo në shekullin XX.
Turqia,
Irani, Iraku dhe Siria kurrë nuk do të mund ta shkrijnë
popullin kurd në turq, në iranianë, në
irakianë apo në sirianë. Beogradi nuk mund ta krijonte
kombin jugosllav, d.m.th. serbosllav, për arsye se serbët nuk kishin potencial
të mjaftueshëm, as demografik, as ekonomik, as kulturor. Si të
tillë, ata nuk posedonin forcë integruese dhe kohezive. Serbët,
në çdo pikëpamje ishin nën nivelin e kroatëve dhe të sllovenëve.
Popujt josllavë siç
ishin shqiptarët, hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës,
kurrë nuk hiqnin dorë nga identiteti i tyre. Popujt me fe katolike siç
ishin kroatët dhe sllovenët, kurrë nuk shkriheshin në jugosllavë me
dominin serbo-bizantin. Popujt me fe islame siç,
ishin myslimanët e Bosnjës e Hercegovinës dhe të Sanxhakut, kurrë nuk
shkriheshin në jugosllavë me mbizotërim serb-bizantin.
Duke
qenë se shqiptarët nuk ishin sllavë, asnjëherë nuk mund të integroheshin në
bashkësinë e sllavëve të jugut. Pikërisht për këtë arsye Serbia ndaj tyre
ndërmori masat e pastrimit etnik, siç
veproi Greqia ndaj popujve jogrekë.
Realizimin
e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Ankarasë për
shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, e parandaloi edhe fillimi
i Luftës së Dytë Botërore, ndonëse procesi i shpërnguljeve u riaktivizua edhe
pas luftës, në vitet ’50 dhe ’60 të shekullit XX.
Raporti
ndërmjet popullsisë serbe dhe asaj joserbe në Mbretërinë Jugosllave ishte diku
rreth 30% ndaj 70%. Me fjalë të tjera, popullsia 30 përqindëshe e shtetit
qeveriste - me diktaturë - sipas konceptit të aparteidit,
popullsinë 70 përqindëshe të tij. Për ta zbatuar administrimin sipas konceptit
të aparteidit, të gjitha potencialet e veta, serbët i përqendruan në
forcimin e aparatit shtetëror represiv: ushtrinë, policinë, administratën,
gjyqësinë, burgjet. Para këtij burgu të popujve, Parisi (dhe Londra)
rrinin symbyllur.
Popujt
e përfshirë në këtë amalgamë të
shtetit unitarist dhe centralist i
bënin rezistencë dominimit serb. Shqiptarët, duke mos qenë
sllavë, konsideroheshin trup i huaj në bashkësinë e sllavëve
të jugut. Ata ishin pjesë e panatyrshme e
këtij konglomerati po aq të panatyrshëm. Për ta mposhtur
qëndresën e shqiptarëve, të kroatëve, të sllovenëve etj., Nikolla
Pashiqi (1845-1926) dhe karagjorgjeviqët vendosën
mbi ta edhe diktaturë. Beogradi i shkelte liritë dhe të drejtat e
njeriut, mohonte ekzistimin e popujve të tërë, madje të popujve
historikë dhe politikë, të popujve me tradita të mëdha, me shkallë të lartë të
qytetërimit, më të lartë se vetë sunduesit serbë. Pashiqi u shqua në zbatimin e
politikës ekspansioniste të Serbisë në Ballkan dhe ndaj territoreve shqiptare në
veçanti, në fund të shekullit XIX dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Si
ministër i jashtëm dhe si kryeministër për vite të tëra punoi për realizimin e
projektit të krijimit të Serbisë së Madhe. Ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në
viset e tjera ndoqi politikë gjenocidi, shkombëtarizuese dhe kolonizuese. Nëpërmjet Esat pashë Toptanit (Marrëveshja e
vitit 1914), Riza bej Kryeziut etj. thurte komplote kundër shtetit shqiptar.
Atentati në Kuvendin Popullor - Serbët janë i
vetmi popull në historinë e njerëzimit, të cilët në kuvendin e shtetit kanë
vrarë deputetë për arsye se ata në dhomën ligjvënëse, mbronin në rrugën
politike, të drejtat e popullit të vet. Atentati ndodhi në Kuvendin Popullor në
Beograd, më 20 qershor 1928, në orën 11 e 25 minuta. Deputeti i Partisë
Popullore Radikale (serbe) Punisha Raçiq, nga foltorja e Kuvendit, me revolen parabelum
shkrehu pesë plumba ndaj deputetëve të Partisë Fshatare Kroate: Dr. Ivan
Pernar, Dr. Gjuro Basariçek, Ivan Grangja, Stjepan Radiq dhe Pavle Radiq.
Brenda më pak se një minute, që të pestit i shtrin për toke. Vriten në vend
Gjuro Basariçek dhe Pavle Radiq, ndërsa kryetari i Partisë, Stjepan Radiq, i
cili ka qenë shënjestra kryesore, vdes pas dy muajve si pasojë e plagës. Që të
pestët janë qëlluar me nga një plumb. (Libri: Rudolf Horvat, “Hrvatska
u mu?ilište” (Kroacia në burgun e torturës), Školska knjiga, Zagreb, 1992,
f. 389-390). Shënim: Rudolf Horvati (1873-1947) është historian, shkrimtar dhe politikan kroat.
Nacionalizmi
serb determinoi primitivizmin dhe provincializmin e shkollës serbe, të shkencës
serbe dhe të mendimit politik serb. Shkenca serbe nuk krijoi kapacitet për të
ecur në hap me kohën, me shkencën evropiane apo perëndimore. Potencialet demokratike të
shoqërisë serbe të Jugosllavisë së karagjorgjeviqëve, ishin
minimale. Nën ndikimin e ideologjisë nacionaliste, shoqëria serbe e
Jugosllavisë së Versajës, s’kishte forcë për të prodhuar mendim
politik alternativ apo ide demokratike.
Megalomania serbe - Serbët
e konsiderojnë veten popull më luftarak të Ballkanit. Sipas tyre, ata paskan
bërë luftë antiosmane, “në mbrojtje të vlerave evropiane”, qysh
para gjashtë shekujsh. Kjo betejë që ka zgjatur vetëm një ditë, është
instrumentalizuar, për qëllime nacionaliste dhe ekspansioniste,
si asnjë luftë tjetër në histori. Dhe është shtrembëruar. Dihet mirëfilli se në
këtë betejë ka marrë pjesë koalicioni i krishterë i popujve të
Ballkanit, përfshi edhe shqiptarët.
Serbët
krenohen: me Kryengritjen I serbe (1804-13), me Kryengritjen II serbe
(1814-15), me pjesëmarrjen në Luftën ruso-turke
(1878), me Luftën I Ballkanike (1912), me Luftën II
Ballkanike (1913), me pjesëmarrjen në Luftën I Botërore
(1914-18), me pjesëmarrjen në Luftën II Botërore (1941-44).
Për të
gjitha këto luftëra, historiografia serbe jep të dhëna të
diskutueshme. Serbët gjithmonë qenkan rreshtuar në anën e drejtë të
historisë dhe në atë të ngadhënjyesve. Pseudo-shkenca serbe i ka
stërmadhuar përmasat e këtyre luftërave, e ka zmadhuar rolin e serbëve në to
dhe i ka shumëfishuar viktimat serbe. Duke qenë se roli i serbëve në
luftëra paska qenë i madh dhe çmimi që paskan paguar paskësh qenë shumë i
lartë, rrjedhimisht edhe shpërblimi për ta u dashka të jetë i madh. E
ky shpërblim qenka dashur të jetë krijimi i Serbisë madhe.
Me
këto ide të mëdha se serbët janë popull luftëtar dhe i
viktimizuar i Ballkanit, janë ushqyer breza të
tërë. Të ledhatuar nga kancelaritë e fuqive historike të
kontinentit, ngadhënjyese të luftës botërore, nga Franca (dhe Anglia), serbët e
ngritën ndjenjën e megalomanisë, të arrogancës dhe të
mendjemadhësisë. Megalomania u ngulit në mentalitetin e tyre. Ata e
shpallën veten popull i zgjedhur dhe popull
hyjnor, me mision për t’i qeverisur, jo vetëm sllavët e jugut, por
edhe popujt e tjerë të Ballkanit. Me arrogancë u thoshin të
tjerëve: Fol serbisht, që edhe Zoti të të kuptojë! Ose: Zoti, po
serbët!
Për ta
rritur potencialin e vet ekonomik, serbët ndërmorën shfrytëzimin e
viseve joserbe të Jugosllavisë së
karagjorgjeviqëve. Beogradi, në forma të ndryshme, e shfrytëzonte
Kroacinë (dhe Slloveninë), ndërsa viset e tjera joserbe, që i quante Serbi, i
shndërroi në tregje kolonialiste. Për ta mbajtur këtë sistem
kolonialist, doktrina serbe ndërtoi sistem juridik diskriminues, restriktiv dhe aparat
represiv, duke vënë në veprim edhe masat opresive.
Serbët u bënë zotër të Jugosllavisë dhe sundimtarë të pakontestueshëm të saj.
Beogradi u bë metropol dhe u shndërrua në zonë tërheqëse për të
tjerët, sidomos për malazeztë. Çdo i treti qytetar i Beogradit –
thotë legjenda – është malazias. Në shkollën retrograde
serbe u formuan pjesëtarë të popujve të tjerë të Jugosllavisë, përpos
kroatëve dhe sllovenëve, të cilët i patën shkollat e veta.
Shkolla sllavo-maqedonase, tej mase antishqiptare, është produkt i shkollës
nacionaliste serbe.
Serbët
janë popull me shprehi e tradita mesatare pune. Domethënë, nuk janë popull
shumë punëtorë. Duke qenë jo aq të zellshëm për punë, në një anë dhe duke i
destinuar potencialet e shtetit kryesisht në forcimin e aparatit
represiv, serbët kurrë nuk arritën të shënojnë zhvillim ekonomik efektiv.
E gjithë Serbia, përpos Beogradit, mbeti pallankë (provincë) e
pazhvilluar.
* * *
Politika hegjemoniste serbe
hasi në qëndresën e popujve të Jugosllavisë. Më 1934, në Marsejë të
Francës u krye atentat ndaj mbretit Aleksandër I Karagjorgjeviq
(Cetinë, 1888 –Marsejë, 1934). Për këtë vrasje u fajësuan nacionalistët kroatë.
Sipas serbëve, pas këtij atentati po qëndruakan Berlini dhe Roma.
Dekompozimi i Serbisë së Madhe - Më 1939, në fillim të
Luftës II Botërore, u shemb Sistemi i Versajës. Bashkë me
të, edhe kreatura artificiale e tij, Jugosllavia. Hegjemonia serbe
filloi të dobësohet. Pas Luftës së Dytë Botërore lind Jugosllavia e AVNOJ-it
(KAÇKJ – Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë),
përkatësisht Jugosllavia Titos. Ideologjia unitariste, hegjemoniste,
centraliste dhe etatiste serbomadhe vazhdoi të jetonte. Në
formën e saj rigide, kjo ideologji zgjati deri në vitin 1966, kur në
ishullin Brioni të Adriatikut, u largua nga skena politike Aleksandër
Rankoviqi-Leka (1909-1983), politikan me tetëvjeçare, i
cili e kishte marrë në Beograd zanatin e zhguntarit (abaxhiut).
Rankoviqi ishte simbol i unitarizmit, i centralizmit dhe i etatizmit serb.
Largimi i tij nga skena, bëri të mundur federalizmin e
Jugosllavisë, e cila deri atëherë ishte federatë vetëm në letër.
Më 1974,
me Kushtetutën e re, bëhet edhe një hap kundër dominimit serb, pikërisht
në dy pikëpamje:
- e
para, Serbisë së Madhe i shkëputen Kosova dhe Vojvodina;
- e
dyta, unitarizmit serb i jepet grusht vdekjeprurës.
Megjithëkëtë,
serbët në Jugosllavinë e ANVOJ-it, apo të Titos nuk kaluan keq. Duhet
pasur parasysh faktin se:
- në
një Jugosllavi të tillë, federaliste, të gjithë serbët jetonin në një
shtet;
-
Josip Broz Tito (1892-1980), duke i shfrytëzuar antagonizmat e ndarjes së
botës në blloqe si dhe kontradiktat midis dy super-fuqive, SHBA-së
dhe BRSS-së gjatë luftës së ftohtë, arriti të siguronte
mbështetjen ekonomike, financiare, politike dhe ushtarake, si
të Lindjes ashtu edhe të Perëndimit.
Në
vendet e botës së tretë, Josip Brozi gjeti tregje,
naftë dhe lëndë të para me favore e privilegje. Por, edhe
në Jugosllavinë e Titos, si në atë të karagjorgjeviqëve, shumë popuj
ishin të pakënaqur.
Në
vitin 1967, akademikët serbë i penguan myslimanët e Bosnjës dhe
Hercegovinës që të identifikoheshin si boshnjakë. Për t’u
mbrojtur nga dominimi serb, myslimanët e BH-së të udhëhequr nga Alija
Izetbegoviq-i (1925-2003) u promovuan në komb mysliman.
Në maj të
vitit 1968, në metropolet evropiane - Paris, Londër, Berlin, Romë
shpërthyen protestat studentore. Frymëzues i këtyre protestave ishte
filozofi, sociologu dhe teoricieni politik gjermano-amerikan Herbert Markuze
(Herbert Marcuse, 1898-1979). Protestat u mbështetën nga elita
intelektuale majtiste e kontinentit. Protestat e majit shpërthyen edhe në
Beograd dhe Zagreb. Regjimi komunist i Titos iu përgjigj studentëve dhe
profesorëve të tyre në dy mënyra: me represion dhe
me demagogji bolshevike.Njëri prej shpirtëruesve të protestave
studentore, profesori i filozofisë në Universitetin e Beogradit Miladin
Zhivotiq (1930-1997), më vonë kundërshtar i paepur i nacionalizmit serb,
vdiq i anatemuar prej perëndive të luftërave, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Frymëzuesi tjetër i
studentëve, edhe ky profesor i filozofisë në po atë universitet, akademiku
Mihajllo Markoviq (1923-2010), ndoqi rrugën e projektuesve historikë të idesë
së Serbisë së Madhe.
Konsiderohej
se Jugosllavia mund të ekzistonte vetëm në saje të raportit
serbo-kroat të forcave. Për ta forcuar kohezionin jugosllav,
u sajua edhe sintagma gjuhësore, me prapavijë politike, e
ashtuquajtura gjuhë serbo-kroate, përkatësisht kroato-serbe, e cila
kurrë s’u njoh nga shkenca kroate.
Në
fillim të viteve ‘70 të qindvjeçarit XX, për shkak të shfrytëzimit të Kroacisë
nga Beogradi, e ngriti zërin e protestës lëvizja masive kroate e
njohur si MASPOK (Masovni pokret, 1971). Nacionalistët kroatë
pyetnin: “Ku shkojnë miliarda dollarë të turizmit kroat?!” Serbia
s’kishte as det, as industri të përpunimit të naftës. Përveç kësaj, serbët nuk
shquhen si popull shumë punëtor. Vetvetiu shtrohej pyetja: “Në ç‘mënyrë
serbët, në veçanti beogradasit, ia dilnin të jetojnë në një standard të
lartë?!”
Në atë
Jugosllavi pra, të gjithë ankoheshin se janë të shfrytëzuar. E
kundërshtonin, si Jugosllavinë e para vitit 1974, ashtu edhe atë të pas këtij
viti. Kroatët dhe sllovenët shfrytëzues i konsideronin serbët,
ndërkaq këta (serbët), për ngecjen e vet i fajësonin republikat e veriut.
Një
gjë dihej saktë: më të shkelur ishin shqiptarët, më e shfrytëzuar -
Kosova. Në këtë periudhë, shqiptarët thoshin: “Trepça punon, Beogradi
ndërton”.
Edhe
në Jugosllavinë e Titos një pjesë e madhe e buxhetit shkonte
për ushtrinë, për policinë, për shërbimet sekrete dhe për administratën
përmasash vigane. Legjenda thotë se armata e Jugosllavisë së Titos, për nga
forca e vet, paskësh qenë e katërta në Evropë.
Pakënaqësia
e popujve me Jugosllavinë e Titos dëshmon se ky shtet ishte një sajim
artificial i ngritur mbi gërmadhat e Jugosllavisë së Versajës, kreaturë kjo
po aq artificiale e Moskës
dhe e Parisit.
Faktor
koheziv i Jugosllavisë së AVNOJ-it nuk ishte as Partia Komuniste e
Jugosllavisë (PKJ-LKJ), as e ashtuquajtura Armatë Popullore
Jugosllave. Figurë integruese e vendit ishte personaliteti i Titos. Kjo të
lente të kuptoje se me vajtjen e tij nga skena, amalgama jugosllave do të
zhbëhej. Kulti i personalitetit i Titos filloi të ndërtohej qysh gjatë të
ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare (1941-44).
Sfida
e parë e zhbërjes së RSFJ-së erdhi prej shqiptarëve në vitin 1981.
-
Shqiptarët, ndonëse popull i tretë për nga numri, ishin të pabarabartë;
-
Kosova, edhe pse kishte pasuri nëntokësore, ishte tej mase e pazhvilluar.
- Në
bashkësinë jugosllave, shqiptarët ishin popull josllavë. “Jemi
shqiptarë, s’jemi jugosllavë”;
-
Bashkësisë së sllavëve të jugut shqiptarët i ishin bashkëngjitur kundër
vullnetit të tyre;
-
Banorë të përhershëm të burgjeve jugosllave ishin kryesisht
shqiptarët;
-
Kujtesa historike nuk i lejonte shqiptarët për ta njohur legjitimitetin e
shtetit jugosllav;
-
Kufizimi me Shqipërinë, ua përkujtonte se ata të huaj ishin në
këtë dhe;
-
Jugosllavia për ta s’ishte veçse njerkë;
-
Shqiptarët, ndonëse popull i tretë për nga numri, nuk e gëzonin statusin e
kombit.
Ndërkohë,
komb konsideroheshin malazeztë, që ishin gjashtëfish më pak se shqiptarët. Për
nga numri, shqiptarët ishin më shumë se sllovenët, se myslimanët e BH-së, se
sllavo-maqedonasit dhe se malazeztë. Megjithëkëtë, konsideroheshin qytetarë të
dorës së dytë, ndaj përfshirjen në një bashkësi të tillë e shihnin
si të panatyrshme dhe e konsideronin robëri.
Ringjallja e unitarizmit serb - Në
vitin 1985 filloi në Serbi ringjallja e doktrinës serbomadhe.
Qarqet akademike, universitare, intelektuale, klerikale, politike dhe ushtarake serbe
u vunë në shërbim të idesë së madhe serbe. Akti i dramës tragjike po
fillonte. Është koha post-titiste. Nacionalistët serbë vajtonin fatin
tragjik të popullit të vet. “Atë që serbët e fituakan në luftëra,
e humbkan në paqe”.
Fajtor
i tragjizmit serb na qenkësh agjenti i Vatikanit, Josip Brozi, për arsye se:
- Në
Mbledhjen II të AVNOJ-it, të mbajtur në Jajce të BH-së më 29.11.
1943, ia paskësh marrë Serbisë: Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe
Maqedoninë;
- Më
1974, me kushtetutën e re, ia paskësh marrë Serbisë të dyja krahinat, Kosovën
dhe Vojvodinën dhe i paskësh bërë pjesë konstitutive të federatës jugosllave,
duke i barazuar de fakto me gjashtë republikat e tjera;
- Me
kushtetutën e re, e paskësh federalizuar shtetin, duke i lënë në
mëshirën e fatit serbët e Kroacisë, të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Kosovës;
- Në
Kroaci na qenkëshin ringjallur Ante Paveliqi (1889-1959) dhe MASPOK-u;
në Bosnjë dhe Hercegovinë – muxhahedinët e Izetbegoviqit, në Kosovë –
irredentistët dhe separatistët;
-
Serbët na qenkëshin viktima. Gjithmonë dhe kudo viktima. Të tjerët qenkëshin
shtypës të tyre.
A
s’të përkujton vallë kjo anekdotën midis ujkut dhe qengjit?!
E
verbuar, shkolla nacionaliste serbe s’ishte dot në gjendje t’i parashikonte
zhvillimet politike, demokratike dhe ekonomike në plan të gjerë. Akademikët
serbët nxorën një memorandum që
parashikonte rikthimin në kohën e karagjorgjeviqëve. Ky pamflet me rreth
200 faqe doli në janar të vitit 1986, si një libër anonim, pa asnjë emër të
autorëve. Në të kishin punuar tetë akademikët më të njohur të ASSHA-s. Midis
tyre, edhe profesori i filozofisë akademiku Lubomir Tadiq (1925-2013),
baba i kryetarit të Serbisë, psikologut Boris Tadiq (1958-) dhe mik i
ngushtë i Dobrica Qosiqit (1921-2014).
Ky
memorandum:
-
mohonte federalizmin e Jugosllavisë, sipas Kushtetutës së vitit 1974;
-
suprimonte autonomitë e dy krahinave – të Kosovës dhe të Vojvodinës;
-
injoronte Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën;
-
Jugosllavia duhej të rikthehej në unitarizëm, në centralizëm, në etatizëm dhe
në dominion serb.
Si
dikur, të shndërrohej në Serbosllavi. Rrota e historisë të kthehej prapa, në
dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX, madje thellë në mesjetë, në kohën e car
Dushanit. Të aktualizohej projekti kombëtar serb i vitit 1844, “Naçertania” e Ilija
Garashaninit (1812-1874). Të ringjalleshin idetë e akademikëve serbë të
fillimit të shekullit XX, Jovan Cvijiqit (1865-1927), të Vladan
Gjorgjeviqit (1844-1930), autor i librit famëkeq “Arnauti i
Velike sile” (Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha, Beograd, 1913). Të
aktualizohet elaborati famëkeq “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i
shqiptarëve) i akademikut Vaso Çubriloviq (1897-1990), që
e paraqiti në Klubin Kulturor Serb në Beograd, në mars 1937.
Shkrimtari Dobrica Qosiq, i mbiquajtur pater patriae,
akademik me shkollë të mesme bujqësore, ishte truri i memorandumit të
sipërthënë.
Prishjen
e baraspeshës politike të vendosur në vitin 1974, që synonte Serbia,
Sllovenia dhe Kroacia nuk e pranuan. Sapo doli në dritë, pamfleti i
lartpërmendur, nga kroatët dhe
sllovenët u quajt nekrolog i Jugosllavisë.
Shembja e komunizmit (e pansllavizmit) - Në fund të viteve ’80 të
shekullit XX, komunizmi d.m.th. pansllavizmi u shemb në përmasa planetare. Tani
Serbia, si dikur me rënien e Sistemit të Versajës, e humbi
mbështetësin e saj të fuqishëm. Raporti i forcave në Evropë dhe në planin
global – ndryshoi. U krijua një konstelacion i ri që nuk shkonte në favor
të serbëve.
Me
fjalë të tjera, kemi:
-
Shembjen e komunizmit dhe shpërbërjen e perandorisë sovjetike;
-
Shpërbërjen e Traktatit të Varshavës;
- Nga
BRSS-ja e shpërbërë doli një Rusi e pakonsoliduar;
- Rënien
e murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë;
- Shpërbërjen
e RSFJ-së;
- SHBA-në,
si superfuqi të vetme;
- Zgjerimin
e NATO-s;
- Zgjerimin
e BE-së.
Në
vitin 1991 Serbia i filloi luftërat pushtuese në ish-Jugosllavi, pa i përfillur
rrethanat e sipërthëna. Luftërat e viteve ’90 në Jugosllavi e sollën
SHBA-në në rajon. Humbësja e dy luftërave botërore, Gjermania, bëhej një
prej faktorëve të rëndësishëm të zhvillimeve të reja gjeopolitike. Në vend
që t’i vërenin ndryshimet që i sillte fundi i shekullit
XX, inteligjencia serbe, e rritur në frymën historikisht hegjemoniste
dhe e bazuar në potencialin ushtarak serb, vazhdoi me idetë
anakronike të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Ajo
e homogjenizoi shoqërinë serbe të pallankave dhe e ngriti atë
në jogurt-revolucion dhe në balvan-revolucion.
Miti mesjetar i betejës së Kosovës u ringjall si fantazmë. Kthim prapa
s’kishte.
Si
reagim, Sllovenia dhe Kroacia ndërmorën hapin e shkëputjes nga
kthetrat e Beogradit. Politika populiste serbe dhe retorika
luftënxitëse u shndërruan në agresion luftarak. krijimi artificial
shpërbëhej në gjak. Shpirtrat serbë të luftës do të thonë: “Serbia
shtrihet deri aty ku ndodhet varri i fundit i serbit”. Etërit e kombit,
shumë prej tyre intelektualë të dalë jashtë kohës, do të
tentojnë ribërjen, me luftë pushtuese, e Serbisë së Madhe të vitit
1913, përkatësisht të vitit 1918. Nëpërmjet armatës pushtuese jugosllave,
gjithmonë të komanduar prej serbëve, Serbia luftoi kundër Sllovenisë, Kroacisë,
Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Sajim artificial i quajtur Jugosllavi u
varros përgjithmonë. Luftërat e sipërthëna të Serbisë për territore të huaja,
dështuan radhazi. Vitet ‘90 të shekullit XX janë turpi i historisë serbe.
Para
kësaj golgote të popujve, Evropa plakë, e sidomos Franca e kohës së Fransua
Miteranit (Françoi Mitterrand, 1916-1996), i mbylli sytë.
Jugosllavinë,
në të cilën të gjithë serbët jetonin në një shtet, e shkatërruan pikërisht
serbët. Ata shkaktuan mbi 100 mijë të vrarë, mijëra të plagosur, të zhdukur,
dhjetëra mijë refugjatë, dëme materiale. Serbin që s’mendonte si zotat e
luftës, e përpinte terri. Shpejt pas këtij dance macabre,
falangat e Sheshelit dhe të Millosheviqit, më 12 mars 2003 do ta ekzekutojnë
kryeministrin demokrat, Zoran Xhinxhiqin (1952-2003).
Serbia
nuk deshi të kuptonte se Sllovenia, Kroacia dhe tre milionë shqiptarë ishin
kafshatë që s’do të mund t’i gëlltiste. Serbia ishte e vogël për të qenë e
madhe. Tragjedia e serbëve qëndron në faktin se elita akademike dhe politike e
tyre asnjëherë nuk e kuptoi se Serbia, më parë se produkt i realitetit historik
të brendshëm, ka qenë sajim i faktorit të jashtëm, në
momente historike të caktuara.
Për
disfatën që pësuan, irracionalët serbë fajësuan Vatikanin, Berlinin,
Vjenën, CIA-në dhe agjentin e Vatikanit - Titon, kufomën e të cilit
deshën ta zhvarrosnin për ta hedhur në Sutjeskë apo në Kumrovc.
Procesi i shpërbërjes së Serbisë së Madhe ende s’ka
përfunduar. Serbia me Kosovën lindore (Preshevë,
Bujanoc, Medvegjë), me Vojvodinën ku jeton popullsia autoktone hungareze dhe 26
minoritete të tjera, me Sanxhakun të banuar nga myslimanë, vazhdon të jetë e
madhe. Edhe vetë serbët thoshin: “Kështu si ia kemi nisur, një ditë do të
mbetemi sa Pashallëku i Beogradit”.
Për
dëmet e bëra gjatë një shekulli:
-
Serbia duhet të dalë para gjykatës ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit;
-
Kuvendi serb duhet t’u kërkojë falje popujve të ish-Jugosllavisë, në veçanti
shqiptarëve;
- Të
paguajë reparacion lufte si dhe dëmshpërblim për politikën
shekullore kolonialiste dhe gjenocidale;
- Për
të përjetuar katarzë, serbët duhet të nxjerrin një Orhan Pamuk (1952-),
i cili tha se në vitin 1915 Turqia ka bërë krime ndaj armenëve. Flitet për vrasjen e 1 deri
1.5 milionë armenëve. Është quajtur holokaust i armenëve, ndërsa 29
shtete kanë marrë qëndrim zyrtar se ky ka qenë një gjenocid.
Dikur
Serbia e injoroi Kosovën-Republikë, tani do të duhet ta njohë Republikën e
Kosovës.
Në atë
kohë, mbështetës të vetëm të Serbisë ishin Zhirinovski, ish agjenti i KGB-së,
Putini, Fidel Kastroja, koloneli Muamer el Gadafi, Hugo Çavezi, kryetarja e
Partisë Komuniste Greke, Aleka Paparija dhe Vietnami. “Më thuaj me kë
shoqërohesh, të të tregoj se kush je! Nga sa më sipër shihet se Serbinë e
mbështetin elementet më të diskredituara të historisë dhe të rruzullit. Qarqeve
intelektuale dhe politike të Beogradit u vinte turp t’i tregojnë popullit të
vet se kush ishin ithtarë të Serbisë. Për serbët duhet të jetë indikativ fakti
se nacionalizmi serb nuk përkrahet madje as prej aleatëve të dikurshëm të tyre.
Rruga
e serbëve drejt humbëtirës vazhdoi me Vojisllav Koshtunicën (1944-), me
Tomisllav Nikoliqin (1952-) dhe me Boris Tadiqin. Tani vazhdon me
Aleksandër Viçiqin (1970-) dhe me Ivica Daçiqin (1966-). Serbia
me ta po shndërrohet në koloni të re të Rusisë në Ballkan.
Nëpërmjet tyre, ariu i veriut synon t’i realizojë aspiratat strategjike në
rajon. Perspektiva e rinisë serbe është shpëtimi prej konvulsioneve
nacionaliste dhe integrimi perëndimor.
Serbia
do të demokratizohet:
- kur
të heqë dorë nga ëndrrat garashaniniste; dhe
- kur
interes kombëtar i saj të jetë integrimi në strukturat euro-atlantike.
Njohja
e pavarësisë së Kosovës si dhe e tërësisë tokësore të saj, është conditio
sine qua non i demokratizimit të Serbisë dhe i integrimit të saj në
BE.
Proceset
historike të sipërthëna janë të favorshme për shqiptarët dhe të disfavorshme
për serbët. Faktori proshqiptar, ShBA-ja dhe Berlini është mbizotërues.
Shekulli XXI patjetër të jetë shekull i shqiptarëve. Këtë moment historik të
papërsëritshëm, shqiptarët duhet të dinë ta shfrytëzojnë.