Editorial
Skender Jashari: Rreziku nga neo-osmanizmi në Trojet Shqiptare!
E enjte, 23.07.2020, 07:49 PM
Rreziku nga neo-osmanizmi në Trojet Shqiptare!
 Nga
Skender Jashari
Nga
Skender Jashari
Historia është
duke na u përsëritur!
Në shtator 1371,
pas dështimit të Betejës së Maricës, dy princët serb thirrën si aleatë
pushtuesit osman, për luftë kundër princit tonë, gjë që njihet si  aleanca e parë serbo-osmane dhe thirrësit e
parë të osmanëve në Gadishullin Ilirik u bënë këta dy princër serb. Të njejtën
e praktikuan edhe në vitin 1389, me rastin e tradhëtisë së Brankoviqit( që
komandonte kalorësinë e Gadishullit Ilirik) kundër Osmanëve, tradhëti kjo që i
dha fitoren osmanëve kurse serbëve i dha privilegjet për tërë sundimin osman.
Kjo histori e aleancave sllavo-greke me osmanët vazhdoi edhe me rastin e
pushtimit të Konstantinopojës në maj 1453, me Genadiusin si patriark i Patrikanës
së Stambollit. Armiku i vetëm i osmanëve, e në të njejtën kohë edhe i Patrikanës
së Stambollit( ortodoksëve sllav e grek) mbetën 
Shqipëtarët.
Më 1878-1912, me rënijen
e  Perandorisë Osmane, territoret e  pushtuara të saj( Trojet tona kryesisht), i
okupuan sllavët. E pastaj ndodhën të gjitha elaboratet, ligjet, programet etj të  Serbisë, Greqisë, që kishin për qëllim  identifikimin dhe tjetërsimin e Shqipëtarëve
nga musliman në turk, boshnjak a nacionalitete tjera. Duke mos harruar as marrëveshjet
ndërkombëtare jugosllavo-turke, jugosllavo-greko-turke, për shpërnguljen e  Shqipëtarëve.
Sa herë që ra
Serbia, u ngrit Turqia( Osmanët)!
Perandoria Osmane,
e rënë që para 1912-ës, por që pas viteve 1960, e sidomos   dekadave të fundit, aspiron dhe përpjeket të
ringritet. Madje, shumëherë dhe sidomos nga 
vetë turqit dhe turkofilët, 
ringritjen  e  shtetit turk, e  bazojnë në 
Perandorinë Osmane.
Edhe pse Turqia, është
anëtarë i NATO-s, cilësohet si një anëtarë jostabil dhe jobesnik, e në këtë
organizatë jemi pjesë edhe Republika e Shqipërisë, sipas nenit 5 të  saj parashihet mbrojtja  kolektive, derisa me  Kodin penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë
në nenin 3  parashihet barazia e
shteteve  aleate. Mirëpo, dihet  historia që 
nga Perandoria Osmane në luftën e Krimesë ( 1853-1856), ajo
vazhdimisht  ka flirtu, ka ndryshu
aleanca, sa në një anë  sa në anën tjetër.
Pothuajse të  njejtën situatë e shohim
edhe kohëve të fundit, kjo më bënë të 
ngrisë zërin, duke patur mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë
dhe shumicës së vendeve të BE-së, që kanë kërkuar nga ne Shqipëtarët që të kemi
kujdes nga ndikimi turk.
Në zgjedhjet e  vitit 2002, në të cilat fitoi  partia e Erdoganit, kishte premtuar, që do i
hapte  tregjet dhe do liberalizonte
institucionet. Por as një dekadë më pas, ndodhi plotësisht e  kundërta, merren hapa konkret drejt ngritjes
diktatoriale të Erdoganit. Duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në lidhje
me mundësinë  e rizgjedhjes së tij;  rritjen e 
shkeljeve të të drejtave  dhe
lirive të njeriut dhe pakicave kombetare; burgosje e  gazetarëve dhe restriksione të  shprehjes së lirë dhe medieve; luftimi i kundërshtarëve
të tij politik; harxhime  të
pakontrolluara në pallatet  e tipit
të  Portës së Lartë; ndikimin  që kishte 
në  pavarësinë e Bankës qendrore
Turke; shtrirja e influencës neo-kolonialiste nëpër vende të ballkanit;
instrumentalizim të xhamive dhe 
enklavave  turke nëpër vendet e
BE-së etj etj.
Anëtarësimi i Turqisë në BE, daton që
në kërkesën e parë zyrtare në vitin 1959, derisa më 1963 në Marrëveshjen e
Ankarasë, planifikohej  integrimi i plotë
dhe  gradual i  Turqisë në BE. Mirëpo më 1987, aplikimi i
Turqisë për anëtarësim të plotë në BE dhe përgjigja negative, krijuan
ambient  dëshpërues për  këtë të fundit. BE- ja nuk ishte e  interesuar për Turqinë, në  mbledhjen e 
Këshillit të Ministrave të Europës në Amsterdam  më 1997, derisa  Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Estonia
dhe Sllovenia ishin gati të  anëtarësoheshin,  madje 
as  në   rastin e anëtarësimit të vendeve tjera si
Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Më 1998, në Kardif,
Turqia ishte i vetmi vend i përjashtuar në çështjen e  zgjerimit të BE-së. Në vazhdimësi Turqia nuk
qe e denjë të jenë  në  BE, që nga problemet  ekonomike, politike, por edhe  ato  që
kishin të bënin me ideologjike. SHBA, Suedia etj së fundmi, ishin promotorë të
anëtarësimit të Turqisë në BE, derisa 70-80% e opinionit publik në  vendet e BE-së, janë kundër anëtarësimit të
Turqisë, derisa përqindja e njejtë 
e  turqëve në favor të  këtij anëtarësimi.
Populli turk, e di që anëtarësimi i
tyre në BE, është thjesht njëëndërr, sepse çdo analist e thotë, “me një popullsi që arrin në rreth 70
milionë banorë, me një shkallë shumë të lartë të papunësisë, me një ekonomi
problematike, me një sistem politik të paqëndrueshëm, me demokraci të
pazhvilluar, nivel të ulët arsimimi, me një popullsi të varfër dhe me diferenca
të mëdha në kulturë dhe në besimin fetar me vendet e BE-së, Turqia do të ishte
vetëm një barrë e rëndë për BE-në”.
Madje Statuti i Këshillit të Europës,
në preambulë të saj  e thekson, që
“vlerat shpirtërore dhe morale, që janë 
trashëgim i përbashkët i popujve” pra në 
vlerat e krishtera, po ashtu e njejta duke u riafirmuar edhe në nenin e
parë, pika a :” Qëllimi  i Këshillit
të  Europës,  është të arrij më shumë unitetin në mes  anëtarëve për qëllim të  ruajtjes dhe arritjes së idealeve dhe parimeve
që janë  trashëgëmia e tyre e përbashkët…”,
madje   ngjajshëm edhe kryetari i parë
i  Kuvendit Konsultativ të shtatorit
1949, shprehej :” ky  qytetërim  europian është qytetërim i krishterizmit dhe
qytetërim i njerëzimit”.
Lehtësisht mund të  shihen 
disa arsye që  Turqia, filloi shkëputjen  në disa 
aspekte nga NATO, ato janë: faktorizimi i Kurdëve, pjesë të madhe të
tokave kurde ende nën pushtimin turk, mbështetja e SHBA-së për Kurdët si
dhe  ndeshja në Siri,  ku SHBA dhe NATO, u rireshtuan edhe njëherë
krah  Izraelit, si dhe  humbja e shpresës për anëtarësim në BE.
Gjatë 
vitit 2018,  Turqia
planifikonte  blerjen e  100 avionëve 
modern F-35, por të cilët më pas u bllokuan  nga 
Kongresi Amerikan, shkaku i  një
kontrate tjetër të Turqisë me Rusinë për të 
blerë sistemin  raketor S-400.
Gjatë të njejtës kohë edhe  Arabia
Saudite, kishte  blerë 44 sisteme  raketore 
THAAD nga SHBA. Tashmë Turqia pranoi sistemin raketor S-400 nga Rusia,
por  edhe vërehet përafrim edhe në fushat
tjera, kryesisht në ushtrimin e influencës në 
Lindje të mesme, sidomos në rastin e Sirisë. Derisa  Turqia që në 2013, dëshironte blerjen e
sistemit Patriot, por SHBA e  kishin
refuzuar. Ndërsa disa shtete të tjera 
mes tyre edhe  Bullgaria, Greqia
pra kishin blerë sistemet  raketore
S-400. Reagimet e SHBA-së dhe shumicës së 
aleatëve Europian, ishin kryesisht në parandalimin e ngritjes së
Perandorisë së re Turke.
Shteti turk, pas viteve 2011, sidomos
pas pranverës arabe, filloi të 
diktatorizohet në duart  e presidentit
turk. Kjo ishte një rrezik shumë serioz, kur dihen: numri prej 70 milion( edhe
përkundër shumica të etnive të huaja), forca ushtarake e turqisë,  zhvillimi ekonomik  ende në ekspansion, ndikimin në drejtim të
Ballkanit dhe drejt Europës.  Aq sa edhe
populli turk, organizoi një grusht shtet më 2016, i cili pastaj  u gjet 
gjoja si organizator Fetullah Gyleni, por që  ky rast 
bëri që  disa qindëra mijëra  qytetar turq antiqeveritar të persekutohen.
Gjatë korrikut 2018, Turqia  kishte rrëmbyer  pastorin Amerikan Andreë Brunson, duke e  akuzuar edhe për  terrorizëm, gjë që  nxiti sanksionet  e menjëhershme të SHBA-së, shkaku i të
cilave  ekonomia turke u gjunjëzu
dhe  si rrjedhojë shteti turk u detyru ta
lironte atë. Derisa edhe populli turk, duke e parë  sesi përfunduan  diktatorët islamik, të Libisë, Irakut, Sirisë
etj, në  zgjedhjet  lokale e dëshmuan që janë  kundër  
ngritjes së  diktatorit të ri
Erdoganit.
Edhe përkundër  këtyre: sanksioneve amerikane dhe europiane;
rrebelimit të popullit turk qoftë  në
rastin e  grusht shtetit apo edhe të
zgjedhjeve  lokale të 2019-ës; përpjekjeve
çlirimtare kurde, Turqia vazhdon ende 
drejt  ngritjes së  saj diktatoriale. Për dallim nga
reagimet  e SHBA-së, Europës perëndimore(
Gjermanisë, Austrisë, Britanisë etj), ne Shqipëtarët ende  heshtim. Madje  për 
fat  të keq në  disa raste 
i jemi subordinu. Psh: kërkesa për rishikim të  teksteve 
të Historisë Kombëtare Shqipëtare; ngritjes së memorialit turk në Tiranë;
pa përfshirë këtu edhe trukofilinë  përmes
medieve të caktuara, organizatave të ndryshme 
turke; rrëmbimin e 6 shtetasëve turq nga Republika e Kosovës etj. Pos
reagimit popullor të Shqipëtarëve kundër Turqisë që synon turqizimin e Shqipëtarëve
edhe sot, asgjë institucionale nuk kemi bërë. Madje edhe SHBA dhe studiues të
mirëfilltë amerikan, europian, kanë tërhequr vërejtjen  shteteve 
tona, që të  kenë  kujdes 
nga  ndikimi turk.
Me dështimin e grusht shtetit në Turqi,
kundërpërgjegja represive e Erdoganit është kritikuar nga vendet e BE-së dhe
SHBA-së,  gjë që edhe më të vështirë  e ka bërë integrimin e Turqisë në BE, duke bërë
që të  orientohet drejt Moskës. Madje
edhe profesori i marrëdhënieve  ndërkombëtare
Husein Bagçi, i Universitetit  Teknik të
Lindjës së Mesme  në Ankara, e quan :”
Rusia është motori kryesor ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, pra  duke u futur së tepërmi  nën 
ndikimin rus, këto 25 vitet e fundit. Derisa për më shumë Turqia përafrohet
me Iranin, një mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar dhe opponent i SHBA-së,
derisa  Irani dhe Arabia Saudite  së tepërmi kanë  përkeqësuar raportet e tyre.
Trojet tona, pas vitit 2001, u
ballafaquan me xhamitë dhe hoxhallarët vehabi të ardhur kryesisht nga Arabia
Saudite, Egjipti etj, që propaganduan islamin politik, U ndihmuan nga agjenturat
serbe në armë, dokumente dhe para( hoxha i arrestuar me armë, dokumente dhe
para të Serbisë). Si rrjedhojë, Kosova pësoi: defaktorizim ndërkombëtar; rreth dhjetë
çnjohje; Lavdrim Muhaxherët pushtuan lajmet botërore që Kosova prodhoi
kryeterrorist islamik; Kosova mbeti i vetmi vend pa liberalizim; zyrtarët e
lartë të Kosovës do ndjeken edhe për 
gjoja krime lufte  kundër popullatës
civile etj.
Ndërsa me përafrimin a futjen e Kosovës
dhe Trojeve tjera Shqipëtare nën influencën turke, do na përsëritet historia e
njejtë sikur na ndodhi në vitet 1878-1956. Ku humbëm Trojet tona dhe popullësinë
tonë: sanxhakune Nishit( mbi 750 fshatra), tërë Çamërinë; sanxhakune Tregut të
Ri. Pastaj pas pushtimit serb, mbi 500.000 Shqipëtar të paraqitur a detyruar të
paraqiten si turq e që u shpërngulën për Anadoll. Dua të shpresojë në shpëtimin
e vendit tonë nga neokolonializmi turk prej SHBA-së, në të kundërtën Kosova sërish
do e paguaj shumë më shtrenjtë çmimin në dialogun final politik Kosovë-Serbi,
sesa e pagoi me luftëtarët e huaj terrorist. Në këtë rast Kosova do humb
territor dhe popullësi; po aq sa Turqia do mund të integrohet në BE-pra do
mbetet e izoluar kështu siç tani është; do defaktorizohet në aspektin ndërkombëtar
dhe do shikohet si projekt i dështuar amerikan- por shpresa bazohet që asnjë
projekt amerikan deri sot nuk ka dështu, por pas 30-50 vitesh ka fitu.
Fatmirësisht, SHBA ka filluar dëbimin
dhe çlirimin e vendit tonë( Shqipërisë), nga kthetrat e neokolonializmit të
Erdoganit. Fatkeqësisht politikanët e vendeve tona, nuk kanë bërë as hapin më
të vogël në ndalimin e influencës dhe 
neokolonializmit turk. Andaj duke e pa, që institucionet tona janë stërmbushur
me filoserb, filoislamik, filoturq dhe 
vetëdeklarohen gjoja si pro Amerikan dhe pro-Europian, shpresojmë vetëm
në  mbrojtjen e SHBA-së dhe  miqëve tonë nga BE.
Skender Jashari  ish i burgosur politik
nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë 
qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime
joformale ushtarake.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










