| E enjte, 23.07.2020, 08:49 PM |
Rreziku nga neo-osmanizmi në Trojet Shqiptare!
Nga
Skender Jashari
Historia është
duke na u përsëritur!
Në shtator 1371,
pas dështimit të Betejës së Maricës, dy princët serb thirrën si aleatë
pushtuesit osman, për luftë kundër princit tonë, gjë që njihet si aleanca e parë serbo-osmane dhe thirrësit e
parë të osmanëve në Gadishullin Ilirik u bënë këta dy princër serb. Të njejtën
e praktikuan edhe në vitin 1389, me rastin e tradhëtisë së Brankoviqit( që
komandonte kalorësinë e Gadishullit Ilirik) kundër Osmanëve, tradhëti kjo që i
dha fitoren osmanëve kurse serbëve i dha privilegjet për tërë sundimin osman.
Kjo histori e aleancave sllavo-greke me osmanët vazhdoi edhe me rastin e
pushtimit të Konstantinopojës në maj 1453, me Genadiusin si patriark i Patrikanës
së Stambollit. Armiku i vetëm i osmanëve, e në të njejtën kohë edhe i Patrikanës
së Stambollit( ortodoksëve sllav e grek) mbetën
Shqipëtarët.
Më 1878-1912, me rënijen
e Perandorisë Osmane, territoret e pushtuara të saj( Trojet tona kryesisht), i
okupuan sllavët. E pastaj ndodhën të gjitha elaboratet, ligjet, programet etj të Serbisë, Greqisë, që kishin për qëllim identifikimin dhe tjetërsimin e Shqipëtarëve
nga musliman në turk, boshnjak a nacionalitete tjera. Duke mos harruar as marrëveshjet
ndërkombëtare jugosllavo-turke, jugosllavo-greko-turke, për shpërnguljen e Shqipëtarëve.
Sa herë që ra
Serbia, u ngrit Turqia( Osmanët)!
Perandoria Osmane,
e rënë që para 1912-ës, por që pas viteve 1960, e sidomos dekadave të fundit, aspiron dhe përpjeket të
ringritet. Madje, shumëherë dhe sidomos nga
vetë turqit dhe turkofilët,
ringritjen e shtetit turk, e bazojnë në
Perandorinë Osmane.
Edhe pse Turqia, është
anëtarë i NATO-s, cilësohet si një anëtarë jostabil dhe jobesnik, e në këtë
organizatë jemi pjesë edhe Republika e Shqipërisë, sipas nenit 5 të saj parashihet mbrojtja kolektive, derisa me Kodin penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë
në nenin 3 parashihet barazia e
shteteve aleate. Mirëpo, dihet historia që
nga Perandoria Osmane në luftën e Krimesë ( 1853-1856), ajo
vazhdimisht ka flirtu, ka ndryshu
aleanca, sa në një anë sa në anën tjetër.
Pothuajse të njejtën situatë e shohim
edhe kohëve të fundit, kjo më bënë të
ngrisë zërin, duke patur mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë
dhe shumicës së vendeve të BE-së, që kanë kërkuar nga ne Shqipëtarët që të kemi
kujdes nga ndikimi turk.
Në zgjedhjet e vitit 2002, në të cilat fitoi partia e Erdoganit, kishte premtuar, që do i
hapte tregjet dhe do liberalizonte
institucionet. Por as një dekadë më pas, ndodhi plotësisht e kundërta, merren hapa konkret drejt ngritjes
diktatoriale të Erdoganit. Duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në lidhje
me mundësinë e rizgjedhjes së tij; rritjen e
shkeljeve të të drejtave dhe
lirive të njeriut dhe pakicave kombetare; burgosje e gazetarëve dhe restriksione të shprehjes së lirë dhe medieve; luftimi i kundërshtarëve
të tij politik; harxhime të
pakontrolluara në pallatet e tipit
të Portës së Lartë; ndikimin që kishte
në pavarësinë e Bankës qendrore
Turke; shtrirja e influencës neo-kolonialiste nëpër vende të ballkanit;
instrumentalizim të xhamive dhe
enklavave turke nëpër vendet e
BE-së etj etj.
Anëtarësimi i Turqisë në BE, daton që
në kërkesën e parë zyrtare në vitin 1959, derisa më 1963 në Marrëveshjen e
Ankarasë, planifikohej integrimi i plotë
dhe gradual i Turqisë në BE. Mirëpo më 1987, aplikimi i
Turqisë për anëtarësim të plotë në BE dhe përgjigja negative, krijuan
ambient dëshpërues për këtë të fundit. BE- ja nuk ishte e interesuar për Turqinë, në mbledhjen e
Këshillit të Ministrave të Europës në Amsterdam më 1997, derisa Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Estonia
dhe Sllovenia ishin gati të anëtarësoheshin, madje
as në rastin e anëtarësimit të vendeve tjera si
Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Më 1998, në Kardif,
Turqia ishte i vetmi vend i përjashtuar në çështjen e zgjerimit të BE-së. Në vazhdimësi Turqia nuk
qe e denjë të jenë në BE, që nga problemet ekonomike, politike, por edhe ato që
kishin të bënin me ideologjike. SHBA, Suedia etj së fundmi, ishin promotorë të
anëtarësimit të Turqisë në BE, derisa 70-80% e opinionit publik në vendet e BE-së, janë kundër anëtarësimit të
Turqisë, derisa përqindja e njejtë
e turqëve në favor të këtij anëtarësimi.
Populli turk, e di që anëtarësimi i
tyre në BE, është thjesht njëëndërr, sepse çdo analist e thotë, “me një popullsi që arrin në rreth 70
milionë banorë, me një shkallë shumë të lartë të papunësisë, me një ekonomi
problematike, me një sistem politik të paqëndrueshëm, me demokraci të
pazhvilluar, nivel të ulët arsimimi, me një popullsi të varfër dhe me diferenca
të mëdha në kulturë dhe në besimin fetar me vendet e BE-së, Turqia do të ishte
vetëm një barrë e rëndë për BE-në”.
Madje Statuti i Këshillit të Europës,
në preambulë të saj e thekson, që
“vlerat shpirtërore dhe morale, që janë
trashëgim i përbashkët i popujve” pra në
vlerat e krishtera, po ashtu e njejta duke u riafirmuar edhe në nenin e
parë, pika a :” Qëllimi i Këshillit
të Europës, është të arrij më shumë unitetin në mes anëtarëve për qëllim të ruajtjes dhe arritjes së idealeve dhe parimeve
që janë trashëgëmia e tyre e përbashkët…”,
madje ngjajshëm edhe kryetari i parë
i Kuvendit Konsultativ të shtatorit
1949, shprehej :” ky qytetërim europian është qytetërim i krishterizmit dhe
qytetërim i njerëzimit”.
Lehtësisht mund të shihen
disa arsye që Turqia, filloi shkëputjen në disa
aspekte nga NATO, ato janë: faktorizimi i Kurdëve, pjesë të madhe të
tokave kurde ende nën pushtimin turk, mbështetja e SHBA-së për Kurdët si
dhe ndeshja në Siri, ku SHBA dhe NATO, u rireshtuan edhe njëherë
krah Izraelit, si dhe humbja e shpresës për anëtarësim në BE.
Gjatë
vitit 2018, Turqia
planifikonte blerjen e 100 avionëve
modern F-35, por të cilët më pas u bllokuan nga
Kongresi Amerikan, shkaku i një
kontrate tjetër të Turqisë me Rusinë për të
blerë sistemin raketor S-400.
Gjatë të njejtës kohë edhe Arabia
Saudite, kishte blerë 44 sisteme raketore
THAAD nga SHBA. Tashmë Turqia pranoi sistemin raketor S-400 nga Rusia,
por edhe vërehet përafrim edhe në fushat
tjera, kryesisht në ushtrimin e influencës në
Lindje të mesme, sidomos në rastin e Sirisë. Derisa Turqia që në 2013, dëshironte blerjen e
sistemit Patriot, por SHBA e kishin
refuzuar. Ndërsa disa shtete të tjera
mes tyre edhe Bullgaria, Greqia
pra kishin blerë sistemet raketore
S-400. Reagimet e SHBA-së dhe shumicës së
aleatëve Europian, ishin kryesisht në parandalimin e ngritjes së
Perandorisë së re Turke.
Shteti turk, pas viteve 2011, sidomos
pas pranverës arabe, filloi të
diktatorizohet në duart e presidentit
turk. Kjo ishte një rrezik shumë serioz, kur dihen: numri prej 70 milion( edhe
përkundër shumica të etnive të huaja), forca ushtarake e turqisë, zhvillimi ekonomik ende në ekspansion, ndikimin në drejtim të
Ballkanit dhe drejt Europës. Aq sa edhe
populli turk, organizoi një grusht shtet më 2016, i cili pastaj u gjet
gjoja si organizator Fetullah Gyleni, por që ky rast
bëri që disa qindëra mijëra qytetar turq antiqeveritar të persekutohen.
Gjatë korrikut 2018, Turqia kishte rrëmbyer pastorin Amerikan Andreë Brunson, duke e akuzuar edhe për terrorizëm, gjë që nxiti sanksionet e menjëhershme të SHBA-së, shkaku i të
cilave ekonomia turke u gjunjëzu
dhe si rrjedhojë shteti turk u detyru ta
lironte atë. Derisa edhe populli turk, duke e parë sesi përfunduan diktatorët islamik, të Libisë, Irakut, Sirisë
etj, në zgjedhjet lokale e dëshmuan që janë kundër
ngritjes së diktatorit të ri
Erdoganit.
Edhe përkundër këtyre: sanksioneve amerikane dhe europiane;
rrebelimit të popullit turk qoftë në
rastin e grusht shtetit apo edhe të
zgjedhjeve lokale të 2019-ës; përpjekjeve
çlirimtare kurde, Turqia vazhdon ende
drejt ngritjes së saj diktatoriale. Për dallim nga
reagimet e SHBA-së, Europës perëndimore(
Gjermanisë, Austrisë, Britanisë etj), ne Shqipëtarët ende heshtim. Madje për
fat të keq në disa raste
i jemi subordinu. Psh: kërkesa për rishikim të teksteve
të Historisë Kombëtare Shqipëtare; ngritjes së memorialit turk në Tiranë;
pa përfshirë këtu edhe trukofilinë përmes
medieve të caktuara, organizatave të ndryshme
turke; rrëmbimin e 6 shtetasëve turq nga Republika e Kosovës etj. Pos
reagimit popullor të Shqipëtarëve kundër Turqisë që synon turqizimin e Shqipëtarëve
edhe sot, asgjë institucionale nuk kemi bërë. Madje edhe SHBA dhe studiues të
mirëfilltë amerikan, europian, kanë tërhequr vërejtjen shteteve
tona, që të kenë kujdes
nga ndikimi turk.
Me dështimin e grusht shtetit në Turqi,
kundërpërgjegja represive e Erdoganit është kritikuar nga vendet e BE-së dhe
SHBA-së, gjë që edhe më të vështirë e ka bërë integrimin e Turqisë në BE, duke bërë
që të orientohet drejt Moskës. Madje
edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare
Husein Bagçi, i Universitetit Teknik të
Lindjës së Mesme në Ankara, e quan :”
Rusia është motori kryesor ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, pra duke u futur së tepërmi nën
ndikimin rus, këto 25 vitet e fundit. Derisa për më shumë Turqia përafrohet
me Iranin, një mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar dhe opponent i SHBA-së,
derisa Irani dhe Arabia Saudite së tepërmi kanë përkeqësuar raportet e tyre.
Trojet tona, pas vitit 2001, u
ballafaquan me xhamitë dhe hoxhallarët vehabi të ardhur kryesisht nga Arabia
Saudite, Egjipti etj, që propaganduan islamin politik, U ndihmuan nga agjenturat
serbe në armë, dokumente dhe para( hoxha i arrestuar me armë, dokumente dhe
para të Serbisë). Si rrjedhojë, Kosova pësoi: defaktorizim ndërkombëtar; rreth dhjetë
çnjohje; Lavdrim Muhaxherët pushtuan lajmet botërore që Kosova prodhoi
kryeterrorist islamik; Kosova mbeti i vetmi vend pa liberalizim; zyrtarët e
lartë të Kosovës do ndjeken edhe për
gjoja krime lufte kundër popullatës
civile etj.
Ndërsa me përafrimin a futjen e Kosovës
dhe Trojeve tjera Shqipëtare nën influencën turke, do na përsëritet historia e
njejtë sikur na ndodhi në vitet 1878-1956. Ku humbëm Trojet tona dhe popullësinë
tonë: sanxhakune Nishit( mbi 750 fshatra), tërë Çamërinë; sanxhakune Tregut të
Ri. Pastaj pas pushtimit serb, mbi 500.000 Shqipëtar të paraqitur a detyruar të
paraqiten si turq e që u shpërngulën për Anadoll. Dua të shpresojë në shpëtimin
e vendit tonë nga neokolonializmi turk prej SHBA-së, në të kundërtën Kosova sërish
do e paguaj shumë më shtrenjtë çmimin në dialogun final politik Kosovë-Serbi,
sesa e pagoi me luftëtarët e huaj terrorist. Në këtë rast Kosova do humb
territor dhe popullësi; po aq sa Turqia do mund të integrohet në BE-pra do
mbetet e izoluar kështu siç tani është; do defaktorizohet në aspektin ndërkombëtar
dhe do shikohet si projekt i dështuar amerikan- por shpresa bazohet që asnjë
projekt amerikan deri sot nuk ka dështu, por pas 30-50 vitesh ka fitu.
Fatmirësisht, SHBA ka filluar dëbimin
dhe çlirimin e vendit tonë( Shqipërisë), nga kthetrat e neokolonializmit të
Erdoganit. Fatkeqësisht politikanët e vendeve tona, nuk kanë bërë as hapin më
të vogël në ndalimin e influencës dhe
neokolonializmit turk. Andaj duke e pa, që institucionet tona janë stërmbushur
me filoserb, filoislamik, filoturq dhe
vetëdeklarohen gjoja si pro Amerikan dhe pro-Europian, shpresojmë vetëm
në mbrojtjen e SHBA-së dhe miqëve tonë nga BE.
Skender Jashari ish i burgosur politik
nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime
joformale ushtarake.