E shtune, 27.04.2024, 10:53 PM (GMT+1)

Mendime

Hasan Blakaj: Malli për Babushin

E merkure, 22.07.2020, 08:11 PM


Malli për Babushin

Lamtumirë Pashk Musolli

Lamtumirë Babush

Tashmë u bën gjashtë ditë nga dita që u ndamë nga ti përgjithmonë fizikisht Babush. Por gjithmonë do të jesh në mendjet dhe zemrat tona.  Mirësia jote për njerëzit ishte e çiltër e sinqert prandaj të deshën aq shumë të gjithë, të rinj dhe të vjetër. Të deshëm sepse i tille ishe ti, i bute me zemër e i dashur ne shpirt. Njerëzit si ti janë te rrallë. Bile, bile të rrallë edhe në kohëra.

Mu para gjashtë dite u ndamë ti dhe ne. Ti në boten e amshuar e ne më dhimbje t`madhe për humbjen tënde. E unë them më plot gojë se para gjashtë dite ndërroj jete një burrë qe ta kish enda te rrish dhe te bisedosh me te, për te shkuarën dhe te ardhmen. Për kohen prezente po se po. Edhe pse kohe e shkurtër nga humbja e jote Babush vetëm për disa dite, na mori pafundësisht malli, të flasim me ty, e të rrimë fare pranë teje. Ashtu si dikur kur rrinim  netëve të vona duke biseduar e bërë shaka me hokat tuaja me finese. Ne do te kujtojmë fjalët tuaja kur na këshilloje dhe udhëzoje, po pse jo edhe kur na qortoje. Ah sa dëshirë do të kishim po të shihnim të gjallë dhe ta ndjenim edhe njëherë ngrohtësinë tënde Babush. Por ja që e shikojmë vetëm fotografinë tënde të ftoftë, të gjallë dhe të vdekur njëkohësisht. Te gjallë sepse ti nuk ke vdekur për ne asnjëherë e qe fizikisht nuk je ne mesin tone. E qeshura e jote ishte tej tejshme, plot gëzim, kurse mërzitja e jote e pa pikëllushme. ”Kështu e kishe edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që nga larg, si te stolisur me argjend vetëm për një kohë te shkurtër. Por, gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e jote, e urtë dhe e butë më plot rezonim këshillëdhënës. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, që nuk mund të përfytyroje dot spontanitetin tënd gazmor. Ndonëse kjo bisedë ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ti bisedën e kishe kryekëput të ndryshme, gjithçka: ndërtimin tënd, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të mendoje që në fillim të bisedës, të thoshit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’ farë të reja kemi pa te qeshura shpirtërore. Ti mund të na shikoje ftohtë kur nuk të pëlqente, ose të mos përgjigjeshe fare dhe të harroje që ne ishim aty. Pas pak më atë mirësjelljen e ëmbël t ‘pashoqe si një kryediplomat i kulturuar epje këshillimet tuaja. Dhe të gjitha këto më sillen në kujtime duke e shikuar fotografinë tënde mbi sirtarë që vetëm na shikon dhe asgjë nuk na thua. I vdekur dhe i gjallë, apo e kundërta njëkohësisht. E unë beje pyetje vetes kujt i kishin hije me shume se sa ty shakatë gazmore. Kujt i kishte hije fjala burrërore e gota e dollisë ne dore se sa ty. Askujt. E po pikërisht sot kur u ktheva nga ndarja jonë, e gjeta të flas më foton tënde sepse me mori malli ta dëgjoj zilen e telefonit me zërin tënd gazmor kur me telefonoje nga larg. Se sa u deshëm me njeri tjetrin e tregoj vetvetiu afërsia jone qe i kaloj kufijtë e te qenit vjehërr-dhëndër. Ishim me shume se kaq, ishe sikur afërsi prindërore. Këtë ja kishim shprehur shumë herë njëri tjetrit. Sa i deshe fëmijët e tu po aq deshe kombin dhe flamurin edhe pse asnjëherë nuk e shprehe hapur nga modestia që kishe. Këtë e dinim ne të dy që ishim aq pranë njëri tjetrit. Unë ju jam mirënjohës gjate gjithë jetës Babush. Ti më afrove afër vetës që të më afrojnë edhe të tjerët sepse ishe një burrë i zgjuar dhe shihje shumë më larg sesa ne, edhe sesa të tjerët.  Sa e sa net kaluam duke kënduar apo qarë halle të përditshme. Shumë kohë kalonim edhe më humor e barsoleta. Ishe mjeshtër i humorit. Por e qeshura e madhe vinte kur këndoje dhe nana e madhe të thoshte , hë, këngën e sajove ti vet. Apo kur tregoje ndodhi humori si “Mos nxafshi besë shikoni në maje të kresë.” Por edhe puna edhe shakatë më gjithë humorin  dikur kanë fundin e vet. Mbarim ka edhe jeta për princër dhe mbretër sepse sa ishe gjallë e shijove jetën si mbret. Vërtetë jetove si mbretë dhe ndërrove jetë si mbret. Dhe, në një moment të caktuar erdhi koha e ndarjes nga kjo jetë për t`ja lënë trupin tënd tokës se ftoftë e te trisht, por aq te dashur, te Kosovës tënde. Tani prehu i qetë pranë bashkëshortes tende te dashur. Prehu i qetë pranë vëllezërve që i deshe aq shumë. Prehu i qetë babushi i jonë i mirë e me shumë të mira. Lamtumirë.

Me gjithë shpirt i yti dhëndër Hasan Blakaj Stockholm



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora