| E merkure, 22.07.2020, 08:11 PM |
Malli për Babushin
Lamtumirë
Pashk Musolli
Lamtumirë
Babush
Tashmë
u bën gjashtë ditë nga dita që u ndamë nga ti përgjithmonë fizikisht Babush.
Por gjithmonë do të jesh në mendjet dhe zemrat tona. Mirësia jote për njerëzit ishte e çiltër e
sinqert prandaj të deshën aq shumë të gjithë, të rinj dhe të vjetër. Të deshëm
sepse i tille ishe ti, i bute me zemër e i dashur ne shpirt. Njerëzit si ti
janë te rrallë. Bile, bile të rrallë edhe në kohëra.
Mu
para gjashtë dite u ndamë ti dhe ne. Ti në boten e amshuar e ne më dhimbje
t`madhe për humbjen tënde. E unë them më plot gojë se para gjashtë dite ndërroj
jete një burrë qe ta kish enda te rrish dhe te bisedosh me te, për te shkuarën
dhe te ardhmen. Për kohen prezente po se po. Edhe pse kohe e shkurtër nga
humbja e jote Babush vetëm për disa dite, na mori pafundësisht malli, të flasim
me ty, e të rrimë fare pranë teje. Ashtu si dikur kur rrinim netëve të vona duke biseduar e bërë shaka me
hokat tuaja me finese. Ne do te kujtojmë fjalët tuaja kur na këshilloje dhe
udhëzoje, po pse jo edhe kur na qortoje. Ah sa dëshirë do të kishim po të
shihnim të gjallë dhe ta ndjenim edhe njëherë ngrohtësinë tënde Babush. Por ja
që e shikojmë vetëm fotografinë tënde të ftoftë, të gjallë dhe të vdekur
njëkohësisht. Te gjallë sepse ti nuk ke vdekur për ne asnjëherë e qe fizikisht
nuk je ne mesin tone. E qeshura e jote ishte tej tejshme, plot gëzim, kurse
mërzitja e jote e pa pikëllushme. ”Kështu e kishe edhe zemërimin, luksoz, të
ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që nga larg, si te stolisur me argjend
vetëm për një kohë te shkurtër. Por, gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura
e jote, e urtë dhe e butë më plot rezonim këshillëdhënës. Gjë më të pangjashme
me bisedën e përditshme, që nuk mund të përfytyroje dot spontanitetin tënd
gazmor. Ndonëse kjo bisedë ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje
për gjëra të ditës, ti bisedën e kishe kryekëput të ndryshme, gjithçka:
ndërtimin tënd, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të
mendoje që në fillim të bisedës, të thoshit diçka për kohën, shëndetin, ose
shprehjen ç’ farë të reja kemi pa te qeshura shpirtërore. Ti mund të na shikoje
ftohtë kur nuk të pëlqente, ose të mos përgjigjeshe fare dhe të harroje që ne
ishim aty. Pas pak më atë mirësjelljen e ëmbël t ‘pashoqe si një kryediplomat i
kulturuar epje këshillimet tuaja. Dhe të gjitha këto më sillen në kujtime duke
e shikuar fotografinë tënde mbi sirtarë që vetëm na shikon dhe asgjë nuk na
thua. I vdekur dhe i gjallë, apo e kundërta njëkohësisht. E unë beje pyetje
vetes kujt i kishin hije me shume se sa ty shakatë gazmore. Kujt i kishte hije
fjala burrërore e gota e dollisë ne dore se sa ty. Askujt. E po pikërisht sot
kur u ktheva nga ndarja jonë, e gjeta të flas më foton tënde sepse me mori
malli ta dëgjoj zilen e telefonit me zërin tënd gazmor kur me telefonoje nga
larg. Se sa u deshëm me njeri tjetrin e tregoj vetvetiu afërsia jone qe i kaloj
kufijtë e te qenit vjehërr-dhëndër. Ishim me shume se kaq, ishe sikur afërsi
prindërore. Këtë ja kishim shprehur shumë herë njëri tjetrit. Sa i deshe
fëmijët e tu po aq deshe kombin dhe flamurin edhe pse asnjëherë nuk e shprehe
hapur nga modestia që kishe. Këtë e dinim ne të dy që ishim aq pranë njëri
tjetrit. Unë ju jam mirënjohës gjate gjithë jetës Babush. Ti më afrove afër
vetës që të më afrojnë edhe të tjerët sepse ishe një burrë i zgjuar dhe shihje
shumë më larg sesa ne, edhe sesa të tjerët.
Sa e sa net kaluam duke kënduar apo qarë halle të përditshme. Shumë kohë
kalonim edhe më humor e barsoleta. Ishe mjeshtër i humorit. Por e qeshura e madhe
vinte kur këndoje dhe nana e madhe të thoshte , hë, këngën e sajove ti vet. Apo
kur tregoje ndodhi humori si “Mos nxafshi besë shikoni në maje të kresë.” Por
edhe puna edhe shakatë më gjithë humorin
dikur kanë fundin e vet. Mbarim ka edhe jeta për princër dhe mbretër
sepse sa ishe gjallë e shijove jetën si mbret. Vërtetë jetove si mbretë dhe
ndërrove jetë si mbret. Dhe, në një moment të caktuar erdhi koha e ndarjes nga
kjo jetë për t`ja lënë trupin tënd tokës se ftoftë e te trisht, por aq te
dashur, te Kosovës tënde. Tani prehu i qetë pranë bashkëshortes tende te
dashur. Prehu i qetë pranë vëllezërve që i deshe aq shumë. Prehu i qetë babushi
i jonë i mirë e me shumë të mira. Lamtumirë.
Me
gjithë shpirt i yti dhëndër Hasan Blakaj Stockholm