E merkure, 11.12.2024, 01:06 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona

E premte, 17.07.2020, 07:18 PM


Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si  e jona

(Vazhdimi i tretë i artikullit   ,,15  veçoritë e e popullit shqiptar, publikuar në Zemra Shqiptare, më 05.06.2020)

Nga Reshat Nexhipi

Shënime të përgjithshme

Në fokus të artikullit të  fundit, botuar në këtë portal, ishin Leka i Madh dhe Skenderbeu, kurse para tij, emrat që kanë lidhje me besën dhe trimërinë, si Mic Sokoli, Oso Kuka, Tahir Meha, mos flasim për Adem Jasharin etj. Por, përveç tyre, ka edhe plot të tjerë, disa nga të cilët, përsëriten në këtë shkrim, si dhe në tekstet që do pasojnë, nvarësisht nga kënd vështrimi i tyre.

Është e pa mundur të evidentohen tërë emrat e nje rëzve që kanë hyrë në historinë e kombit tonë, qof të si qenie mitologjike, ose historike, prandaj,  do pë qendrohem vetëm tek më relevantët, duke anashka luar autorët e shënimeve, burimet dhe literaturën, sepse i kam të evidentuar më parë, nëpër shkrimet e mia. Në vijim, prezentoj emrat e figurave të ndr shme, sa është e mundur, sipas rendit kronologjik, për disa, tregoj edhe kuptimin ose domethënien e tyre, duke iu referuar shkencëtarëve të shquar.

Zeusi=zë, Zot (kryeperëndia), Homeri=i mjeri), Jezu Krishti=je zot, krisht=kryq, Afërdita=afron dita, perëneshë, Ahili i Trojës=qielli, Apoloni i Trojës=a po loni, kërceni- ,,Mis i botës,, Hektori=hedh me dorë, Parisi=i pari, rrëmbyesi i Helenës Trojane, Odiseu= udhëton,  Kiklopi=sy, kokë, Aristoteli=teli,  ,,Baba,, i  filozofisë,, Herodoti “babai i historisë”, Evripidi ,,ba ba i   dramës,, Ciceroni,  orator me famë, Pita gora, filozof grek, Bardhyli=Yll i bardhë, mbret ilir, Agroni, poashtu, Teuta, e shoqja, Kleopatra, mbretë reshë  e famshme e Egjiptit, Mikelanxhelo, arkitekt italian i shek. 5-6,

Diokleciani, themeluesi i Splitit, Justinijani, ligjëdhë nësi i parë në botë, ndërtuesi i Shkupit modern, Konstantini i Madh, shpëtimtar i krishterizmit, Ku kuzeli, muzikolog, i shekullit XI, i njohur si “Xhevahir i krishterizmit”, i shenjtëruar,  nga ana e klerit orto doks,  Vashingtoni, çlirimtari i Amerikës, me nënë shqiptare, Garibaldi, çlirimtari i Italisë, me origjinë arbëreshe, Napoleon Bonaparta, poashtu,

Qemal  Ataturku, çlirimtari i Turqisë, të paktën nga njëri prind shqiptar, Eliza beta I dhe II, mbretëresha angleze,, pasardhëse të shqiptares Ana Bolena, Mar gareta e Dytë, mbretëresha e Danimarkës, Gonxhe Bojaxhiu ,,Nënë e tërë botës,, Diogardi, kongresmen i shquar i Amerikës, Belushi, vëllezër, artistë më të shquar të Holivudit, Ferid Murati, nobelist i Ame rikës, zbulues në medicinë dhe plot të tjerë,

Faruku, mbret i Egjiptit, Geog Tenet, udhë heqës i CIAS, i propozuar nga ana e Klintonit më 1997, Re xhis Filbin, udhëheqës i shout të shquar ,,Kush do bëhet milioner,,-i njohur si ,,Yll dhe ginis shqiptar në ekranin amerikan,, Ernesto Sabato, shkrimtar i shq uar i Argjentinës, me nënë  shqiptare  (,,Fakti,, 16. 03. 2009), Habib Burgiba, qeveritar  i Tunisit, poash tu,  me në në  shqiptare etj.

Sesa një pasqyrë e tillë, edhepse jo e plotë, arësye ton titullin e këtij teksti, nuk ka nevojë për  sqarim tjetër, edhepse, me përjashtime të vogla, anashka lova emrat e 12 perëndive, herojt e Luftës së Trojës, 24 perandorët romakë, 15 princër të Rumanisë, qin dra emra të tjerë të profesioneve të ndryshme, që kanë vepruar në  Greqi, Itali, Turqi, si kryeministra, kryetarë shtetesh, vezirë, arkitektë etj., në venat e të cilëve, ka cirkuluar, ose, akoma cirkulon, pak a shumë, edhe   gjaku i njerëzve tanë.

Këta, si dhe të mësipërmit, siç thashë në fillim, kanë qenë objekt i shkrimeve të mia,  gjë që vlen edhe për figurat më të shquara të Serbisë, si Car Dusha ni, me nënë shqiptare, që quhej Marta, e varrosur në Shkup, Stefan Nemanja-Nimani, Kara gjorgje Pet roviqi, udhëheqës i Kryengritjes së parë serbe,politi kanët dhe shkencëtarët më të shquar të Kroacisë, të dalë nga Arbasi i Zarës, etj., prandaj dhe, me ta, veprova në  këtë  mënyrë, gjë që nuk vlen për tek  stin në vijim.

Shënime të rralla nga biografia e  disa figurave të njohura shqiptare, sipas rendit alfabetik

Alan Shepard, kozmonaut i Amerikës,kuptohet, me origjinë shqiptare, i cili,  më 1971, zbriti  në Hënë, duke e shpënë atje Flamurin e Skenderbeut.

Alberti II,  mbret i Belgjikës, sipas  Aleksandar Don skit,ka patur origjinën e Samoilit  kurse ky nga Jus tinijani (Ilir-R.N). Pra, pa dashur, ky historian mb retin e Belgjisë dhe të Maqedonisë, i nxjerr me origjinë shqiptare!

Aleksandër Mojsiu, rolin e një drame të Tolstoit, e interpretoi 1.200 herë. Tatiana, vajza e Tolstoit, ka shkruar: “Ta shikosh Aleksandër Moisiun, është gjë ja më e madhe që teatri mund të të ofrojë një gjë të tillë,,.

Binak Shamata dhe  Napoleoni. Kishin  mësuar  në të njëjtën shkollë  ushtarake në Paris. Në një rast, Binaku, e fajësonte  Napoleonin që nuk kishte sjellje të mira me kolegët e vet, gjë që,  sipas Shamatës, ishte edhe një ndër shkaqet për disfatën së ushtrisë franceze në Afrikë, etj. Pra, ra në konflikt me Napoleonin, prandaj braktisi ushtrinë e tij dhe iu bashkangjit ushtrisë angleze, nën komandën e Lord Nelsonit.

Çajupi për Evën dhe Ademin: ,,Që të prishet njerëzia, të ndahet nga Perëndia, shejtani doli nga dheu, dhe Evën, vat e gënjeu. Edhe Eva, më pastaj, gënjeu burrën e saj. E këndisi fatzinë, të harrojë perëndinë. Që atë ditë, e që atë natë, burrat bëjnë ç’thonë gratë. Edhe gratë, qoftë lark, kanë shejtanë, në bark.”

Çajupi për Lekën e Madh: Aleksandri i Madh, qe burrë, me të madhe trimëri, Shqiptar, që s ’ gjedet kurrë, po s’  bëri gjë, për Shqipëri.

Çajupi: ,,Nëna qan djalin,, Bir, o bir, në luftë çde she? Pse nuk rije tek jeshe? Vajte në luftë e serdhe. Bir, o bir, u mbyll shtëpia, u shoftë e tërë Turqia. Djalërinë e trimërinë, si humbe për Shqipë rinë, po për Greknë e Turqinë,,.

Çajupi, për  Sulltanët: Jam sulltan, mbret i vërte të, shok të tjerë, skam në jetë, gjakëtor e zemërderr nga frika, më bëjnë nder. Dola nga fundi i Azisë, si rrebesh i Perëndisë, vrava, preva dhe shkretova, bo

tën me gjak, e mbulova.

Çajupi…Njerëzit i shkova në thikë, kush mbeti, rron me frikë...Nat e ditë gjak kërkoj, pa pirë atë, nuk mund të rroj. Pse su bë, nga perëndia, me një kokë, njerëzia, që ta prisnja, menjëherë, të mos mbeteshin të tjerë....,,

Çajupi, për pleqërinë: ,,Moj mike, çështë kjo punë, u plaka, e nuk më nje, kur të bëhesh ti si unë, nuk do jesh, si je. Po, me gjithë, pleqërinë, kam, dhe un lezet në botë, se ti ke bukurinë, unë kam zemër të ngrotë. Më duket se jam djalë, se ska pleqëri për mua, dhe shpirti kur të më dalë, moj mike, do të  dua,,.

Demosteni. Ky orator i shquar grek, sipas disave, me origjinë iliro-pellazge, gjatë një beteje  kundër Lekës së Madh, ishte zënë në një manaferë dhe me plaçka të grisura qendronte i  varrur në një   shkëmb  prej ku kërkonte mëshirë me duar të ngritura për pjetë. Sepse i merrej goja.

Dervish Hima, emri. Ky patriot i Ohrit, këtë emër e mban për shkak se vishej si dervish dhe si i tillë strehohej nëpër teqetë  e bektshianëve  të cilët i  adhuronte  pa masë. Frymëzimin e vet patriotik e ka fituar pikërisht nëpër ato Teqe, nga baballarët e tyre, por më tepër nga Naim Frashëri.

Dritëro Agolli. Në një shkrim të internetit, thuhet: ,,Kur Enveri, u prish me Hrushçovin, ky shkrimtar i shquar, i tha gruas së vet ruse: ,,Ik tani dhe thyej qafën me gjith djalin, se je bërë revizioniste e ma llkuar...!

Dritëro Agolli...,,Ajo,  uli kokën, mori djalin dhe plaçkat dhe u kthye në vendin e vet. Dritëroi për tu mburur shkoi te Enveri dhe i tha: ,,E përzura armi ken revizioniste...,, (gazetatema. net, 26 Nëntor, 2012).

Elena Gjika. Në moshën 15 vjeçare, ka për kthyer në gjermanisht “Iliadën” e Homerit. Gariballdi, e qua nte  Ylli i ndritshëm në qiellin e Shqipërisë”.

Elena Gjika... Vilën e saj të mrekullueshme, në rrugën “Leonardo Da Vinçi”, në Firencë, pas vdekjes, ia fali Institutit të shurdhmemecëve të atij qyteti.

Elena Qirici, shqiptare nga  Korça, në v.1965  qe mar tuar  me djalitn e një presidentit të Amerikës.

Emanueli III, mbret i  Luftës së Dytë Botërore, sipas Aleksandar Donskit, kishte origjinë nga dinastia Jus tinianit  (ilir-R.N).

Enver Hoxha “në  Ferizaj”. Në “Faktin” e 2 nëntorit, 2006, qëndron shkrimi i Elisabeta Ilnica, me titull “Ferizaj, aty ku hoxhallarët luten për Enver Ho xhën”, dhe teksti: “Në Ferizaj kanë arritur deri aty sa kanë bërë dhe iftar për këtë diktator,,.

Enver Hoxha...Kjo ka ndodhur më 16 tetor, 2005-ën, ku simpatizantë të ideologjisë së tij, janë mble dhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar që, një nga rrugët e Ferizajt, të marrë emrin e ishdiktatorit shqi ptar”.

Faik Konica, nga musliman në katolik. Ky poliglot i shquar, njohës i 16 gjuhëve, ishte i mendimit se Shqi përia mund të ecë përpara, vetëm nëse ktheht në fenë katolike, që ka patur babai Skenderbeut.

Faik Konica. Madje, ndroi vetë fenë islame, duke i shtuar emrit origjinal fjalët: Domenik Konica. Kur vdiq, në  xhep i gjetën vetëm 15 dollarë dhe 54 cent. Kjo ishte gjithë pasuria e tij.

Filipi II dhe qentë e Stambollit. Në literaturën historike thuhet, se, në momentin, kur vendosi të  sulmojë qytetin (atëhere-Bizant), filluan të lejnë qentë, kështu që, mbrojtësit e fortifikatave, zunë pusitë dhe, e shpëtuan qytetin.

Filipi II. Thuhet se, në atë moment, kur lenë qentë, ishte shfaqur një dritë e çuditshme e ndonjë me teori, e cila u mundësoi banorëve të Stambollit, t’i shëkojnë pozicionet e ushtarëve të Filipit dhe ta mbrojnë më mirë qytetin.

Gonxhe Bojaxhiu. Indira Gandi, për të, ka thënë: “Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndje jmë veten të vegjël, turpërohemi para vetvetes…”,kurse Bill Klin toni:

Gonxhe Bojaxhiut... “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.

Gjergj Fishta dhe shkrimtari  serb. Në një mbledhje të rëndësishme, ku ishte prezent patrioti ynë, merr te pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht.

Gjergj Fishta...Kur të gjithë u ulën për të filluar konferenca, Fishta ndënji në këmbë. Zotëri, a nuk keni karigë? -e pyeti drejtuesi i seancës. - Karrigën e kam, por nuk ka vrimë, ku ta fus bishtin, u përgjegj Fishta...”.

Gjon Kastrioti, feja. Sipas Sabri Godos, Gjoni, babaj i Skenderbeut, fillimisht ka qenë katolik, me emrin Gjon Kastrioti, pastaj u kthye në ortodoks, në fund, u bë musliman  dhe mori emrin Hamza. (Koha, 29. XI,  2008).

Hasan Prishtina, pasuria  e tij  në Selanik. Në rru gën Vasilis Ollga, rrëzë Detit, në qendër të qytetit, gjendet ndërtesa trekatëshe, pronë e tij. Ajo rre thohet prej një oborri gjigand me sipërfaqe rreth 1500 m. katëror, me një vlerë prej milion dollarësh.

Hasan Prishtina...Sot shtëpia është pronë shte tërore dhe funksionon si shkollë dhe institucion bamirës për personat shurdhmemec dhe të verbër, thuhet në  gazetën Koha, 25 gusht 2008, autor-Arben Llalla.

Ibrahim Temoja, në Veleshtë të Strugës, 1912. Sipas historianit Zejnulla Qyrës, në dimrin e këtij viti, në këtë fshat, ka qendruar një delegacion shqi ptar i erdhur nga Selaniku që të siguronte përk rahjen e shqiptarëve të Maqedonisë, lidhur me ku fijt e trojeve shqiptare.

Ibrahim Temo...kishte dhënë një letër, të cilën duhej ta nënshkronin veleshtarët dhe të përcak toheshin a janë për bashkimin me Shqipërinë apo me Serbinë. Këta s’patën guxim të nënshkruhen as për, as kundër, prandaj,  sipas historianit të nderu ar,

Ibrahim Temo, në shenjë revolti, e kishte hedhur në zjarr letrën e pa  nënshkruar dhe kishte thënë: “Ku rrë nuk kemi për të shpëtuar nga kauri”, me njerëz të tillë. Fjala është vetëm për ata që ishin prezent në atë mbledhje, e jo për tërë veleshtarët, mendoj unë.

Josif Bageri dhe Naim Frashëri. Aqë tepër e deshte Naimin, sa që kur recitonte vjershat e tij, vishej si bari dhe përmes zileve ose komborave, imitonte atë që thuhej në vjershë, në lidhje me bagëtinë dhe jetën në fshat në për gjithësi.

Josif Bageri. Ka patur 9 fëmijë, tre nga të cilët i vdiqën. Ai adhuronte tepër Lekën e Madh, prandaj edhe tre fëmijët e tij mbanin atë emër-Aleksandër-njofton Alush Kamberi në librin e tij Shqiptarët e Bullgarisë. Rekën e quante zemër të Shqipërisë. ,,Jo, unë këtu nuk du me dek, po në Shqypni, atje në Rek“.

Justini, më këmbë nga Shkupi në Stamboll. Ishte dai i Justinianit I, i shekullit të VI nga Shkupi, pra me origjinë ilire. Nga Shkupi në Stamboll ka shkuar më këmbë për të siguruar kafshatën e gojës. Atje u tregua aq i aftë në luftë sa që u bë komandant i shquar dhe në fund perandor, edhe pse ishte anal fabet.

Justini…Kështu që kur duhej të shkruante emrin në ndonjë dokument zyrtar, sipas shkencëtarit Ogust Baji, i vinin përpara një copë dërrasë me vija të cilat zavendësonin shkronjat e emrit të tij. Justini e ndih moi të nipin-Justinianin që të bëhet perandor pas tij.

Lazgush Poradeci, për ditën e parë të Kongresit të Alfabetit: ,,Ishte një e ftohtë e madhe  me dëbo rë...Prisnim në të dy anët e lumiit Dragor...Pak pak castesh, filluan të vijnë delegatët me llandone,  që i tërrhiqnin nga katër kuaj, të zbukuruar me flamuj kombëtarë  dhe, kuajve u kishin lidhur fjongo ku qezi,  nëpër këmbë.

Lazgush Poradeci...Sipër mbi një karroce, fluturonte një korb. Ndalon karroca dhe prej saj  del Çerçiz Topulli, i cili, e qëlloi me armën  që kishte me vetë dhe korbi  ra para këmbëve të Mihal Gramenos. ,,Të lumtë Çerçiz,, i thotë Mihali ,,Kongresi i ABC-së do na vejë mbarë,,.

Leka I-Zogu, shkollimi. Ky djalë i mbretit shqip tar, në fillim, ndoqi  mësimin në një shkollë angleze në Aleksandri të Egjiptit, pastaj  vazhdoi në Zvicër. Studimet e shkencave politike dhe ekonomike i vazh doi në Universitetin De Sorbone të Francës, ku ndoqi edhe kursin e gjuhëve orjentale.

Leka I, në Mekë i vështjellë në çarçaf. Në një shk rim të “Flakës” të 2 prillit, 2002, veç tjerash, thuhet: “Si musliman, princ Leka donte të bënte një pelig rinazh në Mekë. Ky vendim shkaktoi në konfuzion të madh në hotel, pasi ai

Leka I... nuk kishte një kostum të përshtatshëm të bardhë të pambuktë për ttrupin e tij dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme që rrobaqepësi ta bënte një gjë të tillë. Princ Leka papritmas, tha: “Më sillni mua një çarçaf…”.

Leka I Zogu, 1975, martesa. Dasmna madhështore, me 2000 të ftuar, u  zhvillua në një vend  afër Pa rizit, ku ishin prezentë Mbretëresha e Egjiptit Fa rida, Mbreti Simeon dhe Mbretëresha Margarita e Bullgarisë etj..

Mehmet Pashë Deralla, pasanik. Ky ministër i parë shqiptar i mbrojtjes në Qeverinë e Ismail Qemalit, bashkëshortes së vet i kishte blerë një këmishë që koshtonte 40 napoleona flori dhe si e tillë, siç thuhet, qendron në Muzeun e Tetovës.

Mihal Grameno, në hanin e Stenjës të Prespës. “Tymi ishte aq i madh, sa që, nuk shihnim dot njëri tjetrin dhe, lotët na vinin çurkë. Zoti i hanit, na kishte shtruar për darkë një lloj supe peshku me piperka, të cilat na i  ënjtën buzët një pëllëmbë dhe

Mihal Grameno... na ndezën aq shumë, sa që, mu nd të arrijmë në Manastir brenda 6 orëve në këm bë”. Përndryshe, kjo ishte rruga nga Korça për në Kongresin e Manastirit, më 1908.

Mihail Grameno, për Resnjën e v. 1908: “Në këtë orë, muarmë nga Nijazi beu një telegram me urime dhe më ftonte në Resnjë. Arabët, taliget e kuajt për të shkuar ishin gati, me qenë se edhe neve u bëmë 50 shpirt me shokët e Starovës e të tjerë, që na u bashku an, kështu, në të ngrysur, arrimë në Resnjë, ku po fes tohej në buçim të daulleve edhe të zurnave.

Mihail Grameno...Na kishin dalë për të pritur me dritat, edhe pastaj na përndanë nëpër konaket, duke mbetur unë, Çerçizi (Çerçiz Topulli-R.N.), Abdyli edhe Zamani në një konak, ku ardhi edhe Nijazi Beu dhe hëngrëm bukë sëbashku”.

Mihal Gramenua, për Nijazibenë thotë: “Nga fizio nomia e nga fjalët…mu duk një burrë i mirë dhe pa riot me të vërtetë, po, mjerisht, e kishin fituar Xhon Turqit.

Nevzat Halili, kryetar i parë i PPD-së. Patriot Luma

ni, në gazetën Koha, 31 dhjetor, 2009,, shkruan se Shefit Iljazi, nga politikanët, vetëm për Nevzat Ha lilin flet me respekt, sepse është i vetmi, sipas tij, që nuk bëri kompromise  me maqedonasit  në dëm të çësh tjes shqiptare,,.

Nexhat  Mustafa, nga Struga, gjatë v.1970,  Titos i kishte vënë qeleshin shqiptar në kokë. (Ajnush Mif tari, Tito me qeleshe në kokë)

Nijazi Beu, sipas Stefan Simiçit. Ky,, në kujtimet e tij, për këtë figurë historike, shkruan: ”Ishte njeri i rrallë, i aftë. I ndershëm, ka parë dhe ka njohur je tën moderne të Evropës.

Nijazi Beu...Kishte një lartësi të mesme, kons trukcion të fortë fizik, fytyrë të rrumbullaktë, me mustaqe të zeza, të dendura dhe të kthyera në drej tim të veshëve, me sy të mëdhenj dhe të gjallë të cilat tërhiqnin çdo njeri. Ishte oficer i bukur dhe inte legjent”.

Nikollë Koçari. Gjorgji Dimitrovi, në  varrin e  tij, më 1917, në Vjenë,  në emër të emigrantëve bullgarë, ven dosi kurorë me lule, në të cilën qëndronin fjalët: “Patri otët demokratë revolucionarë bullgarë, patriotit të shq uar shqiptarr-Nikollë Kaçori”.

Njegoshi. Për këtë sundues dhe poet të shquar i Malit të Zi, i shek.19, Millovan Gjillasi,  shkruan se rrënjët e origjinës i ka te fiset shqiptare (Lajmpres, 21. 06. 2016) Odiseu, i ,,çmëndur,,. Ai nuk deshte të shkojë në  luftë

kështu që, kur mori lajmin, lojti rolin e të çmendurit. Mirëpo, lajmëtari ishte shumë i zgjuar dhe e kup toi që bën hile, ia mori të birin peng dhe e hodhi në lumë. Odiseu menjëherë kërceu dhe e shpëtoi të birin, ashtu që u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai të marrë pjesë në luftë”.

Omer Xhemali, kardiolog dhe hirurg me renome botërore, në klinikën Universi tare të Frankfurtit brenda vitit  kryen 350 deri 400 operacione të zem rës-thuhet në një një shkrim të para disa viteve.

Pirrua i Epirit. Aurel Viktori, dietar i shek. IV, e cilë son me preardhje prej Akilit, nga e ëma, dhe e He rakliut nga i ati. Ishte kushëri i Lekës së Madh.

Qemal Ataturku. Në lidhje me origjinën e tij, shkon edhe  shënimi në vijim: “Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Tur qia.

Qemal Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye të listës vuri emrin e tij.-Zotëri, nuk e kuptoj përse e vutë emrin tuaj në këtë listë?!-pyeti sekretari i habitur.-E vura, sepse i pari që duhet të shpërngulem nga Turqia,jam unë,,.

Qenan Zija Be Manastiri, në Kongresin e Dibrës, 1909, propozoi që të flitet vetëm shqip, sepse, sipas tij, Dibra ishte puro-shqiptare.

Qenan Zija be Manastiri, pasanik. Ishte mjaft i pa sur nga çifligjet e tij, kështu që vetëm për ,,synet llëkun“ e djalit kishte shpenzuar përmbi 1.000 napo

leona flori.

Saimir Strati. Në gazetën Lajm, 14 nëntor, 2009, prezantohet shkrimi  me titull ,,Artisti shqiptar e përfundoi mozaikun për Majkëll Xheksonin,,- ,,Mbretit,, të muzikës,

Saimir Strati, duke  përdorur 300.000 brusha figura ti ve dhe se ky artist shqiptar është autor i mozaikut ,,Leonardo da Vinçi,, i punuar me gozhda,, etj. me çka ,, emri i tij tashmë është në Librin e Gjinishit,,.

Sali Berisha, kontriboi tepër në rrëzimin e diktaturës, futi vendin në NATO, hoqi vizat, përmes dy tuneleve, lidhi Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë etj.

Shaban Polluzha, nga Drenica ,,luftëtar i denjë për Shqipëri etnike,ithtar besnik i Ballit Kombëtar,,-shk ruan  Eugen Shehu dhe shton nuk pranoi propo zimin e Fadil Hoxhës që, forcat e armatosura të L.N.D. SH.Ç.B. të shkonin në Srem dhe, se si ai hapi burgun e Podujevës.

Shaban Polluzha...duke shpëtuar jetën e qindra shqiptarëve dhe niset përsëri në luftë.“U deshën dhjet ra orë betejë, mijëra fishekë e gjyle topi… mijëra ush tarë serbë e komunistë shqiptarë që të merrej jeta e tij”–konstanton Eugen Shehu.

“Shkalla e Skënderbeut”. Ky vend, me këtë em ër,sipas Kaim Kurtishit, gjindet në sinorin e fshatit Ladorishtë të Strugës.

Teuta Ilire. Ishte bashkëshorte e Agronit. Guximin e  fortë, e tregoi, veç tjerash, edhe në rastin kur Roma kërkoi prej saj të ndalojë veprimin e piratëve ilirë, kurse ajo, pa hezituar, refuzoi kërkesën.

Teuta. Edwin Jacqyes, shkencëtar francez,  shkruan se Teuta vrau një nga ambasadorët e Romës, jo për shkak të ndalimit të piraterisë ilire, siç thuhet në histori, por për shkak se ambasadori në fjalë kishte folur pa respekt ndaj saj.

Theodora, gruaja  e Justinianit ilir, nga frika se pas vdekjes mos e hanin gjarpërinjtë,  a amanet të va rroset me arkivol plumbi, mbi derën e kishës. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi.

Theodora…Gjarpërinjtë hapën dy vrima mbi derën e kishës dhe e hëngrën trupin e saj. Këto vrima ndo dhen dhe sot në derën kryesore të “Shën Sofijes” në Stamboll”, thuhet në një tekst të internetit.

Vangjel  Zhapa, si u bë milioner.  Bazën e tij të pasu risë,ky shqiptar nga ana e Gjirokastrës, e vendosi duke falenderuar  Princit rumun, Maruzi, të cilit  si mjek popullor, ia shëroi vajzën nga gangrena që kishte në këmbë dhe të cilën s’e shëronin dotë as specialistët më të njohur të asaj kohe.

Vangjel  Zhapa... Princi në shenjë falenderimi i dha tokë të madhe pjellore, mullinj, magacina, hane (hotele), shtëpi etj., të cilat diti si t’i shfrytëzojë. Në fund u bë edhe këshilltar pranë oborrit mbretëror të Rumanisë për probleme tregëtare. Ishte aktiv edhe në Revolucionin grek të vitit 1821.

Vangjel Zhapa, testamenti. Aty nga viti 1865, Vangjeli e la me porosi në testamentin e tij, që eshtrat t’i silleshin e t’i varroseshin në vendlindje-Lubovë, gjë që u realizua më 1887, 22 vjet pas vdek jes së tij. Pasuria e tij e madhe i mbeti në Turqi ku administrohej nga Patrikana e Stambollit. Me ven dim gjyqi dolën 60-70 vetë trashigimtarë të

Vangjel Zhapës... të cilëve u takonte nga 800 milion dollarë. Mirëpo për shkaqe të ndryshme, pasuria e tij mbeti në Rumani, Turqi e Greqi.

Vasilikia, gruaja e Ali Pashë Tepelenës, një nga fem rat më të bukura të kohës, sipas Arben Llallës ka qënë me origjinë shqiptare, nga ana e Konispolit.

Xhejms Berisha, pilot i shquar shqiptar  nga Kosova, i cili me avionin e tij privat ka shetitur tërë botën, ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, etj. thuhet në një tekst të internetit.

Xheladin Be Ohri dhe Zdrave.  Ky i dyti, kishte fal sifikuar para, prandaj shqiptari në fjalë, e dënoi me vdekje: ngulje në hu,  kurse një Turk e kishte dënuar me pushkatim, duke e varrur në litar, për shkak se kishte dhunuar një të krishtere, thuhet në një shk rim të internetit dhe shtohet se ky bej shqiptar, vobektëve u ndan te ushqim gratis, etj.etj..

Si përfundim

Në historinë e kombit tonë,  përveç Lekës të Madh dhe Skenderbeut, të cilit ishin objekt i  shkrimit tim të fundit,  publikuar në këtë portal, si burra shteti, kanë hyrë edhe mjaft figura të tjera, të cilat na veçojnë si popull, siç janë  Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet  Zogu, Fanoli dhe Ibrahim Rugova, Këta, janë objekt i një dorëshkrimi im, gati për bo tim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Nexhipi: Amerikanët për shqiptarët dhe anasjelltas

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora