Mendime
Enver Bytyçi: Dje president, sot në Hagë. Sot kryeministër, nesër në qeli!
E enjte, 16.07.2020, 08:16 PM
Dje president, sot në Hagë. Sot kryeministër, nesër në qeli!
Nga
Enver Bytyçi
Guenter
Kunert në një nga esetë e tij të titulluar "Shkrime" botuar në vitin
1972 thoshte se bota ndryshon dhe se ajo është gjithnjë në lëvizje. Për ta
ilustruar këtë ide ai merr si shembull rastin e një peme. Dhe për ta dëshmuar
këtë ndryshim shkruan se "Dje ishte një pemë, sot është një copë dru dhe
nesër do të jetë hi"! Më tej, duke ilustruar këtë me të vërtetën, Kunert
shkruan se pema ishte e vërteta e djeshme, druri është e vërteta e sotme dhe
hiri do jetë e vërteta e nesërme.
Guenter
Kunert në një nga esetë e tij të titulluar "Shkrime" botuar në vitin
1972 thoshte se bota ndryshon dhe se ajo është gjithnjë në lëvizje. Për ta
ilustruar këtë ide ai merr si shembull rastin e një peme. Dhe për ta dëshmuar
këtë ndryshim shkruan se "Dje ishte një pemë, sot është një copë dru dhe
nesër do të jetë hi"! Më tej, duke ilustruar këtë me të vërtetën, Kunert
shkruan se pema ishte e vërteta e djeshme, druri është e vërteta e sotme dhe
hiri do jetë e vërteta e nesërme.
Po
ta krahasojmë situatën në Kosovë shohim të njëjtën kurbë të ndryshimit dhe
lëvizjes sa i përket dialogut me Serbinë. Dje bisedohej me Hashim Thaçin, sot
bisedohet me Abdullah Hotin. Dje bisedohej në Uashington, sot në Bruksel. Dje
ishte në rend ditë shkëmbimi i territoreve, sot është në rend dite një zgjidhje
tjetër e konfliktit. Ndërkaq dje Hashim Thaçi ishte në zyrën e presidentit të
Kosovës dhe merrte në pyetje vartësit e tij, jepte urdhëra dhe madje dhe
direkativa. Sot e katër ditë ai është president, por ushtron të kundërtën e
autoritetit të presidentit. Ai jep llogari në gjykatën speciale, jo pak, por
gjashtë orë në ditë. Aleksandër Vuçiç dje ishte president i një shumice
relative në Serbi. Sot është një presidenti i shumicës absolute. Dje ai ishte
mësuar ta administronte një shumicë tjetër parlamentare, sot është në konfuzion
dhe nuk di se çfarë do të bëjë me shumicën absolute. Ndërsa miku i tij në
Tiranë, Edi Rama, dje ishte i kudondodhur. Sot është i vetmuar. Dje "u
jepte mend" Europës, Amerikës e Ballkanit, madje edhe Putinit për
konfliktin në Ukrainë. Sot i jep mend vetëm Myslim Murrizit dhe Rudina
Hajdarit, por edhe me këta ka konflikt. Dje ishte "babai i kombit"
dhe me një urdhër i mbylli njerëzit në shtëpi, sot nuk di çfarë të bëjë edhe
pse shifrat e të infektuarve me COVID-19 janë tre fishuar. Dje tallej në
foltore me ambasadorët e huaj, sot ua ka harruar emrin atyre, sepse nuk i ka më
në krah. Dje bënte shou me atlete në tapetin e kuq në kryeqytetet europiane.
Sot ia kanë ndaluar që në këto vende të kërkojë azil, jo më të kërkojë shpëtim!
Ajo
që Kunert e trajton në vijën lineare si të vërtetë të ndfryshimit, duket qartë
se ka nis të ndodhë në Shqipëri, në Kosovë dhe në rajon. Nesër do të thuhet se
Hashim Thaçi dje ishte president e sot është në Hagë. Do të shkruhet për Edi
Ramën se "dje ishte kryeministër e sot është në bankën e të
akuzuarve"! Oreksi i madh për pushtet, para e pasuri i çoi prapa hekurave!
Do të thuhet për Aleksandër Vuçiç se "Dje ishte president i Serbisë, por
që tamahu i madh politik ia zu frymën"!
Duke
u rikthyer te fabula filozofike e Kunert shkojmë më tej, të lidhja që ndryshimi
ka me mjetin e përdorur. Që pema të bëhet dru na duhet sopata ose sharra. Që
druri të bëhet hi, na duhet zjarri. Pra ndyshimi nuk vjen vetiu. Kërkohen mjete
të caktuara për ta arritur atë. Nëse gjykata speciale ishte mjet për të
ndryshuar ekuilibrat e bisedimeve Kosovë-Serbi, protestat e fuqishme dhe
revolta popullore mund të bëhen mjet i ndryshimit dhe rrotacionit të pushtetit
në Shqipëri.
Martin
Walser na ndihëmon se si duhet t'i kuptojmë dhe interpretojmë këto ndryshime.
Brenda këtyre zhvillimeve gjen disa kategori. Hermenautika trikëndore është ajo
që na bën me dije se kuptimi i këtyre zhvillimeve sqarohet nëse analizojmë tri
këndet që përmendëm më lart. Këndi numër një janë aktorët në lëvizje që po
ndryshojnë cilësinë dmth gjendjen e tyre politike e sociologjike. Këta janë
përkatësisht Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Të dytët janë
faktorët e brendshëm, të cilët veprojnë për shkak të peshës së pushtetit dhe të
pasurisë që të tre ata i ka zënë poshtë vetes, por që kanë prishur dhe
ekuilibrat e pushtetit, politikës dhe gjendjes social-ekonomike të këtyre
faktorëve. Të tretët janë aktorët ndërkombëtarë, sidomos ata europianë. Këta të
fundit përcollën diku nga larg e diku nga afër, herë me besim dhe herë me
skepticizëm, metamorfozën e ndryshimit, pra procesin e shndërrimit të këtyre
tre liderëve ballkanikë nga "shpresë për ndryshime në rajon", në
"problem për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në vendet e tyre e në
rajon"!
Tashmë
mbetet thjesht maturimi. Por edhe kjo është e kondicionuar në masë të madhe se
cili do të jetë ndryshimi që do vijë. Aktorët në ikje, të cilët janë bërë
pengesë ezhvillimit të përgjithshëm dhe mbartin me vete mëkate të shumta, do të
përpiqen ta marrin me vete në ferr edhe fatin e kombeve të tyre, apo do të mund
të largohen pa trauma civile?! Edi Rama duket se kërkon t'i shkojë deri në fund
çmendurisë së vet. Hashim Thaçi ka kuptuar se tashmë është me shpatulla pas
murit dhe nuk ka ku shkon më tutje. Ndërsa Aleksandër Vuçiç, ndryshe nga dy
shqiptarët kryeneçë, e ka një zgjidhje: Ta marrë vendin e tij e ta çojë përsëri
përtej Uraleve!
Fundi
i gjithë këtyre ndryshimeve është i dukshëm: Thaçi nga president në qelinë e
ngrohtë të burgut të Hagës. Rama nga zyra e kryeministrit në qelinë e ftohtë të
burgut të Shkodrës (Gjithnjë nëse Lulzim Basha do jetë i vendosur për të mos
bërë marrëveshje në tavolinë). Aleksandër Vuçiç do të përfundojë me azil në
Moskë! Këto janë të vërtetat e djeshme, të sotme dhe ato të së nesërmes, nëse i
referohemi kategorizimit të Linert. Le të presim e t'i shohim sa më shpejt këto
ndryshime cilësore, të cilat nuk ndodhin vetëm me pemën, drurin dhe hirin, por
ndodhin me çdo qenie që mërr frymë. Nëse liderët politikë e kuptojnë
përkohshmërinë e madje ndryshimin objektiv që ndodh në këtë përkohshmëri,
atëherë ata do të ishin më të përgjjegjshëm për fatin e kombit që udhëheqin si
dhe për fatin e tyre personal!