Mendime
Hilmi Saraçi: Tri figura të shquara në vend të Hashim Thaçit
E diele, 19.07.2020, 09:49 AM
Tri figura të shquara në vend të Hashim Thaçit
Nga
Hilmi Saraçi
Këto
ditë jemi deshmitar të disa ngjarjeve të vecanta për shtetin e Kosovës: për të
ardhmen dhe përspektivën e saj në vënd dhe në arenën nderkombetërë . Pra
,ngjarje me rëndësi të vacantë ishte (Janë) akuzat e ngritura nga
Tribunali i Hagës kundër Hashim Thaqit
dhe Kadri Veselit, si dhe rifillimi i
negociatave me Serbinë.Pa hyrë në detaje
për këto iniciativa të Tribunalit të Hagës dhe negociatave me Serbinë duhet
konstatuar se këto akuza nuk janë të drejta sidomos në formën e paraqitjes dhe
të ngritjes se aktakuzës, prandaj kjo mangësi por edhe të tjera mangësi të
këtij lloji damtojnë të akuzuarit , respektivisht shtetin e Kosovës dhe
UCK-në që luftoi drejt për lirinë dhe
pavarësin e Kosovës… Mirëpo në këto moment duhet konstatuar pa ndonjë rezervë
se c’duhet bërë tani kur një presidenti të shtetit i është ngritur akuzë për krime, edhe pse të pa
konfirmuara nga gjykata përkatëse ku presidenti deklaron se nuk do të jap
dorheqje pa konformim të gjykatës. Prandaj a duhe në këto raste presidenti të
japë dorëheqje?... Mendoj se pa u thelluar në këto akuza mjaft të rënda dhe si të tilla që e lëkundin mjaft pozitën e
tij si president i shtetit të Kosovës, pa marr parasysh se ndoshta në fund do
të dalë i pastër… Pa u bazuar në të gjitha këto Hashim Thaqi duhet të jap
dorheqje se paku moralisht duke treguar menquri dhe aftësi si burrështetas se
me akuza të ngritura, pa u bazua si janë ato të ngrituta është e pamencur të
mbetet president në të ardhmen. Për të gjitha këto sqarime unë mendoj se duhet
menjëherë të mendohet se kush mund të zgjedhet në vend të Hashim Thaqit për
president. Për zgjedhje në vend të tij , si disa të tjerë mendoj, se tri
figura me rëndësi të vecantë mund të
zgjedhen në vend të Thaqit. Këto figura janë me dinjëtet dhe autoritet të
vecantë për vendin dhe për Bashksinë Ndërkombëtare.
Këto
tri zonj. Janë ,si pas mendimi tim, të
përgatitura për ta udhëhequr shtetin e Kosovës. Biografia e tyre është mjaftë e
dalluar me suksese në udhëheqje dhe për shtetndërtimin e Kosovës…
1.
Edita Tahiri është njëra ndër
personalitet politike që ka qenë e përfshirë pothuajse në të gjitha proceset e
shtetëndërtimit. Ka lindur në Prizren, në një familje patriotike dhe
arsimdashëse. Babai i saj ishte aktivist për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,
ndërsa nëna e saj ishte nga Kukësi. Prindërit e saj ishin martuar në kohën e
Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur
kufijtë. Më pas kufijtë janë mbyllur dhe nëna ime ka ndërruar jetë pa u parë më
familjarët e saj, “Babai im është burgosur në kohën e Rankoviqit, kur
politikanë e patriotë janë marrë në burgje dhe janë torturuar me mënyra
çnjerëzore. Babai im është torturuar deri edhe me kurora elektrike në burgun e
Mitrovicës së Sremit. Babai i saj nuk
arriti të shoh angazhimin e saj në politikë. Por u kishte lënë amanet që
asnjëri të mos anëtarësohej në Partinë Komuniste…/
2.
Vlora Çitaku është një politikane
dhe diplomate shqiptare në Republikën e Kosovës, aktualisht ambasadore e
Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Paraprakisht ishte Konsull i Përgjithshëm
i Republikës së Kosovës në Nju Jork
Vlora
Faik Citaku është e lindur në Bajçine,Komuna e Podujeves dhe jeton në
Prishtinë. Çitaku ka të mbaruar një MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të
angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie
perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999. Çitaku po ashtu
shërben në një bord bamirësie në Kosovë që angazhohet për mbrojtjen e grave nga
dhuna në familje.Vlora Çitaku më herët ishte ministre e Integrimit Europian,
ish zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë pas prishjes së
koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku ishte ministërja e dytë për Integrim Europian
që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009.[6] Para
kësaj ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe
Zëvendësministre e Punëve te Jashtme, në një ministri të themeluar tek pas
shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Znj. Çitaku ka ndihmuar edhe në themelimin
e Ministrisë, në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në
përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale e multilaterale, siç është edhe
Këshilli i Sigurimit i KB.
Çitaku
po ashtu ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e
Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ka qenë e angazhuar në komisionet
parlamentare për punë të jashtme dhe integrim europian. Ne zgjedhjet e fundit,
Znj. Çitaku është zgjedhur si një nga kandidatet më të votuar në partine e
saj.Ajo po ashtu është anëtare e Kryesisë së partisë më të madhe politike në Kosove,
në të cilën u anëtarësua që nga zanafilla e saj ne vitin 1999. Më herët ishte
zëdhënëse e partisë, këshilltare për media si dhe zyrtare ndërlidhëse me
bashkësinë ndërkombëtare.
3. Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17
maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të
mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes.
Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të
Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në
Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve
ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si
profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës
Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta:
Përvoja e Kosovës”.
Në
përbërjen e Kuvendit të kaluar ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të
Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e
Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma
Kushtetuese në Kosovë. Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2019 u zgjodh deputete
e Kuvendit të Kosovës. Aktualisht është kryetare e Kuvendit të Kosovës.[2]
Krahas
ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy
vajzave binjake.