Mendime
Xhemal Ahmeti: Magjia e gurëve të Rugovës dhe mungesa e shkronjave
E marte, 21.07.2020, 07:59 PM
Magjia e gurëve të Rugovës dhe mungesa e shkronjave
Nga
Xhemal Ahmeti
Ǒdonte
ish presidenti Ibrahim Rugova me atë gurin mineralik (të madhësive të ndryshme)
që ia dhuronte çdo personaliteti global që takonte? Çka u thoshte? „Kur të na
zhdukin krejtë dhe ti donë të na përkujtosh e mendosh se ishim njëherë shikoje
këtë gur të tokës së djegur kosovare“? Me siguri jo në stilin: „a zhduket ky
gurr poaq mund të na zhdukin ne“ apo „na pushtoni se jemi të pasur“. Një
politikan i njohur gjerman, gjatë një vizite në zyrën e tij para bombardimit të
NATO-s, e para gjë që na tregoi kur hymë aty ishte një gurr i tillë. Me plotë
krenari morri gurrin në duar dhe: „Këtë gurr ma ka dhuruar Rugova“ dhe nuk ia
hoqi sytë, i përhumbur në të për disa sekonda. Pastaj na tregoi se mendoi në
fjalët e liderit kosovar gjatë dhurimit, deri sa shikonte mineralin.
Ai
libri serb në praninë e atij funksionarit të BE-së, që mëton të mashtrojë për
mbrojtjen e Europës nga invadimi islam (Serbia ka qenë më e privilegjuara nga
osmanët nga fillimi e deri në fund) tërboi opinionistët dhe politikanët
shqiptarë. Si duket ata nuk u tërbuan me librin e autorëve serb, por më shumë
nga inati se vetë s‘kanë ç‘të dhurojnë: as gurr as libër për historinë e tyre,
e cila është shumë më prekëse dhe shumë më bindëse se çdo rrëfim serb. Pse nuk
kanë? Apo kanë dhe nuk i përkthejnë nga inatet ideologjike, personale? Serbët
bëjnë çmos që ta rimashtrojnë botën për t‘i mbuluar krimet e tyre të agresorit.
Do të bënim edhe ne po të ishim në vendin e tyre? Jo. Shqiptarët nuk e bëjnë as
atëherë kur s‘dinë se ku i kanë kufomat e lere më në kushte tjera. Paaftësia
nuk asryetohet duke sulmuar tjetrin pse është i aftë - qoftë edhe i natyrës
mashtruese dhe diabolike.
Pasi
shqiptarët janë siç janë le të vazhdonin së paku traditën e atij gurit që ua la
Rugova, ngase magjia dhe pesha e tij bëri aq shumë elita të botës për vete.
Ishte një gur që kishte efektin më të madh se gjitha librat e botuara në shqipe
që nga viti 1945 e deri sot.