Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Magjia e gurëve të Rugovës dhe mungesa e shkronjave

| E marte, 21.07.2020, 07:59 PM |


Magjia e gurëve të Rugovës dhe mungesa e shkronjave

Nga Xhemal Ahmeti

Ç‘donte ish presidenti Ibrahim Rugova me atë gurin mineralik (të madhësive të ndryshme) që ia dhuronte çdo personaliteti global që takonte? Çka u thoshte? „Kur të na zhdukin krejtë dhe ti donë të na përkujtosh e mendosh se ishim njëherë shikoje këtë gur të tokës së djegur kosovare“? Me siguri jo në stilin: „a zhduket ky gurr poaq mund të na zhdukin ne“ apo „na pushtoni se jemi të pasur“. Një politikan i njohur gjerman, gjatë një vizite në zyrën e tij para bombardimit të NATO-s, e para gjë që na tregoi kur hymë aty ishte një gurr i tillë. Me plotë krenari morri gurrin në duar dhe: „Këtë gurr ma ka dhuruar Rugova“ dhe nuk ia hoqi sytë, i përhumbur në të për disa sekonda. Pastaj na tregoi se mendoi në fjalët e liderit kosovar gjatë dhurimit, deri sa shikonte mineralin.

Ai libri serb në praninë e atij funksionarit të BE-së, që mëton të mashtrojë për mbrojtjen e Europës nga invadimi islam (Serbia ka qenë më e privilegjuara nga osmanët nga fillimi e deri në fund) tërboi opinionistët dhe politikanët shqiptarë. Si duket ata nuk u tërbuan me librin e autorëve serb, por më shumë nga inati se vetë s‘kanë ç‘të dhurojnë: as gurr as libër për historinë e tyre, e cila është shumë më prekëse dhe shumë më bindëse se çdo rrëfim serb. Pse nuk kanë? Apo kanë dhe nuk i përkthejnë nga inatet ideologjike, personale? Serbët bëjnë çmos që ta rimashtrojnë botën për t‘i mbuluar krimet e tyre të agresorit. Do të bënim edhe ne po të ishim në vendin e tyre? Jo. Shqiptarët nuk e bëjnë as atëherë kur s‘dinë se ku i kanë kufomat e lere më në kushte tjera. Paaftësia nuk asryetohet duke sulmuar tjetrin pse është i aftë - qoftë edhe i natyrës mashtruese dhe diabolike.

Pasi shqiptarët janë siç janë le të vazhdonin së paku traditën e atij gurit që ua la Rugova, ngase magjia dhe pesha e tij bëri aq shumë elita të botës për vete. Ishte një gur që kishte efektin më të madh se gjitha librat e botuara në shqipe që nga viti 1945 e deri sot.