Mendime
Enver Bytyçi: "Qeni" i Milosheviçit ia injektoi instiktet e veta edhe Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, por jo Abdullah Hotit!
E diele, 19.07.2020, 11:57 AM
"Qeni" i Milosheviçit ia injektoi instiktet e veta edhe Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, por jo Abdullah Hotit!
Nga
Enver Bytyçi
Të
enjten e kaluar u zhvillua takimi i parë direkt midis kryeministrit të Kosovës,
Abdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ishte një takim
ndryshe për Abdullah Hotin, por jo ndryshe për Vuçiç.
Presidenti
i Serbisë ishte mësuar të kishte përballë një kone të veten, presidentin e
Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e tërhiqte në skutat e errëta të programeve dhe
progromeve antishqiptare. Të enjten e kaluar ai pati përballë tij dikë tjetër,
një njeri të urtë, të drejtpërdrejtë, të pa sherr, një njeri të pakapur e jo
inatçor, pra kishte para tij një personalitet, të cilin nuk mund ta tërhiqte në
skutat e veta të diversionit antishqiptar.
Unë
kam qenë skeptik për zotin Hoti, sepse besoja që ai do të vazhdojë rrugën e
Thaçit në dialogun me Serbinë. E mendoja këtë jo se kryeministri i sotëm i
Kosovës ishte i kapur e mund të diktohej nga Beogradi dhe njeriu i Vuçiç në
Prishtinë, por se ai më dukej i pavendosur dhe mendoja se ia dedikon postin që
mban presidentit në largim. E dija se ka urtësi te ai, por jo edhe vendosmëri.
Nëse Abdullah Hoti ia shton urtëissë së tij edhe vendosmërinë gjakftohtë,
atëherë ai e ka sfiduar presidentin serb dhe e ka fituar betejën me Beogradin.
Takimi
i parë, pavarësisht provokimeve të Vuçiç dhe mosreagimeve të zotit Hoti, ishte
edhe fitorja e parë e kryeministrit të Kosovës. Ndryshe nga Hashim Thaçi, ai
për herë të parë ia parashtroi në tavolinë Serbisë gjetjen dhe identifikimin e
të pagjeturve të masakruar nga makineria ushtarake e policore e Serbisë në
luftën e Kosovës. Për herë të parë ia parashtroi atij dëmet që i janë shkaktuar
ekonomisë së Kosovës në atë luftë. Po për herë të parë u bë temë diskutimi
vjedhja e fondit të pensioneve dhe kapitalit bankar të Kosovës nga ana e
Servisë. Hashim Thaçi kishte evituar, sidomos në tri vitet e fundit, kur
promovonte ndarjen e Kosovës, që këto çeshtje t'i trajtonte përballë shefit të
tij, Aleksandër Vuçiç.
Abdullah
Hoti, ndryshe nga Hashim Thaçi, nuk shkoi në takim me duar në xhepa, i
papërgatitur e si mumje, sepse kishte vendosur që të të drejtën e vendit të vet
në atë tavolinë. Ai mbante në duar detaje të çeshtjeve në diskutim, madje me
siglën e stemën e Republikës së Kosovës. Ndoshta ky fakt e bëri nervoz
Aleksandër Vuçiçin, kur u shpreh se Kosova e Metohija është një krahinë
autonome e Serbisë. Ndërkaq ky provokim kaloi pa ndonjë reagim verbaltë dukshëm
të zotit Hoti dhe kundërshtarët e tij e shfrytëzuan këtë fakt për ta sulmuar
atë.
Në
fakt heshtja ose elokuencae Hotit e ka vrarë më shumë egon e Vuçiç. Europianët
kanë mbajtur shënim sjelljen e Vuçiç si dhe pyetjen e tij bërë zotit Hoti, nëse
ky di të flasë serbisht ose jo? Kjo do të thotë se shefi i shtetit serb, shpesh
herë ka folur serbisht me shefin e shtetit të Kosovës, me qëllim që të fshihen
përballë europianëve, që nuk e dinë serbishten. Përgjigja e zotit Hoti ishte
mospërdorimi i serbishtes nga ana e tij në bisedime.
Kjo
elokuencë e kryeministrit të Kosovës e ka xhindosur presidentin e Serbisë. Ndaj
dhe kur mbërriti në Beograd e krahasoi atë më "qenin e Pavllovit"!
Ne
fakt fakt presidenti i Serbisë është vetë "qeni" i Pavllovit e
njëkohësisht "qeni" I Mollosheviçit, sepse është ai që nuk e ka
harruar instiktin e provokimit kundë shqiptarëve. Eshtë ai që mban të njëjtin
qëndrim kundër Kosovës si atëherë kur ishte ministër informacioni në qeverinë e
Milosheviçit. Ishte dhe është Aleksandër Vuçiç që nuk i ka zbutur reflekset e
"qenit" të Milosheviçit dhe të Qosiqit për ndarjen e Kosovës.
Fatkeqësisht sëmundjen e qenit të Pavllovit Vuçiç ia injektoi së pari
kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe më pas presidentit të Kosovës,
Hashim Thaçit! Por shpresoj se nuk do të mundë që ta injektojë me këtë instikt
kryeministrin aktual të Kosovës, Abdullah Hotin!