Kerko: a
Përparim Hysi: E gjeta, Vangjel!
E diele, 12.07.2020, 07:45 AM
E
gjeta,VANGJEL!
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Kjo
"batutë" nga "14-vjeç dhëndërr" të ÇAJUPIT i shkon pas shtatit këtij tregimit tim. Kam plot
pesëdhjetë e dy vjet që kërkoj ta gjej dhe, më
së fundi,e gjeta. E gjeta dhe u gëzova njëherësh. Dhe për të shuar,sado
pak,kurreshtjen e lexuesëve, më ndiqni më poshtë.
* * *
Ka
ndodhur në pranverë të vitit 1968 dhe,ngaqë kam qenë dëshmitar okular, jo vetëm
nuk e harroj,por kam arsye ta kujtoj sikur ka ndodhur dje. Ky vit (viti 1968)
nuk qe i mbarë fare për mua. Jo më kot nuk thuhet:- Mos u gëzo,o i gëzuar! Unë
më 27 dhjetor 1967 qeshë liruar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe,si
gjithë të liruarit,qeshë mbushur gëzim. Qeshë paraqitur në seksionin e
arsmit,kisha marrë vendimin për të filluar në shkollën e fshatit tim të lindjes
dhe, ngaqë shkollat kishin pushimet semestrale, prisja datë 12 janar 1968. Me
drejtorin e shkollës isha marë vesh dhe
për lëndët që do jepja. Më datën 12 janar u nisa për punë dhe qeshë mbushur me
emocione pozitive dhe sikur më bëhej pas veshëve ajo kënga "Me gëzim po
shkoj në punë". Mbrita në shkollë dhe,ndërsa përqafohesha me kolegët(më
njihnin dhe i njihja), më thërret drejtori.
-Dëgjo,-
më tha ai,-kam urdhër nga shefi që ti duhet të nisesh për në seksion. M'u pre
gëzimi në mes dhe unë qeshë mësuar me zbatim urdhërash (a nuk po kthehesha nga
USHTRIA ku bëra tri vjet të mira?),ndaj shalova biçikletën dhe frymën në Fier. Misteri më ndiqte si hije
nga pas,por kishte dhe më keq. Sa hyra tek shefi,ky më priti me këmbët e para:-
Komiteti Ekzekutiv ka vendosur të të pushojë nga puna për biografi!!! Më ra
tavani mbi kokë. -Po unë i kam shkruar në atë modelin që plotësojmë,ato që kam
në biografi.
E,
pastaj,- shtoi tërë mllef, do na mbushësh mendjen me ç'ke shkruar. Megjithatë,-
shtoi ai,- hajde pas meje tek Sekretarja e Komitetit Ekzekutiv, shoqja M... I
rashë pas shefit dhe,ashtu siç kërceu prifti nga belaja, hyra tek shoqja M...
-Ky
është ai,për të cilin kemi vendosur që të shkojë në prodhim.
Shoqja
M..., mend klaoi në orgazëm, kur më
tha:- Ti je nip armiku dhe, kur të
lodhesh në kazmë, ktheu në shat!!! Pikë e zezë! M'u kujjtua një oficer
nga DIBRA që më thosh:- O Përparim, o të lënça ZOTIN! A e di si thami ne në
DIBËR? Vajti Shyta për brina dhe la dhe
veshët në ta!!! Kjo thënie m'u kujtua,ndëra mbaja në duar shkresën
e"brinave".
E,
sa kam bredhur me atë shkresë në duar, duke kërkuat të drejtën time. Në komitet
ma dhanë mandatën dhe u drejtova në komitet të partisë. Përgjgija:-Është
vendimi i komitetit dhe do ta zbatosh pa një,pa dy. Ngaqë nuk zgjidha punë në
Fier,filloi kalvari im në Tiranë. Në Ministri të Arsimit, në Kryeministri, por
sistemi i atëhershëm, sidomos për ne,si puna ime "me hije në
biografi", punonte si sahat "Omega". Kur përgjegjësii i zyrës së
ankesave më tha:-Je munduar kot dhe vëre
si vëth në vesh:- Do zbatosh vendimin e komiteti Ekzekutiv të Fierit,se nuk e
urdhërojmë ne Fierin. Ky.tek gogësinte i kënaqur që tallte një si puna ime,
ndërkaq më ktheu kurrizin dhe as që pyeti,kur protestova:- Mos po ankohem në Libofshë,se
Libofsha nuk ka ç'i bën Fierit!!! Veterani u përtyp sikur po i bënte gargarë gojës dhe qe gati të më hante
të gjallë. Zbrita shkallët dhe me inatin mbi hundë dhe me poshtërimin në
kurriz, i bëja gjyq vetes.
Ç'faj
kisha bërë, vallë? Ky ece-jakë imi,vazhdoi deri
aty nga fundi i marsit 1968.
* *
*
Këtë
fundmarsi u drejtova në Komitet Qendror
dhe,ngaqë nuk takova qoftë dhe një nga sekretarët se për të parin(Enver Hoxhën)
as që bëhej fjalë, shkrova një letër për Enver Hoxhën dhe,sado e sigurtë do qe
rekomande, unë,ngaqë i kisha humbur shpresat, e postova me një pulle të
thjeshtë(me dylekë egjysëm). Tek mija,qindi,-
vendosa. E quajta si"punë të mbaruar" dhe të nesërmen preva biletën
për autobuzin Tiranë-Gjirokastër, i vetmi mjet që më zbriste tek dera e
shtëpisë. Banoja në MBROSTAR-URA të Fierit dhe shtëpinë 20-çapa nga xhadja. U
nisëm me Satën të mbushur plot. Unë isha mu në kolltukun e fundit dhe,siç
ndodhte kudo, pasagjerët flisnin me njëri-tjetrin
Shoferi,
përbri në ndënjësen e parë, kishte një Zonjë plot sharm! Sa ta shihje,aq të
ikëte mendja. Unë qeshë 25-vjeç dhe, tek e kundroja nga larg, atë bjondinë aq
të bukur e ngjasoja me HELENËN e TROJËS dhe thosha:-Për një të tillë,e vlen
qoftë dhe një luftë. Duke parë një zonjë kaq të bukur, bindesha se HELENA nuk
ka qenë një sajesë apo mit,se ja tek është:e bukur, impozante si një tulipan në
lulëzimin e tij të plotë. Kur kaluam
urën e Rrogozhinës,filloi të vesonte një shi. E ndiqnim nga xhamat dhe, një
pasagjer (duket nga Tepelena), ia tha si për vete:-Ra një shi e zbuti dhenë/ra
pashai në Tepelenë. Unë ndiqja me sy vetëm shoferin që,ndërsa
ngiste"satën", vazhdonte bisedën me atë bjondinën e bukur. E kishim
marrë kthesën për të dalë nga Lushnja
dhe,sa kaluam atë vendin ku u ngrit
fabrika e letrës, uuuuu,- u dëgjua një ulërimë (gratë qenë që lëshuan kujen)
dhe "Sata" mbasi u mbështet me frocë tek një ekualipse, u përmbys mbi
një kanal që ndante xhaden me fshtin, mu në krah të djattë,kur shkon nga
Lushnja në Fier dhe disa çapa larg nga fshati SAVËR që ishte sektor ferme.
Lemeria e grave e ngriti kurbën,kur panë që dera nuk hapej. Nuk po e merrte
veshi i pari të dytin dhe unë pashë që xhami në formë elipse prapa
"satës" doli kllup (qe prej peçiklasi) dhe nga kjo derë mbi derë,
dola i pari nga pasagjerët, u futa në ujën e kanalit dhe,kur dola në xhade,
bërtita:- Të varet shoferi!!! Ndërkaq,përmbysjen e panë punëtorët e fermës dhe
burra dhe gra u lëshuan në ndihmë të fatkeqëve. Shpërthyen derën dhe,kur po
ndihmonin, pashë që dëmin më të madh e kish marrë ajo:HELENA e bukur dhe,veç
saj, një pasagjer të cilit i plagosi dorën arka e filmit(se Sata qe edhe si
postë kinemaje). HELENA që dgoditur në kokë dhe dihen pasojat e goditjeve të
tilla. Kur u"qetësuan" gjakrat, unë qeshë nga të parët që
dëshmova:-Nuk kish faj shoferi,por xhadeja qe si gjalpë nga shiu dhe,ndërsa ata
të policisë, bën matjet e tyre, ne e
vazhduam rrugën me po atë"Satë". Unë zbrita në shtëpi dhe, kur
tregova ç'më kish ndodhur, gratë njëzëri:- E shkreta ajo se koka është me
zarar.Ime ëmë e theri një pulë të zezë për mua. Kur zbrita më mbetën sytë mbi
atë HELENËN e bukur që,pa qenë në Trojë,desh u bë kurban. Gjithmonë ndërvite
mendoja:-Vallë, ç'ka ndodhur me atë HELENËN e bukur në atë fundmarsi në vitin
1968?
* *
*
Duke
notuar nëpër internet,gjej një shkrim enkas për këtë HELENËN. Qenka mjeke
dhe,ngaqë kish "hije në biografi",sado një nga specilastet më të mira
të vendit, e kishin dërguar në Gjirokastër. Dhe,sado që rron edhe sot e ksaj
dite, vuan pasojat e atij aksidenti aq fatkeq. Kur e lexova,sikur lëshova atë
thirrjen:-E gjeta,VANGJEL!!! U gëzova si për një njeri të afërt (na ka bashkaur biografia) dhe,sado
që ia mësova emrin, nuk dua që t'ia lëndoj plagët, por me zemër i uroj:"
DOKTORESHË "HELENA" çdo ditë jotja të të bëhet njëmijë!
Tiranë,8 korrik 2020