Kerko: a
Atdhe Geci: Lufta, vendlindja e Shtetit të Kosovës
E premte, 26.06.2020, 11:33 AM
LUFTA, VENDLINDJA E SHTETIT TË KOSOVËS
Kosovë,
shumë histori betejash kanë rënë mbi ty
dhe
sa ëndërra njerëzish janë djegur për këtë tokë
për
këtë qiell dhe për këtë ujë dhe për këtë diell
hej,
me flamur Kuq e Zi i bëmë tëra betejat e luftës
Në
vendlindjen tonë prej 54 shkronjash pellazge
rilindëm
me 36 shkronja të Alfabetit të Manastirit
Kosova
ime e dashur, dashuria ime e përjetëshme
kam
kaluar nëpër dy vendlindje luftërash për ty
dhe
nëpër dy vendlindje fitoresh të pakënaqura
por,
për ta pajtuar shpirtin tim, unë ty të këndoj!
Nga
zotat tek monarkët e sotëm ka varre epokash
Historia
është krijim i shenjtë, krijim i lexueshëm
Kosova
ime e dashur, unë vetëm ty mund ta fali
dashurinë,
më të ëmblin mjalt të jetës së njeriut
Atdhe,
tek ti ende ka vlerë vuajtja dhe dashuria
Kosovë
dardane, shpirt, vdiqa duke të dashuruar
Lufta
1996-2000 mbetet vendlindja e shtetit tonë.
Atdhe Geci - Dortmund, 2020