Kerko: a
Jahja Drançolli: 107 vjet më parë nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës”
E shtune, 30.05.2020, 02:33 PM
Jahja Drançolli:
”Fjalët
fluturojnë, shkrimet mbesin“ (”Verba volant, scripta manent“): Si sot, 107 vjet
më parë (1913) nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës”, që përfundon Luftën e Parë
Ballkanike, në të cilën Serbia, Malit i Zi, Bullgaria dhe Greqia duke i dëbuar
forcat osmane pushtuan Shqipërinë dhe Maqedoninë!
Është
e njohur dhe e pranuar nga shkenca se Lufta e Parë Ballkanike ishte një
ballafaqim luftarak midis Aleancës Ballkanike (Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe
Malit të Zi, të inkurajuar nga Rusia) dhe Perandorisë Osmane. Aleanca
Ballkanike u formua nën kujdesin e Rusisë (pranverë 1912) për qëllime të
dëbimit të Perandorisë Osmane nga Shqipëria dhe Maqedonia. Burimet e kohës
provojnë se Aleanca Ballkanike dispononte një forcë të kombinuar prej 750,000
vetash. Në këtë kontekst së pari Mali i shpalli luftë Perandorisë Osmane (8
tetor 1912) për të bërë të njëjtën edhe anëtarët e tjerë të aleancës më 17
tetor. Aleatët e Ballkanit përparuan shumë shpejt. Së këtejmi, bullgarët
mposhtën forcat kryesore osmane në Thrakë dhe rrethuan Edrenën. Në Maqedoni
ushtria serbe arriti një fitore të madhe në Kumanovë që i mundësoi asaj
pushtimin e Manastirit dhe të bashkojë forcat me malazezët dhe të hyjë në
Shkup. Grekët, ndërkohë, pushtuan Selanikun dhe përparuan në Janinë. Në
Shqipëri malazezët rrethuan Shkodrën dhe serbët hynë në Durrës. Në kushte të
këtilla bëhet një armëpushim (3/XII/1912), duke filluar Konferenca e Paqes në
Londër, por, pas një grusht shteti nga Turqit e Rinj, në janar 1913, u
rifilluan luftërat me osmanët në të cilat aleatët ishin fitimtarë. Sipas një
traktati paqeje të nënshkruar në Londër më 30 maj 1913, Perandoria Osmane humbi
pothuajse të gjithë territorin e saj të mbetur në Europë, përfshirë gjithë
Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa Bullgaria u ndje e mashtruar nga Serbia dhe
Greqia!