Kerko: a
Shefqet Dibrani: Shkatërrimi i historisë me paramendim
E hene, 04.05.2020, 10:53 AM
SHKATËRRIMI I HISTORISË ME PARAMENDIM
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Qendra
për Informim e Kosovës, e cila (nga korriku 1991, është shënuar vetëm me siglën
“QIK”), që pa arsye është konsideruar si Qendra për Informim e Lidhjes
Demokratike të Kosovës. QIK është themeluar po nga ata gazetar që kanë
themeluar edhe LDK-në, ndërsa ngjarja, ka ndodhur vetëm gjysmë ore, e shumta
vetëm dy orë, pasi është mbajtur Kuvendi Themelues i LDK-së. Selia ka qenë
objekti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse drejtues i saj i parë ka
qenë shkrimtari e gazetari Ibrahim Berisha (1989-1993), tash profesor
universitar. Por shkatërrimi i historisë me paramendim në kohë demokracie është
veprim i dënueshëm dhe kombtarishtë i papranueshëm, gjë që organet e hetuesisë,
përkatësisht prokurori i shtetit duhet të lëvizin në këtë drejtim, sepse faktet
flasin për veprime subversive dhe antikombëtare, kur po shihet se atë që nuk
arriti ta bëjë Serbia, kundër QIK-ut e bëri KOLONA E PESTË, strukturë në
mision, e zbritur, qoftë nga KOLEGJIT NOVIINVES, përkthimi nga serbishtja
“RIINVES”, veprimtaria e të cilëve nisur sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova,
nëpërmes milionave të mbetur nga Fondi Trepërqindëshit, që kurrë nuk u hetuan,
e qoftë nëpërmes strukturave të organizatës kriminale PReK-u që është drejtuar
nga dr. Bujar Bukoshi, për qëllime të caktuara. Personat që kanë qenë strukturë
në PReK, dihen, dihet edhe zëdhënësi i saj që tashmë është zyrtar i lartë
shtetëror dhe në LDK. Më vonë kjo Kolonë është sforcuar me elementin anti-LDK
të ardhur nga Organizatës Joqeveritare “SAHAT”, përkthimi nga turqishtja “ORA”,
të cilëve iu mbahen mend sharjet drejtpërdrejt kundër dr. Ibrahim Rugovës, sa
ishte gjallë.
QIK,
nuk ekziston më, por askush deri më sot nuk është marrë në përgjegjësi, por nuk
dihet se si arriti tua mbyll gojën të gjithëve, Isa Mustafa. Madje për këtë akt
barbar, nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë as familjarët, ata që janë
strukturë dhe vijnë nga fusha e gazetarisë.
Sot,
secili që të dojë, në internet mund ta kërkojë fotografinë e Siglës “LDK”?!
Përveç një fotografie e shpëtuar nga unë, foto që shoqëron një shkrim timin,
përkitazi me shkatërrimin e QIK-ut, askund nuk gjenden fotografi, çka d.m.th se
KOLONA E PESTË, ka arritur shenjën/siglën “QIK”, ta heq edhe nga interneti, për
ta shlyer më kollaj edhe kujtesën historike.
QIK
u themelua nga LDK-ja, jo si Qendër e Partisë, por si Qendra për Informim e
Kosovës, ajo ka kryer misionin e saj, pikërisht në Kohën e Luftës, sidomos me
lajmet në gjuhën Angleze, Gjermane etj.
Siç
e theksova në fillim QIK, u themelua nga gazetarët: Ibrahim Berisha, Mehmet
Kraja, Xhemail Mustafa, Enver Maloku etj. Po ashtu e theksova se Selia ishte
Objekti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pra aty ku vepronte edhe LDK-ja.
E nëse shikohet data e themelimit, në aspektin historik thotë shumë pasi QIK ka
nisur punën po të njëjtën ditë me LDK-në. Kjo qendër u rrit dhe u zhvillua
paralelisht me të gjitha zhvillimet shoqërore e politike të kohës. Ndërsa sot,
pasi ka ardhur Isa Mustafa në krye të LDK-së, QIK është shkatërrua komplet,
madje kanë arritur për t’ia hequr edhe siglën kudo nëpër rrjetet sociale. Pra
nuk është rastësi pse LDK-ja u pushtua nga mercenar dhe nga Kolona E Pestë, e
cila me paramendim po ia shkatërron historinë Kosovës.
KOLONA
E PESTË, e ardhur përmes PReK, Kolegjit Riinvest, Ora, dhe mercenar të pavarur,
sado të shkolluar në Evropë dhe Amerikë, a kanë dëshmuar se po bëjnë veprime
ANTIAMERIKANE, prandaj ata elektoratit të LDK-së duhet t’ia shpjegojnë nëse ka
një shembull tjetër në botë, se si një Elitë e Re, e shkolluar në Evropë dhe në
Amerikë, po ia shkatërron historinë Kosovës. E them me përgjegjësi se Qendra
për Informim e Kosovës - QIK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK-ja,
pashmangshëm janë pjesë e kësaj historie.
Nëse
e kthejmë mendjen në retrospektivën historike, “BREZI I REPUBLIKËS” dhe KOLONA
E PESTË, duhet ta dinë se pikërisht lajmi për themelimin e LDK-së është
shpërndarë me burimin zyrtar të lajmit: “Qendra për Informim e Kosovës (QIK)”,
dhe kjo pa dyshim është histori, i pëlqen shkatërruesit apo jo, u pëlqen
mercenarëve apo jo, i pëlqen KOLONËS SË PESTË, apo jo.
Ky
shkatërrim po bëhet me paramendim, ky shkatërrim po lejohet nga strukturat e
tanishme të pozicionuara në kryesinë e LDK-së, prandaj kotë brohorasin RROFTË
AMERIKA, pasi veprimet e tyre janë ANTIAMERIKANE. Kot po përpiqen për ta
mashtruar opinionin se qenkan shkolluar në Evropë e Amerikë, kur veprimet e
tyre shkatërruese dëshmojnë anitevropianizëm dhe antiamerikanizëm të kulluar,
dhe së këndejmi janë koncepte antidemokratike, të dënueshme dhe të
papranueshme.
Dihet
se me kalimin e kohës, edhe numri i gazetarëve dhe përkthyesve që kanë punuar
në QIK është rritur, (thuhet se kanë qenë diku rreth 4800 gazetar e
bashkëpunëtor), sot ata janë gjallë,
janë personalitetet të shquara dhe me ndikim, por heshtja e tyre është abuzim
me historinë, prandaj unë po iu bëjë thirrje publike, atyre që i njohë dhe
ishin pjesë e proceseve, le ta ngritin zërin për ta thënë të vërtetën, nëse nuk
duan t’i mallkojë historia. Unë jam i vetëdijshëm se ata do të heshtin, ashtu
siç kanë heshtur për Shkatërrimin e gazetës “RILINDJA”, siç kanë heshtur me
shkatërrimin e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), por historia do ta
mallkojë edhe ata bashkë me KOLONEN E PESTË, që iu ka futur si thikë përbrenda
LDK-së.
Në
QIK, kanë punuar e udhëhequr Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku, të vrarë për
motive politike. Drejtësia ka heshtur, kurse emrat e tyre përmenden vetëm në
kohën e fushatës zgjedhore. Vrasësit nuk janë zbuluar edhe pas 20 Vitesh?!
Në
anën tjetër dihet se në QIK, kanë punuar emra të njohur të cilët ishin
përkthyes ose gazetar profesional siç janë:
prof. dr. Ibrahim Berisha, akademik Mehmet Kraja, prof. dr. Milazim
Krasniqi, prof. dr. Lindita Aliu - Tahiri, (bashkëshortja e Ramush Tahirit),
prof. dr. Muhamet Hamiti, pastaj (duke mos ua ditur gradat akademike po i
përmendi vetëm emrat), edhe të: Avni Spahiu, Hilmi Zogjani, Ibrahim Gashi,
Skënder Hyseni, Bajram Mjeku, Safet Zejnullahu, Sanije Berisha, Gani Mehmetaj,
e shumë e shumë të tjerë, (e bashkëpunëtor i jashtëm për shumë vite ka qenë
edhe autori i këtij shkrimi).
Qendra
për Informim e Kosovës, e ka bërë historinë e vet, por ia shkatërroi KOLONA E
PESTË?! Kur dihet se shkatërrimi i historisë së Kosovës është vepër penale,
heshtja kaq e gjatë e Prokurorit të Shtetit, Prokurorit për krime të rënda dhe
i Gjykatës Special, për ta hetuar këtë rast duket absurde, kundërmon
ANTIAMERIKANIZËM. Ky veprim subversiv ka Mision Shkatërrues, jo vetëm të
Historisë, por ka qëllim për ta zhbërë (nëse mundet) edhe shtetin e Kosovës, që
duket haptas është përpjekje për ta prolonguar Projektin ma të madh në
Ballkani, krijimin e paqes dhe të pavarësisë në Republikën e Kosovës që e ka
bërë Amerika, në Evropë dhe kudo në botë.
Kjo
thirrje publike, iu drejtohet edhe Përfaqësuesve Diplomatik të Amerikës në
Kosovë, për t’i vëzhguar veprimet subversive të KOLONËS SË PESTË, që e ka
pushtuar LDK-së nga brenda, për tu tallur me Kosovën dhe Amerikën, nën sloganin
e miqësisë dhe përkrahjes së Amerikës.
St. Gallen, 04.05.2020.
Legjenda: Shkrimit po ia
bashkëngjis emisionin e realizuar nga RTK i datës 27.07.2018
“QENDRA PËR INFORMIM E
KOSOVËS -Një Histori 27.07.2018" :
https://www.youtube.com/watch?v=JYr9qgrCSwk