E shtune, 03.05.2025, 04:22 PM (GMT+1)

Kerko: a

Ulku: Si në treg plaçkash

E merkure, 22.04.2020, 10:52 AM


SI NË TREG PLAÇKASH

(si në hajvan-pazar)

Si në treg plaçkash të mbajtura

Shëtiten lirshëm dhe sallamadi

Xhambazët edhe tuxharët

Gjuetarë shtrigash, hordhi...

Njërët matin me kut...

Të tjerët shënojnë me çetele

Ka dhe të tillë makutë

Që presin me këmbesë

Edhe kokë njeriu për dele

Mjerrë, o mjerrë shqiptarët

Që lypin... e vetë s’kanë besë!?

A thirren përherë tek të parët

Po emri shqiptar kurrë s’do vdesë.

Lejojnë për vete përdhosenjen

Nga lloje e soje sulltanësh

E në këtë treg plaçkash gri

Allishverishin e bëjnë gabelët

Edhe për desh ngjyrosjen

A për dele me bojë kurbanesh,

Për pashkë dhe bajram, safi!

Net shtrigash si gjithmonë,

Po të kurdisen, o vendi im!

Dhe i yti pas shpine të shpon

Po të ngulet kama me nxitim

Prej trishtimit tënd lebetitem

Nuk më bie më as në mend

ishte këngë kjo që po kumbon

A veshët zhurma m’i shurdhon

Apo nëma, ajo nëmë-zeza

Qëmoti Bjeshkëve të Namuna

Përjetë neve po na mallkon?!

Oh, sa më shtohet kjo kollë e thatë

Që nuk ma pati as mëmë as tatë.

Ti po lëngon dhe pak si gjatë

Si i pushtuar edhe si më vete

Edhe diagnozën tënde

Specialistët e jashtëm,

Me asistentë të brendshëm

Tashmë ta kanë përcaktuar

Etshëm një kollë të thatë

Jo jo, mjekë as kirurgë..!

Por bujq e pylltarë...

Që shkurtojnë me sopatë

Brenojnë me pendë qe

E shpojnë me tërfurq...

Junançe, serbistanë e turq

Dhe narkoza nga Vlladivostok

Rusë e arabistanë me shokë

Mbase shërimin tënd

Ata e shohin prore

Në prerje organesh...

Sikur të ishte një zorë qorre

Ndonëse për ty janë jetësore

Dhe po të bëhet bile koxha nder

Lutje të bëjnë njerëzia

Pa dallim në kisha e xhamia

Nga rite muslimanësh

Edhe të krishterësh

Që sa më shpejt edhe ti

Të bëhesh pre hienash.

Epo më thuaj lalë, më thuaj!

Se, e kam me gjithë mend,

Nuk druhem e as nuk luaj

Po ti bërtit bre ose qit një zë!

A mund të durohet e lejohet kjo më?

A ka më të poshtër se kjo gjë

Që është dhe kaq mizore?

Sesa tradhëtia njerëzore...

Jo nuk ka, nuk ka oré..!

© Ulku



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx