Mendime
Luan Dibrani: A nuk është gjakderdhje dhe vëllavrasje kjo qe përjetoi populli nga ju ish pushtetarë që 20 vjet?!
E merkure, 01.04.2020, 08:43 AM
A nuk është gjakderdhje dhe vëllavrasje kjo qe përjetoi populli nga ju ish pushtetar që 20 vjet ???...
 Shkruan
Luan A. Dibrani
Shkruan
Luan A. Dibrani
Deklarata  e Agim Bahtirit   sot beri bujë tek ish pushtetarët duke u
përpjekur ta shtrembërojnë realitetin dhe duke i dhënë  epitet 
kuptimit si  “vëllavrasje” nga
kreu i Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje?
-Shprehja 
dhe  opinioni i Agim Bahtirit është
si parashikues i mos ndaljes së vëllavrasjeve,dhunës dhe  terrorit qe u zhvillu mbi popullin  e Kosovës që 20 vjet. Kjo nuk është
diçka  e re kur dihet se edhe një
budallai t’i thuash se nuk do te ketë 
konflikt në rast se ktheheni ju ish pushtetar  ta pushtoni popullin e Kosovës si deri me tash!!!...
Nëse shkelni sovranin e  popullit nga 
e cila sot për sot gëzon  Lëvizjen
Vetëvendosje shumicën  dhe pikërisht   vota e 6 
tetorit do tu barrikadoheni  në
këtë  qellim  te juaj shumë të rrezikshëm dhe  ndjellakeq për Kosovën   dhe popullin e saj.
Citojmë  me poshtë thënien  e Bahtirit me poshtë:
“Qeveria e re do të bëhet
kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit. Qeveri të re nuk ka prej 6
tetorit deri në zgjedhje, mos bini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e
kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri “A thua
çka ka të keqe apo çfarë rreziku ka krijuar zoti Bahtiri me këtë deklaratë, qe
kjo është deklaratë  dhe mendim i çdo
qytetari.
Po ashtu si mizat e kalit  po  sillen edhe  rreth prapanicës se Kryeministrit Albin
Kurtit  me thash  e theme , duke u mbështetur në seancën e
Kuvendit të Kosovës, ku u rrëzua  nga
mocioni i mosbesimit qe iu  foli
deputetëve për “marrëveshjen sekrete” ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe
Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.
Kurti, shprehu shqetësimin se mund të
ketë incidente, të cilat, sipas tij, do t’i konvenonin presidentëve për
nënshkrimin e “marrëveshjes sekrete”.
Edhe  këtu, çka ka te keqe? Çka mundet te jetë e pa saktë
nëse  ndodhin ato gjera qe ky popull ka
derdh me shekuj gjak .Nuk mund ti falim tokat tona !.Nuk iu lejojmë me bërë
pazarllëqe  me Kosovën, po as nuk duhet tu
lejojmë  me ardh ju në pushtet edhe njëherë,  kur dihet qe, Kosovën  e pret 
skamje , varfëri ,vrasje   dhe ma
ne fund edhe zbrazje   te Kosovës ...
-Gjithashtu zëvendëskryeministri Haki
Abazi dhe shume ministra tjerë kanë dhënë opinionet dhe shqetësimet e veta  nga e cila kane frikë nëse krijohet  një qeveri me ish te përfshirit  ne vrasje , hajni ,korrupsion është rrezik për
ndarje të vendit ku aludojnë ese  ka mundësi
edhe   të konflikteve. Qeveria  është e përkushtuar  në   tejkalimin e 
situatës së krijuar në Kosovë dhe në botë me rastin e koronavirusit
(COVID-19).
A thua ne 
qe ishim nëpër burgje, dhe qe bëmë 
luftë, e  bëmë për tu çliruar e  jo për të pushtuar dhe robëruar?. Lufta ka
qenë e drejtë dhe është përkrah edhe nga të gjithë ndërkombëtarët që kuptojnë
çka është liria dhe çka është demokracia dhe  çka është humanizmi” prandaj  këtë kohë 
në vend se të bëhemi  të gjithë së
bashku  kundër  kësaj 
murtaje qe  e rrezikoj edhe  tërë globin  “deputetet” 
e Kosovës qohen, pas një llave 
serbesh rrezojnë qeveri  dhe duan
të krijojnë tjera qeveri , Absurditet i kohës 
shumë  të acaruar edhe në anën e
etikes njerëzore e  morale ...

-Pas vuajtjes se dënimit ne burgun ma famëkeq të Nishit në Serbi Gani Krasniqi nuk ndejti i qetë nën robërinë serbe, ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),prap përgjak nga ana e juaj!!!
Me ankth,neveri ,indinjate  dhe i revoltuar  rikujtoj  
shokun tim,ish te burgosurin politik Gani Krasniqin  pas shume vuajtjeve , burgjeve dhe  sakrificave  
u përgjak nga ju ish pushtetar 
dhe nga  dora  e juaj .Pas shumë kontributeve dhe  dhënien 
e dëshmove nga  familja, ky u
përgjak pikeshit nga ju ish pushtetar  qe
me  vëllavrasje  e fut popullin  me policin e tone në konflikte.  A nuk është kjo vëllavrasje  , gjakderdhje 
nga  terrori i juaj qe zhvilluat
mbi popull edhe me likuidime   me duar te
lidhura nëpër burgje jo te Serbisë,  por
të  tuajat   te ” dashur ish pushtetar”

-Pas vuajtjes se dënimit  ne burgun ma famëkeq të Nishit në Serbi Gani Krasniqi
nuk ndejti  i qetë nën robërinë serbe,
ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në zonën e
Malishevës e dini ma mire ju “disa komandant dhe  e njihini shumë mirë. Krasniqi në vitin 1998
ka qenë i angazhuar në Këshillin Financiar me seli në Malishevë dhe ka ndihmuar
në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe si drejtues i zonës së
Malishevës dhe në formimin e shtabit të saj.
Pas luftës, në vitin 2003 ka  Krasniqi ka qenë Kryetar i Komunës së
Malishevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili
më pas ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Si aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti
Gani Krasniqi ishte arrestuar në vitin 2015 në selinë e tyre së bashku me
liderin e VV-së, Albin Kurti, gjatë kohës sa ata protestonin kundër
marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe
marrëveshjen e demarkacionit e kufirit me Malin e Zi. Pra  shihet se ky u arrestua u burgos dhe u gjakos
nga ju!.
Zoti Bahtiri,Kryeministri ,dhe deklaruesit tjerë
po mundohen me  ndal dhe me dal nga “gjakderdhja
,e jo me sjell  vëllavrasje  e 
gjakderdhje”.

Është  shumë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë
kur kujtojmë  familjen Dehari, qe iu vranë
djemtë ,njeri në  burgun e  Prizrenit,Astrit Dehari .Edhe kësaj i thuhet
terror vrasje  e vëllavrasje.

Sjellim deklaratën dhe citatet e zonjës Egzona Muharremi nga Partia , Nisma e Fatmir Limajt përmes mediave si më poshtë:
“Egzona Muharremi thotë se në(
Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku ministër ishte Endrit Shala, u deshtë
me u bë lavire  e tyre për t’u punësuar aty).
Ajo thotë se me fakte është ankuar në
selinë e Nismës por ata i kanë thënë që të hesht pasi dëmtohet partia.
Ajo thekson ma tutje se për me ruajt partinë e Nismës është dashur që me u bë lavire e tyre, me u punësua për me shkua në udhëtime së bashku me ta, për me iu ndihmua për me vjedhur pare në financa dhe me bë vendime të paligjshme, sipas gazetës “Bota sot”.
Më tutje shton zonja Egzona duke iu bene
apel të gjitha femrave citojmë”Më mirë në Markete më punuar dhe  më ndershmëri, se sa në institucione publike,
të kushtëzuara!Rrini në shtëpi më mirë!Nuk ka rëndësi nëse keni kryer një
fakultet, një master, apo dy e tri fakultete... (Nderi është para së gjithash
përfundon nder te tjera zonja Egzona Muharemi).
Nga kjo rrjedh se nga tu besohet  ma qeverisjes se juaj kur cenoni  moralisht motrat tona,  siç është rasti  aktual i ish-kandidates për deputete nga
Nisma Socialdemokrate, Egzona Muharremi që tronditi  sot opinionin 
nga të zezat  e juaja  ish pushtetar!? Zoti iu ndëshkoftë, ju e
dini  zakonin dhe traditat e shqiptareve
e preke  ne moral është eshet fundi,   prandaj 
motrat tona,gratë , dhe femrat tona, nuk duhet  t’i lëmë edhe ma te voglën mundësi te mbeten
në duart  e juaja  t’ja cenoni 
moralin dhe integritetin  e femrës
kosovare. Turp për ju ,turp për ata qe ju dhanë votën ,turp për Kosovën  qe u ka brenda!!!????...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










