Kerko: a
Kërcënohet me armë zjarri Publicisti, Shkrimtari dhe Kineasti, Gani Mehmetaj
E hene, 27.01.2020, 08:45 PM
Paralajmërimin (kërcënues) e mora!
Miq
e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në
dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e
dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin.
Erdhi
policia, erdhën edhe hetuesit, maten e çmatën dhe shkuan. E morën predhën e
armës që ta analizojnë në laborator. Policia shikimin e bënë të shtunën, por që
nga ajo ditë nuk u dukën më.
Paralajmërimin
kërcënues e mora, por tekstet që u nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse
i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.
Përmes
miqve e lajmërova Ambasadën amerikane. Miqtë tjerë më lajmëruan me telefon se e
kanë takuar e lajmëruar edhe OSBE e institucionet e Kosovës.
Gani Mehmetaj