Kerko: a
Shyqyri Fejzo: Kënga e Ftujkës
E marte, 07.01.2020, 07:15 PM
Shyqyri Fejzo
Kënga e Ftujkës
“Ftujkëza
e bardha me zile
Kur
më ngjitesh asaj brinje…”(E këndonte Lame Ibra)
Ishe
shumë e bukur, si një manushaqe
Si
një diell behari, papritur mu shfaqe
Nga
brinja e lodhur, skuqte gush e faqe
Mua
nuk më pe, sa shumë më kënaqe
Mushka
jote e sertë, larg kishte harbuar
Shumë
më lodhi kapja, me litar në duar
Nuk
më mbante vendi, aq jam gëzuar
Si
trim të dola përpara, duke drithëruar
Sa
herë të ngrita çarkun, ti do më shpëtoje
Kësaj
here i sigurtë, s’kishe nga të shkoje
S’të
ndoqa si mushkën, se të mund harboje
Si
lule e prerë kur re në krah, po më befasoje
Mirë
se ty të kishte lodhur aq shumë brinja
Po
unë ç’pata që u bëra ujë,shumë djersinja
Etjen
desha të shuaj, e cicat po ti thëthinja
Të
mbulova në puthje, po aspak s’u ngjinja
“Mjaft
më ndeze, me buzë duar dhe gishta
Prit
të pritet të thonë se ja, po vjen vjeshta
Bëj
be me kokën, tek unë s’ka gënjeshtra
Vraje
mirë mendjen, gjeji rrugët e sheshta
Më
shijon shumë, po nuk kam qejf si tinës
Të
gëzojmë pa fund, në të dalë të brinjës
Kjo
punë fisnike,s’ka vend pranë dëllinjës
S’
dua të luaj pjesën, në rolin e Dylqinjës”
“Ftujkëz
e bardhë me leshra
S’më
gënjeve me gënjeshtra
S’më
pritet sa të vijë vjeshta… “