Kerko: a
Hilmi Saraçi: Mjekrroshat
E diele, 05.01.2020, 01:56 PM
Mjekrroshat
(Megjithse
ky shkrim është botuar më herët, por pa shtojcën që po paraqesim më poshtë, e
pash të arsyeshme që edhe njëherë të ribotohet, sepse në kohet fundit po duken
shumë mjekrrosha të moshave të ndryshme , sidomos të rinj, të cilët me pamjen e
tyre sikur po dallohen dhe kështu po paraqesin një larishmeri me kritere të
vecanta në veprimarinë e tyre, prandaj mëndova se ky shkrim vlen të lexohet dhe
të komentohet nga lexuesit, sepse në kohet e fundit për rolin , rëndësinë dhe
dëmet që sjellë mjjekrra (leshi i mjekrrës) nga disa shkencarë është sqaruar
për dëmet që sjellë mjekrra në shëndetin e njeriut…)
Nga
Hilmi Saraçi
Njerëzit
për shumë arsyera dëshirojnë ta ndryshojnë pamjen e tyre dhe të duken
tjetërfare , të dallohen nga të tjerët, të duken më të “bukur” më “tërheqës”,
por edhe të kamuflohen. Ata kanë gjetur mënyrën si të dallohen më lehtë , si të
maskohen dhe si t’i mbulojnë gjurmet e hapave të tyre gjatë jetës, sepse
mëndojnë se kështu është më lehtë dhe më mirë . Ata mëndojnë se
kanë arritur rezultate të dalluara gjatë veprimtarisë së tyre,
kulturore ,fetare, politike , historike
, shkencore dhe kombëtare , si disa përsonalitete të tjera të lavdishme të
historisë sonë, kështu pa pritmas shihen këto ndryshime në fytyrën e tyre . Disa prej tyre nuk kujdesen
sa duhet për pamjen e fytyrës së tyre :
nuk rruhen si zakonisht, nuk e pastrojnë fytyrën si zakonisht, nuk e lëmojnë
fytyrën ( shumica prej tyre) , por e lëshojnë mjekrrën , prandaj i thërrasin
“Mjekrrosha” , sidomos ata me veshje dhe
“garderobë” të veçantë. Disa prej tyre fryhen dhe lavderohen se janë “dikushi”-
me rezultate dhe suksese të dalluara. Të tillë ,fatkeqësisht,janë mjaft të
pranishëm në shoqërinë tonë. Disa nga këta “Mjekrrosha” me pamjen dhe sjelljen
e tyre, shpeshherë, nënçmojnë të arriturat
fetare, kulturore , shkencore ,
kombëtare…
Ata
nuk e dijnë se kjo (mjekrra e lëshuar) nuk është e lehtë për t’u mbajtur, por
me përgjegjësi të veçantë . Në fillim
kjo mjekerr është e shkurtër ( e krasitur) e më vonë e zgjatur
(me qime të lëshuara tëposhtë) – sipas modeleve të “artit bashkohor”…
Mirëpo
mjekrra ka historikun e vet të hershëm dhe nuk duhet të anashkalohen
dhe të nënçmohen të gjithë mbajtësit e mjekrrave , sepse mjekrra ka
vlerën e vet fetare, shkëncore, letrare, artistike…Njerëzit e njohur fetar ,
shkëncor, letrar… kanë lëshuar mjekrrat qysh
nga koha më e hershme , ata edhe nuk duhet të merren pa ndonjë
arsye nëpër gojë… Por disa nga këta
“Mjekrroshat” e sotit nuk u ngjajnë të parëve, prandaj flitet dhe komentohet
për këta të fundit të cilët me pamjen e tyre “ngacmojnë” kalimtarët dhe jetën bashkohorë e “mjegullojnë”… Tani janë paraqitur shumë “Mjekrrosha”
,sidomos nga të rinjtë, por nuk është vështirë të dallohen edhe të tjerët –të
bëhet klasifikimi dhe vlerësimi i tyre.
Disa (ndoshta) kanë qellim të mirë , pa ndonjë hile të veçantë , pa ndonjë rezervë të caktuar, vetëm për të treguar se janë të “bukur” se janë “të
ngritur” dhe të “afirmuar” në mesin ku jetojnë dhe punojnë :si të rinjë, si fetarë,si artistë, si letrar,
si politiqar , si shkëncëtar e të tjera
.
Këta“Mjekrrosha” megjithatë
kanë disa karakteristika në mesin e tyre . Disa prej tyre
(“Mjekrroshave”) e kanë qimën e fortë , të egër, shpeshherë janë të
prirur të “therrin”, të kritikojnë , të nënçmojnë, të sulmojnë dhe të punojnë
mbrapsht, duke menduar se ata janë në rrugën e drejt të besimit fetar, letrar,
politik, shkencor … Disa prej tyre pa ndonjë arësye dhe pa argumente vërsulen ndaj të tjetrëve që nuk mendojnë si ata duke
shkaktur përqarje në jetën tonë të përditëshme fetare, kulturore, politike,
shkencore dhe kombëtare... Këta njerëz me mjekrra të lëshuara: me qime të
bardha, me qime të zeza, disa me qime të rralluara , disa me qime të shpeshta , nuk dëshirojnë të dëgjojnë për t’u shikuar në pasqyrë, sepse pasqyra më se miri do ta
tregojë fytyrën e vërtetë të tyre . Por nese shikohen në pasqyrë e shohin se
fytyra e tyre është e mbuluar me leshëra të ndryshëm, prandaj duhet ta
“çirojnë” dhe ta “krosisin” mjekrren (por edhe mëndjen) e cila nuk është
krehur dhe nuk është pastruar (mendja) nga gabimet dhe mekatet që kanë bërë. Ajo duket laraman: pak
e bardhë , pak e zezë – e rralluar nga brenga për punet e të tjerëve. Sa
vështirë e ka njeriu ta shohë një mjekërr të
të tillë…
Megjithatë
janë përzier mjekrrat . Vështirë është
të bëhet dallimi i tyre. Nuk dihet kush është i ri , i vjetër, hoxhë , arsimtar
(profesor), artist, letrar, politikan, shkencëtar e të tjera . Në pasqyrë kur
shikohen të gjithë , pa dallim,janë të dashuruar në mjekrrën e vetë dhe të
gjithë krenohen që kanë një mjekërr të
tillë, duke mënduar se mjekrra ka aftësi
të tregojë nivelin e tij intelektual,
fetar, politik, shkëncor ….
Në
këtë rast po paraqesim një shkrim të postuar
në internet (FB) që bënë fjalë për rëndësin,gjegjësisht për dëmet që
sjellë mjekrra (Leshi i mjekrrës) në shëndetin e njeriut: “Shkencëtarët kanë
një lajm të keq për burrat që dëshirojnë të mbajnë mjekërr.Ata kanë zbuluar se
bakteriet që ndodhen në mjekër, janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Me këtë
hulumtim shkencëtarët kanë përcaktuar rrezikun që njerëzit mund të infektohen
nga një sëmundje e qenit. Hulumtimi u bë përmes pajisjeve të rezonancës
magnetike, e cila u përdor edhe nga veterinerët.Për një studim të botuar në
revistën European Radiology, shkencëtarët në disa spitale europiane analizuan
mostra të lëkurës dhe pështymës nga 18 burra me mjekër, moshat 18-76 vjeç dhe
mostrat e leshit dhe pështymës nga 30 qen.“ Është gjetur se mjekra e një burri
përmban më shumë bakterie sesa trupi i qenit”, tha profesori Andreas Gutzite
nga Klinika Zvicerane Hirsladen, transmeton arbresh.info. Testimi zbuloi se një
përqindje e lartë e mikrobeve u zbulua në të gjitha mjekrat e burrave, dhe një
përqindje po aq e lartë u gjet në 23 nga 30 qen të përfshirë në studim.Te disa
nga burrat janë gjetur bakterie që janë kërcënim serioz për shëndetin e
njeriut.Bëhet fjalë për interococcus faecalis, një bakter i zorrëve që më së
shpeshti shkakton infeksione të traktit urinar tek njerëzit dhe disa raste të
stafilokokut aureus, bakter që më së shpeshti gjendet në lëkurë ose në mukozën
e rreth 50 përqind të njerëzve, por mund të shkaktojë infeksione serioze nëse
gjendet në rrjedhën e gjakut.Përkundër numrit të madh të bakterieve që u gjetën
në mjekrën e burrave, shkencëtarët thanë se kjo nuk do të thotë që burrat të
heqin mjekrën menjëherë, por që synojnë të paralajmërojnë mbi higjenën”….