Kerko: a
Thanas Gjika: Larg indiferencës
E hene, 16.12.2019, 11:09 PM
LARG INDIFERENCËS
(Në mbrojtje të z. Agron
Tufa)
Nga
Thanas L. Gjika
Qëndrimi
që mbajmë këto ditë ndaj kërkesës së Z. Agron Tufa, drejtor i “Institutit të
Studimit të Krimeve të Komunizmit”, për doreheqje nga detyra dhe kërkim të
strehimit politik në Zvicër, tregon se cilës mendësi i përkasim.
Ata
që e mbrojnë këtë intelektual të shquar dhe shkrimtar të talentuar ndaj sulmeve
banditeske të shërbëtorëve të klanit Hoxha i përkasin shqiptarëve me mendësi
demokratike të vërtetë (të kuptohemi jo të PD-së e cila nuk reagoi ndaj kësaj
ngjarjeje). Kurse ata shqiptarë që shkruajnë e thonë se Agron Tufa është një
ballist a fashist, si deputeti Spartak Braho me shokë, u perkasin njerëzve me
mendësi të pandreqëshme komuniste, njerëzve me mendësi të kalbur, mendësi që
kapitulloi me turp me shembjen e Murit të Berlinit më 1989 dhe fitoren e
pluralizmit në Europën Lindore. Shërbëtorët e klanit Hoxha që luftojnë
personalitete te shquar të demokracisë shqiptare si Agron Tufa dhe Visar Zhiti
me shokë, janë sot po aq qesharakë dhe jashtë kohe sa dhe atëhere kur
ngjireshisn duke bëritur se Shqipëria ishte feneri ndriçues i Marksizëm
Leninizmit në Europë.
Të
mos mbrosh sot jetën e kërcënuar të z. Tufa nga shërbëtorët e klanit Hoxha që
përbëjnë shumicën e klasës sunduese të sotme, është një indiferencë e
denueshme...
Krijimtaria
dhe puna e tij e guximshme, si dhe akti i largimit për mbrojtjen e jetës së
tij, të bashkëshortes e të pesë fëmijëve duhen përshëndetur prej çdo shqiptari
të ndershëm. Vetëm duke dalë hapur në mbrojtje të tij sa më shumë shqiptarë, do
të bëhen më të ndjeshëm dhe institucionet e politikës europiane se në Shqipëri
sundon neokomunizmi.
Agron
Tufa me veprat letrare dhe me aktivitetin e tij si drejtor i ISKK, e tregoi
veten qytetar 24 karatsh. Ai punoi që të nxirrte në dritë dhe t'i dënonte
krimet e diktaturës komuniste, si u bë në shumicën e vendeve të Europës
Lindore. Mirëpo te ne, shërbëtorët besnike të klanit Hoxha, këta njerez pa
moral, këta njerez që kanë lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm, iu turrën
dhe ia bënë skëterrë jetën Agronit dhe familjes së tij. Zoti Brokaj e quan pa
fakte intelektualin ndriçues Agron Tufa "person të padëshirueshëm,
falsifikator, mashtrues, një pinjoll i kolaboracionistëve të dikurshëm... një
person delenxhi, provokator, plagjiat, hajdut dhe një i arratisur tashmë
turpshëm, i diskredituar para gjithë shqiptarëve." Dhe i jep këshillë
qeverisë: "ta shkrijë atë gjoja institut të drejtuar nga një person i
papërgjegjshëm dhe të rishikojë shumë qëndrime në raport me Luftën Antifashiste
Nacionalçlirimtare."
Gjithë
keto thënie dhe këshilla tregojnë se sa shumë u djegin të vërtetat që ka
zbuluar ai institut dhe drejtori i tij, shërbëtorëve qorra të Enver Hoxhës. Si
nuk e kupton z. Brokaj se të tilla intervista dhe fjalime mbaheshin në vitet
1945-1953 për të mashtruar shqiptarët se partia po e pastronte atdheun nga ata
gjoja armiqtë e tradhëtarët, që nuk ishin tjetër veçse intelektualë
properëndimorë dhe nacionalistë atdhetarë.
Zgjohu
z. Brokaj dhe kupto se pa u dënuar krimet e diktaturës komuniste që montuat ju
me komandantin legjendar, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian. Ju,
dhe të gjithë ata ish-komunistët dhe ish-sigurimsat që jeni sot në pushtet, nuk
keni kuptuar ende se nuk kishit të drejtë morale të bënit pjesë në parlamentin
pluralist gjoja si deputetë të partisë së re Partisë Socialiste. Ju duhej të
ishit larguar nga gara politike se ishit pjesë e partisë që kapitulloi me turp.
Ashtu si asnjë nazist nuk u lejua të merrte pjesë në parlamentin gjerman pas
kapitullimit të nazizmit edhe ju nuk kishit të drejtë morale të merrnit pjesë
si deputetë në parlamentin pluralist. Sunduat 47 vjet me dhunë dhe kapitulluat,
tani keni 28 vjet që sundoni si pluralistë, si neokomunistë, por erdhi koha të
shporreni nga skena politike, po ashtu me turp. Ata që e luftuan dhe e luftojnë
z. Agron Tufa janë njerëz pa moral, kurse ata që e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë,
janë njerëz me mendesi demokratike të vërtetë.
Kryeministri
Rama, i cili nuk u shpreh në mbrojtje të këtij intelektuali e zyrtari të lartë
shtetëror të kërcënuar në mënyrë të vijueshme, tregoi se i ka ardhur koha të
japë sa më parë dorëheqjen e parevokueshme. Vetëm ky akt i tij mund të ndihmojë
për të shpëtuar Shqipëria nga banditët e kohës së diktaturës që vijojnë të jenë
deputetë në parlamentin e sotëm pluralist…