Kerko: a
Resmi Osmani: Istref Haxhillari - Një grusht fat
E hene, 02.12.2019, 09:00 PM
Veçori të rrëfimit në romanin “Një grusht fat” të shkrimtarit Istref Haxhillari
Nga
Resmi Osmani
Romani
“Një grusht fat”, ne stendën e Shtëpisë Botuese Uegen,në panairin e librit,pati
ecuri të kënaqëshme. E takova shkrimtarin, e urova dhe i mora autografin për librin. Me tha se
për romanin kishte punuar kater vjet: në Pogradec,Amerikë dhe itali.Në fillim
titulli ishte “Fshati buzë lumit”, më pas u ndryshua në “Paralele që priten”
dhe përfundimisht në “Një grusht fat”. E lexova me vëmëndjen që kërkon
krijimtaria e një miku dhe kolegu të letrave që ka bërë emër me krijimtarinë e
tij.
Romani,
është saga e fshatit Dunajet në malësitë juglindore shqiptare, që nis e mbyllet
me fatin e një familjeje, por që me bashkjetesën dhe lidhjet e saj, përfshin në
ngjarje tërë bashkësinë. Në aspektin kompozicional është i ndarë në katër pjesë
dhe i shtrirë në tri kohë: para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës. Të katra
janë pjesë të një tablloje të së tërës, që të pikturuara me penelata të
imtësishme, herë me dritë e herë me hije , herë të qeta e herë të rrëmbyera,
herë epike herë lirike,me mendimin, mendësinë dhe filozofinë e urtë
fshatareske, përbëjnë indin që është endur rrëfimi romanor.
Hapësira
e zhvillimit dhe vendit të ngjarjeve është relativisht e kufizuar. Fshati
Dunajet, diku në malësitë e thella të Mokrës, buzë lumit i veçuar, larg e si i
harruar nga bota, me toka të pakta, që bën jetën e tij patriarkale , si qëmoti,
i zhytur në bestytni dhe misticizëm, që na kujton fshatin e tregimeve
kuteliane. Kur nis lufta, Dunajetasit mendojnë se aq larg e në vend të humbur
sa rrojnë ata, lufta s’ka për të shkuar deri aty . Gabohen. Lufta, me gjëmat e
saj, dhe jo vetëm ajo, I gjen aty tek janë dhe ata sit ë ishin viktima të
fatalitetit, përfshihen në vorbullën e ngjarjeve, me apo pa dëshirën e tyre, pa
I shpëtuar së thënës, duke punuar, robtuar , lutur dhe shpresuar për një grusht
fat.
Nuk
do të shtjelloj në këtë shkrim permbajtjen dhe rrjedhjen e ngjarjeve të
romanit, por disa veçori të qënësishme të stilit dhe teknikave tregimtare të
romancierit Haxhillari.
Mënyra
e të rrëfyerit, e qetë, e shtruar, me shtrirje horizontale e vertikale, gati me
natyralizëm,vërtetësi e ngjyresa të gjalla ,ku natyra dhe peizazhi shërben si
sfond, ku jetojnë, punojnë e lëvizin personazhet, bën që lexuesi të jetë pjesmarrës në ngjarje, dhe
virtualisht ta ndjejë veten si pjestar të asaj bashkësie, të marrë pjesë në të
mira e gëzime, të hidhërohet e gëzohet bashkë me ta, në hallet dhe fatkeqësitë
e tyre, nga fillimi deri në mbyllje të romanit.
Autori, e njeh mirë fshatin dhe banorët e krahinës
malore të vendlindjes së tij. Jetën, zakonet, traditat, mardhëniet, të
shkuarën, aq sa ai hyn në “lëkurën” e personazheve.Qofshin Burra e gra,vajza e
djem, apo të moshuar, jane gdhendur si skulptura, të vërtetë, me veçoritë e
tyre, jo vetëm fizike por edhe mendësitë, urtësinë apo marrëzinë, janë fshatarë
deri në palcë: nga ksula e lyrshme, shajkët që veshin e deri te opingat. Ata
flasin secili me atë gjuhë që flet cilido fshatar i atyre anëve, të atyre
kohëve, gjuhë e pasur, me figura dhe frazeologji tipike, disi e kursyer, por e
pasur në mendime, e zhdërvjellët, me humor të hollë e shpotitës, sa kur i lexon
dialogët e tyre, me fjali të shkurtëra, hidh e prit, të vinë ndërmend biseda që
ti i ke dëgjuar dikur - diku dhe ata
njerëz të duken të afërt, ke dëshirë të rrish e të rrëkëllesh një gotë me ta,
apo të këmbesh një cigare duhan.Të mbeten gjatë në mendje e kujtesë. Dhe kjo
nuk është pak.
Autori
nuk u ndërhyn personazheve, nuk i drejton apo imponon sesi të sillen apo të
veprojnë. I le të veprojnë dhe të sillen, apo të vendosin, ashtu si ata e
mendojne dhe ua kërkon zhvillimi i ngjarjeve dhe rrethanat në të cilat ata
ndodhen. Ashtu si ata e dinë vetë, si ua diktojnë ngjarjet ku përfshihen me
dashje apo pa dashje, si rrëkeja e ujit që e çan vetë vijën për tu derdhur në
lumë. Kjo i bën jo vetëm të veçantë, por
edhe të vërtetë e të besueshëm dhe jo si
kukulla të stisura.
Duhet
vënë në dukje sesi autori, me paanësi dhe mençurisht,duke u nisur nga qëndrimet
e ndryshme politike që mbahen ndaj luftës, përfshi këtu edhe historianët, ai
nuk bëhet palë, nuk çfaq opinione, ato i shfaqin personazhet, veç përcjell
ngjarjet me episode e luftës. Ndryshe nga se e mendojnë Dunajetasit, lufta I
gjen edhe atje në humbëtirën e tyre. Dramën e saj ata e përjetojnë si një
tragjedi me tre akte: i pari; në fshat ja beh një battalion nacionalist,
bashibozukët e tij shpërndahen nëpër shtëpitë e fshatit, me forcën e armëve e
teprojnë zullumin me sjellje të papranueshme, që arrijnë deri në përdhunime.
Banorët terrorizohen, por s’kanë forcë të vetmbrohen apo kundërshtojnë. Akti i
dytë; vjen njësiti partizan, çliron fshatin, ze rob nacionalistët,
pushkaton gjashtëmbëdhjet prej tyre.
Akti i tretë,në verë(ndoshta në operacionin e qershorit 1944) në fshat mbrrin
njësiti ndëshkimor hakmarrës nacionalist që pushkaton aq banorë të fshatit sa
qenë nacionalistët që u pushkatuan. Ngjarjet përshkruhen me imtësi, si në një
film bardh e zi. Lexuesi nxjerr përfundimet e veta, porse mesazhi i autorit
jepet fare i qartë: se lufta është një mallkim, e paligjshme dhe e pamoralshme,
që sjell e mbjell zi e vdekje shkatrrim e mjerim.
Paslufta.
Pushteti i ri. Jepet me një simbol; në qendër të fshatit në sheshin e xhamisë
hidhen themelet dhe ngrihet ndërtesa e re administrative, ku do të zerë vend
administrate e re. Edhe Dunajeti nuk i shpëton dot politikave dhe zhvillimeve
të kohës: kooperativizmit. Me hir e pahir,ja behin të deleguarit, agjitatorët
premtojnë begati, lumturi, lugën e florinjtë! Gjoja me vullnetarizëm, por me
masa shtrënguese. Kundërshtimet nuk pranohen. Kooperativa ngrihet. Ata që e
kundërshtojnë shpallen kulakë, ose u vihet damka e individit dhe lihen jashtë
jetës shoqërore, pa tyriska fronti, pa të drejta studimi për fëmijët.
Biografia, lufta e klasave…. Por ka edhe ndonjë kokëkrisur, qëndrestar, që duke
tundur flamurin e vullnetarizmit, mbetet
individ. Mirë apo keq? Autori ua lë personazheve ta thonë, dhe nuk janë të
pakët ata që e kundërshtojnë kooperativën. Sa për të ardhmen, vlen një fjalë e
“individit” Murat Kajaçka, që në një bisedë me Lisienin, djalin e shkolluar të
fshatit, profetizon fundin e sistemit.
Jeta
dhe brezat, paraqiten si në një stafetë, secili, në fund të rrugës së vet
jetësore, si produkt i formuar nga tërësia e kushteve shoqërore, historike e
zakonore e mbyll jetën, duke marrë me vete edhe një periudhë historike, duke ja lënë
vendin brezit pasardhës i cili ka evoluar, është arsimuar dhe ka tjetër
këndvështrim për jetën dhe botën. Ky aspekt trajtohet me ikjen nga jeta të së
moshuarës Dasara Sofi.
Romani
mbyllet me kurorëzimin e dashurisë së Lisien Dunicës, djalit të Uranit, me Vesa Çerën, vajzë po nga ai fshat . Një
fund , që për të dy të rinjtë mund të quhet i lumtur, simbolizon vazhdimësinë e jetës, si një grusht fat për
Dunajetin, dhe dunajetasit që i kanë qëndruar furtunave të kohës dhe i
paraprijnë së ardhmes.
Në
fund të këtij shkrimi, ja lejoj vetes që të them me bindje se me këtë roman të
ri,”Një grusht fat”, shkrimtari Istref Haxhillari e vë veten në radhën e
prozatorëve cilsorë të ditëve tona.
Tiranë,
më 26.11.2019