Kerko: a
Gjon Keka: 28 nëntori dhe Gjergj Kastrioti
E diele, 17.11.2019, 12:22 PM
28 nëntori dhe Gjergj Kastrioti
Nga
Gjon KEKA
Jemi
në muajin që na e bekoi Gjergj Kastrioti me ardhjen e tij për çlirimin e
Arbërisë nga zgjedha e rëndë e pushtuesit turk.
Ardhja
e tij dhe ngritja e Flamurit të bekuar të tij janë data dhe vepra të cilat janë
shkruar me shkronja të arta qiellore në librin e historisë së pavdekshme
botërore.
Këtu
më poshtë po sjell poezin e Asdrenit për Flamurin tonë që na dhuroi Gjergj
Kastrioti :
Flamuri Kombëtar
Asdreni
Ngjyr'
e kuqe si e zjarrit
Dhe
shqiponja me dy krerë
I
qendisun me pe t' arit
Gjer'
e giate bukur prerë.
Qindra
vjetë kanë shkuar
Dit'
te zeza e plot me ti,
Po
ty fama s't' është shuar
M'
gjith ç' u trete u bëre hi.
Atë
ditë qi t'u shojte
Shqiponja
pra na fluturoj,
Po
sot jetën ti q' e njojte
Ajo
prap me ty qindroj.
Ushtetare
të shendoshe
Me
nji zemer e te flakte,
Moj
shqiponje bukuroshe,
Po
mundohen jo te pakte.
Ti
je hyll' i mirësisë
Edhe
engjëll' i shpëtimit,
Se
ti i dhe djelmurisë
Të
bukuren lule të kujtimit.
Nene
ty pra djelmurija
Me
deshirë e me shpresë
Do
leftojë qi Shqypnija
Të
lulzojë e të mos vdes!