Kerko: a
Florim Zeqa: Rasti historik i Albin Kurtit!
E shtune, 09.11.2019, 10:35 AM
Rasti historik i Albin Kurtit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
publikimit të rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, edhe zyrtarisht
LVV-ja doli të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Për dallim nga zgjedhjet
e vitit 2017, kur LVV-së, edhe pse ishte subjekti më i votuar, iu pamundësua
qeverisja e vendit nga koalicioni PAN.
Nga
paslufta e deri më sot, është hera e parë që qytetarët ndëshkojnë me votë
mashtruesit dhe abuzuesit e pushtetit.
Edhe
pse partia e dytë më e votuar në vend, edhe LDK-ja u ndëshkua keq nga qytetarët
e vendit për shkak të koalicioneve të panatyrshme dhe qëndrimit të gjatë në
pushtet, pa përmbushur asnjë premtim elektoral dhe pa i sjellë asnjë të mirë
qytetarëve të vendit.
Kësaj
radhe votuesit u përcaktuan për LVV-në dhe atë për një arsye të vetme. Për
arsye se kërkesat e këtij subjekti politik ishin në përputhje me kërkesat dhe
dëshirat e qytetarëve.
Shkallët e njëjta të
ngritjes apo rruga e kundërt e zbritjes
Paralelisht
zhvillimit ekeonomik të vendit, janë edhe disa aspekte kruciale në të cilat
Albin Kurti duhet të dëshmohet si kryeministër i përgjegjshëm dhe reformator i
suksesshëm, si; sistemi i drejtësisë, arsimi, shëndetësia dhe dialogu me
Serbinë.
Ashtu
sikurse dikur Hashim Thaçi që erdhi në pushtet përmes kartës së nacionalizmit,
së fundmi Ramush Haradinaj kishte ardhur në pushtet me kartën e Demarkacionit,
edhe ngritja deri në majat e pushtetit e Albin Kurtit ndodhi përmes temave të
ndjeshme politike, si; decentralizimi etnik, demarkacioni me Malin e Zi dhe
"Zajednica" serbe në veri të vendit.
Pra,
edhe ngritja e Albin Kurtit në karrierën politike kaloi përmes kundërshtimeve
të fuqishme të temave të sipërpermendura, me forma dhe metoda krejtësisht
antiligjore dhe demokratike në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.
Edhe
pse forma dhe metoda antidemokratike, bën që LVV-në të bëhet subjekti opozitar
më i fuqishëm në vend.
Ndryshe
nga pararendësit e tij (Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj), Albin Kurti
fuqizimin politik e arriti edhe përmes "luftës" së pakompromis kundër
korruspionit dhe krimit të organizuar, gjegjësisht përmes premtimeve elektorale
për luftimin e të gjitha dukurive negative në qeverisjen e vendit dhe shoqërisë
kosovare në përgjithësi.
Sikurse
Hashim Thaçi, ashtu edhe Ramush Haradinaj, me marrjen e pushtetit u larguan nga
premtimet elektorale, tani na mbetët të shohim veprimet e Albin Kurtit si
kryeministër, se a do të qëndroj i palëkundur në raport me dialogun me Serbinë,
përkatësisht temës së ngritur të "minishëngenit" që faktorizon
Serbinë në Ballkan.
Për
më tepër se kaq, kryeministri në ardhje Albin Kurti duhet të jetë më i qartë
dhe më transparent para qytetarëve të vendit rreth idesë së
"minishengenit" apo "Ballkanisë së re" në zemër të
Gadishullit Ilirik.
Qeveria
e re me Albin Kurtin në krye e ka rastin historik të dëshmimit për ç'montimit
të te gjitha dukurive negative, sikurse e ka momentin më kritik të humbjes së
gjithë kredibilitetit politik të arritur me shumë mund për më tepër se një
dekadë.
Anulimi i vendimeve të
dëmshme dhe rofroma në drejtësi
Premtimet
elektorale të liderit të LVV-së, Albin Kurti janë obligime dhe borxh i madh dhe
i pashqlyer ndaj qytetarëve.
Qeverisë
së Albin Kurtit i mbetët që në mbledhjen e parë, të anulojë të gjitha vendimet
e qeverive paraprake të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, gjegjësisht
marrëveshjen fatale për "Zajednicën" me Daçiqin, përkatësisht me
Vuqçiqin në Bruksel dhe të gjitha vendimet e kryeministrit Ramush Haradinaj
filluar nga Demarkacioni me Malin e Zi, ngritjen skandaloze të pagave për
stafin qeveritarë e deri tek vendimet dhe nominimet në periudhën pas dorëheqjes
nga posti i kryeministrit.
Jo
vetëm kaq, premtimi elektoral i Albin Kurtit për shkarkimin e Hashim Thaçit dhe
burgosjen e kryeprokurorit Lumezi janë janë "alfa" dhe
"omega" e grumbullimit të votave nga elektorati kosovarë. Andaj çdo
zvarritje dhe ikje nga ky premtim, Albin Kurtit do t'i kushtojë me rënje
drastike të kredibilitetit dhe humbje të fuqisë politike në terrenin politik.
Pa
barazi ligjore, asnjëherë nuk do të ketë barazi qytetare dhe liri e demokraci
në këtë vend, prandaj nevojitet ndërhyrje urgjente nga qeveria e re për ta
reformuar këtë sistem të kalbur e të kapur nga mafio-politika, në mënyrë që të
shmanget marrja e drejtësisë në duar të qytetarëve-drejtësia kanunore.
“Përderisa
sistemi i drejtësisë të jetë i kontrolluar nga bandat e inkriminuara partiake
dhe nëntoka e tyre kriminale, qytetarëve nuk do t'u kthehet besimi në drejtësi
dhe as dashuria për shtet. Përderisa të vazhdon të jetë kështu, qytetarët do ta
përdorin "Kanunin" si mjet për zgjidhjen e problemeve, duke vazhduar
së ëndërruari një shtet ndryshe nga ky që e kemi sot.
Andaj,
sfida e parë e qeverisë së re duhet të jetë reforma e thellë në sistemin e
drejtësisë, përkatësisht shkarkimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të
inkriminuar dhe nominimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të guximshëm me
integritet dhe etikë profesionale.