Kulturë
Fatmir Halimi: Në Besianë u përmbyllen Takimet Letrare
E premte, 23.08.2019, 07:24 AM
NË KUADËR TË MUAJIT TË DIASPORËS, NË BESIANË U PËRMBYLLEN TAKIMET LETRARE
Takimet
letrare në kuadër të "Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe ditët e
Diasporës ", të cilat kishin filluar me 15 korrik, u përmbyllën sot me 22
gusht 2019 në Besianë. Këto takime para dashamirëve llapjanë të artit të
letërsisë sollën prurje të reja dhe vlera të larta letrare.
Në
kuadër të Festivalit u mbajt AKADEMI PËRKUJTIMORE për figurën e ndritur të
poetit, gazetarit e të kritikut letrar tashmë të ndjerë Milazim Kadriut.
Në
kuadër të AKADEMISË PËRKUJTIMORE u përurua edhe libri “Libër homazh për MILAZIM
Kadriun” të përgatitur nga Shaban Pllana, në botim të SHB ProkultPress, ku me
kumtesat e tyre u paraqitën referuesit si;
Donikë
Sfishta – drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të K.K. të
Besianës (Podujevës), Fatmir Halimin - drejtorin e shoqatës kulturore
‘Prokult’, njëherit edhe pronar i SHB PROKULTPRESS, - Prend Ndue Buzhala-
kritik letrar, - Sylejman Blaku- gazetar i shumë mediumeve si ‘Kaha ditore’, Kosova Sot’ etj, - Ramë Oraca
–profesor dhe shkrimtar, Shaban Pllana – poet, Xhemshit Gashi- Kryetar i
SHOQATËS SË FAMILJEVE TË DËSHMORËVE, dhe djali i Milazimit, Përparim Kadriu.
Akademia u përmbyll me çmime dhe nderime për familjen Kadriu, por edhe me shumë
emocione nga referuesit dhe familjarët.
Mandej
në kuadër të festivalit të letërsisë… u mbajt edhe ora letrare, ku me krijimet e tyre kishin konkurruar poetë
nga e gjithë hapësira shqiptare dhe diaspora jonë anekënd Evropës. Me poezitë e
tyre u paraqitën këta poetë; Zymer Halili, Ramadan Oraca, Flora Halimi, Fisnik Kastrati, Murat Gashi,
Fadil Furri, Rexhep Halimi, Ismet Krasniqi – Lala, Idriz Berisha – xhixhi, Arta
Hoti, Shpresa Curnasi, Rovena Toska, Minire Rukovci-Hyseni, Ali Prebreza, Naim
Salihu, Sami Sherifi, Kaltrinë Uka, Bahrije Qerimi Spanca, Shaban Pllana, Dan Ibrahimi,
Ruzhdi Berisha, Mehmet Breznica, Mehdi Ibrahimi, Rrahim Sadiku, Musa Jupolli,
Lumni Nimani e shumë të tjerë. Juria
në përbërje të Dibran Fyllit, Nuhi Potokut dhe Avdullah Troshupës vendosën që
çmimi i parë t’i takoi poetit e aktorit të madh Mehmet Breznicës, çmimin e dytë
e rrëmbeu Idriy Berisha nga qyteti i Klinës, kurse për çmimin e tretë
unanimisht vendosën që t’ia ndajnë një krijuesi të ri me qëndrim në Gjermani,
Fisnik Kastratit. E veçanta e këtyre c135mimeve letrare ishte kur laureati i vendit
të parë Mehmet Breznica vlerën monetare të çmimit në shenjë nderim dhe respekti
të madh, ia dhuroj familjes së poetit të ndjerë që përuruam sot Milazim
Kadriut. Njësoj veproi edhe poeti i ri Fisnik Kastrati, duke i dhënë vlerën
monetare familjes Kadriu.
Fatmir
Halimi, 22 gusht 2019, Besianë