Mendime
Dedë Preqi: Zingjiri i veprimeve me të cilat provokon Serbia vazhdon të përzgjatet pa kufi
E enjte, 22.08.2019, 11:12 AM
ZINGJIRI I VEPRIMEVE ME TË CILAT PROVOKON SERBIA VAZHDON TË PËRZGJATET PA KUFI
Nga
Dedë Preqi
Njohja
e njerëzimit realizohet me mundësinë e njohjes së veprimit, që nënkupton
njeriun normal dhe paqëdashës, në të kundërtën e tij me njeriun e sojit
ngucakeq, provokues, dhunues, pushtues, vrasës dhe me një emër që i mbulon të
gjitha, njeri “çnjerëzor”, të cilin e atakon kudo në rrugët e jetës.
Nuk
do të thotë se raca shqiptare është e tëra një racë e pastër dhe dukshëm i
paraprinë veprave cilësore dhe veprave të mira njerëzore, por duhet të ndalemi
të veqojmë prekshëm prirjet e veprimeve
dhe provokimeve zingjirore të politikës së Serbisë, ndaj Kosovës, të cilat nuk
dallojnë nga qëllimet politike të industrisë kriminale të Millosheviqit.
Në
fakt, po vërehet se makineria politike e Serbisë, po vazhdon me të njëjtat
koncepte dhe metoda raciste ndaj Kosovës, me ç’rast po hargjon energji pa
llogari dhe nuk dihet deri në cilën pikë do të arrihet një qëllim i tillë, kur
duhet të mirret parasysh se Kosova, nuk është më nën diktaturën e këtij vendi
dhe matematika me të cilën po llogarit ky shtet, sikur iu kanë ngatërruar
ekuacionet e zgjidhjes së problemit, duke përdorur metodat e njëjta të
veprimit.
Dhe
në këto rrethana qëndrimi i Kosovës, pothauajse ka mbetur pezull, e cila nuk
është në gjendje e vetme të gjejë rrugëdalje dhe të krijojë marrëveshje të
qëndrueshme dhe të shëndoshë me palën serbe, sepse Serbia përveq se është
lojale është edhe kontraverse, duke mos respektuar asnjë marrëveshje, sëcilës
nuk i ngutet dhe as nuk i tutet askujna?...
Edhe
Evropës nuk i ngutet, dhe sikur shikon vetëm me njërin sy, duke i dhënë kohë
dhe duke e amnestuar Serbinë prej krimeve të luftës, kur thëmi kështu kuptojmë
lirinë e kriminelëve dhe mbrojtjen e tyre nga gjykatat e Serbisë dhe ato
ndërkombëtare, në vend që kriminelët të arrestohen dhe dënohen për krimet dhe
gjenocidin ndaj shqiptarëve, ata dënohen pjesërisht dhe shumica e tyre janë të
lirë por edhe në pozicione të rëndësishme shtetërore.
Serbia
i ka të njohura shifrat e viktimave shqiptare gjatë luftës në Kosovë, përveq se
masakroi të rinjë dhe pleqë, në mënyrë mizore masakroi edhe qindra fëmijë dhe
bebe në djep, që nga logjika e vepres krimet e tilla do ia kalonin grupeve
të shpellarëve dhe logjikës shtazarake.
Dhe sa do fatale që duken humbjet e shkatërrimet, duke pësuar mijëra viktima,
janë edhe 1600 të pagjetur, të cilët i mbanë Serbia, në misterin e vet, që i
shfrytëzon dhe manipulon me këto mbetje për përfitime politike.
Serbia
më shumë i kushton vëmendje Mitrovicës veriore të Kosovës, se Luginës së
Preshevës, dhe ky këndvështrim shprehet në forma të ndryshme me direktivat e
Vuçiqit, i cili serbët e këtij vendi i ka bërë marioneta të politikës, të cilët
i shfrytëzon sa herë i duhet ta destabilizojë Kosovën. Nga ana tjetër, këtij
aspekti i përketë edhe kolonizimi e veriut të Mitrovicës, me popullatë serbe
nga viset e ndrysheme të Serbisë, të cilëve ua ka ndërtue banimet me fondin e
vet pa ndonjë plan urbanistik, që koncepti i këtij qëllimi është i ditur dhe i
më mëvonshëm, apo të mbushet Kosova me ardhacak serb, të cilët kurrë më parë
nuk ishin banor të këtij vendi, në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të
luftrave, të cilët ky shtet i ka përdorë në luftat e fundit, tani duke i
shpërblyer me tokën e Kosovës.
Në
ecurinë e mëtejme politika e Serbisë, po vazhdon pikërisht me një zingjir
aksionesh të formave të ndryshme, për ta popullue Kosovën në gjitha pjesët me
serbë dhe përveq Mitrovicës veriore, në mënyrë të pa ndërprerë po ua rregullon
kushtet edhe në vendet tjera të Kosovës, duke u afruar shtëpia të banimit,
biznese dhe fabrika të vogla për punësim të familjeve serbe, sikur është rasti
i Osojanit në Istog.
Në
këtë vend tani janë kthyer këto ditë edhe 800 serb, të cilët më parë ikën në
kohën e luftës, sepse ishin ata të cilët i bënë krimet e para ndaj fqinjëve
shqiptarë dhe tani sipas projektit të Serbisë dhe BE-së, kthehen përsëri në
vendin e krimëve, i cili vend funksionon me gjitha Institucionet e veta dhe
pushtetin e tyre paralel serb.
Përveq
shumë veprimeve provokative të kësaj forme tipike dhe e llojit pa kulture njerëzore dhe e një elementi të
dobët të karakterit të një shteti, sjelljet dhe veprimet që po ia hedh Kosovës,
përveq asaj që nuk gjenë gjuhë të marrëveshjes me vendin tonë, Serbia, pjesën
më të madhe të politikës së jashtme ia kushton lobimëve me vendet e ndryshme të
botës, që edhe ato vende që e kanë njohur Kosovën, një pjesë të tyre po e bind
që ta bëjnë tërheqjen e njohjeve të shtetit tonë.
Sërbia
lobon në gjitha format e saj të mbrapshta kundër Kosovës, duke shpenzuar edhe
shuma të mëdha materiale në shkëmbim të tërheqjeve të njohjes së Kosovës, posaqërisht
shtetëve të vogla dhe të varfëra të botës, ndaj të cilave shpreh mirënjohje e
simpati, që ta bojkotojnë shtetin tonë në organizmat ndërkombëtar, sikur në
UNESK-o, në INTERPOL dhe organizma tjerë ndërkombëtar, të cilat vlera janë të
lidhura ngushtë me elementin e prekshëm të shtetit të Kosovës, që e tërheqin
këtë vend në rrjedhat e mëtutjeshme.
Politikanët
dhe politika kosovare sikur gjindet në gjumin e thellë të ëndërrimëve dhe nuk e
ngacmon kjo ëndërr e keqe dhe e trishtuar që po përjeton shteti i Kosovës, që
nënkupton mundësinë për tu zgjuar dhe për të treguar gadishmërinë e vet, si dhe
aftësinë që të vendos për të qenë zot i vetëvetës.
Prej
një zingjiri të tillë të veprimëve dhe provokimëve të Serbisë ndaj shtetit të
Kosovës, vjen një përshtypje e veqantë e një ironie dhe racizmi që vjell
politika e shtetit serb me shekuj, përmes të cilit nuk shkëputët lehtë, duke e
treguar edhe anën tjetër të ndërgjegjës së vet të prishur, që sot nuk e ka
guximin e lidershipit të saj serb, për t’u pozicionuar në realitetin e kohës,
dhe për të dhënë një shembull të vlerave dhe parimëve të shëndosha njerëzore,
që mund të gëzohet e sotmja dhe e ardhmja e njerëzimit pa dallim nacioni dhe
regjioni.
Hallkat
e këtij zingjiri nuk do ishin edhe po aq të forta, sikur politikën shofeniste
serbe të mos e përkrah dejtëpërsëdrejti politika ruse e Putinit, së cilës po i
ndihmon edhe politika erdoganiane e Turqisë, duke ia mpreh brirët Serbisë, me
qëllim që përmes Kosovës, të gjejnë pretekst të destabilizojnë rajonin dhe
Ballkanin, e deri te hakmarrja ndaj Evropës.
Këto
janë padyshim rrethanat nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës, që lidhet
edhe me fajin e lidershipit të vet të lodhur dhe të pa aftë kosovar, që të
menagjojë me vetëvetën, sidomos në aspektin e zhvillimëve ekonomike e politike,
të cilave u lëkundet dhe u rrezikohet ekuilibri. Megjithatë mbetëmi me
përshtypjen dhe besimin vetëm nga miqësia me SHBA-të, dhe aleatët e saj të
besueshëm, me ç’rast përkrahja e këtyre aleatëve ka peshë të pazavendësueshme
për ta mbajtë në këmbët e veta shtetin e Kosovës, dhe për ta avansuar në
rrjedhat e mëtutjeshme këtë vend, njëherazi për ta mbrojtur nga kthetrat e
ndonjë agresori të mundshëm, që ka apetite të moqme për ta copëzuar pamëshirshëm këtë tokë
dardane.