Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shkupi historik shqiptar - kryeqyteti i Shqipërisë
E merkure, 14.08.2019, 08:19 PM
SHKUPI HISTORIK SHQIPTAR
KRYEQYTETI
I SHQIPËRISË
(Vit
përkujtimi i Dy Çlirimeve të Shkupit (2019): Kryengritjes Shqiptare të Dervish
Carës (1843 - 1844) dhe Bajram Currit, Isë Boletinit me Hasan Prishtinën
(1912). Dhe, duke e pritur Çlirimin e Tretë Historik të Shkupit Shqiptar!...
NGA
KALOSH ÇELIKU
1. -Pak biografi për Autorin e këtij shkrimi publicistik
dhe Shkupin Historik Shqiptar.
Enkas i shkruajtur
për Librin e ardhshëm: Shkrimtari më i lëvduar dhe sharë (Lufta
ime me Penë). Parashikime për Ditën e Nesërme, që pritet së shpejti ta shohë dritën.
Nga Nana, familje hoxhallarësh me autoritet në Zajazin e Kërçovës, nga
stërgjyshi bektashi - kaçak i maleve Emin Çeliku (Xhambazi), krahu djathtë i
Dervish Carës. Nga Babai: Pararoja e Vdekjes Dy Mafailave të Zajazit
(ballistëve). Poashtu, edhe nga ana e Gruas besnike, Hoxhë Rumunie – mik i
Asdrenit.
Krah për krahu me
kryengritësit shqiptar, që asaj kohe (1843 - 1884) e çliruan Shkupin nga
pushtimi i Perandorisë Osmane me pretendime për t‘i çliruar, edhe qytetet:
Velesin, Prilepin dhe Manstirin. Vit, edhe kur shpartallohen pas shpine me topa
nga forcat ushtarake turke duke vazhduar luftën të ndarë në dy grupe
kryengritëse në Kosovë dhe Dibër. Kaçanik dhe Grykën e Radikës, ku Hajredin
Pashës, sipas këngëtarit popullor: “jo më pak se, dymbëdhjetë mijë ia grinë
në llogore, ia lanë në vorre ende pa i shti”. Dhe: Kaçanikut i raftë
pika/ nantë sahat po theret me thika...
Kohë, kur
“vëllezërit maqedonas”, sipas Akademik Aleksandër Matkovskit, pushtuesit i
pritën si “çlirimtarë” (Kryengritja e Dervish Carës, (843-1884). Dhe,
Çlirimi i dytë i Shkupit me krahun e Luftës të Bajram Currit me Isë Boletinin
dhe Hasan Prishtinës (deputet i Sanxhakut të Prishtinës në Mexhilisin Osman),
që pas hyrjes në Shkup, pas disa ditëve e dorëzojnë vetë pa luftë Shkupin.
Sot, ku para
përmendores të Hasan Prishtinës në “Bit-Pazar” (Shkup), fotografohen para
kamerave televizive politkanët e arratisur të paritve politike shqiptare me
disa veta partizanë partiak në rolin e argatit për poste politike. Përkundër,
Kryengritjes Historike Shqiptare të Dervish Carës me kryngritësit shqiptar, që
e Çliruan Shkupin dhe vazhduan luftën në Katllanovë për çlirimin e Velesit,
Prilepit dhe Manastirit. Betejë e përgjakshme historike ku edhe u shpartalluan
si Kryngritje Shqiptare (1843-1844).
Historianë pa
brekë, me poste partiake para kamerave televizive, Sot (12 gusht 2019) shënojnë
“çlirimin” e Shkupit në krye me një “politikan” të arratisur partiak, turren
pas posteve politike me të katra me një tufë lule të vyshkyra kopështi në dorë,
dhe disa anëtarë partiak dhe kalimtarë rasti të shënojnë “çlirimin” e Shkupit.
Edhe, marrin guximin dhe e shpallin publikisht, që këtë datë historike në të
ardhmen do ta bashkojnë me “Marrëveshjen e Ohërit”?! Fare, pa e përmendur
Kryengritjen mbarëshqiptare të Dervish Carës dhe Çlirimin e parë të Shkupit nga
Perandoria Osmane (1843-1844). Kryengritës historik shqiptar, që sot para Hasan
Prishtinës është dashur dhe e meriton ta ketë përmendoren në Kala të Shkupit.
Imzot, ku i kemi Sot historianët shqiptar?! Regimet e tyre ndaj kësaj “politike
madhore” teknefese. Vetë, edhe i përgjigjem pyetjes time në stilin e Fan Nolit
Madh: Arratisur dhe syrgjynosor/ as të gjallë, as të varrosur/ nëpër
parti politike me këmbët dhe trutë në legen.
Pas Luftës Dytës
Dytë Botërore (vite krize buke), linda dhe u rrita nën hijen e Lisit midis Livadhit, rrëzë Çukës në Katund (1951).
Librave të këndimit me vjershat e Rilindasëve shqiptar nga koha e Ministrit të
arsimit Ernest Koliqi. Qafëpërqafe, u rrita me Dr. Dacin dhe qenin besnik
Murgo. Gjelin kryengritës, që e thirrte mbi gardh, përpara Shtëpisë Agimin.
Pulën e Rexhep Hoxhës, duke: kakarisur tra më tra? E çuditi dynjanë/ e ka ba
një ve/ dhe tjetër hiç.” Lopëve dhe dhenëve, që i mola me kusi, në mrizet e
Dardhave gorrice te “Përroni i Thanës”. Jetë e lumtur, asaj kohe mes kafshëve
livadheve, arave e maleve, sesa kjo e sotshmja mes njerzëve (politikanëve).
Pas shkollës
fillore, nga gjiri familjes u arratisa në Shkup, Shkollën Normale “Zef Lush
Marku”. Një jetë tjetër qyteti me korzo e disko – klube nate deri në mëngjes.
Cuca besnike mes “vëllezërve” të Njerkës dhe “turqëve” të ardhur nga Kosova për
t’u shpërngulur në Turqi. Herë pas here, edhe për shkak të cucave me grushta e
thika e ndanim mejdanin në mes të “Bit-Pazarit” (Shkup). Netë mes Dimrit Madh,
duke e kaluar Terrin e ditës në shkollë, e Natën qafëpërqafe me cuca nën ferra
me dy-tri duar bar të thatë, nën qiellin e hapur me yje mbi kokë.
2. -Arratisja në Paris dhe kthimi në vendlindje.
Vite, kur pas
kryerjes të Shkollës Normale, edhe do të arratisem në Paris (1970). Studimeve,
pas një vendi pune. Jete më të lumtur. Qytet kulture, vendbanimi dhe pune, ku
gjysma e banorëve krijonin art, e gjysma tjetër kritikonin vlerat e tyre
artistike.
Shkaktar, asaj
kohe u bë Vëllai Madh, të kthehem në vendlidje. Edhe, më bindi: “Unë, nuk do të
mund të kthehem në vendlindje. Shkaku se, më pret burgu si “armik” i shtetit.
Nuk ka nevojë edhe ti të mbetesh në Paris. Ne, atje kemi pasuri dhe shtëpi.
Edhe, pse ti u regjistrove në Universitetin e Serbonës me banesë dhe vend pune
si refugjat, sipas mendimit tim, mirë është të kthehesh në vendlindje. Unë, nga
Parisi do t’i mbuloj shpenzimet e studimeve.
Vëllai Madh, pati
të drejtë: Vërtetë si i ri, unë asaj kohe do të dalldisesha pas jetës natës dhe
kurtiznanve të Parisit, me siguri do të martohesha me françeze, dhe kurrë nuk
do të kthehesha në vendlindje. Ose, nga Parisi do të arratisesha në ndonjë
shtet tjetër duke kërkuar jetë më të bukur dhe Liri. Këmbekrye do të
përfundoja, në ndonjë Organizatë antijugosllave. Pavetëdije, se: Edhe atje mu
si në vendlindje më priste e njëjta pusi, me spiunë “kuqezi”, që i kishte
shpërndarë UDBA jugosllave si “patriotë” shqiptar të infiltruar si “ballistë“
dhe “atdhetarë” në organiazata e tyre në mërgatë edhe si kryetar të atyre
organizarave “antijugosllave”.
Tre muaj me vonë,
nga Parisi do të kthehem në vendlindje. Vit, edhe kur do të regjistrohem si
student në Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në
Universitetin e Prishtinës (Kosovë 1971 / ‘72). Kryeqytet i një revolucioni
arsimor dhe kulturor shqiptar, jete të bujshme studentore, i cili edhe do të më
japi fuqi të vazhdoj luftën, të merrem me shkrime dhe afirmohem si shkrimtar.
Gjatë kohës të
studimeve, edhe do të punoj si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gllogovc
(Drenas), në Drenicë (Kosovë). Hov, edhe kur do të shpërthej me shkrimet e mia
dhe publikimin e tyre në “Rilindja për fëmijë”, “Pionieri” dhe “Gazeta e pionerëve”.
Krah përkrahu me “Flakën për fëmijë”, “Gëzimin” dhe “Fatosin” me të cilat u
rrita si nxënës në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup.
Arsyeja, pse e
zgjodha këtë dhiare malore?! Pse, asaj kohe u mora më së tepërmi me Letërsi për
fëmijë?! Shkaku, se edhe cenzura komuniste nuk ua vënte shumë veshin këtyre
krijimeve letrare. Herë pas here botoja edhe ndonjë poezi për rritur, që mezi
kalonte në rubrikën e “Zërit rinisë” (një herë në javë), që e readaktonte asaj
kohe Esad Mekuli. Shumica e poezive për të rritur u publikuan me pseudonime
letrare.
3. –Ikja si mësues në Malësinë e Shkupit dhe përndjekja e paparë policore.
Pas studimeve në
Prishtinë, atentatit të dështur në Hotelin “Bozhur” (sot “Iliria”), dhe
kryerjes të “Universitetit” ushtarak në Knin (Kroaci 1979), kthehem me punë si
mësues në Malësinë e Shkupit (1980). Një vit përpara demonstratave të
studentëve në Prishtinë.
Probleme politike,
që më ndoqën hap pas hapi edhe mes maleve. Gjoja, se: “Jam i dërguar nga Kosova
të veproj në këto anë”. Fakt, të cilin do ta mësoj pas disa viteve, pas
publikimit të librit tim me satira: “Trumbetat e Tellalit” (1992), gjatë
një bisede “informative” në polici. Përmëkeq, denoncimi i nëshkruar nga njëzetë
“patriotë” kuqezi shqiptar, që edhe sot e kësaj dite shëtiten si kuadro
“deficitar” nëpër partitë politike shqiptare dhe “maqedonase”. Emrat dhe
mbiemrat e të cilëve, atë ditë m’i afroi Inspektori i shërbimit informativ, por
nuk desha t’i shoh fare me sy. Përpak, desh i volla edhe zorrët. Shkaku, se: I
dija me emra e mbimera këto “patriotë” kuqezi gjatë një fushate të paparë sulmi
kundër meje si shkrimtar në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup. Emra
kulturofagësh, që ende më rrinë para syve, se: “Unë, me dhjetra mijëra marka i
kisha dërguar Partisë Socialiste në Shqiperi, dhe i kisha pasur disa takime të
fshehta në Bullgari. Vite, kur nuk kisha as edhe pasaportë.
Kulminacioni, i
pyetjeve “informative” të Inspektorit: “Çështjen Shqiptare, se gjoja dua ta
zgjidh me luftë”. Edhe, se: “Unë jam ai kryesori”. Luftë, e cila do të ndodhë
tetë vite më vonë, në vitin 2001. Bisedë “informative”, nga e cila u binda se:
Policia e shtetit “përbashkët”, herët kishte pasur informata të sakta për
luftën e 2001 –shit. Edhe, për mua si një i arratisur mësues i maleve të
Shkupit, larg civilizimit që nga Parisi, Prishtina dhe Shkupi. Përpara syve,
plot inatë ma përplasi Dosjen time, përplot me miq dhe shokë të atyre viteve
jete shkollore dhe studentore, që unë vetë nuk i dija disa ngjarje, ose i kisha
harruar gjatë shtegtimeve nëpër botë.
Iu, përgjigja: më
pëlqen dyshimi juaj policor, edhe më vjen mirë që m’i përkujtuat disa miq e
shokë dhe ngjarje, që unë i kisha harruar me vite, po Unë nuk jam Ai kryesori.
Jo, se nuk dua, Unë dua të jem Ai kryesori, por nuk jam. Edhe, më në të
ardhmen, mos më thirrni për kësi bisedash “informative”!
Dorën në zemër, e
kanë mbajtur fjalën, deri më sot nuk më kanë thirrë në biseda “infromtative”,
edhe pse: Unë si shkrimtar nuk rri rehat, herë pas here i marrë nëpër gojë si
personazhe mes faqeve nëpër libra dhe shkrimet e mia publicistike.
Edhe ju, Sot e di
se do më pyesni si lexuesë: Pse nuk më burgosin, ose vrasin në Shkup?! Ja, po
ua them: Tremben se, vetë do më shpallin hero kombëtar. Kush do t’i duroj Nesër
edhe në varr “patriotët” kuqezi të partive politike shqiptare duke u shtyrë me
bërryla para fushatave zgjedhore lokale dhe parlamentare, se: Cili mbi varr i
pari do të mbajë fjalime lamtumirëse. Ose, vënë kurora të luleve mbi varr.
Zbulojnë para kamerave televizive përmendoren time si hero kombëtar për
Shqipëri Etnike. Emërtimin e ndonjë institucioni kulturor, shkolle, rruge në
Shkup...
4. – Helmime, vdekje klinike, aksident komunikacioni, djegëje e “xhipit” she
dy herë radhasi shtëpisë në Shkup.
Dhe, pas helmimeve
të herëpas-hershme në tavernat e Shkupit, vdekjes klinike në Voskopojë
(Shqipëri, 2000), aksidentit komunikacioni pasmesnate në “Qafë–Thanë“
(Shqipëri, 2007)), djegëjes të “xhipit”, para dritareve në “Çair” të Shkupit
(2012), banesës në “Çair” (1993), dhe Shtëpisë Gruas në lagjen “Seravë” të
Shkupit (2018), Lufta ende vazhdon me penë.
Edhe, pas kësj
biografie të shkurtër për Atdheun pa Grua dhe mua si shkrimtar, e di se përsëri
ju do më pyesni nga kurreshtja: Kur, Unë do ta dua përsëri Shkupin Historik
Shqiptar?! Dihet, gati pas gjithë jetës bujshme të “vëllazërim-bashkimit” Dje
dhe Sot, që e kam kaluar në Shkup si nxënës dhe pas studimeve me vende pune e
“shpërblime” partiake. Atëherë, kur Unë e njoha Kryeqytetin Shqiptar së pari me
t’im Atë (1959): me kësula të bardha dhe veshje kombëtare Shqiptare.
Skënderbeun dhe stemën e flamurit kombëtar të fshehur nën jaknën e setres, që
unë i mbajta gjithë kohën si nxënës i shkollës mesme me frikë. Kohë qorre, për
të cilat unë më së paku do t’i haja pesë vjet burg, në Idrizovë. Kutadi,
ndoshta edhe në Goli Otok. Pa i përmendur dy vitet e shërimit si dyvjeçar i
shtrirë së bashku me Nanën në spitalin e Shkupit (1951 – 1952), dhe pas dy
viteve i lëshuar nga spitali shtetëror pa shpresë jete: “Shikoni t’i gjeni
ndonjë tjetër rrugë shërimi. Rrugë, që e gjeti Im Atë te Dervish Nurja i
Zajazit, i cili pasi më Fryu në fytyrë, ma vari një hajmali për qafe dhe më
tha: “E bajtsh me shëndet!”. Kurrë më pasmesnate, xhindet dorë më dorë nuk do të
më hudhin mbi çatia dhe majë lisave rrëzë Çukës, në Katund. Hajmali, të cilën
edhe sot e kësaj dite e mbaj përqafe, bashkë me hajmalinë e argjendtë tjetër të
Skënderbeut: Shqiponjën Dykrenare.
V. –Edhe siç duket Sot ato Dy hajmali përqafe më mbrojnë nga magjitë
turko-arabe.
Edhe, siç duket:
Sot, padyshim ato dy hajmali përqafe, më mbrojnë nga magjitë turko- arbe të hoxhallarëve rrejshëm në
xhami. Ferexheve zeza, çallmave të turkut, leckave kësula haxhilerësh, në vend
të kësulave bardha të Bajram Currit. Shkupin, ende e mbaj në mend si fëmij, dhe
e di kush ishte Dje. Vardari, sesi e ndante pergjysmë. Urën e Gurit, që i
lidhte të dy anët e Qytetit. Kalanë mbi qytet. Katundet shqiptare që e
rrethonin nga të katër anët. E shoh edhe Sot. Nuk e di, si do të gëdhihet
Nesër?!
Frikë i kam
politikanët e sotshëm. “Turqit” e Shkupit me kësula lecka turko-arabe! Thirrjet
e hoxhallarëve të rrejshëm në minare me flamuj gjysëmhënë dhe vetëm një yll.
Ferexhetë e zeza, kur dalin nëpër qytet.
Mos vallë, im Atë
herët ma parashikoi të ardhmen time si shkrimtar?! Apo, ende më mbanë gjallë
hajmalia e Babashehut Dervish Nurja i Zajazit?! Ndoshta, edhe kaçaku i maleve
Emin Çeliku (Xhambazi), krahu i djathtë i Dervish Carës?! Nuk e di.
Dhe, në fund
Dorën në zemër,
pas kaq viteve “Lirie”, Sot nuk më pëlqen Shkupi Historik “Shqiptar”: me
dhjetëra parti politike shqiptare, ato dy-tri përmendore shqiptare mes luanëve
në shkretëtirat e betonit. Fundekrye, mes çallmave turkut në minare të xhamive,
kësulave lecka të haxhilerëve në kokë me tespi “kuqezi” dhe ferexheve të zeza.
“Berqet”, që nuk e kishim ne gjatë kohës së rinisë Kryengritëse “komuniste”.
Dhe, do ta dua
Shkupin Historik Shqiptar! Atë, Shkupin Historik të Dervish Carës (1843-1844),
stërgjyshit tim Kaçakut maleve Emin Çeliku (Xhambazi). Shkupin, Kryeqytetin
Historik të Shqipërisë, kur Sot në mianeret e xhamive me flamuj gjysëm hënë dhe
vetëm një yll komunist, Nesër do të
valojë Flamuri Kombëtar Shqiptar me shqiponjën dykrenare...