Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Përpjekja e Kastratit përtej varrit
E diele, 15.07.2018, 03:03 PM
PËRNDJEKJA E ADEM KASTRATIT
EDHE PËRTEJ VARRIT
NGA KALOSH ÇELIKU
Përndjekja policore politike-letrare (kulturore - artistike), hap pas hapi e Shtetit të “përbashkët” pa emër me rrufjanë dhe partizanë partiak, që nga koha e Serbisë dhe Turqisë: Dje, vullnetarë shqiptar: pashallarë, vojvoda, dhe xhandarë komunistë, ende e vazhdon luftën e tyre antishqiptare brez pas brezi, edhe sot e kësaj dite nga pasardhësit e tyre djemë e vajza komunistë, për shpalljen e Shtetit “Etnik Neokumunist”. Mos e them haptas, edhe të “vëlla” Erdoganit, si “pasardhës” i Sulltanit të Çajupit, shkrimtar shqiptar. Autorit të veprës antologjike: Baba Tomorri. Që, pas fitores fundit “historike” në Stamboll, e tha publikisht shqiptrëve para botës: edhe më herët në Prizren (Lidhjen e Prizrenit): Kosova, është Turqi?! Shqiptarët janë pasardhësit e turqve në Ballkan. Shkupi (Kryeqyteti i Rumelisë), është qyteti turk më i dashur i Turqisë?! Pavetëdije, se: Ende nuk ka përfunduar Lufta shqiptare e Rilindasëve me Penë!
Gostivari me flamuj turko-arab e festoi si “fitore” historike Erdoganin?! Nuk e dimë ende, si qytet turk, apo shqiptar?! Patjetër, si Keyeqytet Shqiptar! Ligje të Natyrës. Edhe pse si popull shqiptar, i kemi dhënë Turqisë agallarë e pashallarë. Ataturku i bëri shtet modern. Sami Frashëri Gjuhë letrare turke. Skënderbeu, i “tradhtoi” si “vëllezër” turq shekullor. Kryetari i Komunës Gostivarit, ende heshtë për këtë ngjarje “historike”. Popull i dalldisur me dy nobelistë me prejardhje shqiptare, që fatkeqësisht asgjë deri më sot nuk kanë dhënë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare?!
Tekefundit, së paku të ndërtonin në Shqipëri ose Kosovë: një spital, një shkollë fillore, ose Çerdhe të fëmijëve. Shqiptarët, Nuk lanë Krajl, Mbret e president pa i shpallur me prejardhje shqiptare?! Shtete nëpër botë. Merreni me mend, edhe Sllobodan Millosheviçin e shpallën me prejardhje shqiptare. Kohën e fundit, edhe Zaevin (“Shpëtimtarin” e shqiptarëve”) me kësulë të bardhë në kokë?!
Përkundër, fjalimeve partiake me trumbetime patetike e lule mbi varr, pas ikjes së tyre fizike nga Ferri për në Parajsë. Terror i paparë deri më sot, që vazhdon edhe përtej varrit për të hyrë bythekrye në “Xhehnem. Jo se, këto “armiq” ideologjik shekullor i kanë dashur dhe i duan politikanët e arratisur neokomunistë, por sot u duhen për ta mbajtur veten ende gjallë si “artistë” dhe politikanë neokomunistë, në kolltuqet partiake. Dhe, t’u dalin zot posteve politike para syve të popullit shqiptar si “patriotë” kuqezi pa asnjë gram talent dhe bagazh krijues mbi shpinë.
Turr, i madh e i vogël në organizimin e manifestimeve kulturore përmes Facebook edhe nëpër katunde, hapjen e ekspozitave figurative, pranimin e anëtarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndarjen e çmimeve shtetërore sipas “arshinit” të tyre partiak dhe shpalljen e personaliteve shqiptare si doktor kauza nga universitetet shqiptare. Denoncimin e librit të Fadil Currit në gjygj me vite: Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati (2009) nga vajzat dhe djemtë e baballarëve të arratisur mes atyre faqeve me pak jetë të mbetur si fundrrina sokaqeve të Bit-Pazarit.
E pabesueshme, se: një demagogji e këtillë politike “artistike”mund t’i ndodhë edhe një Piktori të Madh Shqiptar, Adem Kastrati?! Burrin, me të cilin disa vite, nateditë i kam kaluar me të kokë më kokë mes miqëve në Tavernën e Teatrit të Pakicave Kombëtare, rrëzë Kalasë Dardane (Shkup). Nuk e përmend në këtë shkrim publicistik, se: e pata edhe katër vite me radhë profesor të artit figurativ në Shkollën Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Rrugë, kur asaj kohe mua m’i mbyllën dyerët si “djal ballisti”. Sot, përçudi, djal komunisti?! Edhe, dritaret me hekura.
E vetmja derë si shkrimar, më kishte mbetur oxhaku mbi çati. Dhiaret e kaçakëve kryengritës të maleve Zajazit. Stërgjyshit tim, Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut djathtë të Dervish Carës, që me krynegritësit shqiptar e çliruan Shkupin (1844) me pretendime luftarake për t’i çliruar edhe Velesin, Prilepin dhe Manastirin (Bitolin). Betejën e tyre historike të përgjakshme në Katllanovë, kur edhe u shpartalluan si kryengritës shqiptar nga forcat ushtarake turke. “Vëllezërit” e Njerkës (“maqedonasit”), kohë ku sipas përshkrimeve të Alaksandar Matkovskit tek libri “Kryengritja e Dervish Carës” (1985), pas Betejës Katllanovës, “maqedonasit” vendas dyerhpur i pritën turqit me dreka e darka festive, dhe vajza e gra si “çlirimtarë”.
Miqësia me piktorin Adem Kastrati, kishte lindur qysh herët si nxënës, në bangat shkollore, në Shkup. Herë pas here gjatë aktiviteteve të lira, harroheshim edhe me orë duke biseduar për Çështjen e pazgjidhur ende shqiptare. Histori më vete, është ajo se në atë Betejë të përgjakshme të Katllanovës, kryengritësit shqiptar me në krye Dervish Carën u shpartalluan nga pushtuesit turq. Megjithatë, nuk e ndalën luftën për Liri. Kryengritjen e vazhduan në Kaçanik (Kosovë) dhe malet e Dibrës.
Bashkëpunimi jonë artistik do ta arrijë kulminacionin dhe besimin, pas një kohe dhjetëvjeçare, kthimit t’im nga studimet me disa vite pune nga Prishtina, në Shkup. Kohë e rrezikshme politike, pas demonstratave në Prishtinë (1981). Vite, kur edhe unë mbeta pa punë. Nuk kishim vend të pimë rehat as edhe një kafe. Ndiqeshim këmba-këmbës nga rrufjanët dhe sistemi i atëhershëm komunist (sot neokomunist), mos them edhe pa para në këtë shkrim publicistik. Krye më vete (reklamë telvizive) për “mjetet e pavarura” të informacionit për një pije “hallall” mes xhamive të Shkupit, Gostivarit dhe Tetovës duke e përfunduar veten në një bisedë informative në polici edhe si “armik” i shtetit “përbashkët” pa emër si “irredentistë” shqiptar. Unë, gjoja si i “dërguar nga Kosova për të vepruar në Shkup (me njëzetë nënshkrime nga “patriotët kuqezi” shqiptar, besnikë të Policisë Letrare): Çështjen e shqiptarëve, gjoja se dua ta zgjithë me luftë”?! E, profesori me brushë si “armik” i shtetit?! Kohë, kur gjysma e popullit shqiptar të Kosovës ishin në paqe, e gjysma tjetër në luftë maleve.
Vite, kur ballafaqoheshim ende me ish partizanët gjysëmanalfabetë të Partisë Komuniste dhe shpalleshim si “irredentistë” shqiptar pa vende pune, kundra shtetit të “përbashkët” pa emër dhe kafshatën e gojës. Nesër, ndoshta ndonjëri edhe i shitur edhe pa pare me një plumb në kokë në mes të“Bit- Pazarit” (Shkup). Ndodhë, asaj kohe të ngjiteshim për një vend pune edhe katundeve të malësisë Shkupit, të harruar mes maleve për arritje të qëllimeve arsimore-artistike, që nga koha e Ministrit Arsimit Ernest Koliqi. Vendstrehime, kur asaj kohe nuk na lenin rehat edhe mes maleve. Edhe, pse: ne si nxënës të tij i përballonim këto provokime politike dhe përndjekje të papara deri më sot policore. Profesorit iu hakmorrën keq pas shpine në “emër të popullit” dhe Partisë Komuniste. E lanë me vite përsëgjalli pa atele, para e Çmime të merituara në shtetin e “përbashkët” pa emër. Kolegët e tij piktorë “vëllezër” të Njerkës, edhe nën nivelin mesatar artistik, kishin edhe banesa familjare falas nga shteti “përbashkët” Atele dhuratë, edhe para dhe ekspozita brenda shtetit “përbashkët” dhe nëpër botë. Shumica, thashë: Edhe, me vlera mesatare artistike partiake, ishin edhe anëtarë të Shoqatave të Piktorëve Shtetit dhe Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me shpërblime partiake marramendëse dhe definicione të veçanta materiale si “artistë” shtetëror, por jo edhe piktori Adem Kastrati i përndjekur këmba-këmbës si “armik” i shtetit të përbashkët”. Nuk e di, sot disa “artistë” të arratrisur shqiptar si kanë fytyrë dhe i pranojnë çmimet e shtetit “përbashkët” pa asnjë Shenjë shqiptare?!
Vërtetë, kurrësesi nuk mund t’i harroj takimet e punës artistike, bisedat kulturore dhe kujtimet e mia me piktorin, Adem Kastrati dhe miqët e tavolinës, gati asaj kohe të përditshme: Fadil Curri, Fehmi Kurexha, Fadil Bekteshi, Muhamet Curri dhe Gani Kolari. E vetmja “liri” artistike shqiptare, të cilën asaj kohe na e kishte siguruar Shteti i “përbashkët” pa emër?!
Adem Kastrati ishte edhe shkrimtar, autor i disa shkrimeve publicistike dhe dramave në dorëshkrim, të cilat na i jepte si nxënës të tij edhe për lexim, t’i japim ndonjë mendim artistik. Një dramë ma dha edhe mua për botim në revistën letrare STILI 97, ose si libër. Dramë, të cilën unë ia dhash një mikut tim për redakturë letrare. Fadil Currit, Piktori ia la dorëshkrimin e “rrezikshëm”: Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati. Publicistikë letrare autobiografike, të cilën me porosi të piktorit për së gjalli do ta botojë SHGB “ASDRENI”, pas vdekjes (2009, në Shkup). Libër artistik, i cili edhe do të na dërgojë në gjygj: Fadil Currin si autor, Imer Bajramin si recenzent dhe mua si botues. Proçes gjygjësor maratonik, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Rrëfimet e tia maratonike artistike, edhe sot e kësaj dite më rrinë si storie televizive para syve, ende i kam të freskëta. Bashkëpunëtorin e rregulltë të së vetmes revistë për humor dhe satirë të asaj kohe “Zekthi”, me pseudonimin letrar Cun Geli, që dilte kur t’i teket, në Shkup. Përgaditjen e librit tim satirik në shtypshkronjë: Kali i Trojës nëpër Bit-Pazar (1994), ku ai si redaktor letrar e stolisi me ballinë e ilustrime (karikatura) të asaj kohe plotë “flijime” të dalldisura “patriotike - artistike” me personazhe politike që fshikulloheshin në libër, po me të njëjtin pseudonim Cun Geli. Parashikim i tradhtisë kombëtare shqiptare nga politikanët e arratisur, në “Bit - Pazar”.
Libër satirik, që asaj kohe çoi mjaftë pluhur koluareve të partive politike, Policisë Letrare, dhe pushtetit neokomunist për të zbuluar autorin e karikaturave, ngase redaktorin e Librit (Adem Kastrati) më veç e dinin duke e provokuar edhe autorin e Librit me reagime në gazetën “Flaka e vëllazërimit” (Shkup). Gjoja, se: Adem Kastrati nga autori i Librit Kalosh Çeliku, si redaktor letrar është futur pa dijen dhe pajtimin e tij si piktor?!
Edhe, “artistët” e përzgjedhur partiak “patriotë kuqezi”: prof. doc. Fatmir Sulejmani, krah për krahu me drejtoreshën partiake Drita Starova - Qerimi (me post politik dhe dy-tre vende pune) në Galerinë Kombëtare Maqedonase: “Hamami i Daut Pashës” dhe Universitetit “Nënë Tereza”, sot marrin guximin të krrakasin jerm ferrave në foltore për hapjen e ekspozitës artistike, karrierrën e tyre partizane “artistike” - politike, veprimtarinë artistike të piktorit Adem Kastrati pas pesëdhjetë viteve jetese. Përderisa, ato si familje janë shëtitur dje dhe sot nëpër botë si ambasadorë dhe drejtorë me poste politike antishqiptare?! Pavetëdije, se: nuk kanë “haber” nga arti, letërsia (piktura), por ato edhe nuk e dinë se kush ka qenë në jetë piktori Adem Kastrati, që në kohën e tyre në pushtet, nuk ka pasur para, as edhe për një kafe.
Tipi i këtij soji me prejardhje dje komuniste, sot: Neokuministe dhe “balliste”: me vite si vajza e djemë partizanësh komunsitë të shpërblyer me vende pune e poste partiake si “ballistë”, ende shëtiten nëpër Parti Politike Neokomuniste, si: “shkrimtarë”, “piktorë” dhe drejtorë, pa e ditur edhe vetë se çka janë në jetë me profesion, përveçse partizanë dhe rrufjanë teknefesë, dje të Partisë Politike Komuniste, sot Neokomuniste pa asnjëfarë bagazhi kulturor e artistik mbi shpinë. Unë, them: rrufjanë pa “Din e Iman”.
Organizatorët e ekspozitës figurative partiake të vonuar me vite, mirë do të ishte t’i thirrnin me ftesa personale miqtë e dëshmuar në botën artistike të Adem Kastratit, së paku në hapjen e ekspozitës edhe pse me veshje partiake. Profesionistë të dëshmuar si artistë për opinionin shqiptar: Fadil Curri, Reshat Ahmetaj, Mixhait Pollozhani e ndonjë tjetër profesionist, që fatmirësisht i kemi edhe në Shkup, por ja, që këto rregulla artistike nuk i dinë vajzat dhe djemtë e Nënës Parti Neokomuniste. Ngase, Ibrahim Kadriun (njohësin më të mirë dhe dashamirin) e vaprimtarisë artistike të Adem Kastratit, e kanë pasur shumë “larg”, në Kosovë?! I vetmi shkrimtar që asaj kohe qorre (“rrezikshme”), kur piktori përndiqej hap pas hapi dhe e burgosnin artin e tij në Shkup dhe Jugosllavi, ai e përkrahte me shkrime publicistike dhe u jepte jehonë të arriturave të tija artistike të “përmbytura” nëpër botë, në gazetën e përditshme “Rilindja” (Prishtinë).
Kurrësesi, nuk është dashur lënë hapsirë për lotë krokodili, bababallarëve që vajzat dhe djemtë e tyre partiak me biografi dhe veprimtari të bujshme partizane - jugosllave, sot ta afirmojnë veten si “artistë”, mos e lënë rehat piktorin edhe në varr. Dukuri e zakonshme dhe si e shpeshtë shqiptare, që po ta dinte përsëgjalli Adem Kastrati, se: këto dudumë “shqiptar”, sot do të derdhnin lotë krokodili për veprimtarinë e tij artistike, me siguri do të çohej më këmbë nga varri me gjithë “çefina” dhe me shpulla do t’i përzente nga foltorja eksponetët e “vëllazërim-bashkimt” jugosllav. Dëshmi, që e them edhe me fakte publikisht, ua përplas para syve “patriotëve kuqezi": askushi nga këto eksponentë të “vëllazërim-bashkimit”, nuk e ka takuar në rrugë, por as edhe e ka parë përsëgjalli në ndonjë ngjarje “kulturore-artistike” edhe pas ikjes tij nga kjo botë mizore, përndjekjes të paparë komuniste dhe neokomuniste ndaj një Artisti botëror, përveçse Ai vetë si Adem Kastrati.
I përndjekur me gjithë familje në shtëpi, rrugë, tavernë dhe punë duke ia shkurtuar si i pabindshëm, muaj për muaj edhe pagën e mjerueshme të profesorit në magje (bukën e gojës) për fëmijët. Ministri parë shqiptar i Kulturës (E. A. si shpërblim për pavarërsinë e IRJ të Maqedonisë)., asaj kohe ia mori tri piktura për kabinetin e tij t’i varë si “stoli” në muret e Ministrisë Kulturës të Shtetit “përbashkët” ende pa emër, se: gjoja do t’ia paguaj paratë më vonë përmes Ministrisë Kulturës të Shtetit “përbashkët” pa emër. Vepra artistike, të cilat Piktorit Adem Kastarti nuk ia kanë paguar edhe sot e kësaj dite. Kutadi, unë: Ndoshta, i kanë lënë si borxhe shtetërore të paguara në atë jetë, që nesër t’ia paguaj partia Neokomuniste?! Ndodhë.
Raste të këtilla të artistëve shqiptar kemi pasur me bollëk në sistemin komunist. Dhe, ende kemi edhe sot e kesaj dite me pajton turku: Dje të Sulltanit, sot të Erdoganit, qerren me dy rrota të “shpëtimtarit” të shqiptarëve, sokaqeve të “Bit-Pazarit” neokomunist. Fatkeqësisht, edhe në Politikën e sotshme “madhore” shqiptare para kamerave televizive plot trusakatë me këmbët dhe trutë në legen.
Edhe, duke e ditur gjendjen e vështirë materiale të Piktorit, në bisedë e sipër i thashë: këto ditë e kam ndër mend t’i meremetoj zyrat e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar, mos di ndonjë mjeshtër me përvojë pune (1987)? Piktori, buzëqeshi. I di disa shqiptarë me emër, por ju me këtë gjendje materiale, nuk keni nevojë të harxhoni kot para. Unë do t’i lyej zyrat e Shoqatës Shkrimtarëve Shqiptar pa para, vetëm ju ma siguroni materialin. Nuk ka problem për materialin, por do të ta paguajmë edhe punën (djersën). Nderë e kemi zyrat tona t’i stolisë dora yte e piktorit: Adem Kastrati. Pajtohem, m’u përgjigjë disi me hamendje si miq arti. Jo, ia prita unë. Ende, nuk e kami përfunduar pazarin e shtëpisë me atë të Çarshisë. Lokalet tona janë rreth 60 m2. Punën tënde në atë hapsirë, mund ta vlerësojmë me rreth 500 marka gjermane. E, dimë se puna jote e mjeshtrit meriton më tepër, por ne tashti për tashti, aq kemi mundësi.
Jo, shkurt m’u përgjigjë si artistë i madh. Unë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar punoj edhe pa para. Pastaj, ju pasi paskeshit para, pse nuk e merrni një tjetër mjeshtër? Shkaku, se përgjigjem: Tek ti kemi më shumë besim si mik dhe artist. Edhe, atë: me të vetmin kusht, që të ta paguajmë punën. Përndryshe, nuk do pajtohemi si miq. Mirë, përsëri mezi u përgjigjë. Siç duket, në atë takim rasti për “një kafe”, e di se na e hodhi “kodër pas bregu”.
Ditën e nesërme, Adem Kastrati më erdhi në lokalet e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar me pikturën e Pjetër Bogdanit me përmasa marramendëse, gati ma mbuloi plotësisht një anë të murit, mos them edhe dhomën. Përballë tavolinës punës. Edhe, ma përplasi para syve pikturën: E keni dhuratë si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar prej meje si piktor. Aty për aty, ma mbylli gojën. Mezi iu përgjigja: Falemnderit.
Pasnesërmen, herët në mengjes Adem Kastratin e gjeta para dyerve të selisë të Shkrimtarëve Shqiptar i “armatosur” me mjete pune deri në dhëmb dhe përgaditur për aksion sulmues artistik. Padyshim, i kishte marrë me vete gjithë “armët” poseduese të kaçakëve fushës për të hyrë në Luftë me brushën në dorë.
Një javë më vonë, lokalet e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar u bënë gati për të hyrë si shqiptarët në Shtëpi, e jo si “shkiet”, asaj kohe siç u përgjigjë nga Amerika mësuesi im i edukatës muzike Hajrulla Ukalli. Fëmijët, kur i shkruajtën një letër dhe i kërkuan t’u dërgojë pak para për të blerë mobilje, që edhe ato të hyjnë në Shtëpinë e re si “shkiet”! Burri i botës u përgjigjë nga Amerika me një letër: Unë nuk kam para, por ju mos hyni në shtëpinë e re si “shkiet”, po hyni si shqiptarët!
Mësuesi im si autor i kësaj thënie antologjike me kësulën e bardhë të Bajram Currit gjithë jetën në kokë, vite më vonë iku nga Amerika dhe u kthye në vendlindje, u varrosë me nderime në Kërçovë. Shkak, që Pasardhësit tij, sot ia hapa derën krah më krah dhe e prita në dhomën time të punës me libra. Ende, pa u ulur në karrige ia nxora mbi tavolinë para syve djersën artistike. Jo, tha nuk i marr këto para. Ne, për sa më kujtohet u morëm vesh se, këtë punë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar do ta bëj pa para.
E di, mezi i përgjigjem. Dhe, faleminderit, por ne si Kryesi e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar kemi vendosur për punën e kryer në këto lokale, këto para t’i marrësh ti si piktor. Punë tjetër është ajo, se: këto para mund të mos i pranosh sot si artist, i ke edhe nesër mbi tavolinë. Është puna dhe djersa yte, që ta kemi borxh me vite.
Një muaj me vonë, paratë e strukura në një zarf të bardhë kanë fjetur mbi tavolinën time të punës. Edhe pse, gati për çdo ditë shiheshim dhe pinim së bashku “kafe’ me piktorin Adem Kastrati në Tavernën e Teatrit të Pakicave Kombëtare në Shkup, dhe siç duket e kishim “harruar” me ditë borxhin e vjetër artistik, ato para nuk kishte guxim t’i prekte askush mbi tavolinë.
Muaj më vonë, posa u ula në tavolinën time të punës, e pash se mungonte zarfi bardhë me paratë (djersën) e Piktorit. Thash, me vete: Ndoshta, i ka marrë miku im Artist?! Kutadi, Unë?! Edhe, ndonjë krijues tjetër me merita artistike?!...
Dhashtë Zoti, mos t’i ketë marrë ato para djerse vetëm Dudumi i arratisur mbi shpinën e “Kalit Shemes” me këmbët dhe trutë në legen!…
Adem Kastrati, Kalosh Çeliku, Fatmira Çeliku, De Mersmann Patricia dhe Selajdin Sinani, në banesën e piktorit, në Shkup (1997).
Karikatura të piktorit Adem Kastrati me pesudonimin CUN GELI
të huazuara nga numrat e revistës ZEKTHI dhe libri me satira
Kali i Trojës nëpër Bit – Pazar (1994):