Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Viti i Ri historik i çorapëve
E diele, 31.12.2017, 05:36 PM
Në vend urimit për Vitin e Ri
VITI RI HISTORIK 2018
I ÇORAPEVE
NGA KALOSH ÇELIKU
Zaev (“Shpëtimtari” i shqiptarëve) për rrogën e rritur të Haredinajt: nga 1.550 euro në 2.950 euro, në një emision televiziv në prag të Vitit Ri (2018) “Rruga drejtë” në Alasat -M, përgjigjet: Unë marr 1.400 euro, honoraret i jap për bamirësi?!
A i besoni ju si popull shqiptar me votat e të cilit me dhunë erdhi në pushtet këtij soji të politikanit?! Unë, jo! Shkaku, se: Unë si autor i mbi 50 librave në poezi e prozë, i përkthyer edhe në disa gjuhë botërore, marrë 150 euro pension. Edhe, atë: pension falë Gruas time besnike. E, jo punës time arsimore e letrare në Drenas të Drenicës (Kosovë) dhe Malësinë e Shkupit. Krahasim, marramendës mes një shkrimtari dhe politikani të dalldisur në mesin e popullit. E, mos të flasim për popullin e varfër të shtetit “përbashkët”, që jeton me ndihma sociale dhe sot vdesë rrugëve edhe pa bukën e gojës. Sojit të këtij politikani, nuk i duhen këmisha, kravata e çorape, por këpucë - ski për të ikur përgjithmonë nga skena politike.
Shteti i “përbashkët” më ka plaçkitur gjithë jetën. E hëngri pasurinë e Babait. Edhe sot, vazhdon të më plaçkisë pamëshirë me partizanët e tij të strukur nëpër institucione. Borxhet e trashëguara ndaj meje me vite, ende nuk m’i ka paguar edhe atë, në prag të këtëj Viti Ri (2018). Vit, Kur Haredinaj kërkoi t’i rritet rroga nga 1.550 euro në.2.950 euro. Shkaku, se: kishte nevojë për këmisha, kravata e çorape?! Paraqitje, para bashkëpunëtorëve në takime të ndryshme?!
Imzot, si s’u vjen pak marre para syve të popullit me votat e të cilëve erdhën në pushtet?! Intelektualët, kur sot kanë problme edhe me bukën e gojës, e këto flasin për këmisha, kravata e çorape, mu si në poezinë e asaj kohe të Gjergj Fishtës:
.................................................
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me "gjyslykë"
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë...
tuj u shitë ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë...
.........................................
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t`Atdheut
kane ra n`luftë si shqipe t`leta,
kanë shkri gja e shpija t`veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
.................................................
Arnë përmbi arnë, intelektualët e marrin botën në sy për ta preznetuar shtetin e “përbashkët” me arsim e kulturë. E, shteti i “përbashkët”si kundërshpërblim i plaçkitë pamëshirë duke mos ua paguar djersën e tyre të derdhur në bibliotekë. Vitin e Ri 2018 ta përcjellin edhe pa një gotë verë. E, ato si politikanë të “ pavdekshëm” me djersën e popullit në pritjen e Vitit Ri me gra të veta e dashnore të arratisen nëpër botë.
E, pas porte: Zaevi (“Shpëtimtari” i shqiptarëve), në mënyrë joligjore i ka emëruar 138 partizanë, anëtarë të rinj dhe borde drejtuese nëpër ndërmarrje publike, kulurore dhe arsimore të revolucionit Laraman dhe anëtarë të LSDM -ës, disa prej tyre të punësuar në kabinetin e Zaevit dhe Shilegovit.
Edhe, para Vitit Ri 2018, rastësisht e dëgjoj një intervistë të kryetarit të komunës të Studeniçanit në Radio Shkupi: kërkesën e tij për një shkollë shqipe dhe turke?! Unë, që pas viteve ’80 -ta kam punur me vite në këto fshatra të Malësisë Shkupit, i gjeta me shkolla shqipe të ministrit arsimit të asaj kohe Ernest Koliqit (“Shqipërisë Madhe”), gjatë sistemit komunist të regjistruar si “turq” pa e ditur edhe një fjalë të vetme turke. Që, në Vitin 1981, pas demonstrateve të Prishtinës, kjo popullatë e këtyre fshatrave u regjistrua si shqiptare me përjashtim të ndonjë “turku ehamdurila”.
Habitem, në Ditën e sotshme me kërkesën e kryetarit të komunës të Studeniçanit, që kërkon hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën shqipe dhe turke?! Padashtas, ma kujton partizanin Nijazi Limanovski të Partisë Komuniste Jugosllave me tri - katër mbiemra: viç, ski, n dhe i. Kohën qorre. Kur Partia komuniste jugosllave herë pas here e dërgonte në Baçishtë, afër Zajazit të Kërçovës t’i bindë katundarët e asaj ane të heqin dorë nga shkollat shqipe paralele dhe të pajtohen me shkollat “maqedonase” që ua ka hapur shteti i “përbashkët”. E dërguan në kohën e ditëlindjes të shokut Tito. Kohë qorre ajo, që po e shave Shokun Tito, më së paku i haje pesë vjet burg në Idrizovë.
E dini si e pritën fshatarët këtë misionarë të Partisë Komuniste Jugosllave?! Jo, nuk e dini. Pasi unë jam i asaj ane, ja po ua rrëfej me presje e pikë. E pritën si shqiptarët me bukë e kripë. Vështirë se, mund t’i besoni si lexues këtij shkrimi publicistik.
Ia përplasën në sy: Ne, vërtetë kemi probleme edhe me bukën e gojës, ama për Shokun Tito ne e therim edhe kaun e zgjedhës. A, e pe nusen e shtëpisë që ta solli kafen se me çfarë veshje kombëtare ishte e veshur, gjuhën shqipe me të cilën të priti në këtë shtëpi si mysfair i paftuar?! Ville kafen!
Edhe, që sot e kësaj dite je i mirëpritur si mysafir për ditëlindjen e shkut Tito, ama të mos na vish më për hapjen e shkollave në gjuhën “maqedonase”!
E përzuri Baçishti “mysafirin” e paftuar nga kishte ardhë, si një viç të palëpi...