E hene, 09.12.2024, 07:43 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Plumb qorr i djegur kot nga BDI

E merkure, 02.08.2017, 08:07 PM


NJË FISHEK - PLUMB QORR I DJEGUR KOT NGA BDI

NGA KALOSH ÇELIKU

Përçudi, kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi (Partinë politike, që pas zgjedhjeve parlamentare 2017 ia “fali” publikisht dy deputetët e fituar në zgjedhjet “demokratike”) si Parti politike “fituese shqiptare”. Histori më vete është ajo, se: ato dy deputetë shqiptar nuk ia dha edhe sot e kësaj dite. Premtimi dhe Besa, sipas Kanunit të Lek Dukagjinit duhet mbajtur deri në vdekje. Edhe, pse gjatë gjithë fushatës parazdhedhore parlamentare (2017), Lëvizja (Partia Politike “shqiptare”), trumebtonte, se: “nuk ulet me politikanë të korruptuar dhe kriminelë”?!

Në emisionin Clik Plus të TV21, kohë më parë Lideri i Lëvizjes “Besa” z. Bilall Kasami, pati adresuar kritika të ashpra ndaj Liderit të PDSH z. Menduh Thaçit, duke e quajtur atë drejtpërdrejt si bashkëpunëtor të ish shefit të shërbimit sekret Sasho Mihajlkov, ai në pyetjen e gazetari për bashkëpunim të mundshëm me Menduh Thaçin përgjigjet: “Problemi i PDSH qëndron fatkeqsisht vetëm tek lideri të cilin e ka. Nuk kisha dashur më shumë t’i kushtoj rëndësi një personi i cili shefit të sigurimit shtetëror i betohet deri në vdekje, një personi i cili sot e shan, dhe pas dy ditëve i kërkon bashkëpunim Lëvizjes “BESA”, që pas një jave të thotë: Lëvizja “Besa” na qenka kështu apo ashtu, një person që nuk ka kredibilitetin më të vogël për tu marrë me politikë, po kjo është fati i shqiptarëve cili besoj se pas 24 Prillit më nuk do të jetë një realitet”, deklaroi Bilall Kasami, Lider i Lëvizjes “Besa”.

Tetova News nga burimet e saj mëson se gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe një takim tjetër liderësh, kësaj radhe kryetari i Lëvizjes Besa do të ketë një takim me Ziadin Selën, kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH. Tetova News mëson se të dy liderët kanë rënë dakord parimisht për këtë takim. (?!...)

Lëvizja “Besa” (Partia Politike “Shqiptare”, ende shpreson dhe sheh ëndrra mesdite, se: Memduh Thaçi do ta mbajë premtimin e dhënë në mjetet e informacionit. Temë e bisedës ishin ngjarjet aktuale politike, sidomos ato në takimin e fundit politik shqiptar, kur pëtfaqauesi i PDSH –së , Bekim Neziri e lëshoi mbledhjen. Fisheku - plumb qorr (ish funksionari B. K.) i BDI –së, siç duket përfundoi shkret arave dhe livadheve.

Lëvizja Politike “BESA” me ish funksionarin e BDI –së, “gjithmonë ka qenë dhe është e iteresuar të gjejnë mënyrë dhe mekanizma për të gjetur rrugën më të mirë për artikulimin e integrimit të shqiprarëve në Maqedoni, njoftim nga Lëvizja Politike “BESA”, në mes të Shkupit Shqiptar.

Pamarrë prasysh, se ajo: edhe pse e nënshkroi Platformën e përbashkët të Partive Politike Shqiptare, nuk mori pjesë në asnjë tryezë politike, të cilët e thirrnin liderët politik shqiptar. Përmëkeq, duke i sulmuar se këto tryeza të përbashkëta mbahen nëpër vende publike (hotele e restorane).

Unë them sot, publikisht: gjithmonë të gatshëm për t’i përçarë shqiptarët. Rasti freskët i fundit (zgjedhjet parlamentare (2017), kur rreth 70.000 vota shqiptare dhe shtatë deputetë shqiptarë shkuan në radhët e LSDM –ës. Veprim politik i këtyre “burrave” dhe grave me “besë e fe”, që ne do t’i shohim shenjat e para në zgjedhjet lokale. Sherrin katrasofal, nëse këto “burra e gra” ende mbesin gjallë në politikën “shqiptare”, kur në regjistrimin e ardhshëm të banorëve në IRJ të Maqedonisë, shumica e popullit shqiptar do të regjistrohen si turq pa e ditur as edhe një fjalë të vetme në gjuhën turke.

Thaçi si politikan me përvojë politike në atë takim historik, përgjigjet: Nuk ka nevojë “Besa” të na marrë në kualicion, ne i vëndosim mandatet tona në disponim të “Besës” si “fitues” i zgjedhjeve, thotë Thaçi. Por, për shtatë muaj më pas, kreu i PDSH -ës ka mendim tjetër për këtë subjekt politik.

“Unë kam shprehur dëshirë  që të takohem edhe me deputetët e Lëvizjes “Besa”, por ato kishin një kërkesë tërësiasht e pakupturshme për mua. Ato kërkonin që takimi të mbahet jashtë opinionit publik dhe pa media, shtoi Thaçi.

Thirrja ime nga fundi plasur i barkut: o bini “burra” mejdani, bini popullit shqiptar!...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora