E enjte, 03.10.2024, 11:22 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Duartrokitje tri grave akademike

E premte, 29.12.2017, 01:16 PM


DUARTROKITJE EDHE TRI GRAVE

AKADEMIKE - “MAQEDONASE”

NGA KALOSH ÇELIKU

Gjithë jetën, përsëgjalli: Luftë me Krajl e Luftë me Mbret. Shteti komunist ish jugosllav, në Prishtinë e Shkup m’i ka dërguar dhuratë gratë e zgjedhura më të bukura në shtrat. Herë grua besnike, e herë më gostiste me një lavire të Shtëpive publike. Muza poetike me të cilat i kam shkruar poezitë dhe librat më të arrirë artistik. Felemnderit.

Unë si shkrimtar shqiptar, kurrë nuk i kam kthyer prapa ato gra azgane, dhe pyes Veten: a m’i ka dërguar shteti i “përbashkë”, Policia Letrare, apo Partitë politike. Shkaku, se: rrjedh nga një familje kaçake tradicionale shqiptare me adhurim dhe respektë për gratë benike në Luftën heroike për Liri me penë dhe pushkë. Pamarrë parasysh në Diën e sotshme, se: kujt kategorie i përkasin ato gra besnike, në shoqëri. Ndoshta, burrat i kam kthyer prapë tek Nëna Parti, ashtu siç m’i kanë dërguar të stolisur me lule-lale, në sofër. Ama, gratë besnike azgane,  kurrë nuk ua kam kthyer në rezidencë me pasoja fizike. Ose, përdori dhunë si gjatë Natës Madhe  “partizane” të poezisë erotike. I kam pritur në sofër, sipas traditës shekullore shqiptare: me besë, kripë dhe bukë.

Vërtetë, ndonjërën si azgane shtrati, ndoshta edhe e kam përcjellur prapa me të gjitha rraçet “artistike” tek Shteti “përbashkët: Policia Letrare, ose Nëna Parti?! Ama, nuk i ka munguar as edhe një qime floku. Nesër, si dëshmi të më akuzojë edhe për ushtrim dhune ndaj grave, në polici. Dorën në zemër, ishin gra të bukura kurtizane. Pamarrë parasysh, nga cilat institucione “kulturore” më vinin si dhuratë “artistike”.

E di, moti këtë grackë “dashurie”,  që nga shteti i “përbashkët” ish komunist jugosllav dhe Policia Letrare, se: çfarë “malli” të dërgojnë në shtrat si Nuse dhuratë me të cilën do ta presësh “agimin”, lindjen e Diellit. Dje komunist, Sot, “demokratik”. Nesër, Neokomunist. Ndonjëra, nuk e kishte shoqen për nga bukuria edhe në shtatë Krajli. Fati im, që Unë si shkrimtar me asnjë Parti politike, ende nuk rashë në dashuri.

Përmëtepër, ato kurtizane të Shtëpisë Publike, ishin Muzat e poezisë sime erotike - patriotike. Prodhim,  i Dhomës Zgjimit të punës me dorëshkrime mbi tavolinë, mes librave nëpër rafte dhe pikturave anësh mureve me një Gjel krynegritës mbi shtrat te koka, që ma dhuroi gjatë Manifestimit Kulturor Ndërkombëtar: Takime nën Rrap në Shkup, Edashura e piktorit nga Poradeci Sofokli Koci. Artistit, që i ringjalli në Parkun e Poradecit:  Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin.

Falemnderit, Nënës Parti. Dhe, Policisë Letrare. Ama, kohën e fundit nuk mund t’ua falë edhe përtej varri, përderisa jam gjallë të më dërgoni gra plaka. Përmëtepër Haxhuze, që shkruajnë poezi “patriotike”. E, Unë po si Dje, edhe Sot i dua poezitë erotike!...

Lexuesit tim besnik, i kërkoj falje që e zgjata pak këtë shkrim publicistik si Hyrje për oxhaku në Shtëpinë Publike, pa dalur si burrat drejtë tek pusia pas porte. Qëllimi im si shkrimtar, e jo si politikan i dalldisur pas rrunzave nga ndonjë partie politike. E di edhe, se: Nuk do të ma marrë për të madhe lexuesi,  është mësuar me shkrimet e mia publicistike erotike - politike të kësaj natyre ballkanike “artistike”.

Edhe, plotësisht pajtohem me propozimin e Tri grave akademike “maqedonase” pa ndërhyrë si shkrimtar shqiptar në Kushtetutën e IRJ të Maqedonisë. I dhanë negociatorit të Kombeve bashkuara për çështjen e emrit, Metju Nimic edhe një ide si propozim shumë me vend për emërimin e shtetit të “përbashkët”: Maqedonia Shqiptare. Hap i guximshëm politik, që do të na e hapi sot derën për të zgjidhur problemet e tjera të diskutueshme në shtetin e “përbashkët”. Edhe mendimi im, është: Ligji i Gjuhës Shqipe, që zvarritet në këtë shtet të “përbashkët” me tridhjetë vite pas “ndryshimeve demokratike”, duhet të tërhiqet si propozim i partive politike shqiptare nga Kuvendi i IRJ të Maqedonisë. Ligji, as edhe nuk duhet të hidhet në debat publik, por të durtrokitet në Kuvend nga deputetët e popullit: Gjuha Shqipe si Gjuhë zyrtare. Edhe, përkrahet nga të gjithë qyteterët si gjuhë shqipe e shtetit të “përpashkët”!

Unë, i kam pritur të dalin kundër zyrtarizimit me ligj të Gjuhës Shqipe, burrat “maqedonas”, akademikët në fushën e mejdanit, po ja: na dolën Tri gratë e tyre akademike, mu si në Kryngritjen e Dervish Carës për Çlirimin e Shkupit (1844, në Betejën e Katllanovës), kur kryengtitësit shqiptar me krahun e djathtë të Dervish Carës, Emin Çeliku (Xhambazi) e çliruan Shkupin nga Perandoria osmane dhe vazhduan luftën flakë më flakë me ushtrinë turke për çlirimin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit, “maqedonasit” i pritën me dreka, darka e gra pushtuesit turq.

Nuk ka problem politik: Gratë, janë ato që e vazhdojnë jetën, në një shtet demokratik. Aspak, nuk ua kam inatin e as lakmi si shkrimtar shqiptar, që ato janë të stolisura me plot merita e tituj shkencor, strehuar me vite nëpër institucione të shtetit “përbashkët” si akedemike, pa asnjë ferrë në këmbë.

Përgëzime, ua pafshi hajrin si akademike me të gjitha Çmimet shtetërore e “artistike” në shtetin e “përbashkët”! Unë, deri më sot, si shkrimtar shqiptar nuk ua pashë hajrin. Fatkeqësi, historike kombëtare. Siç duket, me siguri ju do t’ua shihni hajrin me veprat e juaja “shkencore - patriotike”!?  Frikë kam, se: mos ju si Tri gra akademike “maqedonase”, Nesër do të na dilni  me prejardhje shqiptare?!

Inatin, nuk ua kam juve si gra “motra”, por grave intelektuale shqiptare që nuk e kanë fatin e juaj të jenë akademike. Pasardhseve, të Teutës Ilire, Doruntinës të martuar pas shtatë maleve. Motrës të Gjergj Elez Alisë, që plagët Vëllait nëntë vite ia lau me lotë, e Shotë Galicës. Mos, them: Edhe Ibe Palikuqit, partizane në shtetin e “pëbashkët”, që e dha jetëm për Liri. Nuk, jam pajtuar Dje, nuk pajtohem Sot! Dhe, nuk do pajtohem as Nesër me pazeret e Bit-Pazarit të Partive politike!

Fisi im i kaçakëve të Malit Çelëvjollcë për çlirimin e Shkupit nga Perandoria shekullore osmane, Betejës të Katllanovës (1844), kurrë nuk ka bërë luftë me gra! Nuk, bënë edhe Sot, por as edhe Nesër me këto Tri Gra akademike të arratisura “maqedonase”.

Populli shqiptar, historikisht nuk i ka gostitur pushtuesit me dreka, darka e gra shqiptare. Punemadhe, pse, Unë si kolegu juaj i penës me vite, pse mos t’u jap edhe një duartrokitje si Tri gra akademike “maqedonase”?! E keni goditur shenjën, emrin e shtetit të “përbashkët” për Nesër: Maqedonia Shqiptare. Tërheqjen e Ligjit për gjuhën shqipe nga votimi në Kuvendin e IRJ të Maqedeonisë si gjysmagjel politik!

Gjuha shqipe, asesi nuk guxon të votohet nga deputetët shqiptar si Gjuhë e dytë zyrtare në Kuvendin e IRJ të Maqedonisë, por si Gjuhë e barabartë zyrtare në Shtetin e “përbashkët” me popullin shumicë bullgar, me të drejta bashkëjetese edhe me pakicat tjera nacionale: “maqedonase”, serbe, vllehe, rome e turke.

Ose, na duhet edhe një Marrëveshje e Re Shqiptare - Bullgare. Shkaku, se: Një Marrëveshje Historike mes Shtetit shqiptar dhe Shtetit bullgar, ende është gjallë si dëshmi që nga koha e “Shqipërisë Madhe”, në prag të Luftës Dytë Botërore...



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora