E premte, 29.03.2024, 12:46 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Porosia e babait

E diele, 25.06.2017, 10:18 AM


POROSIA E BABAIT

NGA KALOSH ÇRLIKU

Im Atë,  shpeshëherë kur biente në armiqësi me pushtuesit, thoshte: Gishti tregues i dorës ende më punon ditenatë pa probleme për armikun. Kur t’u teket dhe të duan si trima, mund të më vënë pusi në rrugë.

Unë, asaj kohe si fëmij e vrisja mendjen, çka donte të thoshte im Atë me këtë porosi të tij për armiqtë shekullor pas ferre dhe pas porte?! Ose, në fund të Livadhit. Baxhës, ose oxhakut të Babait pak veta asaj kohe kishin guximin t’i futeshin natën në dhomën e gjumit me mauzerin mbi kokë, “nagëntin” dhe “dardhat” turke plot barot nën jastëk.

Edhe vonë, shumë vonë i rash në gjurmë Dhiares të Babait për në Baba Tomorr. Im Atë, armiqëve historik ua bënte me dije rrezikun, se: Vërtetë jam në moshë, ama gishti tregues për ta tërhequr këmbëzën e “nagëntit”  dhe mauzerrit ende më punon ditenatë për t’u paluar në arkivol, përcjell me nderime mes varreve në Botën e luleve (Xhehnet).

U desht vite të kalojnë për të ardhur deri tek kjo Porosi Historike. Edhe, atë: kur Unë vetë i arrita vitet e pleqërisë. Tashti, pas disa pusive në Prishtinë e Shkup. Sulmeve fizike mesdite para syve të Policisë Shtetit të “përbashkët”, djegëjes të “xhipit” Babait para dritareve të banesës në Çair të Shkupit?!

Sot, më bëri zë Porosia e Babait, se: Ende, nuk kam vdekur. Gishti tregues i dorës më punon ditenatë edhe nga varri për armikun...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora