E enjte, 28.03.2024, 11:20 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Rrospia Mashkull

E diele, 07.05.2017, 10:10 AM


RROSPIA MASHKULL FJETI ME SHKËRDHAÇIN

DHE SOT HIQET NUSE VIRGJINE

NGA KALOSH ÇELIKU

Pajtohem, deri diku me “Prekazin 1”?! Vendlindjen e Komandatit legjendar, Adem Jashari. Vetëmse, më habit fakti se, ky qënka “patrioti” nr. 1 i Prekazit?! E, unë në Prekaz me nr. 1 e kam ditur Adem Jasharin. Shkak, që do ta “zbus” pak shkrimin publicistik, nuk do ta shkruaj në stilin e “rrugaçit” sipas “prakazit1”, po në stilin e satiristit. Kurvën politike do ta zëvendsoj me Rrospinë Mashkull. Stil, pak më i ‘butë” publicistik i satiristit. A je Tashti, i kënaqur, o “burr patriot moral” i mejdanit nga “Prekazi”?!

E dyta: më vjen mirë që nuk ke lexuar deri më sot një shkrim të këtillë “primitiv” dhe e mbanë “gajlen” e shkronjave shqipe?! Mjerë shkronjat shqipe, nëse sot ky soj i “patriotit moral” u delë zot me ilahi e jo me vjershën antologjike: MËMËDHEU?! I shanë Rilindasët tanë shqiptar dhe i shpallë “idiotë”. Autorin e veprës antologjike: Baba Tomorri. Poezinë e pavdekshme: MËMËDHEU.

Rrospia Mashkull, që ka fjetur me shkërdhaçin dhe nateditë i ka ndërruar burrat: serb, “maqedonas” e turq, sot Natën e Madhe para Dhëndrrit Shqiptar hiqet si nuse virgjine. Thotë, publikisht pa marre: Nuk kam bërë asgjë me ato burra në dhomë, as ditën e as natën e “Xhumasë”. Vetëmse, kemi fjetur në shtrat mes dy qirinjëve të ndezur me flakë mbi tavolinë, pranë oxhakut i ndezur me zjarr. Vera dhe rakia e rrushit na ka munguar, se: ne jemi “muslimanë” me këmbët dhe trutë në legen?! Megjithatë, çajin e rusit me gjygima i kemi pasur me bollëk mbi tavolinë. Lutjet me pesë “vakte” dhe hanëmet e haremeve të Sulltanit, përditë e përnatë në dhomë. Trashëgimi “kulturore - artistike” që nga koha e sulltanëve, pashallarëve dhe agallarëve.

Rrospia Mashkull, që gjatë gjithë jetës “fetare - muslimane” e ka hequr veten edhe si poete “lirike”. Vetëmse, shumë larg nga rubairat e Omar Khajamit. Librit Fije Bari të Uolt Uitmanit. Ose, Lulet e së keqes të Bodlerit. Që, hapat e parë në poezi i bëri si përkthyes administrativ në spitalin shtetëror jugosllav, ngase e kishte “vështirë” të dalë asaj kohe në sipërfaqe si poet. Vite më vonë, do të inkuadrohet në Lëvizjen e tij “humanitare e fetare” me “besë e Fe”. Djalin, pas lufte  (1999) minsitër të kulturës shqiptare, veten si profesor universitar e poet me gjithë familje. Sanço Panço Shqiptar, jo i Don Kishotit të Madh, por i DoktorZiut. Rrufjan, den baba den, brez pas brezi. Shpërblimet karrieriste profesionale, do ta ndjekin edhe në Shkup, falë mbeturinave turko-arabe. Shtëpia botuese “humanitare - politike” do t’ia botojë “veprën e tij poetike dhe shkencore” si komplet të krijuesit “shqiptar”.

Kohë kjo, kur kjo Rrospi politike turko-arabe do ta marrë guximin edhe Çajupin publikisht do ta shpallë “idiot shqiptar”. Keqpërdorë, Ligjet letrare e fetare në emër të popullit shqiptar. Profesor e poet i reklamuar me të madhe, në Tiranë, Prishtinë e Shkup: nëpër parti politike, shtëpi botuese, gazeta, panaire të librit e emisione televizive me paratë e ndihmave “humanitare” të vëllezërve” turko-arab e Njerkës jugosllave. Rrospia politike turko - arabe, krahpërkrahu me DoktorZiun do t’i afirmojnë dhe përpilojnë lista të shkrimtarëve shqiptar edhe me zi se në sistemin komunist.

Rrospia politike e haremeve turko-arabe-serbe, sot merr guximin t’i dalë në ndihmë një Lëvizje Politike me “besë e fe” me këmbët e trutë në legen, që moti kohë ka ikur nga Fronti i Luftës për Liri dhe Shtet Shqiptar. Pavetëdije, se: nuk i ndihmon kësaj  “lëvizje politiko-fetare” në hurdhën politike ku kanë rënë këmbekrye si dudumë politik fetar, po e fundosin edhe më thellë në hurdhën politike. Tekefundit, ta thirrte në ndihmë si poet dhe “fetar”, atë thënjen abtologjike të popullit shqiptar nëpër shekuj: i mbyturi tri herë delë në sipërfaqe mbi ujë. Herën e tretë, mos ia zgjatë dorën për ndihmë! Shkaku, se: ai të tërheq me vete edhe ty në fund të hurdhës.

Punë tjetër është ajo, se: Rrospia Mashkull politike “shqiptare”, sot ia zgjatë dorën shkërdhaçit me të cilin i ka kaluar netët romantike erotike, që ka rënë këmbekrye në hurdhën politike. Edhe, hiqet Natën e Madhe si virgjine para Dhëndrrit Shqiptar.

Mendimi im si autor i këtij shkrimi publicistik: Nuk duhet t’i ndihmohet Rrospisë Mashkull të dalë në sipërfaqe mbi ujë mes shelgjeve, në breg të Lumit! Aqmëpak, merret për grua besnike si virgjine në Shtëpi, por duhet shty sa më thellë me të dyja duart mbi kokë të fundoset në hurdhën politike të Lumit Zajazit!...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora