E hene, 07.10.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Poezinë time e shes lirë

E hene, 19.03.2018, 09:30 PM


POEZINË TIME E SHES LIRË

          DY SHTAMBA ME VERË

NGA KALOSH ÇELIKU

Mjerë ajo poezi që shitet një kafe turke, “maqedonase”, ose çaj rusi! Edhe, turruni ta vajtoni nateditë atë “poet” me gra Zajazi, që dalldiset pas një kafeje dhe çaj rusi. Përmëkeq, Ditën e Poezisë Botërore (?!) me trumbeta nëpët Bit-Pazar të Shkupit. Organizimet e arnuara poetike partiake dhe “revolucionare”. Vit, kur “kryevepra” e shahirit të Katundit Madh, sot përkthehet nga gjuha letrare shqipe, në atë të dialektit gegërishte?! Kohë, kur Bit-Pazari nateditë mbytet me kafe turku, “maqedonase” e çaj rusi nëpër lokale nate. “Vaj Vatani, e mjerë mileti”, do ta ngrente zërin sot në kupë të qiellit, po të ishte gjallë Noli i Madh edhe në Amerikë.

Faik Konica, Burri i salloneve të Parisit: as nuk do t’ia hudhte syrin “artit” të tyre “elitar” mes tymit të duhanit mjegull me “kajmak” nëpër Çajtore. Poezinë shqipe, që e përfaqsojnë askushët. Poetë anonimë, që nuk i njeh nëna e tyre e ku më Katundi i Madh. I çuditshëm është fakti, sesi: këto “poetë” mëhalle, marrin guximin të lexojnë poezi dhe prezentojnë poezinë shqipe me kafe turke e “maqedonase” dhe çaj rusi, “përkarshi” poetëve të salloneve aristokrate para syve të botës me ibrikët e rakisë rrushit dhe shtambave me verë kokë më kokë me mike deri në agim.

Vetëm, hidhnju një sy biografive të artistëve botëror, atyre shqiptarë Rilindas dhe bashkëkohorë: shumica kanë qenë bejlerë e aristokratë. E kanë shkrirë gjithë pasurinë e trashëguar në shërbim të arsimit, artit dhe popullit. Krijimtaria kulmore artistike nuk krijohet me bark të zbrazët, kur mendjen nateditë e ke te buka e përditshme. Zorrët të këndojnë gjithë natën në bark. Jorastësisht, shumica e poetëve kanë qenë edhe poetë të Oborreve Mbretërore. Gjatë një kohe edhe të kabineteve të sistemit komunist. Vite më vonë, edhe krijuesë të përkrahur nga Shteti i “përbashkët” komunist e neokomunist. Megjithatë, pak vetë këmbadoras kanë hipur majeve, në Baba Tomorr. Malin e Perëndive, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Hënën. Herët, i kanë hapur krah më krah dyert e fantazisë: Portën e Madhe. Driteret, po edhe oxhakun mbi çati. Ende, pa lindur Dielli kanë fluturuar në Qiell.

Rasti më i freskët, “poezitë” e poetëve vashdojnë të shiten: “Paguaj me poezi” një kafe dhe çaj rusi në Shkup dhe Veles. Edhe, atë: fatkeqësisht në Shkup, ku poezia ashtu edhe ashtu krijohet me një kafe turke, “maqedonase” dhe çaj rusi. Problem tjetër më vete është ai, se: poetët pjesmarrës të këtyre ditëve dhe netëve poetike, shumica janë emra të hurit, litarit, kallirit dhe Kandarit të Çajupit. Bythekrye, përfundojnë në një thes me arna politike ideologjike, as edhe pa një verore përdore. Ditën e Shëngjergjit, kur Nana herët në mëngjes me një thupër thane i stëpik me ujë, t’i zgjojë nga gjumi. Që, pas një muaji, atë verore ta hudhin nga Ura e gurit në Vardar. Mallëra me afat të skaduar përdorimi, gjithë jetën të shitur për një kafe e çaj rusi. E ju prisni me këto “zarzavate” Kopështi të arrini majat e poezisë botërore?! Kurrë!!!

Poezi, të cilën nuk e shitën për një kafe e çaj rusi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Jeronim De Rada, Zef Serembe, Asdreni, Çajupi, Lasgush Poradeci, Frederik Rreshpja, Mirko Gashi, Hida Halimi, Ymer Shkreli, Gani Xhafolli, Tin Ujeviq, Khajami, Uolt Uitmen, Hajne, Safo, Jesenin, Zhak Prever, Pushkini, Ana Ahmatova, Cvjetajeva, Pol Elyar, Zhak Preveri e Herman Hesse…

Jo, them Unë me plot gojën! Poezia, që shitet për një kafe dhe çaj rusi, nuk e meriton as edhe një pordhë artistike, e ku më një duartrokitje frenetike.

Edhe nëse, blerësit e zakonshëm janë partizanët e partive politike. Endacakë arti, që gjejnë pak hapsirë për të mbjellur farën e tyre në Trojet Shqiptare. Askushët, që bëjnë biznes me poezinë shqipe, janë viça të palëpi të Koperativave bujqësore. Këmbekrye në grazhd të Lopës. Mund, poezinë t’ua fal miqve, mikeve edhe t’ua shes armiqve.

Vetëmse, jo edhe ta shes aq lirë: një kafe dhe çaj rusi…



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora