E enjte, 03.10.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Komandantin' e kapi 'shpëtimtari'

E shtune, 05.05.2018, 06:40 PM


“KOMANDANTIN”  E ARRATISUR MALEVE

E KAPI “SHPËTIMTARI” SHQIPTARËVE

NGA KALOSH ÇELIKU

Shqiptarët, kurrësesi të dalin nga grazhdi i tyre politik, Robërisë shekullore: familjare, miqësore dhe klanore. Sëmundje e rrezikshme dhe e pashërueshme kancerioze që vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i sjell dëm popullit shqiptar. Sëmundje, siç duket që kërkon vite dhe shekuj pë të dalur në jetë. Këmbekrye e kanë veshur arsimin dhe kulturën shqiptare me ferexhenë e zezë të partive politike. Këmbadoras, sot turren me lotë në sy e faqe dhe patetikë mallëngjimi, se: Aq shumë e duan vendlindjen, popullin dhe Atdheun, saqë nuk i merr dot as gjumi i natës. Mos them, se: Edhe ëndërrat fëmijërore i shohin në vendlindje?! U kënaqën duke lëvduar njëri-tjetrin me një post politik dhe një copë letre duke shpallur veten gati për çdo ditë si  “gjeni” shekulli nëpër manifestime kulturore e hapur panaire libri për çdo vit me një popull shkrimtar pa lexuesë, secili kokë më vete nëpër manifestime kulturore-politike në Katund e Qytete.

Ditë, kur sot këto kalorës të arratisur me vende pune e poste partiake, përpiqen me të gjitha forcat “patriotike” në emër të Rilindasëve Shqiptar dhe dëshmorëve të Atdheut ta mbajnë ende veten gjallë në skenën politike shqiptare, arsimore e kulturore si politikanë, “artistë” dhe hoxhallarë, kur artistët e vërtetë gati të harruar shkaku tyre, sot nuk flejnë të qetë në heshtje as mes varreve. Përmëkeq, kur i dëgjojnë dhe shohin shokët e gjallë “komandantë” lufte për Liri (2001), të “përndjekur” këmba - këmbës nëpër male në liri, që pas lufte nuk mund t’i “zente” dot policia e shtetit të “përbashkët” maleve si “terroristë”, sot i kapii me poste politike në Qeveri “Shpëtimtari” shqiptarëve?!

Fati “patriotëve-kuqezi” të sotshëm, që ato burra mejdani nuk i shohin dhe dëgjojnë “artin” dhe lutjet e tyre fetare “revolucionare” për Liri me vite në xhami, prehërin e partive politike. Përndryshe, do të zgjoheshin nga varret dhe me shpulla e shqelma do t’i pëzenin nga skena politike - “artistike” dhe xhamia. Ekranet televizive  të “pavarura”, që në emër të dëshmorëve me shpatën e Skënderbeut dhe Topin e Mic Sokolit, ende bëjnë biznese politike dhe familjare?! Edhe, pse: artëdashësit të ulur në sallë me dy orë vonesë pa asnjëfarë paralajmërimi dhe arsyetimi të goshduar për karrige politike, mezi e presin programin “Exluziv - kulturor-artistik” të Vitit Skënderbeut. Japonezi, për të cilin vetëm për një minutë vonesë do të bënte vetëvrasje. Shqiptari jo, nuk bën vetëvrasje: Edhe njëqind vjet tjera nuk do të bëj vetëvrasje. E, mos ta parashohim vendimin e tij pas organizimit të këtij ‘”Eventi” kulturor - artistik, se: ku do të përfundojnë Nesër si popull “artistë” e fetar në mes të Ballkanit.

Prezentuesja e dalldisur dhe organizatori arratisur i këtij “Eventi kulturor” – “artistik”, mezi e paraqet programin “artistik” të Vitit Skënderbeut. “Padashtas”, dihet veten në qendër të vëmendjes si “artiste” e popullit shqiptar me një këngë patriotike të përgaditur më herët gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare për interesa materiale dhe të një partie politike për të ardhë në pushtet. Pushkët shkrepen në skenë, harxhohen kotënasikoti fishekë në Ditën e Sotshme, ballë për ballë me komitat e “vëllezërve” të Njerkës në fushëbetejë, me të cilët “rokerët” shqiptarë e kalojnë Natën e mdhe në sofër  me ilahi.natën dhe ditën. Saqë, kryngritësit kërkojnë ndihmë t’u dërgohen fishekë në fushëbetejë, se: komitat e bullgarit do t’i vrasin vetë!  Edhe, patjetër i vrasin vetë me forcar e veta kryengritëse, pa ndihmën me fishekë të partive politke. Duartrokitjet e publikut, e çojnë sallën më këmbë. Edhe, shtyhen me bërryla pas çdo poezie, pike muzikore: kush më së pari ta falimenderojë pronarin e televizionit, organizatorin, komandantët e partive politike në pushtet.

Turren “artistët e mëdhenj” me duar e këmbë, armët krahut, kollare me fishekë përqafe, “nagëntin” në brez, sumbullat e këputura të xhamadanit nga plumbat dhe bombat politike të Shpëtimtarit shqiptarëve në xhepat e partive politike shqiptare nëpër katunde e qytete, kush i pari t’i shpalli si “Zona të lira”. Shumica e atyre “komandantëve”, kur sot janë zënë robër lufte me poste politike, në Qeveri.

Trojet shqiptare, shekuj me radhë nën Turqi, Serbi e Jugosllavi. Sot, nën “Shqipëri të Madhe”. Historikisht, të gjithë “komandantë” lufte pa ushtarë. Dorën në zemër, e kanë patur një ushtar, besnik edhe atë: Komandant “Askeri”. Nuk e di, a është ende gjallë që sot të heq dorë nga kjo ushtri çlirimtare?  Italjanët gjatë Luftës Dytë Botërore më së miri e kanë prognozuar si sëmundje të pashërueshme këtë mentalitet shqiptar, dukuri trashëguese: Touto albanezzi, touto komandanti. Dhe, jo rastësisht, sot primë në botë me më së shumti parti politike dhe “komandatë” pas lufte, sesa Shtet Etnik Shqiptar.

Fatkeqësisht, ende vazhdon po ai “avaz” i vjetër “patriotik-strategjik”?! Shqiptarët, me këto dalldisje politike, arsimore dhe kulturore po ia mbyllin derën vetes si popull historik për të dalë si të parët e tyre për oxhaku: hidhen e përdridhen nëpër dasma familjare e mainifestime kulturore-politike si populli më i lumtur në botë brenda Lëmës të partisë politike, klanore, miqësore dhe familjare. Livadheve, fushave e maleve lokaliste e politike pa Kalë me shalë, hipur mbi gomar topall me samar. Secila mëhallë, katund e qytet, shpallë “komandantë”, trima pas lufte dhe “artistë”: “shkrimtarë e këngëtarë”. Pamarrë parasysh, se: shumica e poezive dhe “tallavave” të tyre me trumbeta të Dexhallit nëpër Bit-Pazar të Shkupit shqiptar, janë zhurmë kotnasikoti muzikore sllave, turke e arabe me muzikë e tekste të vjedhura në gjuhën shqipe. Qëllimi misionar i të cilëve është, vetëm e vetëm si t’ia vënë vulën e Dexhallit në ballë Popullit Shqiptar.

Kalorës të arratisur të ndihmuar materialisht edhe nga komunat shqiptare (djersa e popullit shqiptar), ndonjë partizani të partisë politike në pushtet, turr në themelimin e shoqatave kulturore - artistike me pakicë e shumicë të zarzavate Kopështit: kastraveca, patate, qepë e speca djegës në çdo mëhallë, katund e qytet si kunguj Stambolli. Pavetëdije se, me këto aktivitete arsimore dhe kulturore e përdhosin dhe përbaltin arsimin dhe kulturën shqiptare për interesa personale, familjare e partiake.

Partizanja e dalldisur e Nënës Parti në pushtet, përpiqet me çdo kusht në radhë të parë para kamerave televizive ta imponojë veten si “artiste”, pastaj babain, nënën, djalin, burrin dhe familjen. Herë pas here, edhe fëmijtë e ndonjë politikani, partizanë si “artistë” të partisë politike, krah për krahu me “gjenitë” e grupimeve klanore.

Dhe, në fund, të gjithë i shpërblen me nga një copë letre si Çmime të karrierës për “vepër jetësore”. Përbaltë dhe bastardhon arsimin dhe kulturën shqiptare, ashtu edhe ashtu të sakatosur deri në palcë nga “vëllezërit” e Njerkës nëpër shekuj. Edhe, sot e pyes veten: A ka ndonjë popull në botë, që më së shumti ka pasur “vëllezër” nëne, ose babe?! Jo, nuk ka edhe sot e kësaj dite. Përveçse, populli shqiptar.

Imzot, po kjo nuk është pasqyra reale e arsimit dhe kulturës shqiptare, kur mu si Dje edhe Sot, shumë artistë të talentuar vdiqën rrugëve të vendlindjes dhe nëpër botë edhe pa bukën e gojës, shkaku “artistëve” (partizanë) të partive politike.

Populli nuk është i korruptuar, aqmëpak populli shqiptar, por sistemi i shtetit të “përbashkët” (politikanët), që e plaçkisin edhe popullin. Edhe, duke u nisur nga përvoja, se: Unë, jam në Shkup që nga viti 1996 si nxënës i Shkollës Normale “Zef lush Marku”, dhe pas dhjetë viteve studimeve dhe pune në Prishtinë dhe Drenas të Drenicës (Kosovë), u ktheva përsëri në Shkup (1980) si mësues në Malësinë e Shkupit.

Qytet, që e gjeta të korruptuar e manipuluar këmbekokë, që nga sistemi komunist, sot neokomunist. Përveç Shkupit, gati edhe të githa fshatrat malor me shqiptarë përreth ishin të regjistruar si “turq”, pa e ditur edhe një fjalë të vetme në gjuhën turke.  Ndonjëri, që nuk deklarohej si turk “ehamdurila”, nuk figuronte në asnjë regjistër të shtetit “përbashkët” Neokomunist. Përmëtepër, nuk e merrnin as edhe në ushtri, lindte dhe vdiste pa nënshtetësi “maqedonase”.

Fatkeqësia, kombëtare: Përsëri, duhet kërkuar te shqiptarët, e jo te “vëllezërit” e Njerkës! Populli historik, i mësuar të jetojë me robërinë, sot me kaq shumë parti politike dhe “komandantë” lufte, siç duket: Vazhdon ta dojë Robërinë!...



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora