Mendime
Prend Buzhala: A thua, i nderojmë historinë e të martirizuarit?!
E merkure, 31.07.2019, 08:00 PM
A THUA, I NDEROJMË HISTORINË E TË MARTIRIZUARIT?!
Nga
Prend Buzhala
Në
përurimin e objektit të ri të Kishës në Gllogjan të Pejës, mediet nxorën edhe
pjesëmarrjen e një hoxhe në përurim... me titullin si "Ndodhë vetëm te
shqiptarët, hoxha në shugurimin e Kishës". Sigurisht që lajmi është në
sensin pozitiv... Lajmi u dha sikur këto ndodhin vetëm në këtë kohë dhe askund
tjetër në botë!
1.
Në
fakt, në Lugun e Baranit është traditë, që prifti të shkojë te hoxha mysafir
dhe anasjelltas... dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin në ndërtimin e objekteve
fetare... Kështu ishte edhe gjatë viteve '70, '80, '90... këtë fakt vendasit e
dinë mirë...
Por
unë e kam fjalën diku tjetër, te një veprim i kreut kishtar, që ka bërë një
veprim, për mua, të dëmshëm: rrënimin e objektit të vjetër... për t'u ndërtuar
i riu...
Me
këtë rast personalisht, bëra diku një koment reagues kësisoj: "Për të
pasur histori të dokumentuar, nuk është dashur të rrënohet objekti historik i
kishës së vjetër për t'u ndërtuar objekti i ri... ku kanë ndodhur shumë ngjarje
historike me vlerë... rrënimi është baras me mohimin e historisë, është
urbanicid, e kulturocid... "
Objekti
i ri le të ndërtohet, por jo të shembet (nga vetë Kisha) ajo që është
trashëgimi... atëherë, përse vrapojmë pas gërmadhave ilire që t'i kemi dëshmi
të gjallë?!
...
Nuk është dashur të shembet, sidomos, për shkak të shërbimit të At Luigj
Palajt. Ai u vra nga malazezët, më 7 mars 1913, pse mbrojti shqiptarët pa
dallim besimi… u martirizua dhe u ndërkombëtarizua çështja shqiptare, kur
ndërhynë edhe fuqitë e mëdha europerëndimore për shpëtimin e Kosovës. Krejt
dëshmitarët e dokumentet e kohës të të dy besimeve, thoshin se ai ra dhe
shpëtuam ne në saje të intervenimit të fuqive të mëdha…
Në
mesi e 40 martirëve në shtator 2014, në Tiranë, Papa e shpalli martir edhe këtë
prift që shërbeu në Gllogjan... kurse nga Kosova janë të shpallur martirë vetëm
këta dy priftërinj: Dom Shtjefën Kurti dhe At Luigj Palaj...
Nderimi
më i mirë që kanë bërë personalitetet e tilla për kombin, janë që të ruhen ato
objekte kulture e të ritit të shenjtë, si trashëgimi e çmuar historike... Është
dashur që ai objekt të mbrohet me ligjin e shtetit...
2.
Tashmë
në dy dekadat e fundit publiku ynë lexues ka mundësinë ta lexojë dhe një
literaturë tjetër, për të martirizuarit e viseve shqiptare e që ishin klerikë,
në njërën anë, po dhe njerëz të kulturës e të dijes, të veprimit atdhetar e
shoqëror, nga ana tjetër. Prandaj, të martirizuarit, që nga fillimi i Epokës së
Re (apo pas Krishtit) e deri më sot, ishin dhe janë për Kishën ndër më të
nderuarit. Emrat e tyre kanë hyrë që moti në Kalendarin Kishtar. Mbi këtë bazë
përnderimi e përshpirtërie, mbi këto shënime e shkrime, që quhen Acta martyrum;
më vonë është zhvilluar martirologjia, për t'i përkujtuar të martirizuarit e
besimit e të fesë së krishterë; për të mos i harruar ata asnjëherë. Kësaj
radhe, është shkas që të përkujtohen ata, pasi për disa momente Rruzulli
Tokësor po i kthen sytë kah Shqipëria.
Së
këndejmi, fjala MARTIR është e huazuar nga maritorologjia kishtare...
Në
shenjë të këtij akti të lartë ajo kishë e vjetër është dashur të të mos
shembet...