Mendime
Aurel Dasareti: Shqipëria edhe njëherë u errësua nga një histori tragjike
E hene, 01.07.2019, 08:33 PM
Shqipëria edhe njëherë u errësua nga një histori tragjike
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Edhe kur eklipsi është qendror, Hëna goditet nga rrezet
e Diellit të thyer. Ngjyra bëhet e kuqe e gri në vjollcë të thellë dhe
intensiteti varet nga kushtet atmosferike në zonën e errësirës së Tokës,
pikërisht Shqipërisë.
***
Kryeministri tashmë joligjor i shtetit
amë, është i pazoti në mjeshtërinë e vet. Këpucar nxirak. Fatkeq, i mjerë.Krimi zgjedhor, farsa zgjedhore e 30 Qershorit 2019 që me vullnetin apo pavullnetin e
popullit u mbajt në të gjithë vendin, tregoi se kutitë
kanë më shumë vota se votues, partia mafioze e tij i “fitoi” mesatarisht 160%
të votave.
***
Në këto ditët e nxehta dhe të nxira edhe
njëherë u bëjë thirrje vizitorëve të plazhit që të respektojnë rregullat e
sjelljes në vendin e larjes, të mos zhyten në ujërat e zonës së plazhit nudist
ku shpërlanë prapanicën e pistë nudistiEdvinKristaqRama,
por të lahen vetëm në zonat e rezervuara për të qëndruar në ujë dhe ku ka një
shërbim shpëtimi.
Rama edhe kësaj radhe e goditi
tradhtisht Shqipërinë. Para gjithë botës e poshtëroi dinjitetin kombëtar të
shqiptarëve. Poshtërim që ul nderin dhe krenarinë
kombëtare. Veprimtari armiqësore, qëndrim
tradhtari që bashkë me banditët e tij e bëri atë kundër atdheut,
popullit etj., duke bashkëpunuar me armikun e shumëllojshëm dhe duke bërë punën e tij.Bëri një përdhosje të turpshme,
çnderuese e të ndyrë ndaj vendit.Çnderuesi
meriton dënim të fortë. Është ky djalli që luan me zjarrin.
***
Në periudhën e rënies
morale dhe zbehjes së ndjenjave kombëtare të shqiptarëve lindin gjithnjë hyjni
të reja e të çuditshme që ngjajnë më tepër me djajtë; gjithçka deri para disa
vitesh e arsyeshme bëhet e pakuptimtë, ajo që ishte e çmendur bëhet pozitive,
premtuese, zhduket çdo kufi, asnjë gjykim s`mund të formulohet, lind figura e
shquar që s`është as e mirë as e keqe, as Zoti, as djalli, por vetëm krijues i
së keqes, vetëm vet-shkatërrues. Ky çast i katastrofës kombëtare është po ai që
përcakton tek shqiptari normal përmallimin, çudinë, befasinë e ndryshimit
negativ. Është çasti kur provohet paradoksi, pika e rrufeshme ku skajet e
largëta takohen, kufijtë zhduken, normat kombëtare shpërbëhen.
Të godasësh pa mëshirë krimin dhe tradhtinë
kombëtare, është një nga veprimet pa të cilin s`mund të shkëputësh nga fustani
apo dimitë e mamasë.