Mendime
Klajd Kapinova: Lidhja e Prizrenit në New York i dhuron arkvin e vet Kosovës
E enjte, 30.05.2019, 09:57 PM
Dorëzimin e arkivave në vendlindje të organizatave panshqiptare të SHBA shteti i Kosovës i vlerëson me letra higjenike
(Lidhja
e Prizrenit në New York (1962-2014) i dhuron arkvin e vet Kosovës)
Nga
Klajd Kapinova
Një
reportazh që nuk u botua asnjëherë në mediat në Kosovë
Dorëzimi apo dhurimi me bujari i Arkivave të
organizatave panshqiptare në drejtim te shtetit amë në Shqipëri, Kosovë, Mal të
Zi, Maqedoni etj., ështe një nismë që duhet vlerësuar shumë në disa drejtime.
Shumë
personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro amerikanë tashmë kanë dorëzuar
arkivat personale të tyre në Shqipëri. Rasti më klasik janë profesor dr. Arshi
Pipa dhe prof. Zef Nekaj, të cilët vullnetarisht, me shpenzimet e tyre i kanë
derguar thesaret e tyre kulturore dhe shkencore, dokumentet, dorëshkrimet dhe
librat në Shkodër (gjithsej 45 pako të mëdha në Muzeun Hisorik të Shkodrës) dhe
Mirditë pranë familjes së tij.
Media
poskomuniste dhe socialiste sot në Shqipëri e kaloi me heshtje këtë gjest
fisnik të dy profesorëve tanëshqiptaro amerikanë Pipa dhe Nekaj, sepse ata
ishin opozitarë me regjimin komunist dhe “demokratik” socialist sot…
Dje nëNew
York, një grup shqiptaro amerikanë u mblodhën në një lokal për të bërë ndarjen formale
të disa fletushkave pa vlerë, për aktivistët dhe nacionalistët e komunitetit
tonë zotërinjtë Ismet Ukë Sadiku Berisha aktualisht Kryetar i organizatës
Panshqiptare Lidhja e Tretë Shqiptare e Prizrenit dhe Sekretari i Prgjithshëm
studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj.
Shteti
i Kosovës dorëzimin e dokumenteve historike të arkivit original të Lidhjes së
Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në SHBA dhe zyrat e saj nëNew York e
“vlerësoi” me dy copa pusulla ose letra bakalli pa vlerë.
Dihet
se arkivat janë pasuri kombëtare, pavarësisht sa larg ndodhen ato sot. Gjatë
periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri 1944-1990, shteti komunist i
vodhi dhe mori me forcë të gjithë arkivat, dokumentet, antikuaret, dorëshkrimet
dhe sendet me vlerë historike nga kuvendet Franceskane dhe Jezuite në Shkodër e
i nisi me makina speciale në drejtim të Arkivit Qendror të Shtetit.
Edhe
sot e kësaj dite, këto pasuri dhe prona personale të kuvendeve të Kishës
Katolike në Shkodër nuk i janërikthyer këtyre kuvendeve, por përkundrazi shteti
komunist (socialist) sot vazhdon të ketë përfitime të mëdha financiare nga
shfrytëzimi i tyre. Atakanë vënë tarifa financiare, duke i detyruar studiuesit
dhe personat e interesuar për ato që të paguajnë për të marrë kopjet e tyre.
Këtë
gjë do të bëj shumë shpejt edhe shteti apo Republika pa arkiva i Koosvës, me
dokumentet e organizatave panshqiptare në SHBA etj.
Dhuruesit
i kanë bërë këto gjeste bujarie dhe humane pa asnjë interes dhe përfitim
financiarë, kurse shteti i Kosovës i “vlerëson” dhuruesit patriot bujarë me
copa letre pa asnjë vlerë patriotike.
Për të
larë gojën përfaqsuesit e shtetit të Kosovës sjellin në SHBA letra me
zhgarravina e motivacione boshe me boj dhe ftojnë disa mediat për të bërë
zhurmë...
A është e drejtë që drejtuesit e
organzatës panshqiptare të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Priztrenit zotërinjtë
Ismet Berisha dhe Tomë Mrijaj të ftohen nga miqët nga Kosova për të marrë
pusulla bagalli pa asnjë vlerë, kur vlerësimi për gjestin e tyre patriotik dhe
bujar duhet të ishte bërë direkt nga Presidenca e Kosovës!?
YONKERS, New York
Mikpritja, një traditë e
hershme e popullit shqiptar, është transmetuar brez pas brezi edhe në
komunitetin e madh shqiptar në SHBA dhe posaçërisht në shtetin e madh
metropolitan të New York-ut.
Në vazhdën e traditës së tij
bujare, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë, studiuesi,
publicisti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes se Prizrenit Tomë Mrijaj, me
makinën e tij, niset drejt aeroportit ndërkombëtar “JFK” (John F. Kennedy
International Airport), për të pritur delegacionin e Arkivave të Republikës së
Kosovës, miqët: Ramë Manaj Kryeshef Ekzekutiv i Agjensisë Shtetërore të
Arkivave, prof. dr. Muhamet Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës
për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe njëherazi president i
Shoqatës Mbarëshqiptare Trojet e Arbërit, Hamdi Bërbatovci, Sekretar i
Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, dr. Ruzhdi Panxha, Drejtor i Drejtorisë
për Veprimtari Arkivore të Republikës së Kosovës.
Idea dhe realizimi i nismës
Historia e nismës së dorëzimit
të materialeve të pasura arkivore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në drejtim
të shtetit të ri të Kosovës, ka qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet
Berisha, një pinjoll i shquar i familjes së mirënjohur të Derës së Sadik Ramë
Gjurgjevikut, nacionalistëve të shquar Ukë dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukë
Berisha, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LShP) dhe Sekretarit të
Përgjithshme të saj, studiuesit dhe publicistit bashkohorë Tomë Mrijaj.
Gjatë kontakteve të vijueshme
të studiuesit Mrijaj me prof. Muhamet Shatrin, që nga viti 2013, historiani
Shatri i kishte kërkuar, që të interesohej në komunitetin e madh
shqiptaro-amerikanë tek shoqatat dhe miqtë e tij të sigurojë materiale arkivore
historike, me vlera për pasurimin e Arkivit të Kosovës.
Duke ndjekur me kujdes
historinë e veprimeve të vijueshme patriotike të zotërinjve Berisha dhe Mrijaj,
mësojmë, se Lidhja e Prizrenit (1878, 1943, 1962), me kohë e ka menduar, që t’i
dhuroj Kosovës, vendlindjes së Lidhjes së Prizrenit, të gjithë arkivin e pasur
të aktivitetit të madh patriotik të organizatës së tyre, për çështjen shqiptare
në SHBA dhe shtetet e ndryshme të botës, ku ajo ka pasur degët e saj.
Për më shumë, mësojmë nga
deklarata e dhurimit të arkivit të organizatës së vjetër shqiptare (me qendër në New
York të SHBA-së), të nëshkruar nga aktivistët veteranë të komunitetit
shqiptaro-amerikanë, zotërinjtë Ismet Berisha dhe Tomë Mrijaj.
Ndër të tjera, në deklaratën,
që për herë të parë behet publike, thuhet, se:
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendër në New York, ShBA dhe degët
e saj në shumë shtete të botës, i dhuron Agjencisë Shtetërore të Arkivave
(AShAK) të Kosovës të gjithë dokumentacionin nga viti 1962-2014.
Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbas një aktiviteti të
pareshtur patriotik, nga viti 1962-2014, Vendosi, që Arkivin e saj të pasur
shumëvjeçar t’ia dhurojë AShAK, në mënyrë që dokumentet historike, të jenë
pronë e popullit.
Ne besojmë, se shkencëtarët e rinj të historisë, do të ruajnë dhe
ofrojnë në të ardhmen muzeve të shtetit të Kosovës ngjarje, data dhe
përsonalitete, që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në tërësi dhe të
popullit martir të vendlindjes në veçanti. Ne shpresojmë dhe besojmë, se muzetë
e ardhshëm, do të jenë institucioni i ruajtjes së kujtesës, i ngjarjeve dhe dëshmive
të shkruara materiale të emigrantëve në diasporën e Amerikës, duke i ofruar
materiale për kërkime historike, dhe qëllime studimore, edukuese, në shërbim
dhe i hapur ndaj publikut.”
Çfarë përmbajnë arkivat e
Lidhjes së Prizrenit në SHBA!?
Delegacioni i ekspertëve të
Kosovës, gjatë kohës së qëndrimit në New York, ka mundur të seleksionoj 18
kutia të mëdha me materiale arkivore historike. LShP e themeluar në New
York (1962) nga një grup shqiptarësh të emigruar nga Kosova dhe viset e
tjera shqiptare, ka një histori të pasur plot luftra dhe përpjekje, prej shumë
dekadash e shoqëruar me fitore dhe humbje.
Në arkivin e saj, përfshihen
letërkëmbime të personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare në SHBA dhe
shtete të ndryshme të botës.
Këto letra, foto, dorëshkrime,
etj., janë ruajtur prej shumë dekadash në zyrat e Lidhjes.
Në fondet e arkivave bëjnë
pjesë letërkëmbimet e Kryetari të parë ing. Xhafer Devës, me Kyetarin e
mëvonshëm Ismet Berisha dhe personalitete të tjera të diasporës në Amerikë dhe
shtete të tjera të botës.
Aty gjenden disa nga dokumentet
e rëndësishme, sikurse janë: “Lidhja e Dytë e Prizrenit” (16-20 shtator 1943),
letërkëmbime të antarëve të Lidhjes, kongreset, që janë mbajtur për Kosovën;
Kushtetuta e LSHP, dokumente të degës së LSHP në Canada; Kongresi II-të i LSHP
26-27 nëntor 1971 Manhattan New York; letra origjinale e Prof. Ernest Koliqit
dërguar LSHP në New York; letrat e Mbretit të Shqiptarëve Leka I Madrid
(Spanjë, 1966); Tajar Zavalanit; Hasan Dostit ish Kryetar i Komitetit “Shqipnia
e Lirë” (California, 1966); Kapiten Ahmet Sata, Përgjegjës i Rezistencës në
Belgjikë (Bruxelles, 1966); Kolë Bibë Mirakaj S. Biagio, 1966); Muharrem
Bajraktari (Bruxelles, 1966); letrat e Tahir Zajmit, Hamëz Devedaku, Miftar
Gashi, Qerim Berisha, Muharem Maralusha, Father Andreë Nargaj O.F.M.; letra të
ndryshme nga Grupi i LSHP në Malbourne (Australi, 1966); Spiro Theodhosi
(Massachusetts, USA); Beqir Maloki, Jak Shahini (Montreal, Canada); Faik Zaqi
(Toronto); Agim Kosova (Detroit, MI); Abdul Latifi (Damask, Siri); Xhelal
Mitrovica (London), Jusuf Sahiti dhe vëllai Sait Gashi (Izmir, Turqi), Mehdi
Hasan Mati (London), Skënder Ukë Sadiku, Reiz Ali Hoxha (Marselle, Francë);
Kalosh Hamdia, kumtesa dhe manifestime në përvjetore të ndryshme të LSHP në New
York dhe shtete të ndryshme të botës; Memorandumi drejtuar Kombeve të Bashkuara
me Seli në New York City SHBA (Sekretarit të Përgjithshëm Mr. Uthant, drejtues
i Asamblesë së OKB-së) dhe delegatëve të shtetëve”; dokumente origjinale mbi
shpërndarjen gjeografike të LSHP dhe degët e shpallura nëpër botë: Dega New
York themeluar (1962); dega “Hasan Prishtina” (1963), Toronto, Canada; dega At
Shtjefen Gjecovi O.F.M., (1963), Bruxelles, Belgjikë; dega “Azem Bejta” (1964),
Paris, Francë; dega Melbourne (1964), Australi; dega “Haki Taha” (1964),
Racine–Milëaukee, USA; dega “Haxhi Zeka” (1964), Stamboll, Turqi; dega “Isa
Biletini”, (1964), Ëaldraiburg, Gjermani; dega “Haxhi Zeka”, (1964), Chicago,
USA; dega “Sadik Rama” (1964), Ankara, Turqi; dega Gjermani Perëndimore, (1965)
Kaiserslautern (RFGj); dega Ontranto (1966), Canada; dega “Abdyl Frashëri”,
(1971), Brooklyn, NY, USA; dega Greeëich, (1971), CT., USA; dega “Ali Pashë
Gucia”, (1971), Bronx, NY, USA; dega Philadelphia, (1999), Pennsylvania, USA;
dega Fort Laudaerdale, (1998), Florida, USA; dega Stamford, (1997), Conneticut,
USA etj., letra nga dom Anton Kcira, famullitar i kishës Katolike Shqiptare të
shën Palit në Detroit, (MI); Dom Pjetër Popaj famullitar i kishës Katolike
Shqiptare Zoja e Shkodrës Hartsdale, New York; Kongresi I i LShP faqe 1-36;
Veprimtaria e LSHP në mërgim, Kongresi II, III, 1982, (dorëshkrim); “Libri
ynë i bardhë”, LSHP 1878-1943-1962 (dorëshkrime); letra origjinale dërguar
Shtëpisë së Bardhë në kohë të ndryshme, si: zj. Hillary Rodham Clinton,
Presidentit Bill Clinton, Anthony Lake (ndihmës i Presidentit Bill Clinton për
Sigurinë Kombëtare të SHBA-së), Hanry Kelley (bashkëpunëtor i stafit për
cështje të Ballkanit); Zv/Presidentit Al Gore; Christopher Marcich (ndihmës për
Marrëdhëniet Tregtare për Europën dhe Mesdheun); Thomas E. Donilon, senator
Mike DeËine, Jesse Helms, senator Christopher J. Dodd, Mark Sobel, senator Bill
Bradley, David E. Grogan, senator Benjamin A. Gilman, Hans Meesman (Ambasador i
Hollandës në Ëashington D.C.), Christine Mattheës (editor, Cambridge University
Press), kongresisti Floud H. Flake, Presidenti George Ë. Bush, senator Alfonse
D’Amato, Anne Massagee (Drejtuese e Programit të të Drejtave të Njeriut, në
Qendren “Carter” në Emory University), senator Joseph L. Liberman, senator
Claiborne Pell, Profesor David Crystal (Cambridge Encyclopedia), kongresist
Christopher Shays, Joseph DioGuardi, etj., etj.
Takimi në Federatën
Panshqiptare Vatra
Delegacioni i ekspertëve të
Arkivave Qendore të shtetit të Kosovës, u shoqërua gjatë gjithë kohës së
qëndrimit nga aktivisti i palodhur i komunitetit
shqiptaro-amerikanë, studiuesi Tomë Mrijaj, njëherazi Sekretar i
Përgjithshëm i LShP.
Publicisti dhe autori i disa
libra për komunitetin tonë z. Mrijaj, u dhuroi nga arkivi i tij përsonal
Arkivit të Kosovës, dokumente të rëndësishme, që kanë lidhje më historinë e
aktiviteteve patriotik të LShP, për cështjen shqiptare dhe të Dardanisë në
vecanti.
Në zyrat e Federatës
Panshqiptare “Vatra” (1912) në Bronx, delegacioni i miqve nga Kosova, u
prit në ambientet e Vatrës nga ish kryetari i saj dr. Gjon Bucaj dhe stafi i
tij si dhe editori i gazetës “Dielli” gazetari Dalip Greca.
Në shtëpinë e rinovuar të
Vatrës, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u zhvillua takimi mes
drejtuesve të lartë të Federatës Vatra dhe përfaqësuesëve të Arkivave të
Kosovës.
Ish Kryetari i Vatrës dr.
Bucaj, u uroi mirëseardhjen dhe bëri një përshkrim të historisë së arkivit të
Vatrës nga vendlindja (Boston) deri në New York, dhe mundësitë, që ka
organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, për të dërguar kopje të
dokumentacionit të saj arkivor.
Në takimin me vatristët,
diskutuan miqtë: Ramë Manaj Kryeshef Ekzekutiv i Agjensisë Shtetërore të
Arkivave, prof. dr. Muhamet Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës
për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe njëherazi president i
Shoqatës Mbarëshqiptare Trojet e Arbërit, dr. Ruzhdi Panxha, Drejtor i
Drejtorisë për Veprimtari Arkivore të Republikës së Kosovës.
Ata në mënyrë profesionale bënë
një përshkrim të arkivave të Kosovës, gjendjen e tyre dhe mënyrën se si
personeli i saj i kualifikuar i admnistron materialet dokumentare, që dhurohen
(origjinale ose fotokopje) nga organizata, klube, individe, parti politike dhe
shoqata të tjera në emigracion.
Editori i gazetës “Dielli”
(1909) Dalip Greca, ekspozoi disa nga dokumentet origjinale, ndersa ish
Kryetari dr. Gjon Bucaj, dhuroi një dokument origjinal të vitit 1920, e njohur
asokohe si “Huaja Kombëtare”, organizuar nga Federata Vatra, për t’i ardhur në
ndihmë Qeverisë së Shqipërisë.
Gjatë bashkëbisedimit të
kualifikuar, miqtë e ardhur nga vendlindja, u bënë thirrje individëve, grupeve,
organizatave atdhetare, kulturore, politike etj., të cilët, kanë dokumentacion
arkivor, shkresor apo fotografik, t’ia dhurojnë Kosovës, me qëllim që të vihen
në dispozicion të studiuesve në mënyrë profesionale e institucionale. Ajo që
ishte e rëndësishme në mesazhin final të miqve ekspertë të arkivave dhe
historisë ishte se ata garantuan ruajtjen dhe privatësinë e dokumentacionit të
dhuruar nga grupe dhe individë nga emigracioni.
Thesari i Arkivit të Komitetit “Shqipnia
e Lirë”
Ajo që suprizoi të gjithë të
pranishmit, ishte një fond origjinal e i pasur arkivor, që kishte sjellë me
vete studiuesi veteran i komunitetit ish gazetari i “Zërit të Amerikës” Idriz
Lamaj.
Publicist Lamaj, kishte sjellë
me vete dhe ekspozoi në zyrat e Vatrës mbi 15.000 dokumente origjinale të
Komitetit “Shqipnia e Lirë”.
Ai tha, se kishte sjellë për të
parë ekspertët e arkivave të Kosovës, dokumente origjinale dhe se ata nuk janë
i gjithë materiali i pasur, që ai disponon prej shumë dekadash nga ish zyrat e
Komitetit, ku ai bënte pjesë.
Vatristi veteran Lamaj, u
shpreh i gatshëm të bashkëpunoi me Arkivat Qendore të vendlindjes në Kosovë dhe
Shqipëri.
Për lexuesit, është mirë të
dijnë se cfarë përmbajnë një pjesë e dokumenteve: “Masakrat malaziase në
Plavë-Gusi-Rugovë”, raporte origjinale nga Komiteti i Kosovës 1919-1921; “A
chronology of events in Albania 1944-1952” (Free Euro Press);
correspondence: letrat e Prof. Ernest Koliqit, Athanas Gegaj, Tahir Zajmi, Ing.
Xhaver Deva, Raif Maliqi, Dervish Bajram Currit, Prof. Rexhep Krasniqit, Prof.
Martin Camaj, prof. Zef Nekaj, Imam Vehbi Ismaili (autobiografi); deklarata e
mbylljes së KShL; Prof. Rexhep Krasniqi: “Qendresa e Kosovës kurrë nuk asht
trajtue në historinë e Shqipnisë” (dorëshkrim); Xhevat Kallajxhiu “Zëri i
Amerikës”; Vasil Germenji 1960 (raport); KShL Zyra e Kryesisë për vitet 1960,
1970, 1971 etj.; Letra të ndryshme dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan
gjatë viteve: 1960, 1969, 1970, 1971 etj.; KShL “Dita e Flamurit”, 1977, 1975,
1978, 1980, 1983 etj.; KShL Zyra e Kryesisë–korrespondencë 1957-1967,
1964-1965, 1984-1985 etj.; korrespondenca të ndryshme në gjuhën
angleze; letërkëmbimet e Dr. Mons Zef Oroshit me juristin Kapidanin e Mirditës
Ndue Gjomarkaj; Kolë Mirakaj, Njazi Sulca, Ëelfgang Tucks, Prof. Rexhep
Krasniqi, Miss Melanie M. Sever, Shemshedin Kryeziu, Lec Shllaku (editor),
Jonuz Ndreu, Ragip Frashëri, Joe Ëilkie, Shaban Gjura, Leo Cherna, Prof. Gjon
Sinishta, Prof. Adem Hoda (editor i gazetës “Ndërgjegja”), Barbara Lopez, Dr. A
Dema (Uriburu, Argentina 25.5.1984), Dori Male, Tahir Kolgjini, Skënder Zogu,
Lt. Col. Eduardo Ressel (Rio de Janeiro, RJ Brasil); Mark Traboini, Mr. C.
Barsh (The Hague The Netherlande), Dr. Sami Repishti, Emil Kastrati, Shaban
Gjuro, Maria Lombardo, Rifat Kolgjini, Stephan Lipsiue; “Dosja e Trathtisë”
(material tepër secret), Prof. Arshi Pipa, Isuf Uka Kelmeni, Prof. Rexhep
Krasniqi (letrat e fundit, para se të ndërronte jetë…), 50-vjetori i Radios
“Zëri i Amerikës”, Adem Hodo, Xhevat Kallajxhiu, letërkëmbimi i gazetarit Idriz
Lamaj, me figurat e shquara të botës shqiptare në diasporë, Osnelda Deva, Mehdi
Frashëri (raporti original i autopsisë), Memorandim për Këshillin e Komitetit
“Shqipnia e Lirë”, Viktor Darragjati (Madrid, Spanjë), Këshilli i KShL për
vitet 1958-1960, Organizatat Politike Shqiptare në Mërgim, etj., etj.
Mirënjohje për asamblistin
shqiptaro-amerikanë Mark Gjonaj
Me rregullore të veçantë,
Ministria e Diasporës, jep çmim vjetor në fusha të ndryshme të arsimit,
shkencës, sportit, bisnesit, post mortum (mbas vdekjes), kontribut të veçantë,
për pjesëtarët e diasporës, që kanë dhënë kontributin e tyre për shtetin e
Kosovës, qoftë edhe përmes përmisimit të imazhit të Republikës së re.
Shteti i Kosovës, në kuadër të
manifestimit tradicional: “Ditët e Diasporës 2014”, për kontribut të veçantë,
jep çmimin vjetor. Në një takim vëllazëror, mes miqve shqiptarë këtë çmim, në
emër të Ministrisë së Diasporës dhe Ministrit Ibrahim Sh. Makolli e dorëzoi
Hamdi Bërbatovci, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës. Ai me
fjalë të përzgjredhura, përshkroi aktivitetin atdhetar të asamblistit Mark
Gjonaj dhe kontributin e tij, në ndihmë të çështjes shqiptare, duke i dorëzuar
Mirënjohjen e shtetit të Kosovës.
Në ceremoninë e vlerësimit të
aktivistit dhe politikanit të ri z. Gjonaj, morën pjesë: Prof. Dr. Muhamet
Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës për Grumbullimin e Lëndës
Arkivore dhe Muzeale dhe Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare “Trojet e Arbërit”,
studiuesi dhe publicist bashkëkohorë Tomë Mrijaj Sekretar i Përgjithshëm i
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bisnesmenët: Hilë Përlleshi dhe Sani Vataj etj.