E premte, 18.06.2021, 04:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Këpute lulen

E hene, 25.03.2019, 04:28 PM


Jusuf Zenunaj

KËPUTE LULEN

(Shtatëvjeçarit të vrarë në Zvicër)

Fjalët këputen në rrokje;

ngatërrohen nëpër dhëmbë,

loti pikon në heshtje,

nëna e mekur

nuk nxjerr dot gjëmë !

Ti moj plakushe,

që lulen prej kopshti këpute !

A ke qenë ndonjëherë nënë ?

A ke përkëdhelur nipa e mbesa

apo vrasëse të bëri jeta ?!!

J.Z. 22- 23 MARS 2019


GJUHA NË TV

Gjuha në TV - ët tona

me gazetarët er rinj,

e bukur sikur pranvera

me breshër e jo me shi.

Me zërin e ushtruar për mikrofon

siç i nisin lajmet, ashtu i mbarojnë .

Për ngritje e ulje të zërit

fare s'kanë nevojë

nuk janë film,

as në teatër - në lojë.

Si në poezitë "moderne"

pa pikë e pa presë,

fjalët i ndërprejnë

si mullisi miellin në thes.

Lektorët në TV s'kanë vend si dikur,

gjuha pasurohet nën urë e mbi udhë,

me fjalët e huaja më shumë se kurrë ! ?

J.Z. 20 mars 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora